{"id":21536,"date":"2019-03-14T20:30:50","date_gmt":"2019-03-14T19:30:50","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21536"},"modified":"2019-03-14T20:08:48","modified_gmt":"2019-03-14T19:08:48","slug":"astrologia-shpjegon-63","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/astrologia-shpjegon-63\/","title":{"rendered":"Astrologia shpjegon..!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>M\u2019u dogj\u00ebn rrobat<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Mund t\u00eb m\u00eb ktheni p\u00ebrgjigje p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn time ju lutem, se\njam n\u00eb ankth? Jam&nbsp; Angjelina dhe pash\u00eb n\u00eb\n\u00ebnd\u00ebrr sikur isha te dhoma ime e ndenjjes me shokun dhe shoqen time t\u00eb ngusht\u00eb.\nPo bisedonim, por edhe debatonim p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje private. Nd\u00ebrkoh\u00eb, mami m\u00eb thirri\nduke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cVjen era e djegur nga dhoma jote\u201d. Shkova me vrap te dhoma ime\ndhe pash\u00eb q\u00eb fustanet e mia kishin marr\u00eb flak\u00eb. U shokova dhe po mundohesha ta\nfikja, por m\u00eb dukej e pamundur. Fillova t\u00eb qaja nga inati dhe u zgjova nga\ngjumi. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Angjelina, nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsoheni\nkaq shum\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb mendoni se ishte thjesht \u00ebnd\u00ebrr dhe kaq. N\u00eb\nnj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, duke menduar pozitivisht, mund t\u00eb t\u00ebrhiqni fat pozitiv dhe jo\nngjarje negative. Djegia e zjarret jan\u00eb simbole t\u00eb pasionit, por edhe t\u00eb\nlamtumir\u00ebs, n\u00eb \u00e7do lloj k\u00ebndv\u00ebshtrimi. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj \u00ebndrre q\u00eb ju paralajm\u00ebron\nt\u00eb b\u00ebni kujdes, s\u00eb pari duke mos u ndikuar nga e kaluara, t\u00eb mos hapni plag\u00eb t\u00eb\nvjetra dhe t\u00eb jeni vigjilente p\u00ebr t\u00eb tashmen. Duhet t\u00eb keni kujdes n\u00eb veprimet\ndhe sjelljet tuaja, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos marrin zjarr dhe t\u00eb mos d\u00ebmtohet\npersonaliteti juaj. Mund t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka q\u00eb do t\u2019ju l\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb madhe dhe\nmund t\u00eb l\u00ebndoheni pak. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka shum\u00eb personale sepse edhe zjarri\nq\u00eb keni par\u00eb, ishte mes rrobave tuaja. Megjithat\u00eb, ana pozitive \u00ebsht\u00eb se ju p\u00ebrfundoni\nduke qar\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb do ta kaloni t\u00eb\nkeqen shum\u00eb shpejt dhe do t\u00eb ngush\u00eblloheni po me shpejt\u00ebsi, duke u ndjer\u00eb e\nleht\u00ebsuar q\u00eb gjith\u00e7ka kaloi pa t\u00eb d\u00ebmtuar shum\u00eb. \u00cbndrra ju k\u00ebshillon t\u00eb ruani\nqet\u00ebsin\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb reagoni dhe t\u00eb veprosh me zgjuarsi q\u00eb t\u00eb ruani nervat\ndhe personalitetin tuaj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb sh\u00ebtitje me shoq\u00ebrin\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Ju p\u00ebrsh\u00ebndes! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Vera. Isha me shoq\u00ebrin\u00eb\ne me shoqen time t\u00eb ngusht\u00eb dhe vendos\u00ebm t\u00eb shkonim n\u00eb Dajt. Hip\u00ebm n\u00eb teleferik\ndhe un\u00eb ndjeja nj\u00eb lloj euforie teksa po ngjitesha lart n\u00eb mal. Shkuam atje, filluam\nt\u00eb luanim dhe un\u00eb isha e entuziazmuar. M\u00eb pas, shoqja ime m\u00eb tha se kishte par\u00eb\nish-t\u00eb dashurin tim dhe m\u2019u mor fryma. E pash\u00eb edhe un\u00eb dhe iu afrova, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\nq\u00eb ai t\u00eb m\u00eb shikonte. Ai m\u00eb qeshi dhe m\u2019u afrua, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb s\u2019m\u00eb kishte\nharruar. Me mendjen time, m\u2019u b\u00eb sikur ishim p\u00ebrs\u00ebri bashk\u00eb. Pres parashikimin.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E dashur Vera, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, sh\u00ebtitja\nq\u00eb keni b\u00ebr\u00eb, ngjitja me teleferik, parashikon ngjarje pozitive. Kjo tregon q\u00eb\nju d\u00ebshironi ta merrni jet\u00ebn qet\u00ebsisht dhe t\u00eb ngjiteni ngadal\u00eb drejt sukseseve,\npor di\u00e7ka gjat\u00eb rrug\u00ebs tuaj drejt ngjitjes do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb ktheheni pak\nmbrapsht n\u00eb koh\u00eb. Jeni e vet\u00ebdijshme q\u00eb \u00e7do gj\u00eb e tepruar dhe sidomos kthimi\nmbrapa n\u00eb koh\u00eb, mund t\u2019ju shpien n\u00eb d\u00ebmin tuaj dhe t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb edhe at\u00eb rrug\u00eb t\u00eb\nsuksesshme q\u00eb keni ndjekur deri tani. Ju do t\u00eb p\u00ebrballeni me t\u00eb kaluar\u00ebn tuaj\nshum\u00eb papritur dhe at\u00ebhere kur nuk e prisni, megjith\u00ebse brenda vetes d\u00ebshironi\nq\u00eb ajo e kaluar t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e juaja. \u00cbndrra ama ju paralajm\u00ebron t\u00eb b\u00ebni\nkujdes dhe t\u00eb mos e lejoni veten t\u00eb p\u00ebrfshiheni n\u00eb gj\u00ebra t\u00eb palejuara dhe p\u00ebr m\u00eb\ntep\u00ebr, q\u00eb ju d\u00ebmtojn\u00eb. Planet tuaja drejt asaj \u00e7far\u00eb keni menduar, nuk do t\u2019ju\nrealizohen sepse ju b\u00ebni nj\u00eb hap mbrapa, q\u00eb n\u00eb fakt, nuk duhet ta b\u00ebni. Duhet t\u00eb\nndryshoni pik\u00ebsynimin q\u00eb keni dhe t\u00eb vazhdoni rrug\u00ebn q\u00eb keni ndjekur deri m\u00eb\nsot. Hidheni gjith\u00e7ka pas shpine se ndryshe, do t\u00eb gaboni s\u00ebrish. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>U\nzura me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb moshuar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211;\nKam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur po rrihesha me nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb nuk e njihja. Un\u00eb jam 18\nvje\u00e7e. Ky burri ishte i moshuar dhe, t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn, g\u00ebrricej me fjal\u00eb. Ai po m\u00eb\nthoshte: \u201cTi je e pandreqshme. Do t\u00eb thyesh kok\u00ebn\u201d. Pas shum\u00eb debatesh, filluam\nt\u00eb rriheshim, por m\u00eb e \u00e7uditshmja ishte se, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ndjeja p\u00ebr t\u00eb, e\ndoja jo si nj\u00eb t\u00eb dashur, por si nj\u00eb person t\u00eb familjes. A mund t\u00eb m\u00eb thoni\n\u00e7far\u00eb parashikon kjo \u00ebnd\u00ebrr? Jam n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes tuaj. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ky burr\u00eb q\u00eb keni par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr,\nn\u00eb realitet, mund t\u00eb simbolizoj\u00eb babain tuaj. Mbase keni ose do t\u00eb keni\nkonflikte me t\u00eb. Ju jeni nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb impulsive dhe doni q\u00eb t\u2019ju ec\u00eb fjala\nvet\u00ebm juve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shpeshher\u00eb jeni n\u00eb konflikt edhe me veten, sepse nuk e\ndini \u00e7far\u00eb k\u00ebrkoni. Babai juaj e ka v\u00ebn\u00eb re k\u00ebt\u00eb gj\u00eb te ju, ju do vet\u00ebm t\u00eb\nmir\u00ebn dhe ka nevoj\u00eb q\u00eb ta d\u00ebgjoni. Pavar\u00ebsisht nga kjo, ju jeni shum\u00eb t\u00eb lidhur\nme nj\u00ebri-tjetrin dhe do t\u00eb donit t\u00eb ishit shok\u00eb t\u00eb mir\u00eb. At\u00ebhere, mundohuni t\u00eb\njeni m\u00eb mir\u00ebkuptuese me babain dhe do shihni q\u00eb edhe ju do t\u00eb ndiheni m\u00eb mir\u00eb\nme veten.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Komshinjt\u00eb dhe shum\u00eb femra rreth meje<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Kam par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme dhe t\u00eb sikletshme,\nnj\u00ebkoh\u00ebsisht. Po shkoja n\u00eb pun\u00eb si gjithmon\u00eb dhe rrug\u00ebs shikoja vet\u00ebm femra, t\u00eb\ncilat nuk m\u2019i ndanin syt\u00eb, por m\u00eb shikonin v\u00ebng\u00ebr. Pyeta kolegen time a e\nshikonte at\u00eb q\u00eb po shikoja edhe un\u00eb dhe ajo m\u2019u p\u00ebrgjigj: \u201cJo, s\u2019e shikoj, po t\u00eb\nb\u00ebjn\u00eb syt\u00eb ty\u201d. Shkova n\u00eb pun\u00eb dhe pash\u00eb se kishin ardhur t\u00eb gjitha komshiet e\nmia aty e po flisnin p\u00ebr mua, por s\u2019po e kuptoja se p\u00ebr \u00e7far\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shkova\nte koleget e mia t\u00eb cilat i konsideroj edhe shoqe t\u00eb ngushta dhe u rr\u00ebfeva p\u00ebr\nmarr\u00ebdh\u00ebnien time me burrin. Isha e rrethuar nga femra dhe po m\u00eb dhimbnin vesh\u00ebt\nnga t\u00eb b\u00ebrtiturat e tyre. K\u00ebto shoqet e mia m\u00eb qeshnin, por nuk dukej sikur nuk\nmbanin an\u00ebn time. \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; P\u00ebrgjith\u00ebsisht, komshinjt\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\nnuk jan\u00eb shenja t\u00eb mira, por tregojn\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb q\u00eb ndjeni ju n\u00eb jet\u00ebn tuaj\nreale. N\u00ebnnd\u00ebrgjegjja ju fton t\u00eb jeni m\u00eb e kujdesshme n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e shoq\u00ebris\u00eb\ntuaj, ju paralajm\u00ebron t\u00eb keni kujdes pasi z\u00ebra dashakeq\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrhapin fjal\u00eb\np\u00ebr gj\u00ebra jo t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr ju. Duhet t\u00eb jeni m\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00ebse n\u00eb rrethin tuaj\ndhe t\u00eb largoni bindjen q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ju duan t\u00eb mir\u00ebn. Me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, nuk duam t\u2019ju\ntrembim, por thjesht t\u00eb hapni syt\u00eb dhe t\u00eb mos besoni \u00e7do gj\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb ju serivirin.\nFemrat e shumta n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb intrigat dhe\nzilit\u00eb. Si n\u00eb planin shoq\u00ebror, ashtu edhe n\u00eb ambientin e pun\u00ebs, ju keni femra\nziliqare rreth jush, k\u00ebshtu q\u00eb mos jini kaq e hapur dhe dor\u00ebl\u00ebshuar. Kontrollo\ndhe beso, kjo duhet t\u00eb jet\u00eb motoja juaj, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u2019u dogj\u00ebn rrobat &#8211; Mund t\u00eb m\u00eb ktheni p\u00ebrgjigje p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn time ju lutem, se jam n\u00eb ankth? Jam&nbsp; Angjelina dhe pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur isha te dhoma ime e ndenjjes me shokun dhe shoqen time t\u00eb ngusht\u00eb. Po bisedonim, por edhe debatonim p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje private. Nd\u00ebrkoh\u00eb, mami m\u00eb thirri duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cVjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21272,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[266],"class_list":["post-21536","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-endrra","tag-endrra-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21536","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21536"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21536\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21536"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21536"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21536"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}