{"id":21482,"date":"2019-03-13T18:00:27","date_gmt":"2019-03-13T17:00:27","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21482"},"modified":"2019-03-13T17:45:47","modified_gmt":"2019-03-13T16:45:47","slug":"%ef%bb%bffati-yne-u-vendos-nga-nje-takim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bffati-yne-u-vendos-nga-nje-takim\/","title":{"rendered":"\ufeffFati yn\u00eb u vendos nga nj\u00eb takim!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Asnj\u00ebher\u00eb nuk kam besuar n\u00eb dashurin\u00eb me shikim t\u00eb par\u00eb deri kur e p\u00ebrjetova vet\u00eb, n\u00eb momentin q\u00eb pash\u00eb Moz\u00ebn. Sapo e pash\u00eb, pata nj\u00eb ndjesi t\u00eb \u00e7uditshme, rrahje t\u00eb shpeshta zemre dhe mbeta si i shastisur. Nuk e prisja q\u00eb kjo t\u00eb m\u00eb ndodhte mua dhe pik\u00ebrisht me Moz\u00ebn sepse ajo ishte e dashura e shokut tim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb un\u00eb prej koh\u00ebsh, isha i lidhur me Bes\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aldon e kisha shok prej koh\u00ebsh dhe ai m\u00eb kishte folur koh\u00ebt e fundit p\u00ebr t\u00eb dashur\u00ebn e tij, por asnj\u00ebher\u00eb nuk ma kishte prezantuar at\u00eb. N\u00eb fakt, as Bes\u00ebn nuk e njihte. Ajo ishte dita e par\u00eb q\u00eb u takuam t\u00eb kat\u00ebrt dhe at\u00eb dit\u00eb, ndodhi ajo q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb na e ndryshonte rrjedh\u00ebn e jet\u00ebs. Nuk e kisha menduar kurr\u00eb se do t\u00eb dashuroja dik\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Bes\u00ebs, por takimi me Moz\u00ebn m\u2019i ndryshoi ndjenjat. At\u00eb dit\u00eb e kishim l\u00ebn\u00eb t\u00eb takoheshim t\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb nj\u00eb restorant p\u00ebr t\u00eb drekuar dhe p\u00ebr t\u00eb prezantuar t\u00eb dashurat tona. Sapo u takuam, syt\u00eb m\u00eb mbet\u00ebn te Moza\u2026 Ishte bionde, me sy boj\u00ebqielli, shum\u00eb e \u00ebmb\u00ebl dhe, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ishte edhe shum\u00eb e shoq\u00ebrueshme. U mundova ta mbledh veten q\u00eb t\u00eb mos bija n\u00eb sy me shp\u00ebrqendrimin tim, por gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs mendjen e kisha te Moza. \u201c\u00c7far\u00eb ka kaq t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebr vete menj\u00ebher\u00eb?\u201d, pyesja veten. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb po hahesha me veten, pash\u00eb q\u00eb Besa dhe Aldoja po bisedonin me nj\u00ebri-tjetrin, nd\u00ebrsa Moza fliste n\u00eb celular. P\u00ebrfitova nga rasti dhe sapo mbaroi telefonat\u00ebn, u mundova t\u00eb futesha n\u00eb bised\u00eb me t\u00eb. Doja t\u00eb dija sa m\u00eb shum\u00eb rreth saj dhe nuk mjaftohesha duke e par\u00eb e d\u00ebgjuar. M\u00ebnyra se si fliste, si q\u00ebndronte, si vishej apo si shikonte, m\u00eb dukeshin perfekte tek ajo. \u201cPo ti, \u00e7\u2019mund t\u00eb m\u00eb thuash p\u00ebr veten?\u201d, m\u00eb \u201criktheu\u201d n\u00eb realitet pyetja e saj. P\u00ebr nj\u00eb moment nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb thoja sepse pyetja q\u00eb m\u00eb b\u00ebri m\u00eb erdhi shum\u00eb e papritur, por m\u00eb pas fillova t\u2019i tregoja disa gj\u00ebra p\u00ebr veten. M\u00eb pas m\u2019u kujtua q\u00eb nuk i kisha th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr Bes\u00ebn e as ajo nuk m\u00eb pyeti. Pas atij takimi, mendjen e kisha vet\u00ebm te Moza. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00c7ift mjaft simpatik\u201d; m\u00eb tha Besa. Un\u00eb pohova me kok\u00eb, por nuk thash\u00eb asgj\u00eb.\n\u201cSa koh\u00eb kan\u00eb bashk\u00eb?\u201d, vazhdoi ajo. Nuk po e kuptoja k\u00ebt\u00eb interesim t\u00eb saj!\nVet\u00ebm me nj\u00eb takim dhe Besa po m\u00eb \u201cmbyste\u201d me pyetje t\u00eb tipit: \u201cKu jan\u00eb njohur?\nKu punon Aldo?\u201d, etj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cBesa, pse po m\u00eb pyet kaq shum\u00eb p\u00ebr ta, nuk po e kuptoj?\u201d, i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cThjesht, jam kurioze\u201d, m\u00eb tha dhe vajti n\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nes\u00ebrmen, takova Aldon rast\u00ebsisht n\u00eb rrug\u00eb. M\u00eb ftoi p\u00ebr nj\u00eb kafe dhe u\nul\u00ebm n\u00eb nj\u00eb lokal ku edhe filluam t\u00eb bisedonim p\u00ebr takimin e djesh\u00ebm. \u00c7udit\u00ebrisht,\nt\u00eb dy, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, po komplimentonim t\u00eb dashurat e nj\u00ebri-tjetrit. Kur e\nkuptuam, u pam\u00eb n\u00eb sy t\u00eb \u00e7uditur dhe qesh\u00ebm. Nuk e keqkuptuam nj\u00ebri-tjetrin ose\nthjesht nuk donim ta b\u00ebnim k\u00ebt\u00eb. Tashm\u00eb, sa her\u00eb takoheshim, b\u00ebhesha shum\u00eb\nnervoz n\u00eb pranin\u00eb e Moz\u00ebs. Si pakuptuar, kisha filluar t\u00eb ndjeja p\u00ebr t\u00eb dhe i\ndruhesha shum\u00eb k\u00ebsaj ndjenje. M\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb t\u00eb q\u00ebndroja n\u00eb pranin\u00eb e saj\ndhe n\u00ebse do t\u00eb kisha mund\u00ebsin\u00eb, do t\u00eb q\u00ebndroja p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra duke biseduar me\nt\u00eb. Madje, fillova edhe ta \u00ebnd\u00ebrroja dhe kisha frik\u00eb se po m\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb\nfiksim. Sado q\u00eb mundohesha ta frenoja k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb, nuk mundesha dot. Tashm\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnia\nme Bes\u00ebn kishte filluar t\u00eb ftohej dhe jo vet\u00ebm nga ana ime. Edhe Besa kishte\nfilluar t\u00eb distancohej nga un\u00eb dhe mendova se un\u00eb isha shkaku i k\u00ebtij reagimi\nnga ana e saj. Filluam t\u00eb kishim m\u00eb tep\u00ebr z\u00ebnka t\u00eb cilat nisnin pa ndonj\u00eb shkak\nt\u00eb caktuar. Tensioni mes nesh sa vinte e rritej dhe lidhja nuk ishte m\u00eb ajo e\npara. Un\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndihesha fajtor p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodhte dhe u mundova ta\np\u00ebrmir\u00ebsoja marr\u00ebdh\u00ebnien me Bes\u00ebn, edhe pse kisha akoma dyshime se kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb\ndashuri me Moz\u00ebn, por nuk e dija n\u00ebse edhe ajo ndjente di\u00e7ka p\u00ebr mua. Si nuk e\nkisha menduar ansj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb?! Isha mjaftuar me at\u00eb q\u00eb ndjeja un\u00eb dhe kisha\npatur bindjen se edhe Moza m\u00eb dashuronte. Di t\u00eb them vet\u00ebm q\u00eb isha b\u00ebr\u00eb i varur\nprej saj dhe kjo var\u00ebsi po m\u00eb \u00e7orientonte t\u00ebr\u00ebsisht. M\u00eb dukej sikur nuk e\nkomandoja m\u00eb un\u00eb mendjen time. Tani, un\u00eb dhe Besa kalonim m\u00eb pak koh\u00eb me\nnj\u00ebri-tjetrin, madje nj\u00eb dit\u00eb e pash\u00eb nga larg n\u00eb nj\u00eb lokal me Aldon; po\nbisedonin dhe qeshnin me nj\u00ebri-tjetrin. \u00c7udit\u00ebrisht, nuk u b\u00ebra aspak xheloz,\npor vajta dhe i takova. U bashkova edhe un\u00eb me ta dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po bisedonim,\ne pyeta Aldon se si ishte Moza. Ai bisedonte p\u00ebr gjith\u00e7ka me mua, por u \u00e7udita\nq\u00eb foli kaq hapur edhe n\u00eb pranin\u00eb e Bes\u00ebs. \u201cN\u00eb fakt, koh\u00ebt e fundit kemi\ndiskutuar dhe ajo m\u00eb duket shum\u00eb e distancuar\u201d, tha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di pse u ndjeva v\u00ebrtet mir\u00eb sapo d\u00ebgjova ato fjal\u00eb, por si p\u00ebr ta \u00e7tensionuar\nsituat\u00ebn e pyeta Bes\u00ebn se si u takua me Aldon.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPo kaloja rrug\u00ebs dhe u pam\u00eb rast\u00ebsisht\u201d,\ntha ajo. Nuk e dija n\u00ebse Aldo ishte n\u00eb dijeni q\u00eb edhe mes meje dhe Bes\u00ebs situata\nishte e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb q\u00eb ai kishte me Moz\u00ebn, megjithat\u00eb nuk doja q\u00eb ai ta dinte\ndhe un\u00eb nuk thash\u00eb asgj\u00eb. Kur po ktheheshim, pasi u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm me Aldon, m\u00eb\ndukej sikur Besa ishte e interesuar p\u00ebr t\u00eb par\u00eb reagimin tim pas asaj q\u00eb na tha\nAldo. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u2019u duk e \u00e7uditshme q\u00eb edhe ata ishin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb si ne\u201d, m\u00eb\ntha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00c7do \u00e7ift ka problemet e veta, kjo \u00ebsht\u00eb normale!\u201d, i thash\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb dukesha indiferent. Kishin kaluar dy dit\u00eb dhe kur po kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi, pash\u00eb Moz\u00ebn duke pritur n\u00eb stacionin e autobusit. Zemra m\u00eb rrahu fort dhe nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja; t\u00eb ikja apo ta takoja? Vendosa t\u2019i flisja. Iu afrova dhe i buz\u00ebqesha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo buz\u00ebqeshi leht\u00eb dhe syt\u00eb po i shk\u00eblqenin. \u201cNuk kam patur koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb\ndal\u00eb sepse po merrem me disa provime\u201d, m\u00eb tha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas k\u00ebsaj, e ftova t\u00eb pinim di\u00e7ka dhe ajo pranoi me k\u00ebnaq\u00ebsi. Isha shum\u00eb i lumtur\nq\u00eb po e takoja dhe ndenj\u00ebm shum\u00eb koh\u00eb bashk\u00eb duke biseduar. Nj\u00eb \u00e7ast, Moza m\u00eb\ntha se lidhja e saj nuk ishte m\u00eb si m\u00eb par\u00eb, pa ma treguar arsyen pse. E ndjeja\nq\u00eb kishte akoma di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb, por ngurronte t\u00eb shprehej. M\u00ebnyra si m\u00eb\nshikonte m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mendoja se i p\u00eblqeja dhe shpresoja q\u00eb edhe ajo t\u00eb kishte\nt\u00eb nj\u00ebjtat ndjenja si un\u00eb. I fola hapur edhe p\u00ebr lidhjen time. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEdhe un\u00eb me Bes\u00ebn po kalojm\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe mendoj se p\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb situat\u00eb jam un\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi i vet\u00ebm\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPse mendon k\u00ebshtu?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSepse kam r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me ty. Moza, q\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb t\u00eb pash\u00eb,\nzemra m\u00eb rrahu fort\n dhe q\u00eb at\u00eb dit\u00eb nuk kam\nb\u00ebr\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se kam menduar p\u00ebr ty. Aldo \u00ebsht\u00eb shoku im dhe e di q\u00eb nuk\nduhet t\u2019ia b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, por t\u00eb dua dhe nuk mund ta ndryshoj k\u00ebt\u00eb\u201d, p\u00ebrfundova. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prisja se \u00e7far\u00eb do t\u00eb m\u00eb thoshte, kisha frik\u00eb se ajo nuk do t\u00eb donte t\u2019ia\ndinte p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndjeja un\u00eb, por ndodhi ajo q\u00eb e kisha pritur prej koh\u00ebsh; Moza\nu shpreh se kishte ndjenja p\u00ebr mua. Isha m\u00eb i lumtur se kurr\u00eb dhe n\u00eb ato momente,\nvet\u00ebm ajo m\u00eb interesonte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAldo m\u00eb thot\u00eb se, q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb ne u takuam, un\u00eb kam ndryshuar dhe jam b\u00ebr\u00eb\ntjet\u00ebr njeri. Un\u00eb nuk mund t\u2019i them q\u00eb t\u00eb dua ty sepse xhelozia e tij mund t\u00eb\nshkoj\u00eb deri n\u00eb ekstrem dhe nuk dua q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka e keqe mes jush\u201d, m\u00eb tha.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aty mendova se edhe un\u00eb nuk mund t\u2019i thoja Bes\u00ebs se dashuroja t\u00eb dashur\u00ebn e\nshokut tim. Nuk isha gati t\u2019ia thoja k\u00ebt\u00eb as Aldos sepse do t\u00eb ishte nj\u00eb\ngoditje tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy. Menduam t\u00eb gjenim momentin e duhur p\u00ebr t\u2019ua\nth\u00ebn\u00eb dhe deri at\u00ebhere duhet t\u00eb shpresonim q\u00eb plani t\u00eb shkonte ashtu si\u00e7 e\nkishim menduar dhe n\u00eb fund t\u00eb ishim bashk\u00eb, por ja q\u00eb ky plan, fatkeq\u00ebsisht,\nnuk funksionoi. Ndodhi q\u00eb Besa m\u00eb k\u00ebrkoi ta fillonim \u00e7do gj\u00eb nga fillimi dhe t\u00eb\nriktheheshim si\u00e7 kishim qen\u00eb. Propozimi i saj m\u00eb gjeti shum\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur\ndhe as vet\u00eb nuk e kuptova se si, por pranova. Pasi ia thash\u00eb Moz\u00ebs, m\u00eb tha q\u00eb\nt\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ia kishte k\u00ebrkuar edhe Aldoja, por ajo nuk kishte pranuar. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNd\u00ebrsa un\u00eb pranova, i thash\u00eb me gjys\u00ebm z\u00ebri dhe me kok\u00ebn ulur, por nuk do\nt\u00eb vazhdoj me t\u00eb\u201d, nxitova t\u00eb shtoja me shpres\u00ebn se do t\u00eb m\u00eb besonte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk po t\u00eb kuptoj! Gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00eb ke th\u00ebn\u00eb paska qen\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr sepse i ke\ndh\u00ebn\u00eb akoma shpres\u00eb asaj. M\u00eb mir\u00eb e l\u00ebm\u00eb me kaq dhe mos m\u00eb k\u00ebrko m\u00eb\u201d, m\u00eb tha\ndhe iku.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ikja e saj m\u00eb l\u00ebndoi shum\u00eb, u ndjeva i braktisur dhe i l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb\nfatit. U pendova shum\u00eb her\u00eb q\u00eb i kisha dh\u00ebn\u00eb shpresa Bes\u00ebs, por tashm\u00eb kjo\nkishte ndodhur dhe Moza ishte larguar prej meje, ndaj edhe pse shum\u00eb i l\u00ebnduar,\nvendosa t\u00eb mos i jepja fund lidhjes me Bes\u00ebn. Vazhdova t\u00eb q\u00ebndroja me Bes\u00ebn dhe\npo mundohesha q\u00eb lidhja t\u00eb ishte sa m\u00eb normale. Nuk e takoja m\u00eb as Moz\u00ebn, as\nAldon sepse m\u00eb shmangej. I druhesha ides\u00eb se mos ai kishte kuptuar di\u00e7ka ose\nMoza i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Shpresoja ta harroja, por kujtimi i saj nuk\nharrohej aq leht\u00eb. Ajo ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e mendimeve dhe zemr\u00ebs sime. M\u00eb vinte\nshum\u00eb keq q\u00eb isha ndar\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me Moz\u00ebn, por shpresoja ende ta shihja\np\u00ebrs\u00ebri. Nuk kisha arritur ta kuptoja se ishte Besa ajo q\u00eb kishte filluar t\u00eb\ndistancohej vet\u00eb nga un\u00eb dhe nuk e kisha patur un\u00eb fajin p\u00ebr ftohjen mes nesh. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb von\u00eb m\u00ebsova t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e madhe e cila e kishte zanafill\u00ebn dit\u00ebn q\u00eb u\ntakuam t\u00eb drekonim t\u00eb kat\u00ebrt. Kishte ndodhur q\u00eb edhe Aldo e Besa e kishin\np\u00eblqyer nj\u00ebri-tjetrin q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb u pan\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe, ashtu si un\u00eb dhe\nMoza, e kishin mbajtur t\u00eb fsheht\u00eb simpatin\u00eb e tyre. Dhe un\u00eb q\u00eb isha ndjer\u00eb\nfajtor gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ndjeja p\u00ebr Moz\u00ebn sepse mendoja se k\u00ebto ndjenja do\nt\u00eb l\u00ebndonin ata t\u00eb dy! Besa kishte k\u00ebrkuar t\u00eb vazhdonte me mua pasi kishte par\u00eb\nMoz\u00ebn duke u puthur me Aldon dhe ishte b\u00ebr\u00eb xheloze. Si nuk kisha arritur q\u00eb ta\nkuptoja se kishte patur di\u00e7ka mes tyre? M\u00eb von\u00eb m\u00ebsova se Aldo dhe Moza ishin\nndar\u00eb, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk e dija akoma q\u00eb ai dashuronte Bes\u00ebn. N\u00ebse do ta\nkisha ditur k\u00ebt\u00eb, do ta kishim patur m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb\nfund lidhjes dhe do t\u00eb kishim qen\u00eb t\u00eb lumtur me t\u00eb dashurit tan\u00eb, por secili\nnga ne ishte munduar ta mbante t\u00eb fsheht\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebnduar tjetrin.\nMiq\u00ebsia q\u00eb kisha me Aldon kishte ndikuar q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb fsheht\u00ebsi t\u00eb\nplot\u00eb dhe, ashtu si ne, edhe ata kishim menduar t\u00eb prisnin momentin e duhur p\u00ebr\nt\u00eb th\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka. Ky moment erdhi at\u00ebher\u00eb kur nuk e prisnim pasi rast\u00ebsisht\nd\u00ebgjova Bes\u00ebn tek fliste n\u00eb telefon me Aldon. N\u00eb fillim nuk e kuptova se me k\u00eb\npo fliste, por pasi ajo p\u00ebrmendi emrin e tij kuptova q\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb\ntelefonit ishte Aldo. Nuk i nd\u00ebrpreva, p\u00ebrkundrazi, vazhdova t\u2019i d\u00ebgjoja sepse\nbiseda q\u00eb po b\u00ebnin ishte shum\u00eb ndryshe me at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dy miq. E kuptova\nq\u00eb mes tyre kishte di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb dhe pasi Besa mbaroi telefonat\u00ebn, i k\u00ebrkova\nt\u00eb bisedoja me t\u00eb. Aty iu rr\u00ebfyem nj\u00ebri-tjetrit dhe lot\u00ebt nuk munguan. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPse duhej t\u00eb na ndodhte kjo? Ne e kemi dashur shum\u00eb nj\u00ebri-tjetrin!\u201d, m\u00eb\ntha Besa me lot n\u00eb sy. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por zemra nuk komandohet dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk duhet t\u00eb ndihemi n\u00eb faj&#8230; M\u00ebsuam\nse q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt kishim vuajtur duke i fshehur ndjenjat tona. N\u00ebse vet\u00ebm nj\u00ebri\nnga ne do t\u00eb kishte folur i pari, \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb ndryshe tani,\nnd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me Moz\u00ebn nuk flisja. Ajo i kishte dh\u00ebn\u00eb fund me mua q\u00eb n\u00eb momentin\nkur i thash\u00eb se Besa m\u00eb kishte k\u00ebrkuar t\u00eb provonim edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb\nedhe nj\u00eb mund\u00ebsi nj\u00ebri-tjetrit. Dhe k\u00ebt\u00eb Besa ma kishte k\u00ebrkuar e shtyr\u00eb nga\nxhelozia, pasi nuk kishte patur asgj\u00eb serioze n\u00eb mendje. M\u00eb tha se donte ta\nb\u00ebnte xheloz Aldon dhe m\u00eb k\u00ebrkoi falje. Tani isha un\u00eb q\u00eb insistoja t\u00eb\ntakoheshim p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb kat\u00ebrt dhe t\u2019i jepnim fund k\u00ebsaj situate, por ishte edhe\nm\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sepse me Moz\u00ebn nuk kisha m\u00eb kontakte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fatmir\u00ebsisht, fati e deshi q\u00eb ta takoja rast\u00ebsisht n\u00eb rrug\u00eb. Arrita ta\norganizoja at\u00eb takim ku i sqaruam t\u00eb gjitha dhe n\u00eb fund p\u00ebrfunduam duke qeshur\nme at\u00eb q\u00eb na kishte ndodhur sepse nuk \u00ebsht\u00eb e zakonshme t\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka e\ntill\u00eb. Secili nga ne kishte n\u00eb krah personin q\u00eb dashuronte dhe fati yn\u00eb u\nvendos nga ai takim. Edhe tani, sa her\u00eb e sjellim nd\u00ebrmend, ruajm\u00eb shum\u00eb\nkujtime nga ajo koh\u00eb dhe nuk e harrojm\u00eb kurr\u00eb kontaktin e par\u00eb q\u00eb pat\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Asnj\u00ebher\u00eb nuk kam besuar n\u00eb dashurin\u00eb me shikim t\u00eb par\u00eb deri kur e p\u00ebrjetova vet\u00eb, n\u00eb momentin q\u00eb pash\u00eb Moz\u00ebn. Sapo e pash\u00eb, pata nj\u00eb ndjesi t\u00eb \u00e7uditshme, rrahje t\u00eb shpeshta zemre dhe mbeta si i shastisur. Nuk e prisja q\u00eb kjo t\u00eb m\u00eb ndodhte mua dhe pik\u00ebrisht me Moz\u00ebn sepse ajo ishte e dashura [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21127,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[260,2106],"class_list":["post-21482","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-fati","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21482","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21482"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21482\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21482"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21482"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21482"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}