{"id":21471,"date":"2019-03-12T22:30:04","date_gmt":"2019-03-12T21:30:04","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21471"},"modified":"2019-03-12T22:23:17","modified_gmt":"2019-03-12T21:23:17","slug":"mezi-pres-te-ndahem-nga-burri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/mezi-pres-te-ndahem-nga-burri\/","title":{"rendered":"Mezi pres t\u00eb ndahem nga burri!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb do t\u00eb shkat\u00ebrrohesha t\u00ebr\u00ebsisht n\u00ebse vet\u00ebm e mendoja\ndivorcin, nd\u00ebrsa tani po ndahem nga burri im dhe t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, mezi po e\npres nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam 49 vje\u00e7e dhe kam dy vajza. Jeta ime si n\u00ebn\u00eb ka qen\u00eb e mrekullueshme,\npor si bashk\u00ebshorte ndjej se kam d\u00ebshtuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur u njoha me Luanin isha vet\u00ebm nj\u00ebzet vje\u00e7e. Familjet tona isha shum\u00eb t\u00eb\nngjashme me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Prind\u00ebrit tan\u00eb vinin nga shkollat e larta, kishin\npun\u00eb t\u00eb mira, ndaj dhe u p\u00eblqente q\u00eb t\u00eb shoq\u00ebroheshin me nj\u00ebri-tjetrin. Kishim\nhyrje-dalje t\u00eb shpeshta, por ne f\u00ebmij\u00ebt, nuk na p\u00ebrzienin shum\u00eb. Pastaj, un\u00eb\nkisha shum\u00eb inat t\u00eb shkoja n\u00ebp\u00ebr drekat apo darkat e tyre, ku b\u00ebheshin vet\u00ebm\nbiseda t\u00eb m\u00ebrzitshme. E pra, Luanin e njoha n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto darka. Prind\u00ebrit e\nmi i kishin ftuar ata n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt. Un\u00eb nuk doja t\u00eb q\u00ebndroja,\npor mamaja m\u00eb detyroi. Ata kishin ardhur me vajz\u00ebn e tyre pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are\ndhe djalin nj\u00ebzet e dy vje\u00e7, q\u00eb sapo kishte mbaruar universitetin p\u00ebr Ekonomik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fal\u00eb tij, mbr\u00ebmja p\u00ebr mua nuk qe aq e m\u00ebrzitshme sa \u00e7\u2019mendoja un\u00eb. Ai djal\u00eb\nme sy boj\u00eb qielli m\u00eb hyri n\u00eb zem\u00ebr. Ndryshe ishte p\u00ebr t\u00eb. Luani ishte nj\u00eb njeri\nm\u00eb i kontrolluar dhe i qet\u00eb. Ai tek un\u00eb nuk pa ato gj\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb p\u00eblqejn\u00eb\nte nj\u00eb fem\u00ebr. U josh nga fakti se un\u00eb isha familje e mir\u00eb, se po vazhdoja nj\u00eb\nshkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe kisha mund\u00ebsi t\u00eb isha dikushi. Atij i p\u00eblqente shum\u00eb\npozita. Kishte shum\u00eb synime n\u00eb jet\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i arritur ato, i duhej nj\u00eb\nfamilje e kompletuar dhe perfekte. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ai mendoi se edhe nusen\nperfekte e kishte gjetur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa un\u00eb i flisja p\u00ebr gj\u00ebra romantike, ai ishte i z\u00ebn\u00eb duke programuar t\u00eb\nardhmen ton\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht apo fatmir\u00ebsisht, k\u00ebt\u00eb nuk e di, por un\u00eb e doja, e\ndoja shum\u00eb. Mendoja se jeta ime me t\u00eb do t\u00eb ishte ashtu si\u00e7 un\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja dhe n\u00eb\nfillim, ashtu qe. Luani ishte korrekt, i sjellsh\u00ebm dhe shum\u00eb i p\u00ebrkushtuar ndaj\nfamiljes, por ambicien nuk e kishte l\u00ebn\u00eb kurrsesi pas krah\u00ebve. P\u00ebrve\u00e7se e\nkishin em\u00ebruar pedagog, ai synonte p\u00ebr m\u00eb lart.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vitin e par\u00eb t\u00eb martes\u00ebs, na lindi nj\u00eb vajz\u00eb. Pas pes\u00eb vjet\u00ebsh lindi vajza\ne dyt\u00eb. Ato ishin g\u00ebzimi i jet\u00ebs sime. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ato u rrit\u00ebn, Luani nuk ishte pothuajse fare n\u00eb sht\u00ebpi. Ai\nishte shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb me pun\u00ebn. Ne ishim transferuar n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi akoma m\u00eb t\u00eb\nmadhe, ishim shum\u00eb mir\u00eb financiarisht, por un\u00eb nuk isha plot\u00ebsisht e lumtur me\ntim shoq q\u00eb pothuajse nuk ishte n\u00eb jet\u00ebn time.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por mendoja se kjo do t\u00eb rregullohej kur vajzat t\u00eb rriteshin. Kur e madhja\npo mbaronte universitetin, e vogla po b\u00ebhej gati p\u00ebr t\u00eb konkuruar. Gj\u00ebrat\nndryshuan shum\u00eb pas viteve \u201990, por fal\u00eb zot\u00ebsis\u00eb s\u00eb Luanit, familja jon\u00eb mbeti\nthuajse e paprekur. Ne vazhdonim t\u00eb ishim mir\u00eb ekonomikisht. Luani po zgjeronte\nakoma m\u00eb shum\u00eb ndikimin e tij dhe vazhdonte t\u00eb d\u00ebshironte m\u00eb shum\u00eb. Pasi kishte\nnisur nj\u00eb biznes t\u00eb tijin, ai q\u00ebndronte m\u00eb shum\u00eb n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7do dit\u00eb vrisja mendjen se si ta b\u00ebja s\u00ebrish m\u00eb njer\u00ebzor, k\u00ebshtu q\u00eb kur\nmbush\u00ebm nj\u00ebzet e pes\u00eb vjetorin e martes\u00ebs, e binda q\u00eb t\u00eb organizonim nj\u00eb dark\u00eb\nt\u00eb vog\u00ebl dhe intime p\u00ebr t\u00eb festuar. Pranoi pas shum\u00eb lutjesh. Nisa p\u00ebrgatitjet\ndhe p\u00ebrpiqesha q\u00eb ta p\u00ebrfshija n\u00eb to, por ishte pothuajse e pamundur. N\u00eb fillim\nmendoja se penges\u00eb ishte vet\u00ebm puna, por nisa t\u00eb b\u00ebhesha dyshuese ndaj fillova\nt\u00eb hetoja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu, gjeta mesazhe n\u00eb telefon dhe prezervativ\u00eb n\u00eb xhepin e tij, nd\u00ebrsa\nne t\u00eb dy kishim shekuj q\u00eb nuk kishim marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai kishte m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi se un\u00eb p\u00ebr t\u00eb tradhtuar. Ishte gjith\u00eb koh\u00ebs i\nikur nga sht\u00ebpia. N\u00eb bot\u00ebn ku ai punon, ka gjithnj\u00eb asistente apo sekretare t\u00eb\nreja q\u00eb jan\u00eb gati t\u2019i binden shefit p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. N\u00eb at\u00eb bot\u00eb, justifikimet p\u00ebr\nt\u00eb q\u00ebndruar deri von\u00eb mund t\u2019i gjesh po aq leht\u00eb sa edhe lidhjet jasht\u00eb martese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Martesa ime u shkat\u00ebrrua kur mora vesh se im shoq m\u00eb tradhtonte me kolegen\ne tij. Kur e takova k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, ajo ishte e tmerruar. As q\u00eb e dinte se ai\nkishte grua dhe f\u00ebmij\u00eb. Kishte ardhur nga rrethet, Luani e kishte futur n\u00eb pun\u00eb\ndhe ai p\u00ebr t\u00eb ishte Zoti. U b\u00ebra shum\u00eb keq, por pasi ai m\u2019u lut shum\u00eb, vendosa\nta falja. Ishte koha kur do t\u00eb festonim nj\u00ebzet e pes\u00eb vjetorin e martes\u00ebs. Ai m\u00eb\nbindi t\u00eb vazhdoja duke p\u00ebrgatitur fest\u00ebn, por nd\u00ebrkoh\u00eb, ishte njohur me nj\u00eb\nfem\u00ebr tjet\u00ebr. Sekretarja e tij, me sa duket, ishte e dashura e tij e hershme, madje\nm\u00eb e hershme se kolegia. Kjo e fundit kishte qen\u00eb thjesht nj\u00eb kalim kohe. Me\nsekretaren e tij ai kishte vite q\u00eb ishte i lidhur. Ajo e dinte se ai ishte i\nmartuar, por ai i kishte th\u00ebn\u00eb se kishim probleme dhe se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ndaheshim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Luani asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte nd\u00ebrmend t\u00eb ndahej nga un\u00eb. Atij\ni leverdiste q\u00eb t\u00eb shtirej si baba dhe bashk\u00ebshort shembullor, por prapa krah\u00ebve\nt\u00eb mi i kishte dh\u00ebn\u00eb vetes t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb shkonte me k\u00eb t\u00eb donte. Kjo m\u00eb nxehu\nshum\u00eb dhe tashm\u00eb, lutjet e Luanit p\u00ebr mua nuk kishin asnj\u00eb vler\u00eb. Vajzat ishin\nt\u00eb m\u00ebdha, ndaj dhe u tregova gjith\u00e7ka. Ato m\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn n\u00eb vendimin tim p\u00ebr\nt\u2019u divorcuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu, nisa praktikat p\u00ebr divorc. Kur e pa q\u00eb un\u00eb nuk l\u00ebvizja nga vendimi\nim, Luani mendoi t\u00eb mbronte veten. U largua nga sht\u00ebpia, duke th\u00ebn\u00eb se donte t\u00eb\nm\u00eb linte prej koh\u00ebsh, por i kishte ardhur keq p\u00ebr mua. Iku dhe mori nj\u00eb sht\u00ebpi\nt\u00eb re, ku vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb me sekretaren e tij. Ai \u00ebsht\u00eb mashkull, mund ta nd\u00ebrtoj\u00eb\njet\u00ebn e tij kurdoher\u00eb, kurse un\u00eb e di q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn time do ta kem shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.\nT\u00eb pakt\u00ebn ai ka dik\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb dit\u00ebt, nd\u00ebrsa un\u00eb jam vet\u00ebm. Vajzat jan\u00eb\nrritur, po krijojn\u00eb familjet e tyre. Ndonj\u00ebher\u00eb, mendoj se si do t\u00eb ishte jeta\nime n\u00ebse nuk do t\u00eb isha ndar\u00eb prej tij, por thell\u00eb brenda vetes e di q\u00eb nuk do\nt\u00eb jetoja dot me t\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb opinionit. M\u00eb mir\u00eb vet\u00ebm dhe me nder, sesa p\u00ebr\nsy e faqe dhe e zhytur n\u00eb dhimbje deri n\u00eb fyt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb do t\u00eb shkat\u00ebrrohesha t\u00ebr\u00ebsisht n\u00ebse vet\u00ebm e mendoja divorcin, nd\u00ebrsa tani po ndahem nga burri im dhe t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, mezi po e pres nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Un\u00eb jam 49 vje\u00e7e dhe kam dy vajza. Jeta ime si n\u00ebn\u00eb ka qen\u00eb e mrekullueshme, por si bashk\u00ebshorte ndjej se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21093,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-21471","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21471"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21471\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}