{"id":21455,"date":"2019-03-12T18:00:13","date_gmt":"2019-03-12T17:00:13","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21455"},"modified":"2019-03-12T15:14:25","modified_gmt":"2019-03-12T14:14:25","slug":"%ef%bb%bfndava-nje-cift-por-fitova-nje-shok","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfndava-nje-cift-por-fitova-nje-shok\/","title":{"rendered":"\ufeffNdava nj\u00eb \u00e7ift, por fitova nj\u00eb shok"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jam Egla. Kam lindur n\u00eb Fier, por kam disa vite q\u00eb kam ardhur n\u00eb Tiran\u00eb dhe k\u00ebtu, tashm\u00eb, kam krijuar jet\u00ebn time. Jam 30 vje\u00e7e dhe jetoj me prind\u00ebrit e me dy motra t\u00eb tjera, edhe ato t\u00eb pamartuara. N\u00eb gjimnaz m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb dilja me shoq\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb rrija edhe n\u00eb or\u00ebt e vona jasht\u00eb. N\u00eb fillim, kur fillova shkoll\u00ebn e mesme, kisha disa probleme t\u00eb vogla me prind\u00ebrit sepse ata e kishin problem q\u00eb un\u00eb t\u00eb rrija deri von\u00eb, sepse shkoll\u00eb e re, mjedis i ri, shoq\u00ebri e re dhe derisa e njoh\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb time, nuk m\u00eb linin t\u00eb rrija shum\u00eb jasht\u00eb. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 17 vje\u00e7e, rash\u00eb n\u00eb dashuri ose m\u00eb sakt\u00eb, simpatizoja dik\u00eb q\u00eb quhej Arbri. Arbrin e donin dhe e p\u00eblqenin t\u00eb gjitha vajzat e shkoll\u00ebs. A ishte maturant, nd\u00ebrsa un\u00eb n\u00eb vit t\u00eb tret\u00eb dhe as q\u00eb m\u00eb shkonte nd\u00ebrmend se un\u00eb dhe ai mund t\u00eb takoheshim ndonj\u00eb dit\u00eb nga af\u00ebr e t\u00eb bisedonim, aq m\u00eb pak t\u00eb b\u00ebheshim t\u00eb dashur apo t\u00eb fejoheshim. Koha kaloi shum\u00eb shpejt dhe bukur sepse n\u00eb m\u00ebngjes kisha nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkoll\u00eb. Kjo nuk ishte d\u00ebshira p\u00ebr m\u00ebsime, por fakti q\u00eb do t\u00eb shihja Arbrin. Regullohesha para pasqyr\u00ebs nj\u00eb or\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes dhe doja t\u00eb dukesha sa m\u00eb e bukur kur t\u2019i kaloja pran\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb, ai edhe m\u00eb hidhte ndonj\u00eb sy dhe un\u00eb ndihesha m\u00eb e lumtura n\u00eb bot\u00eb. Ai ishte maturant. Mbaroi shkolla, pastaj vera dhe kur do t\u00eb nisnim vitin e ri shkollor, nuk kisha d\u00ebshir\u00eb fare t\u00eb shkoja n\u00eb shkoll\u00eb. Nuk e kisha me qejf fillimin e shkoll\u00ebs sepse e dija q\u00eb aty nuk do t\u00eb ishte m\u00eb ai, arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb shkoja me qejf n\u00eb shkoll\u00eb. Me m\u00ebsime, si\u00e7 ju thash\u00eb, nuk kam qen\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, ama as nuk bija m\u00eb shum\u00eb se aq sepse duhej edhe t\u00eb paraqitesha dhe t\u00eb justifikohesha te familjar\u00ebt e mi. Sot e kuptoj q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gabim, por ja q\u00eb, kur je adoleshente, \u00e7far\u00eb fluturon hahet dhe \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e bukur dhe e justifikueshme, n\u00ebse dikush t\u00eb p\u00eblqen. K\u00ebshtu, filloi viti i kat\u00ebrt dhe un\u00eb shkoja n\u00eb shkoll\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb sepse rrija gjith\u00eb koh\u00ebs duke menduar p\u00ebr t\u00eb e nuk m\u00eb b\u00ebhej as t\u00eb futesha n\u00eb m\u00ebsim. Shoqja ime e ngusht\u00eb, Erida, m\u00eb rrinte gjithmon\u00eb af\u00ebr dhe m\u00eb bindte t\u00eb shkoja n\u00eb m\u00ebsim sepse t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat rregulloheshin. Asnj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr nuk m\u00eb binte n\u00eb sy edhe pse kisha shum\u00eb pretendent\u00eb sepse pamja fizike nuk m\u00eb mungonte. Un\u00eb dhe shoqja ime Erida dilnim gjithmon\u00eb bashk\u00eb dhe shkonim kudo, nuk linim eskursion apo sh\u00ebtitje me klas\u00ebn pa b\u00ebr\u00eb; kudo ku organizoheshin mbr\u00ebmje apo festa ne t\u00eb dyja ishim t\u00eb parat q\u00eb do thonim \u201cpo\u201d p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. K\u00ebshtu, nj\u00eb dit\u00eb kur po b\u00ebheshim gati p\u00ebr Krishtlindje, shkuam n\u00ebp\u00ebr dyqane me Erid\u00ebn dhe blem\u00eb disa dhurata t\u00eb vogla, sigurisht, un\u00eb p\u00ebr familjar\u00ebt e mi, nd\u00ebrsa ajo, p\u00ebr familjen e saj. Nuk harruam t\u2019i blinim dhurata nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Ishim shum\u00eb t\u00eb g\u00ebzuara dhe hynim e dilnim n\u00ebp\u00ebr dyqane, kur nj\u00eb moment un\u00eb shtanga dhe nuk po l\u00ebvizja nga trotuari. Erida m\u00eb shkundi, nd\u00ebrsa un\u00eb, q\u00eb nuk po m\u00eb dilte z\u00ebri, b\u00ebra me gisht p\u00ebrpara. Ajo pa andej nga kisha drejtuar gishtin un\u00eb dhe edhe ajo si un\u00eb, shtangu. P\u00ebrpara nesh ishte Arbri duke u puthur dhe p\u00ebrqafuar me nj\u00eb shoqen e klas\u00ebs son\u00eb, q\u00eb e dinte shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb un\u00eb e adhuroja at\u00eb, madje kishte qen\u00eb ajo vet\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb ta hiqja nga mendja. Ajo kishte edhe nj\u00eb t\u00eb dashur n\u00eb klas\u00ebn paralele dhe, me sa dinim ne, vazhdonte t\u00eb ishte e lidhur me at\u00eb. Ashtu t\u00eb shtangura si\u00e7 ishim t\u00eb dyja, ec\u00ebm rrug\u00ebs dhe asnj\u00ebra nuk foli p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Shkuam n\u00eb nj\u00eb lokal me lulishte dhe u ul\u00ebm e biseduam me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Edhe pse i ftohti ishte i acart\u00eb, ne nuk e ndjenim, por vet\u00ebm flisnim dhe bisedonim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishim par\u00eb. Kaluan disa koh\u00eb dhe un\u00eb, kur shkoja n\u00eb shkoll\u00eb, habitesha tek e shihja shoqen time q\u00eb puthte t\u00eb dashurin e saj dhe sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb kalonte, aq m\u00eb shum\u00eb e urreja, p\u00ebr dy arsye; e para sepse ajo m\u00eb kishte grabitur dik\u00eb q\u00eb un\u00eb e kisha shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr dhe ajo k\u00ebt\u00eb e dinte shum\u00eb mir\u00eb, e dyta sepse ajo po e tradhtonte t\u00eb dashurin e saj dhe ai, q\u00eb dukej se e donte me shpirt, nuk dinte asgj\u00eb. Kaluan edhe disa dit\u00eb dhe filloi shkolla. Un\u00eb dhe shoqja ime menduam t\u00eb shkonim ta takonim Arbrin dhe ta ftonim p\u00ebr nj\u00eb kafe. Shkuam aty ku edhe studionte ai, e prit\u00ebm q\u00eb t\u00eb dilte nga m\u00ebsimi dhe ja tek u shfaq te shkall\u00ebt, i bukur si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. O Zot, m\u00eb dukej sikur vet\u00ebm ai ecte aty, edhe pse fakulteti ishte i mbushur me student\u00eb. N\u00eb fillim u tremba sepse mendova se nuk do t\u00eb na njihte, por ai erdhi dhe na foli vet\u00eb, edhe pse nuk e dinte q\u00eb ne kishim shkuar p\u00ebr t\u00eb. Na p\u00ebrsh\u00ebndeti dhe na ftoi p\u00ebr kafe pa harruar t\u00eb na pyeste n\u00ebse kishim ardhur t\u00eb takonim dik\u00eb apo p\u00ebr qejf. I shpjegova se kishim shkuar pik\u00ebrisht sepse donim t\u00eb flisnim me t\u00eb. U ul\u00ebm dhe n\u00eb muhabet e sip\u00ebr ai na tregoi q\u00eb kishte nj\u00eb lidhje shum\u00eb t\u00eb bukur dhe q\u00eb mendonte t\u00eb fejohej me at\u00eb vajz\u00eb dhe t\u00eb krijonte familje, edhe pse ishte i vog\u00ebl n\u00eb mosh\u00eb. Aty m\u00eb erdhi keq dhe fillova t\u2019i tregoja se sa shum\u00eb e kisha simpatizuar at\u00eb dhe, edhe pse e dija q\u00eb po b\u00ebja gabim, duhet t\u2019i tregoja q\u00eb vajza q\u00eb ai kishte n\u00eb krah, takohej edhe me dik\u00eb tjet\u00ebr. Ai nuk po e p\u00ebrmbante dot veten, iu mbush\u00ebn syt\u00eb me lot e filloi t\u00eb fliste p\u00ebr\u00e7art. Pasi u qet\u00ebsua, i treguam vendet ku e kishim par\u00eb at\u00eb dhe i p\u00ebrshkruam edhe djalin tjet\u00ebr me t\u00eb cilin ajo dilte. U \u00e7uam nga lokali me shpres\u00ebn se kishim b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr at\u00eb djal\u00eb, por edhe un\u00eb p\u00ebr veten time sepse m\u00eb vinte shum\u00eb inat q\u00eb ajo e merrte p\u00ebr budalla at\u00eb njeri t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Kur shkova n\u00eb sht\u00ebpi, ndihesha shum\u00eb keq sepse e dija q\u00eb ai do ndahej nga ajo sepse ne ia v\u00ebrtetuam me shum\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb ajo kishte lidhje tjet\u00ebr. Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00ebsuam q\u00eb Arbri ishte ndar\u00eb v\u00ebrtet dhe se ia kishte treguar t\u00eb gjitha ato q\u00eb i kishim th\u00ebn\u00eb, por jo q\u00eb ia kishim th\u00ebn\u00eb ne. U ndjeva e \u00e7liruar q\u00eb un\u00eb dhe shoqja ime nuk kishim dal\u00eb n\u00eb shesh. Nga ana tjet\u00ebr, u ndjeva m\u00ebkatare q\u00eb kisha prishur nj\u00eb lidhje, por nj\u00eb lidhje q\u00eb kishte mashtrim dhe g\u00ebnjeshtra gjith\u00eb koh\u00ebs. Un\u00eb nuk u lidha kurr\u00eb me Arbrin, por e kam shok t\u00eb mir\u00eb prej vitesh dhe jam shum\u00eb me fat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Egla, Tiran\u00eb. <\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam Egla. Kam lindur n\u00eb Fier, por kam disa vite q\u00eb kam ardhur n\u00eb Tiran\u00eb dhe k\u00ebtu, tashm\u00eb, kam krijuar jet\u00ebn time. Jam 30 vje\u00e7e dhe jetoj me prind\u00ebrit e me dy motra t\u00eb tjera, edhe ato t\u00eb pamartuara. N\u00eb gjimnaz m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb dilja me shoq\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb rrija edhe n\u00eb or\u00ebt e vona [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20576,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-21455","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21455","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21455"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21455\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20576"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21455"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21455"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21455"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}