{"id":21449,"date":"2019-03-11T22:00:45","date_gmt":"2019-03-11T21:00:45","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21449"},"modified":"2019-03-11T19:18:30","modified_gmt":"2019-03-11T18:18:30","slug":"%ef%bb%bfu-pendova-qe-si-dhashe-nje-mundesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfu-pendova-qe-si-dhashe-nje-mundesi\/","title":{"rendered":"\ufeffU pendova q\u00eb s\u2019i dhash\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb gjith\u00eb juve q\u00eb sapo keni lexuar titullin e ngjarjes sime, mund t`ju shkoj\u00eb nd\u00ebrmend nj\u00eb histori t\u00eb ngjashme q\u00eb mund t`ju ken\u00eb ndodhur edhe juve, por kjo e imja, nd\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb kam d\u00ebgjuar, m\u00eb duket m\u00eb e trisht\u00eb. Ja t`jua tregoj pse!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U caktova m\u00ebsues n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb\nfshati para 25 vjet\u00ebsh. Isha shum\u00eb i ri, vet\u00ebm 20 vje\u00e7. Ndjehesha i pamposhtur\ndhe asnj\u00eb nuk m\u00eb hynte n\u00eb sy. Shkolla ku m\u00eb em\u00ebruan ishte nj\u00eb shkoll\u00eb jo shum\u00eb\ne vog\u00ebl. Kishte nga tre klasa paralele dhe kishte shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs. Isha djal\u00eb i ri\ndhe nuk shahesha nga paraqitja. M\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb nuk m\u2019i ndante\nsyt\u00eb as kur shpjegoja m\u00ebsimin e as kur gjendesha n\u00eb korridor apo n\u00eb oborr. Nuk\nishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta kuptoje se ato shikime flisnin shum\u00eb. N\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb\nq\u00ebndrova nj\u00eb vit shkollor dhe m\u00eb von\u00eb, m\u00eb transferuan n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr. Ajo\nishte n\u00eb klas\u00eb t\u00eb tet\u00eb dhe vitin tjet\u00ebr, do t\u00eb fillonte gjimnazin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qyteti ku m\u00eb transferuan ishte nj\u00eb\nqytet i larg\u00ebt malor dhe un\u00eb shkoja n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb her\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb muaj. Vitin e\npar\u00eb, kur ajo ishte n\u00eb gjimnaz, un\u00eb shkova n\u00eb fshatin tim vet\u00ebm p\u00ebr Vitin e Ri\ndhe q\u00ebndrova vet\u00ebm dy dit\u00eb. At\u00eb nuk arrita ta shihja dhe nuk mund t\u00eb pyesja\nasnj\u00eb p\u00ebr t\u00eb sepse do t\u00eb n\u00ebnkuptonin ndonj\u00eb gj\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb vazhdova jet\u00ebn n\u00eb\nqytetin ku m\u00eb kishin transferuar. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, atje m\u00eb mbanin shum\u00eb,\nnjer\u00ebzit m\u00eb donin e m\u00eb respektonin dhe nuk kam pse t\u00eb g\u00ebnjej q\u00eb m\u00eb rrinte\nmendja tek ajo vajz\u00eb, por nganj\u00ebher\u00eb, kur mendoja p\u00ebr martes\u00ebn dhe familjen, m\u00eb\nshkonte mendja vet\u00ebm tek ajo dhe tek asnj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb kisha njohur n\u00eb\nqytetin ku punoja. P\u00ebr mua, kjo do t\u00eb thoshte di\u00e7ka. N\u00eb ver\u00eb mora lejen dhe\nshkova n\u00eb fshat. Ajo kishte q\u00eblluar n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb me motr\u00ebn time dhe i kishte\nth\u00ebn\u00eb asaj se m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb dhe donte t\u00eb martohej me mua. Motra mezi\ns`kishte pritur q\u00eb un\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb fshat dhe, kur shkova, m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kur do t\u00eb takoheni bashk\u00eb? Do t\u00eb\nt\u00eb ndihmoj un\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ju shoh\u00eb njeri. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7\u2019thua k\u00ebshtu? Un\u00eb as q\u00eb e mbaj\nmend. Ik m\u00eb l\u00ebr rehat me k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb sajon ti!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po ajo vet\u00eb m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se edhe\nti e p\u00eblqen. Mos e humb k\u00ebt\u00eb shans, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb dhe shum\u00eb\ne bukur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E \u00e7\u2019m\u00eb duhet mua ajo? S`kam nd\u00ebrmend\nt\u00eb martohem kaq i ri! Dhe shko i thuaj asaj q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrhap\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr mua se\nm\u00eb do e s\u2019m\u00eb do. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U nxeha keq. Nuk e di as vet\u00eb pse\ne b\u00ebra k\u00ebt\u00eb, sepse thell\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi un\u00eb ndjeja di\u00e7ka p\u00ebr at\u00eb vajz\u00eb. Motra ime\ne p\u00eblqente k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb dhe nuk i kishte th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb un\u00eb i thash\u00eb t\u2019ia\nthoshte. Pas dy dit\u00ebsh, motra erdhi n\u00eb sht\u00ebpi me nj\u00eb frym\u00eb dhe m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; A do t\u00eb vish n\u00eb ar\u00eb se m\u00eb duhet\nt\u00eb ngre nj\u00eb trung dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Un\u00eb e kuptova q\u00eb nuk po thoshte\nt\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por e doja shum\u00eb motr\u00ebn dhe nuk ia prishja asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkova pas saj dhe n\u00eb fund t\u00eb\nar\u00ebs, ajo m\u00eb tha t\u00eb ndaloja. Aty ishte ajo. Motra i kishte th\u00ebn\u00eb se un\u00eb kisha\npranuar ta takoja. N\u00eb fakt, ajo nuk dukej si vajza e vog\u00ebl q\u00eb m\u00eb ndiqte me sy\nkorridoreve. Ajo ishte rritur dhe zbukuruar. Ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb aq t\u00ebrheq\u00ebse\nsa edhe un\u00eb mezi ia hoqa syt\u00eb q\u00eb kisha disa minuta q\u00eb ia kisha ngulur, por ajo\nishte nj\u00eb vajz\u00eb ndryshe t\u00eb tjerave, nuk skuqej kur e shikoje dhe nuk i ulte\nsyt\u00eb kur fliste apo kur e soditnin djemt\u00eb. Ishte nj\u00eb vajz\u00eb krenare, gjithmon\u00eb\nme kok\u00ebn lart. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nuk u \u00e7udita aspak kur m\u00eb foli e para:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7`kemi? &#8211; m\u00eb tha \u2013 Si je?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mir\u00eb &#8211; thash\u00eb &#8211; si jeni ju?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo ishte shum\u00eb shakaxhie. Kur\nun\u00eb i thash\u00eb \u201cju\u201d, ajo u kthye pas sikur po shihte dik\u00eb tjet\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ju? Un\u00eb jam vet\u00ebm. P\u00ebrse m\u00eb\nthoni ju?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; L\u00ebri shakat\u00eb &#8211; ia preva shkurt\n&#8211; nuk t\u00eb shkojn\u00eb me mua k\u00ebto. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kisha qen\u00eb m\u00ebsuesi i saj dhe\nkisha at\u00eb ndjenj\u00ebn e autoritetit. Ajo u habit dhe u shtang. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7`keni, p\u00ebrse m\u00eb thirr\u00ebt? \u2013 i\nthash\u00eb un\u00eb, ndoshta p\u00ebr t\u00eb fshehur at\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb e kisha patur m\u00eb par\u00eb, por q\u00eb\nu ndez fuqish\u00ebm tek un\u00eb kur pash\u00eb sa e bukur ishte b\u00ebr\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po pse, ju nuk desh\u00ebt t\u00eb flisni\nme mua? Un\u00eb erdha t\u00eb flasim bashk\u00eb. K\u00ebshtu i kishe th\u00ebn\u00eb Drit\u00ebs, motr\u00ebs tuaj\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Drit\u00ebs i kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb ti t\u00eb mos\nhap\u00ebsh thashetheme pa patur gj\u00eb. Un\u00eb as t\u00eb njoh, vet\u00ebm mbaj mend se t\u00eb kam\npatur nx\u00ebn\u00ebse dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk prita asnj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb saj.\nKtheva shpin\u00ebn dhe shkova n\u00eb sht\u00ebpi. Pse u solla ashtu, as vet\u00eb nuk e di, sepse\nkur i ktheva krah\u00ebt, u pendova aq shum\u00eb sa edhe sot nuk ia fal vetes. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Motra m\u00eb tha se, kur un\u00eb ika, ajo\nu m\u00ebrzit shum\u00eb, por nuk derdhi lot, si\u00e7 mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb \u00e7do vajz\u00eb n\u00eb nj\u00eb\nsituat\u00eb t\u00eb till\u00eb. K\u00ebtu q\u00ebndronte e ve\u00e7anta e saj. Ishte ndryshe. U ktheva n\u00eb\npun\u00eb n\u00eb qytetin ku punoja dhe n\u00eb zem\u00ebr ndjeja nj\u00eb boshll\u00ebk, i cili deshi pak\nkoh\u00eb t\u00eb kalonte. P\u00ebr fest\u00ebn e Vitit t\u00eb Ri, shkova n\u00eb sht\u00ebpi. Motra akoma m\u00eb\nmbante inat. E mora me t\u00eb mir\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jam penduar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i b\u00ebra\nshoqes t\u00ebnde. Thuaji se do ta takoj e do t\u00eb merremi vesh bashk\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Tani nuk do ajo t\u00eb t\u00eb takoj\u00eb &#8211; m\u00eb\ntha &#8211; \u00ebsht\u00eb fejuar. Pse, ty do t\u00eb t\u00eb priste?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po si, pse kaq shpejt? Ajo \u00ebsht\u00eb\ne vog\u00ebl\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ehu, ku e di un\u00eb. Mir\u00eb ta ka\nb\u00ebr\u00eb se ti je mendjemadh!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur t\u00eb humbas\u00ebsh nj\u00eb gj\u00eb at\u00ebhere\nia di vler\u00ebn m\u00eb shum\u00eb. Si loj\u00eb kishte filluar kjo histori dhe ashtu mbaroi. T\u00eb\nthem t\u00eb drejt\u00ebn, mir\u00eb m\u2019u b\u00eb sepse m\u00eb dukej vetja i paarritsh\u00ebm dhe k\u00ebshtu do t\u00eb\nmerrja nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb mir\u00eb. Pas nj\u00eb viti, motra m\u00eb tha se ajo ishte ndar\u00eb me t\u00eb\nshoqin, por kjo pritej. P\u00ebrderisa ajo ishteaq krenare, nuk mund t\u00eb kishte tjet\u00ebr\nfund. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kaluan disa vjet dhe un\u00eb akoma\nnuk isha fejuar dhe jetoja p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb qytetin ku m\u00eb kishin transferuar. Kishim\nnj\u00eb seminar n\u00eb Tiran\u00eb. Seminari do t\u00eb zgjaste shum\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb flinim n\u00eb\nhotel. Mbasdite dola t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb xhiro n\u00eb bulevard. U ula t\u00eb pija kafe n\u00eb nj\u00eb\nlokal. Po e shijoja at\u00eb kafe, por kishte disa minuta q\u00eb ndjeja dy sy q\u00eb m\u00eb\nishin ngulur e po m\u00eb shikonin me v\u00ebmendje. P\u00ebr pak koh\u00eb nuk u ktheva, por\npastaj u b\u00ebra shum\u00eb kurioz dhe ktheva kok\u00ebn sikur po th\u00ebrrisja kamarierin q\u00eb t\u00eb\nvinte p\u00ebr llogarin\u00eb. Pash\u00eb se ishte nj\u00eb zonj\u00eb q\u00eb m\u00eb shihte. Edhe ajo ishte vet\u00ebm\nn\u00eb tavolin\u00eb. Ajo u ngrit nga tavolina dhe u afrua drejt meje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk po m\u00eb njeh?- m\u00eb tha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po si nuk e njihja? Ishte ajo; vet\u00ebm\nse, m\u00eb e rritur dhe m\u00eb e bukur se m\u00eb par\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Si thua ti? T\u00eb njoh? &#8211; kisha\nmbetur pa fjal\u00eb, ndaj nuk fola, por me dor\u00eb b\u00ebra nj\u00eb gjest duke e ftuar t\u00eb ulej.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sa koh\u00eb ka kaluar! &#8211; tha ajo. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shum\u00eb! Si ke qen\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mir\u00eb. Po ti. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shum\u00eb mir\u00eb. Ku jeton tani?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Atje ku m\u00eb kan\u00eb em\u00ebruar. Po ti?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jetoj k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb. Jeta ka ngritje\ndhe ulje dhe k\u00ebto e b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E di &#8211; i thash\u00eb &#8211; kam d\u00ebgjuar\nse je ndar\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ajo s`ishte nj\u00eb gj\u00eb e keqe. Un\u00eb\ne mora vet\u00eb at\u00eb vendim dhe nuk m\u00eb detyroi askush. Edhe po t\u00eb kishim qen\u00eb bashk\u00eb\ndhe t\u00eb mos m\u00eb p\u00eblqente, ashtu do t\u00eb veproja, do t\u00eb ndahesha. &#8211; Fliste me nj\u00eb\nkrenari t\u00eb tepruar. N\u00eb vend q\u00eb vitet dhe hallet t`ia kishin zbutur at\u00eb, ia\nkishin forcuar m\u00eb shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ti ndoshta e mendon ashtu, por\njeta duhet nd\u00ebrtuar mbi baza t\u00eb sh\u00ebndosha dhe jo t\u00eb ec\u00ebsh pas fiksimesh. Fejesa\ndhe martesa nuk jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb vogla ashtu si\u00e7 i ke menduar ti. Duhet t\u00eb\nmendohesh shum\u00eb para se t\u00eb hedh\u00ebsh hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si k\u00ebto. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Prap\u00eb i nj\u00ebjti paske mbetur! &#8211; tha.\n\u2013 Edhe at\u00ebher\u00eb kur mund t\u00eb lidheshim bashk\u00eb ti u trembe. Dhe \u00e7`fitove? Ja akoma\nbeqar. Sa t\u00eb mendohesh ti t\u00eb hedh\u00ebsh hapin, kaloi gjysma e jet\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po ti, nuk je l\u00ebnduar nga ndarja?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jam l\u00ebnduar, por nuk e marr kaq\nseriozisht. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Biseduam edhe pak dhe pastaj\ndol\u00ebm nga lokali e filluam t\u00eb ecnim n\u00eb bulevard. Kishim shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb biseduar,\nk\u00ebshtu q\u00eb ndenj\u00ebm gati dy or\u00eb s\u00eb bashku. U err dhe ajo duhet t\u00eb kthehej n\u00eb\nkonvikt. Gjat\u00eb bised\u00ebs m\u00ebsova se kishte rifilluar shkoll\u00ebn dhe tashm\u00eb po\nmbaronte universitetin. Ishte nxituar n\u00eb martes\u00ebn e par\u00eb e tani po rregullonte\n\u201cgabimet\u201d q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb. Mund t\u00eb kishim qen\u00eb \u00e7ift s\u00eb bashku, por ndryshonim\nshum\u00eb. Ishim dy njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe k\u00ebt\u00eb un\u00eb e ndjeva at\u00eb pasdite, por\np\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb kishte qen\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e bukur ta kishim provuar. Ajo ishte nj\u00eb\nfem\u00ebr e rrall\u00eb, sidomos nga paraqitja. Megjith\u00ebse tani jam i martuar e me f\u00ebmij\u00eb,\njam penduar q\u00eb at\u00eb dit\u00eb n\u00eb ar\u00eb nuk i dhash\u00eb nj\u00eb shans vetes sime dhe asaj vajze\nq\u00eb m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb aq shikime sa asnj\u00eb fem\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 gruas sime, nuk m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb\nn\u00eb jet\u00eb. N\u00eb jet\u00eb duhet t\u00eb provosh shum\u00eb dhe n\u00eb fund, t\u00eb zgjedh\u00ebsh. Po nuk\nprovove, nuk mund t\u00eb flitet m\u00eb p\u00ebr zgjedhje\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb gjith\u00eb juve q\u00eb sapo keni lexuar titullin e ngjarjes sime, mund t`ju shkoj\u00eb nd\u00ebrmend nj\u00eb histori t\u00eb ngjashme q\u00eb mund t`ju ken\u00eb ndodhur edhe juve, por kjo e imja, nd\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb kam d\u00ebgjuar, m\u00eb duket m\u00eb e trisht\u00eb. Ja t`jua tregoj pse! U caktova m\u00ebsues n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb fshati para 25 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[2326],"class_list":["post-21449","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-pendese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21449","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21449"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21449\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21449"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21449"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21449"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}