{"id":21446,"date":"2019-03-11T21:00:08","date_gmt":"2019-03-11T20:00:08","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21446"},"modified":"2019-03-11T19:04:40","modified_gmt":"2019-03-11T18:04:40","slug":"astrologia-shpjegon-60","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/astrologia-shpjegon-60\/","title":{"rendered":"Astrologia shpjegon&#8230;!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nuk hapja sirtarin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Jam Sabina. Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur\nrefuzoja t\u00eb hapja sirtarin e nj\u00eb rafti sepse kisha frik\u00eb mos m\u00eb vidhnin gj\u00ebrat\nq\u00eb kisha brenda, edhe pse nuk e dija fare \u00e7far\u00eb gj\u00ebrash mund t\u00eb kishte. A b\u00ebn\nndonj\u00eb lloj parashikimi kjo lloj \u00ebndrre?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E dashur\nSabina, megjith\u00ebse na e keni th\u00ebn\u00eb me pak fjal\u00eb, \u00ebndrra juaj ka nj\u00eb dometh\u00ebnie\nshum\u00eb t\u00eb thell\u00eb psikologjike. Sigurisht, edhe ngjarjet n\u00eb realitet jan\u00eb n\u00eb var\u00ebsi\nt\u00eb asaj \u00e7far\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb psikologjikisht dhe \u00e7far\u00eb mendojm\u00eb. Sirtari q\u00eb keni\npar\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, n\u00eb rastin tuaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol fem\u00ebror n\u00eb kuptimin e dh\u00ebnies\ndhe marrjes n\u00eb sensin seksual dhe p\u00ebrjetimit nga ana psikologjike shpirt\u00ebrore.\nMe siguri, koh\u00ebt e fundit ju e ndjeni q\u00eb nuk keni aspak d\u00ebshira seksuale dhe\nkjo ndodh sepse keni frik\u00eb. Nga se keni frik\u00eb, e keni pyetur veten ndonj\u00ebher\u00eb?\nMos vall\u00eb keni frik\u00eb se duke u dh\u00ebn\u00eb fizikisht, do t\u00eb humbisni vlerat q\u00eb keni dhe\nnuk do t\u00eb dukeni m\u00eb interesante n\u00eb syt\u00eb e partnerit? Apo mos keni frik\u00eb se akti\nseksual do t\u2019ju \u201cvjedh\u00eb\u201d gjith\u00eb bot\u00ebn tuaj t\u00eb brendshme shpirt\u00ebrore, intime,\npsikologjike? Asnj\u00ebra nga k\u00ebto nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Jet\u00ebn seksuale duhet ta p\u00ebrjetoni\ne ta mendoni si nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe nevoj\u00eb tuaj\u00ebn fiziologjike, jo thjesht p\u00ebr t\u00eb\nk\u00ebnaqur partnerin tuaj. Gjith\u00eb t\u00eb mirat! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Duke kaluar mbi gjemba<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Mbr\u00ebm\u00eb kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur do t\u00eb kaloja\nnj\u00eb rrug\u00eb, por ishte plot gjemba dhe e kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kaloja. S\u2019kisha\nrrug\u00eb tjet\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb kalova andej. Edhe pse i ndjeja dhimbjet posht\u00eb k\u00ebmb\u00ebve,\ni kalova. Vet\u00ebm se kur dola n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, e pash\u00eb veten shum\u00eb t\u00eb zverdhur dhe\nkrejt t\u00eb sfilitur, por edhe e ndjeja q\u00eb kisha hequr nj\u00eb barr\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. A\nka ndonj\u00eb kuptim kjo \u00ebnd\u00ebrr?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; <\/strong>Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon q\u00eb keni pasur probleme sh\u00ebndet\u00ebsore\ndhe vazhdoni t\u2019i keni ato, por nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsoheni sepse shum\u00eb shpejt do\nta merrni veten. Vet\u00ebm se do t\u2019i futeni nj\u00eb rruge p\u00ebr t\u2019u kuruar q\u00eb do jet\u00eb pak\ne v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, por q\u00eb do t\u00eb dal\u00eb me sukses. Pavar\u00ebsisht dhimbjeve\ndhe frik\u00ebs, merreni k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb sepse do t\u00eb dilni me sukses dhe do t\u00eb ktheheni\nsi\u00e7 keni qen\u00eb. Ju uroj sh\u00ebndet!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Urdh\u00ebra <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Isha n\u00eb sht\u00ebpi dhe po pastroja, por pash\u00eb\nq\u00eb n\u00eb fakt nuk po lodhesha shum\u00eb sepse ishin disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb po e b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb\npun\u00eb m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb. Un\u00eb thjesht u jepja urdh\u00ebra dhe ata i b\u00ebnin me shum\u00eb kujdes\nato pun\u00eb. Mendoj se ishte kompani e specializuar pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb b\u00ebja\nvet\u00ebm paketimin e disa kutive. \u00c7far\u00eb kuptimi ka, ju lutem? Anisa.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; <\/strong>E dashur Anisa, shpesh \u00ebndrrat jan\u00eb thjesht nj\u00eb\n\u201cradiografi\u201d e psikologjik\u00ebs dhe e mendimeve tona. N\u00eb rastin tuaj konkret, \u00ebndrra\ntregon se ju i keni t\u00eb qarta synimet tuaja n\u00eb jet\u00eb, qofshin k\u00ebto private apo\nprofesionale. E dini q\u00eb hapin e par\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt tuaja duhet ta merrni vet\u00eb e m\u00eb\npas do t\u2019i shikoni frytet. Do t\u00eb shikoni se si t\u00eb tjer\u00ebt do punojn\u00eb p\u00ebr ju dhe\nkjo sepse investoni shum\u00eb n\u00eb t\u00eb sotshmen, q\u00eb e nes\u00ebrmja t\u00eb jet\u00eb m\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebse.\nVazhdoni t\u00eb jeni k\u00ebshtu. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ndjekje <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Jam e shqet\u00ebsuar se ka disa koh\u00eb q\u00eb\nshoh t\u00eb nj\u00ebjtat \u00ebndrra; sikur m\u00eb ndjekin dhe duan t\u00eb m\u00eb vrasin me thik\u00eb ose me\npistolet\u00eb. Ka pak koh\u00eb q\u00eb m\u00eb ka vdekur mamaja dhe p\u00ebrpara shikoja gjithnj\u00eb \u00ebndrra\nsikur kisha po digjej ose sikur shp\u00ebrthente ndonj\u00eb bomb\u00eb. Tani jam e shqet\u00ebsuar\np\u00ebrs\u00ebri se mos \u00ebndrrat m\u00eb b\u00ebhen realitet. Sara<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; <\/strong>E dashur Sara, e kuptoj shqet\u00ebsimin tuaj. V\u00ebrtet kisha e\ndjegur dhe shp\u00ebrthimi i bomb\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb paralajm\u00ebruese t\u00eb prishjes s\u00eb\nekuilibrit tuaj shpirt\u00ebror, gj\u00eb q\u00eb u shfaq menj\u00ebher\u00eb pasi vdiq mamaja juaj, nd\u00ebrsa\n\u00ebndrrat sikur ju ndjekin tregojn\u00eb q\u00eb ju vazhdoni t\u00eb jeni e stresuar dhe shum\u00eb e\nm\u00ebrzitur p\u00ebr humbjen e mamas\u00eb tuaj. Ndiheni tmerr\u00ebsisht e vrar\u00eb n\u00eb shpirt, por\nkjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb do t\u2019ju ndodh\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ndonj\u00eb gj\u00eb e keqe. Thjesht, duhet\nt\u00eb mundoheni ta qet\u00ebsoni veten dhe t\u00eb pranoni q\u00eb jeta ka edhe humbje t\u00eb\npersonave m\u00eb t\u00eb dashur. T\u00eb gjith\u00eb do t\u2019i kalojn\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra. Uroj t\u00eb mos\nshikoni m\u00eb keq n\u00eb familjen tuaj dhe, b\u00ebhuni e fort\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb fund t\u00eb detit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Hidhem n\u00eb det, notoj deri n\u00eb fund t\u00eb\ndetit dhe aty shoh nj\u00eb tub gazi me rubinet. Me mendje thosha: Si ka mund\u00ebsi q\u00eb\nka n\u00eb fund t\u00eb detit nj\u00eb tub gazi dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrben rubineti? P\u00ebr kuriozitet,\ne hapa rubinetin e ndjeva gazin q\u00eb po dilte dhe aty u zgjova nga gjumi. Pres nj\u00eb\np\u00ebrgjigje. Ergi. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; <\/strong>I dashur Ergi, n\u00ebse deri dje keni qen\u00eb n\u00ebn depresion dhe\nankth, mos u shqet\u00ebsoni sepse tashm\u00eb kjo gjendje po ik\u00ebn dhe ju po sh\u00ebroheni m\u00eb\nn\u00eb fund nga kjo periudh\u00eb e trishtueshme e jet\u00ebs tuaj. Kjo \u00ebnd\u00ebrr tregon pik\u00ebrisht\nk\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Fakti q\u00eb keni arritur n\u00eb fund t\u00eb detit, tregon q\u00eb ju jeni zhytur n\u00eb\ndepresion dhe keni prekur fundin, nd\u00ebrsa tubi i gazit \u00ebsht\u00eb energjia q\u00eb keni ju\nbrenda vetes, q\u00eb tani po \u00e7lirohet dhe po e p\u00ebrgatit trupin dhe shpirtin tuaj t\u00eb\njetoj\u00eb s\u00ebrish dhe ta shoh\u00eb jet\u00ebn m\u00eb me ngjyra. Dalja juaj nga kjo gjendje e r\u00ebnd\u00eb\npsikologjike nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mrekulli, por do t\u00eb vij\u00eb fal\u00eb aft\u00ebsive tuaja p\u00ebr\nt\u2019ia dal\u00eb mban\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb jeni natyr\u00eb e fort\u00eb. Ju uroj gjith\u00eb t\u00eb\nmirat!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Dollap<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr pash\u00eb sikur po rregulloja\ndollapin tim q\u00eb ishte plot me sirtar\u00eb dhe dyer. Habitesha sepse e dija q\u00eb\ndollapi im, n\u00eb realitet, \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl. Un\u00eb rregulloja gj\u00ebra e hidhja rroba t\u00eb\nvjetra. Ndihesha shum\u00eb e lodhur, por e ndjeja q\u00eb duhet ta pastroja dollapin dhe\nt\u00eb vija nj\u00eb \u00e7ik\u00eb rregull n\u00eb t\u00eb sepse m\u00eb dukej shum\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb. \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb?\nZonja X.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E nderuar Zonja X! \u00cbndrra tregon se ka ardhur momenti q\u00eb ju t\u00eb vendosni\npak rregull n\u00eb jet\u00ebn tuaj private. Duhet t\u00eb sqaroni disa gj\u00ebra me veten dhe me\nat\u00eb person q\u00eb keni n\u00eb krah. Dollapi me gjith\u00eb gj\u00ebrat brenda, p\u00ebrfaq\u00ebson jet\u00ebn\ntuaj private dhe gjendjen tuaj psikologjike. Tashm\u00eb, jeni nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar q\u00eb\nduhet t\u00eb hiqni disa hije dyshimi q\u00eb ju kan\u00eb munduar deri tani. S\u00eb pari, duhet\nt\u00eb filloni me veten e pastaj t\u00eb flisni me familjen tuaj. Do t\u00eb shihni se\ngjith\u00e7ka do t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn tuaj private. Ju uroj mbar\u00ebsi!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Burr\u00eb i gjat\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kam par\u00eb sikur ishte nj\u00eb\nburr\u00eb shum\u00eb i gjat\u00eb q\u00eb q\u00ebndronte me disa burra me shtat t\u00eb shkurt\u00ebr dhe\nmesatar. Un\u00eb nuk doja q\u00eb burri i gjat\u00eb t\u00eb dukej ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, k\u00ebshtu q\u00eb\ne detyrova t\u00eb ecte me gjunj\u00eb t\u00eb p\u00ebrthyer p\u00ebrtok\u00eb dhe ashtu b\u00ebri. P\u00ebrs\u00ebri, zgjidhja\nq\u00eb gjeta nuk ma mbushi mendjen sepse e vura re q\u00eb d\u00ebmtoja burrin e gjat\u00eb dhe n\u00eb\nt\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nuk e arrija q\u00ebllimin tim sepse burri me gjunj\u00ebt e p\u00ebrthyer\ndukej p\u00ebrs\u00ebri ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt. Dua parashikimin e k\u00ebsaj \u00ebndrre. Kristi.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; <\/strong>I dashur Kristi, \u00ebndrra tregon p\u00ebr nj\u00eb natyr\u00eb me shum\u00eb\nkomplekse q\u00eb \u00ebsht\u00eb brenda jush. Duke qen\u00eb i till\u00eb, ju keni arritur aty sa keni\nhequr dor\u00eb nga shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb jet\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb kishin qen\u00eb shum\u00eb me vler\u00eb p\u00ebr\nju. Megjithat\u00eb, brenda jush ekziston nj\u00eb fuqi imponuese dhe bind\u00ebse shum\u00eb e\nmadhe. Mjafton ta p\u00ebrdorni pak dhe do t\u00eb vini re nj\u00eb ndryshim shum\u00eb t\u00eb madh\nrreth jush, duke filluar q\u00eb nga ana profesionale e deri tek ajo shoq\u00ebrore dhe\npersonale. Me mendjen tuaj mundoheni t\u2019i ndryshoni situatat dhe gj\u00ebrat brenda\njush si d\u00ebshironi dhe p\u00ebrs\u00ebri e ndjeni q\u00eb jeni ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00ebse\nvazhdoni k\u00ebshtu, mund t\u00eb rrezikoni t\u00eb humbisni ekuilibrin tuaj n\u00eb jet\u00eb dhe, p\u00ebr\npasoj\u00eb, puna e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr nuk do t\u2019ju shkojn\u00eb mir\u00eb. Komplekset q\u00eb keni jan\u00eb\nkrejt pa baza, prandaj l\u00ebrini m\u00ebnjan\u00eb dhe vazhdoni t\u00eb jetoni ashtu si\u00e7 d\u00ebshironi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb krevat<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr pash\u00eb sikur isha n\u00eb krevat\nme burrin me t\u00eb cilin bashk\u00ebjetoj. Ai m\u00eb puthi n\u00eb buz\u00eb, por p\u00ebrve\u00e7 nesh, n\u00eb\nkrevat kishte edhe persona t\u00eb tjer\u00eb. \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb? Jam shum\u00eb e m\u00ebrzitur sepse e\nshoh q\u00eb ai nuk interesohet shum\u00eb p\u00ebr mua&#8230; <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Na vjen keq t\u2019ju\nthemi, por dikush tjet\u00ebr ju ka hyr\u00eb n\u00eb mes dhe po jua rr\u00ebmben burrin me t\u00eb\ncilin bashk\u00ebjetoni. Ju e keni kuptuar n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, prandaj edhe vuani. Ai\n\u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr dik\u00eb tjet\u00ebr dhe shum\u00eb shpejt do t\u2019ju k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb t\u00eb\nndaheni. \u00cbndrra k\u00ebshillon t\u00eb mos vuani aspak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri sepse nuk ia vlen,\nmadje, duhet ta lini ju, p\u00ebrpara se t\u2019ju l\u00ebr\u00eb ai juve. Pas nj\u00eb periudhe t\u00eb\nshkurt\u00ebr, do ta kuptoni sa mir\u00eb keni b\u00ebr\u00eb q\u00eb jeni ndar\u00eb prej tij. Ai nuk \u00ebsht\u00eb\np\u00ebr ju. Ju urojm\u00eb shum\u00eb fat!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk hapja sirtarin &#8211; Jam Sabina. Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur refuzoja t\u00eb hapja sirtarin e nj\u00eb rafti sepse kisha frik\u00eb mos m\u00eb vidhnin gj\u00ebrat q\u00eb kisha brenda, edhe pse nuk e dija fare \u00e7far\u00eb gj\u00ebrash mund t\u00eb kishte. A b\u00ebn ndonj\u00eb lloj parashikimi kjo lloj \u00ebndrre? &#8211; E dashur Sabina, megjith\u00ebse na e keni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21160,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[266],"class_list":["post-21446","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-endrra","tag-endrra-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21446","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21446"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21446\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21160"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}