{"id":21433,"date":"2019-03-10T16:00:23","date_gmt":"2019-03-10T15:00:23","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21433"},"modified":"2019-03-10T13:27:06","modified_gmt":"2019-03-10T12:27:06","slug":"%ef%bb%bfdashuria-me-kishte-verbuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfdashuria-me-kishte-verbuar\/","title":{"rendered":"\ufeffDashuria m\u00eb kishte verbuar!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Miqt\u00eb e mi, ju p\u00ebrsh\u00ebndes shum\u00eb\ndhe dua q\u00eb me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shkrimi t\u00eb kuptoj a ka njer\u00ebz si un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb\npo vuajn\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb s`mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e tyre. Un\u00eb quhem Alda dhe jetoj n\u00eb\nnj\u00eb qytet pak af\u00ebr Tiran\u00ebs. Para tre vjet\u00ebsh konkurova p\u00ebr shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe\nfitova Ekonomik Biznes n\u00eb Shkod\u00ebr. Nuk isha shum\u00eb e lumtur sepse preferoja\nTiran\u00ebn, ku \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, plus q\u00eb fakulteti ka m\u00eb shum\u00eb prestigj dhe\nprioritet, mir\u00ebpo aty fitova dhe isha e detyruar t\u00eb vazhdoja p\u00ebr t\u00eb mos humbur\nvitin. Shkolla si fillim ishte e v\u00ebshtir\u00eb. Jo vet\u00ebm ajo, por edhe shoq\u00ebria e\nqyteti p\u00ebr mua ishin t\u00eb huaj. N\u00eb fillim gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebja ishte shkoll\u00eb-sht\u00ebpi\nsepse nuk njihja njeri dhe nuk kisha d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebri t\u00eb zgjeruar. Historia\nime fillon para dy vjet\u00ebsh, kur njoha ca goca shkodrane t\u00eb cilat hyn\u00eb menj\u00ebher\u00eb\nn\u00eb shoq\u00ebri me mua, m\u00eb q\u00ebndruan shum\u00eb af\u00ebr dhe filluam t\u00eb dilnim n\u00eb kafe, xhiro\nn\u00ebp\u00ebr qytet e k\u00ebshtu, u ambientova pak. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb isha e palidhur dhe as q\u00eb m\u00eb\nbinte nd\u00ebrmend t\u00eb krijoja ndonj\u00eb histori dashurie aty sepse shkodran\u00ebt m\u00eb dukeshin\npak t\u00eb pabes\u00eb, plus q\u00eb edhe vet\u00eb shoqet e mia shkodrane m\u00eb sugjeronin t\u00eb mos ua\nvarja shum\u00eb \u00e7unave aty sepse talleshin shum\u00eb me studentet. Ne dilnim n\u00ebp\u00ebr kafe\ne ca net\u00eb vendos\u00ebm t\u00eb dilnim n\u00eb ndonj\u00eb party. Ok. Nj\u00eb nat\u00eb dol\u00ebm e u k\u00ebnaq\u00ebm pa\nmas\u00eb me miket e mia. Dit\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb, shoqja ime m\u00eb tha q\u00eb isha b\u00ebr\u00eb\nshum\u00eb e bukur nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe se t\u00eb gjith\u00eb ishin habitur nga ndryshimi im.\nKjo gj\u00eb kishte ndodhur sepse ata ishin m\u00ebsuar t\u00eb m\u00eb shikonin p\u00ebrher\u00eb t\u00eb veshur sportive\ndhe veshja ime e asaj nate kishte r\u00ebn\u00eb goxha n\u00eb sy. Kaluan ca dit\u00eb dhe po kjo\nshoqja ime m\u00eb b\u00ebri muhabet p\u00ebr nj\u00eb shokun e saj i cili kishte insistuar t\u00eb\npinte kafe me mua. Sigurisht q\u00eb nuk pranova sepse ishte e kot\u00eb nj\u00eb njohje p\u00ebr\nmua e doja t`i p\u00ebrkushtohesha m\u00eb shum\u00eb shkoll\u00ebs&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDakord, m\u00eb tha ajo, po shiko\nse ai nuk \u00ebsht\u00eb si \u00e7unat e tjer\u00eb!\u201d dhe m\u00eb siguroi q\u00eb kurr\u00eb s\u2019do t\u00eb ishte nisur\np\u00ebr t\u2019u tallur. Kaluan dit\u00eb dhe un\u00eb nuk pranova t\u00eb dilja me asnjeri n\u00eb kafe. Nj\u00eb\ndit\u00eb po pinim kafe aty af\u00ebr fakultetit me nj\u00eb grup gocash dhe nj\u00eb shokun tim,\nkur na u afrua nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb nuk e njihja fare dhe, duke u k\u00ebrkuar falje gocave,\nu tha: \u201cMund t\u2019jua vjedh pak shoqen?\u201d&#8230; Un\u00eb ngela sepse s\u2019e kisha fare iden\u00eb\nse kush ishte. Kur m\u2019u drejtua mua, u habita dhe i thash\u00eb q\u00eb s\u2019doja t\u00eb ndahesha\nnga shoqet. Ai qeshi e m\u00eb tha: \u201cMir\u00eb, dua t\u00eb ulem t\u00eb pi kafe k\u00ebtu me ju, n\u00ebse m\u00eb\nlejoni\u201d. Shoq\u00ebria ime pranoi dhe ai filloi t\u00eb m\u00eb gjuante me fjal\u00eb e ngacmime\nnga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Ishte nj\u00eb situat\u00eb e k\u00ebndshme, humori; t\u00eb gjith\u00eb qeshnim si\nt\u00eb marr\u00eb p\u00ebrball\u00eb tij. Nuk e kisha pritur q\u00eb nj\u00eb tip aq serioz t\u00eb b\u00ebnte aq\nshaka dhe batuta. U ndam\u00eb nga kafja, m\u00eb k\u00ebrkoi numrin e telefonit, por un\u00eb nuk\nia dhash\u00eb. Shoqet, gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb qortuan:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 Po ti moj, gjith\u00eb jet\u00ebs\nbeqare do ngelesh?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por un\u00eb isha e bindur dhe e\nvendosur q\u00eb t\u2019i p\u00ebrkushtohesha vet\u00ebm shkoll\u00ebs dhe kaq. Kaluan dit\u00eb dhe ai vinte\nsillej nga shkolla, m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeste e vet\u00ebm kaq. Ai nuk hiqte dor\u00eb nga un\u00eb e un\u00eb\ns`kisha as q\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb t`i jepja nj\u00eb shans. Megjithat\u00eb, duke pasur\nnj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ne filluam t\u00eb njiheshim edhe m\u00eb shum\u00eb e t\u00eb dilnim p\u00ebr\nkafe. Ai m\u2019u p\u00ebrkushtua shum\u00eb dhe un\u00eb nuk e kuptova se si m\u00eb afroi ashtu pa\nkuptuar e m\u00eb b\u00ebri p\u00ebr vete. U lidh\u00ebm m\u00eb 15 shkurt t\u00eb atij viti dhe pas tre\nmuajsh, un\u00eb pranova t\u00eb b\u00ebhesha e dashura e tij. Ishim shum\u00eb t\u00eb lumtur bashk\u00eb. P\u00ebr\nmua, ishte lidhja e par\u00eb dhe ai v\u00ebrtet m\u00eb trajtonte ashtu si\u00e7 e meritoja dhe\nsi\u00e7 kisha \u00ebnd\u00ebrruar p\u00ebrher\u00eb. Nuk kishim grindje xhelozie apo gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebtij\nlloji sepse un\u00eb isha gjithmon\u00eb shum\u00eb tolerante. Ai ma shfaqte me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat\ndashurin\u00eb e tij dhe kishim arritur deri aty sa un\u00eb hyja dhe dilja n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e\ntij pa problem. Njer\u00ebzit e tij m\u00eb respektonin shum\u00eb dhe un\u00eb e kisha ndar\u00eb mendjen\nq\u00eb ai do t\u00eb ishte njeriu im i vet\u00ebm. Pati nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb mamaja ime e mori\nvesh dhe ajo ishte kund\u00ebr k\u00ebsaj lidhjeje, duke menduar q\u00eb ai ishte mysliman e\nne t\u00eb krishter\u00eb, mir\u00ebpo kur e pa sa e lidhur isha me at\u00eb person, hoqi dor\u00eb e m\u00eb\ntha: \u201cB\u00ebj si t\u00eb t\u00eb duket ty m\u00eb mir\u00eb!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb\nlidhjes son\u00eb, kur un\u00eb mendoja edhe t`i jepja fund q\u00eb t\u00eb mos l\u00ebndoja familjen,\nai vinte dhe k\u00ebmb\u00ebngulte q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb humbte p\u00ebr asnj\u00eb arsye n\u00eb bot\u00eb. Kishte net\nq\u00eb qante si f\u00ebmij\u00eb e mua m\u00eb dhimbsej shum\u00eb; mendoja se nuk e meritoja dashurin\u00eb\ne tij. Ndihesha n\u00eb faj po t\u00eb hiqja dor\u00eb aq kollaj. Vazhduam si m\u00eb par\u00eb sepse\ngjat\u00eb atyre dit\u00ebve un\u00eb u binda m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb q\u00eb ndiente p\u00ebr mua. U b\u00ebn\u00eb\ndy vjet lidhje dhe t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr e dinin p\u00ebr ne t\u00eb dy. Isha shum\u00eb e bindur\np\u00ebr dashurin\u00eb dhe p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb e tij, por isha gabuar r\u00ebnd\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb, shoqja ime q\u00eb ma\nkishte prezantuar dhe ishte b\u00ebr\u00eb shkak p\u00ebr njohjen ton\u00eb, m\u00eb shokoi kur m\u00eb tha:\n\u201cT. po fejohet!\u201d. S`m\u2019u besua kjo gj\u00eb, s`mund t\u2019u besoja vesh\u00ebve. Mendova mos ishte\nndonj\u00eb provokim apo ndojn\u00eb dashakeq\u00ebsi, ndaj fola me t\u00eb n\u00eb telefon dhe ai m\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi\n\u00e7do gj\u00eb duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se ajo donte t\u00eb na ndante e k\u00ebsi gj\u00ebrash dhe un\u00eb, sigurisht\nq\u00eb i besova. Dashuria m\u00eb kishte verbuar. Kaluan koh\u00eb dhe ne vazhdonim si m\u00eb par\u00eb.\nDilnim p\u00ebr kafe, dreka, diskoteka e kshu t\u00eb p\u00ebrhershmet. Ishte sezon kur\u00eb un\u00eb\niu dedikova pak m\u00ebsimeve dhe I tash\u00eb q\u00eb do t\u00eb dalim m\u00eb rrall\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb\njustifikoja veten dhe tek prind\u00ebrit. \u00c7`do gj\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb e marr n\u00eb telefon\nsi p\u00ebrher\u00eb s`m\u00eb p\u00ebrgjigjet. I b\u00ebj sms s`m\u00eb kthen. M\u00eb habiti kjo gj\u00eb. Ne nj\u00eb nat\u00eb\nm\u00eb par\u00eb ishim bashk\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb ishte n\u00eb rregull. U b\u00ebn\u00eb dy dit\u00eb, nj\u00eb jav\u00eb\u2026 As\ns`m\u00eb merrte n\u00eb telefon as s`m\u00eb kthente m\u00eb sms. U m\u00ebrzita shum\u00eb\u2026 Dola ta k\u00ebrkoja\nn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, por ishte e kot\u00eb, ata s`m\u00eb ndihmuan. Takova at\u00eb\nshoqen time dhe ajo, e m\u00ebrzitur n\u00eb maksimum, m\u00eb tha q\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhesha e fort\u00eb\nsepse ai ishte fejuar me mbles\u00ebri me nj\u00eb bashk\u00ebfshataren e vet dhe mua s`kishte\ngjetur guximin t\u00eb ma thoshte. Nuk e kuptova se si arrit\u00ebm deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb.\nShpesh, pyesja veten n\u00ebse kisha b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb gabuar, por ishte e kot\u00eb q\u00eb\ntorturohesha sepse p\u00ebrgjigjen s\u2019e gjeja dot. Nuk di t\u2019ju num\u00ebroj mesazhet dhe\ntelefonatat q\u00eb i b\u00ebja p\u00ebr dit\u00eb me radh\u00eb, por s\u2019merrja asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. Nuk mund\nta besoja se si nj\u00eb njeri q\u00eb m\u00eb deshi aq shum\u00eb, m\u00eb braktisi aq rehat. Un\u00eb isha\ne d\u00ebrrmuar dhe s`doja t\u00eb ikja fare as n\u00eb shkoll\u00eb, doja vet\u00ebm t\u00eb kthehesha n\u00eb\nsht\u00ebpi, t\u00eb p\u00ebrqafoja maman\u00eb e t\u2019i thoja se sa isha penduar q\u00eb s\u2019e d\u00ebgjova, por e\nlejova nj\u00eb njeri aq t\u00eb lig t\u00eb tallej me mua. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ende kam dyshime shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\nn\u00eb mendjen time. S\u2019e di se cila ishte arsyeja e shk\u00ebputjes s\u00eb tij pa asnj\u00eb\nshpjegim. A thua kisha vepruar di\u00e7ka keq q\u00eb e kisha b\u00ebr\u00eb t\u00eb largohej? Ndjenjat\ne mia t\u00eb dashuris\u00eb u kthyen t\u00eb gjitha n\u00eb urrejtje. Sezoni im u kthye n\u00eb nj\u00eb\nmakth t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sepse nuk kisha nerva t\u00eb merresha me asgj\u00eb dhe s`kisha nerva t\u00eb\nshikoja asnjeri. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, at\u00eb s\u2019e pash\u00eb askund. Evitoja vendet ku e\ndija q\u00eb mund t\u00eb rrinte sepse s`mund t\u00eb kontrolloja dot lot\u00ebt e mi dhe s\u2019doja\nt`i tregoja sa e doja, megjith\u00ebse mendoj se k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ai e ka ditur gjithmon\u00eb.\nMora vesh se at\u00eb goc\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb nuk e njihte m\u00eb par\u00eb, mora vesh q\u00eb ajo ishte\nnj\u00eb goc\u00eb gjimnaziste t\u00eb cil\u00ebn me siguri e sillte nga t\u00eb donte, por ky fakt\ndihej tashm\u00eb. Mora vesh q\u00eb ishin t\u00eb lumtur&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zemra ime qan sa her\u00eb q\u00eb i\nkujtoj bashk\u00eb, edhe pse lot\u00ebt ia kam mohuar vetes me koh\u00eb. A mund t\u00eb jet\u00eb ai v\u00ebrtet\ni lumtur me at\u00eb njeri kur sa e sa net m\u00eb ka qar\u00eb para syve duke m\u00eb premtuar\ndashuri t\u00eb p\u00ebrjetshme? Un\u00eb tani nuk kam m\u00eb besim fare te meshkujt dhe as s`dua\nt`ia di p\u00ebr asnjeri. Zemra ime \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb gur, por kurrsesi s`mund t`i\nharroj koh\u00ebt e kaluara me t\u00eb. Vet\u00ebm pyes veten: A \u00ebsht\u00eb i lumtur? Vet\u00ebm pyes\nveten: A m\u00eb mendon ndonj\u00ebher\u00eb si\u00e7 b\u00ebj un\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndarja jon\u00eb ishte shum\u00eb e\npakuptimt\u00eb, aq sa m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb me pasoja dhe s`m\u00eb vjen turp ta pranoj q\u00eb do t\u00eb m\u00eb\nshoq\u00ebroj\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn ndjenja e mosbesimit ndaj meshkujve. Tashm\u00eb, ajo tjetra\njeton dhe g\u00ebzon nj\u00eb njeri q\u00eb m\u00eb p\u00ebrkiste mua. Tashm\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb e lumtur n\u00eb\nkrah\u00ebt e tij e ndoshta si mua, i premton dashuri t\u00eb p\u00ebrjetshme. P\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb jam\ne bindur dhe e them me sinqeritet t\u00eb plot\u00eb: Ai njeri, jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019e di \u00e7`do t\u00eb\nthot\u00eb dashuri, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie me komplekse dhe s\u2019do t\u00eb dij\u00eb kurr\u00eb se \u00e7far\u00eb\ndo apo \u00e7far\u00eb nuk do. N\u00eb fund t\u00eb fundit, jam e lumtur q\u00eb nuk p\u00ebrfundova me t\u00eb.\nJam e lumtur q\u00eb shkoi k\u00ebshtu sepse ai ishte m\u00ebsimi im dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, vuajtja\nime p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Miqt\u00eb e mi, ju p\u00ebrsh\u00ebndes shum\u00eb dhe dua q\u00eb me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shkrimi t\u00eb kuptoj a ka njer\u00ebz si un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb po vuajn\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb s`mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e tyre. Un\u00eb quhem Alda dhe jetoj n\u00eb nj\u00eb qytet pak af\u00ebr Tiran\u00ebs. Para tre vjet\u00ebsh konkurova p\u00ebr shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[245],"class_list":["post-21433","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21433","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21433"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21433\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21433"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21433"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21433"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}