{"id":21415,"date":"2019-03-09T19:00:57","date_gmt":"2019-03-09T18:00:57","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21415"},"modified":"2019-03-09T15:41:19","modified_gmt":"2019-03-09T14:41:19","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-35","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-35\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi! (35)"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijim..!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk ka problem, e dashur, ti je ende e re, do shoh\u00ebsh shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb jet\u00eb\u2026 Ti mbase po pyet veten n\u00ebse e dua apo jo tim shoq q\u00eb i b\u00ebj dhurata t\u00eb tilla. Sigurisht q\u00eb e dua, kemi nj\u00eb jet\u00eb bashk\u00eb, por pas nj\u00ebfar\u00eb kohe pasioni n\u00eb nj\u00eb martes\u00eb bie\u2026 dhe, n\u00ebse do t\u00eb vazhdosh t\u00eb mbash gjall\u00eb lidhjen, duhet t\u00eb b\u00ebsh tolerime t\u00eb tilla.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo po vazhdonte t\u00eb fliste\nngadal\u00eb, sikur donte t\u00eb zgjidhte me kujdes fjal\u00ebt q\u00eb dont\u00eb t\u00eb thoshte. Si duket,\ndonte dik\u00eb q\u00eb t\u2019i hapte zemr\u00ebn\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr mua, n\u00eb fillim.\nEdukimi q\u00eb ne kishim marr\u00eb nuk e lejonte nj\u00eb psikologji t\u00eb till\u00eb. Ne mendonim\nse do t\u00eb martoheshim dhe do ta shkonim gjith\u00eb jet\u00ebn t\u00eb lumtur, por ja q\u00eb jeta\n\u00ebsht\u00eb tr\u00ebndafil; ka lule, por ka edhe gjemba dhe, po nuk more masa, ata gjemba\nt\u00eb plagosin trupin dhe shpirtin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb ato momente un\u00eb po i jepja t\u00eb\ndrejt\u00eb, megjith\u00ebse m\u00eb dukej se mua m\u00eb shum\u00eb m\u00eb kishte dhuruar gjemba dhe pak\nlule, shum\u00eb pak.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00eb fillim b\u00ebhesha xheloze, por\ne shihja se ai nuk ndjehej mir\u00eb e un\u00eb po ashtu, &#8211; vazhdoi ajo. &#8211; K\u00ebshtu q\u00eb, pas\nshum\u00eb e shum\u00eb viteve dhimbjeje e vuajtjeje, vendosa t\u00eb flas hapur me tim shoq.\nI thash\u00eb atij se e kuptoja shum\u00eb mir\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, edhe un\u00eb nuk\nndjehesha mir\u00eb n\u00eb shtrat me t\u00eb. K\u00ebto gj\u00ebra kuptohen, sado q\u00eb tjetri t\u00eb mundohet\nt\u00eb t\u00eb k\u00ebnaq\u00eb. E ndjen se ai i b\u00ebn gj\u00ebrat pa pasion, si i detyruar. P\u00ebr koh\u00eb me\nradh\u00eb, \u00ebnd\u00ebrroja t\u00eb b\u00ebja dashuri me nj\u00eb burr\u00eb pasionant, t\u00eb zjarrt\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb\nfundit, seksi \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb di\u00e7ka q\u00eb vjen nga truri. Po s\u2019ndjeve d\u00ebshir\u00eb nga\ntjetri, edhe d\u00ebshira jote p\u00ebr t\u00eb, sado e fort\u00eb t\u00eb jet\u00eb, shuhet pak nga pak.\nK\u00ebshtu pra, b\u00ebnim seks sikur ishim duke b\u00ebr\u00eb detyrat e sht\u00ebpis\u00eb&#8230; I thash\u00eb tim\nshoqi se k\u00ebshtu nuk vazhdohej, se un\u00eb isha e gatshme ta toleroja q\u00eb ai t\u00eb\nshkonte me t\u00eb tjera (sigurisht, me masa mbrojt\u00ebse), n\u00ebse edhe ai do t\u00eb pranonte\nt\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb nga un\u00eb. Pakti ishte i thjesht\u00eb, reciprok, q\u00eb asnjeri t\u00eb mos\nmbetej i pak\u00ebnaqur. N\u00eb fillim ai mbeti i shokuar. Nuk e priste k\u00ebt\u00eb nga un\u00eb.\nP\u00ebr vite me radh\u00eb e kisha lutur t\u00eb mos i shihte grat\u00eb e tjera, e kisha ndjekur\ne kontrolluar, duke i b\u00ebr\u00eb keq m\u00eb shum\u00eb vetes sime sesa atij, kurse tani po i\npropozoja t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn! Po un\u00eb kisha shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb e bluaja k\u00ebt\u00eb mendim n\u00eb\nmendje, k\u00ebshtu q\u00eb ia thash\u00eb me qet\u00ebsi, pa qar\u00eb, as pa e qortuar. Shtova se\npakti p\u00ebrmbante kushtin q\u00eb t\u00eb mos binim n\u00eb dashuri me t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb b\u00ebnim\nthjesht seks dhe t\u00eb vazhdonim t\u00eb rrinim bashk\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrve\u00e7se i shokuar, im shoq edhe\nu zem\u00ebrua. Nuk fliste, por e shihja si i rrihte damari n\u00eb t\u00ebmth dhe u err\u00ebsua\nn\u00eb fytyr\u00eb. Si t\u00eb gjitha burrat, i dukej normale q\u00eb nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb shkonte me t\u00eb\ntjerat, por nuk pranonte q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb b\u00ebnin \u201cpisll\u00ebqe\u201d me gruan e tij.\nMegjithat\u00eb, tha se do t\u00eb mendohej dhe do t\u00eb m\u00eb kthente p\u00ebrgjigje. U desh ca\nkoh\u00eb t\u00eb binte dakord, por m\u00eb n\u00eb fund pranoi, se e kuptoi q\u00eb ishte zgjidhja e\nvetme. Pastaj ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrparuar, me kultur\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po f\u00ebmij\u00ebt? &#8211; e pyeta un\u00eb q\u00eb\nshihja fotografit\u00eb e tre f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb komo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ah, ata jan\u00eb t\u00eb rritur tashm\u00eb,\nkan\u00eb vajtur n\u00eb universitet, b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn e tyre. Pastaj, ne nuk i b\u00ebjm\u00eb k\u00ebto\ngj\u00ebra hapur, n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, se e dijm\u00eb q\u00eb pak do na kuptonin\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Si shkoni tani ju t\u00eb dy?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb mir\u00eb nuk kemi qen\u00eb\nndonj\u00ebher\u00eb! Jemi t\u00eb lir\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7\u2018t\u00eb duam, t\u00eb pavarur gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs, por\nn\u00eb dark\u00eb mblidhemi t\u00eb dy n\u00eb sht\u00ebpi, ulemi af\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit dhe shohim ndonj\u00eb\nprogram n\u00eb televizor, ose shkojm\u00eb ham\u00eb dark\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb restorant. Im shoq \u00ebsht\u00eb\nb\u00ebr\u00eb i dashur, si kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, m\u00eb b\u00ebn dhurata, m\u00eb thot\u00eb fjal\u00eb t\u00eb \u00ebmbla dhe\nm\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po seks, b\u00ebni ndonj\u00ebher\u00eb me\nnjeri-tjetrin?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sigurisht, por rrall\u00eb, at\u00ebher\u00eb\nkur na merr malli v\u00ebrtet p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin e arom\u00ebn e trupave tan\u00eb dhe at\u00ebher\u00eb\u2026\n&#8211; Nuk pati nevoj\u00eb t\u00eb fliste, e kuptova nga shikimi i saj. &#8211; Si thua ti, m\u00eb mir\u00eb\nk\u00ebshtu, apo t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb ruse dhe t\u00eb ta marr\u00eb burrin p\u00ebrgjithmon\u00eb? M\u00eb mir\u00eb ta\nndash me t\u00eb tjerat&#8230; Pastaj, nuk mund t\u2019i konkurosh gjithmon\u00eb me vajzat e reja\nq\u00eb u p\u00eblqejn\u00eb burrave sot. Ato jan\u00eb m\u00eb n\u00eb form\u00eb se ti dhe nuk l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa\nnxjerr\u00eb sheshit. &#8211; shtoi ajo. &#8211; Ti m\u00eb duket se do t\u2019i p\u00eblqesh, pasi je tamam\ntipi i tij. Ai ka qejf vajzat me syt\u00eb me bisht, si ruset\u2026 &#8211; Pastaj, heshti pak\ndhe tha: &#8211; Nuk do t\u00eb zgjas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb kjo situat\u00eb, do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb do\nt\u00eb plakemi edhe ne dhe nuk do t\u00eb kemi m\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra, megjith\u00ebse\nshpresoj t\u00eb vij\u00eb sa m\u00eb von\u00eb\u2026 &#8211; qeshi ajo, duke e p\u00ebrfunduar bised\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nga pamja e\njashtme ajo grua nuk t\u00eb jepte p\u00ebrshtypjen se ishte kaq e nxeht\u00eb n\u00eb shtrat, por\nnganj\u00ebher\u00eb, pamja g\u00ebnjen dhe n\u00ebn hirin e ftoht\u00eb, nganj\u00ebher\u00eb fshihet prushi i\nnxeht\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb moment, e imagjinova duke b\u00ebr\u00eb seks, me flok\u00ebt e l\u00ebshuara\u2026 dhe\nm\u00eb erdhi pak keq q\u00eb nuk kishte k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebnim dashuri treshe. Isha kureshtare\nta shihja n\u00eb ato momente\u2026 Lam\u00eb takim dit\u00ebn e dit\u00eblindjes s\u00eb t\u00eb shoqit dhe m\u00eb\np\u00ebrcolli deri te porta. U largova me kok\u00ebn e mbushur plot me mendime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>23 prill 2010<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pak kaq kohesh qe bej kete pune,\nkjo ishte e premtja e par\u00eb q\u00eb nuk kisha pun\u00eb. Absolutisht, asnj\u00eb thirrje. Nga\nora dy e nat\u00ebs i telefonova vet\u00eb Eftalis\u00eb, ta pyesja mos kishte ndonje gje me\nmua dhe nuk m\u00eb th\u00ebrriste. Por jo. \u201cJan\u00eb p\u00ebrgjysmuar telefonat kukla mu, tha\najo. Nuk kujtohet njeri p\u00ebr seks. Eshte bere keq, zemra ime\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb keq.\nKa plasur kriza. \u00c7do dit\u00eb ka greva dhe demonstrata. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit ankohen.\nThon\u00eb se do t\u00eb ulen edhe rrogat e atyre q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb shtet. N\u00eb rrug\u00eb shikon\ngjithnj\u00eb e m\u00eb pak njer\u00ebz. Kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb dalin se harxhojn\u00eb para p\u00ebr gjera qejfi,\nndaj edhe ne nuk kemi pun\u00eb. Po vija re sot dyqanet n\u00eb Patision. Ne \u00e7do 4-5\ndyqane, nj\u00ebri ose shitej, ose jepej me qira. Kam filluar t\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb ble\nndonj\u00eb dyqan t\u00eb vog\u00ebl, kafene ose byrektore. M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se mund t\u00eb gjej\ngj\u00ebra me \u00e7mime t\u00eb lira tani. Dua t\u2019i heq parat\u00eb nj\u00eb sahat e m\u00eb par\u00eb nga bankat\nku i kam v\u00ebn\u00eb. Thuhet q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb falimentime bankash\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>24 prill 2010<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot do te shkoja tek ajo gruaja n\u00eb Marusi. Nd\u00ebrsa b\u00ebhesha gati, po imagjinoja mbr\u00ebmjen. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb b\u00ebhesha surpriza e dikujt. \u00c7\u2019do t\u00eb m\u00eb thoshte burri kur t\u00eb m\u00eb prezantonte e shoqja? Po shikoja veten time n\u00eb pasqyr\u00eb. Po m\u00eb p\u00eblqente vetja. Edhe pse vitet kalonin, ato nuk m\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb shenja. Pas pak, duhet te shkoja te parukierja. Kisha l\u00ebn\u00eb takim. Isha n\u00eb m\u00ebdyshje: T\u2019i shkurtoja flok\u00ebt apo jo? Kisha par\u00eb nje model t\u00eb shkurter q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb, por ngurroja. Kurr\u00eb nuk i kisha mbajtur flok\u00ebt t\u00eb shkurtra\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijon..!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vijim..! &#8211; Nuk ka problem, e dashur, ti je ende e re, do shoh\u00ebsh shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb jet\u00eb\u2026 Ti mbase po pyet veten n\u00ebse e dua apo jo tim shoq q\u00eb i b\u00ebj dhurata t\u00eb tilla. Sigurisht q\u00eb e dua, kemi nj\u00eb jet\u00eb bashk\u00eb, por pas nj\u00ebfar\u00eb kohe pasioni n\u00eb nj\u00eb martes\u00eb bie\u2026 dhe, n\u00ebse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21114,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2213],"class_list":["post-21415","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-prostituta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21415","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21415"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21415\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21415"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21415"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21415"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}