{"id":21410,"date":"2019-03-09T17:00:43","date_gmt":"2019-03-09T16:00:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21410"},"modified":"2019-03-09T15:16:44","modified_gmt":"2019-03-09T14:16:44","slug":"%ef%bb%bfnuk-pata-guximin-ti-thoja-jo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfnuk-pata-guximin-ti-thoja-jo\/","title":{"rendered":"\ufeffNuk pata guximin t\u2019i thoja \u201cjo\u201d!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb jet\u00eb njeriu \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb dhunoj\u00eb, t\u00eb dhunohet apo t\u00eb mos p\u00ebsoj\u00eb\nas nj\u00ebr\u00ebn, as tjetr\u00ebn. N\u00ebse do kishim mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjidhnim, t\u00eb gjitha ne\nfemrat do t\u00eb zgjidhnin k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, por asgj\u00eb nuk varet n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb ose t\u00eb\npakt\u00ebn k\u00ebshtu ka qen\u00eb p\u00ebr mua. Fatkeq\u00ebsisht, un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn e t\u00eb\ndhunuar\u00ebs. Jam rritur n\u00eb nj\u00eb familje me tre v\u00ebllez\u00ebr. Si vajz\u00eb e vetme q\u00eb isha,\nkan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rrept\u00eb me mua dhe nuk kam patur ndonj\u00eb raport t\u00eb fort\u00eb me\nv\u00ebllez\u00ebrit. N\u00eb periudh\u00ebn e adoleshenc\u00ebs, ashtu si ajo pranvera q\u00eb shp\u00ebrthen,\npata edhe un\u00eb lul\u00ebzimin tim dhe duke ndenjur me shoqet aty n\u00eb oborret tona para\nsht\u00ebpive, u njoha me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb vinte n\u00eb lagjen ton\u00eb. Ishte i bukur, si t\u00eb mos\ne vija re? Edhe shoqet e mia e shikonin, por ai syt\u00eb i kishte vet\u00ebm tek un\u00eb. E\nshikoja gjithmon\u00eb, fillova ta \u00ebnd\u00ebrroja dhe ai ishte kthyer n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn time t\u00eb\nndaluar. Kur m\u00eb foli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nuk po m\u00eb besohej, ai v\u00ebrtet i kishte\nsyt\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr mua?! Kur dilja me shoqet, e takoja. Pastaj filluam t\u00eb\ntakoheshim edhe vet\u00ebm ndonj\u00ebher\u00eb. M\u00eb pas, takimet tona u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta\ndhe n\u00eb nj\u00eb nga ato takime, un\u00eb i fala edhe veten. Sillej aq mir\u00eb me mua sa\ndehesha e ndonj\u00ebher\u00eb harroja edhe vrazhd\u00ebsin\u00eb q\u00eb kisha n\u00eb sht\u00ebpi. Pas pak koh\u00ebsh,\nm\u00ebsova se isha shtatz\u00ebn\u00eb. U tmerrova sepse, po ta merrnin vesh v\u00ebllez\u00ebrit, do t\u00eb\nm\u00eb kishin vrar\u00eb. \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja? I thash\u00eb t\u00eb dashurit tim dhe prisja q\u00eb ai t\u00eb m\u00eb\nngrohte shpirtin, t\u00eb m\u00eb thoshte: \u201cDo t\u00eb t\u00eb marr p\u00ebr grua\u201d, por ai u vrenjt n\u00eb\nfytyr\u00eb. \u201cHi\u00e7 s\u2019e ke me mua!\u201d, m\u00eb tha. Nuk mund ta besoja, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebja?\n\u201cMir\u00eb, i thash\u00eb, nuk do t\u00eb m\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebr grua? At\u00ebhere do vras veten k\u00ebtu, do\nt\u00eb mbytem n\u00eb lum\u00eb!\u201d (sepse aty takoheshim, buz\u00eb lumit). U b\u00ebra gati t\u00eb\nhidhesha, ndoshta do t\u00eb mbytesha menj\u00ebher\u00eb se not nuk dija, ndoshta do t\u00eb\nkishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb se me at\u00eb q\u00eb hoqa p\u00ebr gati 20 vjet e as dheu nuk ka p\u00ebr t\u00eb\nm\u00eb tretur, por aty p\u00ebr aty atij i erdhi keq p\u00ebr mua dhe m\u00eb tha: \u201cMos e b\u00ebj se do\nt\u00eb t\u00eb marr p\u00ebr grua!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur u tregova t\u00eb mive, e dija q\u00eb nuk do ta prisnin mir\u00eb, por jo deri n\u00eb at\u00eb\npik\u00eb! V\u00ebllez\u00ebrit u xhindos\u00ebn. \u201cAi nuk b\u00ebn p\u00ebr ty, m\u00eb thoshin, ai \u00ebsht\u00eb rruga\u00e7,\nai pi&#8230;\u201d dhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb ata i dinin e un\u00eb nuk mund t\u2019i dija.\nDesh\u00ebn s&#8217;deshen, pas asaj q\u00eb mor\u00ebn vesh, ata e lejuan k\u00ebt\u00eb martes\u00eb sepse\ns\u2019kishin \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnin, por nj\u00eb gj\u00eb e than\u00eb qart\u00ebsisht: \u201cDer\u00eb te ne, nuk ke m\u00eb!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pa das\u00ebm u martova, isha shtaz\u00ebn\u00eb prej kat\u00ebr muajsh dhe n\u00eb familjen e tij\nishin shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Ai ishte i madhi dhe, me vdekjen e t\u00eb atit, brenda pak\nviteve i p\u00ebrzuri t\u00eb gjith\u00eb, madje edhe t\u00eb \u00ebm\u00ebn te dajat e vet. Q\u00eb n\u00eb fillim\nvura re se ai nuk kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb punonte, madje t\u00eb gjitha fjal\u00ebt e v\u00ebllez\u00ebrve\nm\u00eb dol\u00ebn t\u00eb v\u00ebrteta; ai pinte shum\u00eb. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb par\u00eb nuk sillej keq me\nmua se isha shtatz\u00ebn\u00eb dhe kishte k\u00eb t\u00eb keqtrajtonte; familjar\u00ebt e vet, por pas\nlindjes s\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb par\u00eb, hoqi mask\u00ebn q\u00eb kishte vendosur me mua deri at\u00ebhere\ndhe filloi t\u00eb sillej keq, m\u00eb ofendonte dhe m\u00eb godiste hera-her\u00ebs, por un\u00eb nuk\nhapja goj\u00eb. Duke qen\u00eb se ai nuk punonte, nj\u00ebri nga ne duhet t\u00eb punonte dhe pantallonat\ne burrit i vesha un\u00eb e jo ai. Fillova pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb&#8230; Ishte qesharake se\nburri pinte e luante kumar, kurse gruaja duhet t\u00eb siguronte mbijetes\u00ebn, por \u00e7far\u00eb\nmund t\u00eb b\u00ebja tjet\u00ebr? Nj\u00ebri do ta mbante pesh\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb! Ai, n\u00eb vend q\u00eb\nt\u00eb ishte i k\u00ebnaqur dhe mir\u00ebnjoh\u00ebs, u b\u00eb m\u00eb agresiv, madje m\u00eb keq i hyri xhelozia\nn\u00eb shpirt. Pasojat i vuajta un\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb m\u00eb nxinte syrin, nj\u00eb her\u00eb nofull\u00ebn e\nk\u00ebshtu me radh\u00eb. T\u00eb gjith\u00ebve u vinte keq p\u00ebr mua, \u201cl\u00ebre\u201d m\u00eb thoshin, por ku e\nkuptonin ata se un\u00eb nuk isha e zonja t\u2019i kund\u00ebrvihesha e jo m\u00eb ta lija? Ku do\nshkoja edhe sikur ta lija? Ashtu isha rritur un\u00eb, e n\u00ebnshtruar dhe i vetmi\nguxim q\u00eb pata, ishte t\u00eb dashurohesha me njeriun e gabuar. Kot nuk thon\u00eb se, si\nje trajtuar te babai, ashtu do trajtohesh edhe te burri, por kan\u00eb harruar t\u00eb\nshtojn\u00eb se \u201cm\u00eb keq do trajtohesh\u201d, pasi t\u00eb pakt\u00ebn tek im at\u00eb nuk m\u00eb rrihnin\nkot. Vitet k\u00ebshtu ik\u00ebn&#8230; Vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb rinis\u00eb ik\u00ebn me dhun\u00eb dhe un\u00eb u\nb\u00ebra n\u00ebn\u00eb e tre vajzave, gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb kisha. Me koh\u00ebn, burri im b\u00ebhej\nakoma m\u00eb agresiv, m\u00eb xheloz edhe nga fakti q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt i flisnin p\u00ebr mua, aq\nm\u00eb keq kur i flisnin mir\u00eb. \u201c\u00c7far\u00eb kan\u00eb me ty q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb ata? Ke ndonj\u00eb gj\u00eb\nti me ta?\u201d, m\u00eb thoshte. At\u00ebhere pinte edhe m\u00eb shum\u00eb dhe vinte edhe n\u00eb pun\u00eb. Po\nt\u00eb mos m\u00eb gjente n\u00eb vendin e pun\u00ebs, n\u00eb qoft\u00eb se un\u00eb mund t\u00eb kisha shkuar n\u00eb\nbanjo, nuk priste as t\u00eb shkonte n\u00eb sht\u00ebpi, por fillonte t\u00eb m\u00eb rrihte q\u00eb aty, me\ngrushta, shqelma, m\u00eb t\u00ebrhiqte p\u00ebr flok\u00ebsh dhe k\u00ebshtu, deri n\u00eb sht\u00ebpi. Arrinte\nderi atje saq\u00eb kishte patur raste q\u00eb m\u00eb shp\u00ebrfytyronte. Kur i dilte pija, m\u00eb\npyeste p\u00ebrs\u00ebri dhe kur p\u00ebrgjigjet i dukeshin t\u00eb arsyeshme, m\u00eb k\u00ebrkonte falje, por\n\u00e7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi kishte m\u00eb? Sa do t\u00eb doja t\u00eb isha mbytur n\u00eb lum\u00eb! Sa her\u00eb e kam\n\u00ebnd\u00ebrruar at\u00eb sken\u00eb! As njer\u00ebzit e mi nuk nd\u00ebrhynin&#8230; Sa pa shpirt u treguan\nme mua! \u201cE ke marr\u00eb vet\u00eb!\u201d, m\u00eb thoshin. G\u00ebzimi im i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb ishin\ntre vajzat q\u00eb tmerroheshin sa her\u00eb shihnin k\u00ebto skena tmerri, por nj\u00eb e mir\u00eb\nekzistonte te kafsha q\u00eb kisha marr\u00eb p\u00ebr burr\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt nuk i rrihte asnj\u00ebher\u00eb\n(n\u00eb fakt, i kisha m\u00ebsuar vajzat t\u00eb mbylleshin n\u00eb dhom\u00eb kur ndodhnin k\u00ebto sherre).\nF\u00ebmij\u00ebt i donte e i p\u00ebrk\u00ebdhelte, mundohej q\u00eb t\u00eb mos u mungonte asgj\u00eb, ndon\u00ebse\nnuk punonte se at\u00eb gj\u00eb e b\u00ebja un\u00eb, gomari. Sa grushta, sa shqelma, sa raporte\nnga mjek\u00ebt merrja p\u00ebr t\u00eb justifikuar mungesa n\u00eb pun\u00eb derisa p\u00ebrmir\u00ebsohesha, sa persona\nnd\u00ebrhynin p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndihmuar gjat\u00eb dhun\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdorte ai ndaj meje, sa u\nlutesha q\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebrhynin se m\u00eb keq vente&#8230; Ndoshta kjo ishte m\u00ebnyra e tij\np\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb ndaj meje q\u00eb e detyrova t\u00eb martoheshim, megjith\u00ebse nuk qe faji\nim q\u00eb mbeta shtatz\u00ebn\u00eb. Ndoshta nuk m\u00eb kishte dashur kurr\u00eb; p\u00ebr t\u00eb kisha qen\u00eb\nthjesht nj\u00eb loj\u00eb q\u00eb i mbeti n\u00eb dor\u00eb. Ndaj meje ai shprehu urrejtje, xhelozi,\nxhelozin\u00eb e tij nga paft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, por vet\u00ebm t\u00eb pinte, t\u00eb luante\nkumar dhe m\u00eb keq akoma, t\u00eb shkonte me gra t\u00eb tjera. Xhelozia e tij ishte e\nshprehur atje ku nuk duhet t\u00eb ekzistonte, por mendoj se ishte ve\u00e7 nj\u00eb\njustifikim i veprimeve t\u00eb tij ndaj meje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U desh\u00ebn 20 vjet q\u00eb \u201cmbrojt\u00ebsi im\u201d t\u00eb m\u00eb dilte n\u00eb krah. U desh\u00ebn gjith\u00eb ato\nvite q\u00eb djalli t\u00eb ulej k\u00ebmb\u00ebkryq me mua n\u00eb sof\u00ebr, t\u00eb ulte arm\u00ebt, t\u00eb hiqte m\u00ebnjan\u00eb\ngot\u00ebn e rakis\u00eb dhe ta mbushte at\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr festa e g\u00ebzime e t\u00eb kuptonte se edhe\nai duhet t\u00eb punonte. Ky \u201cmbrojt\u00ebs\u201d ishte nj\u00eb nga vajzat e mia, m\u00eb e urta dhe m\u00eb\ne dhimbsura. Kur vajza ime ishte n\u00eb vit t\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb gjimnaz, nj\u00eb nga\nkush\u00ebrirat e burrit q\u00eb punonim bashk\u00eb dhe shpesh i fliste kush\u00ebririt p\u00ebr\nsjelljen e tij, m\u00eb nd\u00ebrhyri p\u00ebr nj\u00eb krushqi. E njihnim familjen e atij djali\ndhe pranuam t\u00eb dy, burr\u00eb e grua; gjithashtu edhe vajza e p\u00eblqeu. Djali ishte n\u00eb\nItali. Vajza u fejua e u martua. Vajz\u00ebs tjet\u00ebr i doli shkolla dhe iku\ngjithashtu e atje gjeti edhe fatin e saj. E vogla kishte koh\u00eb. Un\u00eb vazhdoja t\u00eb\npunoja dhe burri im t\u00eb pinte e p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e b\u00ebr\u00eb vjehrr\u00eb, vazhdonte t\u00eb dhunohej,\npor do t\u00eb ishte vajza ajo q\u00eb do t\u2019i kund\u00ebrvihej duke i th\u00ebn\u00eb atij babai q\u00eb\nkurr\u00eb s\u2019e kishte rrahur, por e kishte tmerruar shum\u00eb her\u00eb, \u201cmjaft!\u201d, at\u00eb q\u00eb un\u00eb\nnuk kisha patur guximin ta thosha asnj\u00ebher\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mjaft ose ndryshe po e marr mamin nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe ti t\u00eb\nmbetesh vet\u00ebm, pa asnj\u00ebr\u00ebn nga ne! Do t\u2019i b\u00ebj letrat dhe do ta marr n\u00eb Itali!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto fjal\u00eb, \u00e7udit\u00ebrisht, e b\u00ebn\u00eb tim shoq t\u00eb ndalonte. M\u00eb pa me p\u00ebrbuzje,\npor ndaloi s\u00eb m\u00eb rrahuri e gjithashtu, ndaloi s\u00eb piri. Mendova: \u201cPaska Zot!\u201d,\nse deri at\u00ebher\u00eb e kisha mohuar sepse m\u00eb kishte harruar, megjith\u00ebse thon\u00eb se Zoti,\nkur ke nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe dhe nuk ta realizon, ta kthen at\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb\nmir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb person q\u00eb ke p\u00ebr zem\u00ebr ose ta shp\u00ebrblen n\u00eb at\u00eb bot\u00eb. D\u00ebshir\u00ebn time\nq\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb isha mbytur n\u00eb lum\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve, ai ma shp\u00ebrbleu\nme fatin e mir\u00eb q\u00eb u ka r\u00ebn\u00eb vajzave t\u00eb mia, q\u00eb nuk i shikoj t\u00eb vuajn\u00eb, por\njan\u00eb t\u00eb lumtura me burrat e tyre dhe m\u00eb mbrojn\u00eb e m\u00eb p\u00ebrkrahin mua. Kot nuk\nthon\u00eb se, kur e keqja mbyll der\u00ebn, e mira e hap. P\u00ebr \u00e7udi, un\u00eb humba edhe pun\u00ebn\ndhe kush duhet t\u00eb punonte q\u00eb t\u00eb jetonim? Ishte pik\u00ebrisht djalli q\u00eb do \u00e7ohej nga\nsofra, la qejfet, mori lopat\u00ebn dhe filloi t\u00eb punonte. T&#8217;a dija, s&#8217;do kisha\npunuar, por nga ta dija? Ja q\u00eb do ndodhte k\u00ebshtu! Sot un\u00eb nuk jam ndar\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb\ntep\u00ebr von\u00eb, ve\u00e7 n\u00eb zem\u00ebr kam mllef t\u00eb pashprehur asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr ty, i dashur lexues, q\u00eb po lexon k\u00ebt\u00eb histori, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse je\nfem\u00ebr, nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb, q\u00eb ndoshta do isha e fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb ta jepja, un\u00eb\ndo ta them: Kur burri t\u00eb godet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pranoje, por mos ul kok\u00ebn, q\u00eb t\u00eb\nmos e b\u00ebj\u00eb m\u00eb. K\u00ebrc\u00ebnoju se, po pati nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb dhe\nnj\u00eb t\u00eb dhjet\u00eb, e m\u00eb pas do t\u00eb ndodh\u00eb si me mua q\u00eb durova 20 vjet e pyes veten,\ntashm\u00eb gjyshe, se pse nuk pata guximin t\u00eb thosha \u201cjo\u201d&#8230; Si nuk pata guxim t\u2019i\nthoja \u201cjo\u201d k\u00ebtij djalli q\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb ve\u00e7se njeri si un\u00eb?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb jet\u00eb njeriu \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb dhunoj\u00eb, t\u00eb dhunohet apo t\u00eb mos p\u00ebsoj\u00eb as nj\u00ebr\u00ebn, as tjetr\u00ebn. N\u00ebse do kishim mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjidhnim, t\u00eb gjitha ne femrat do t\u00eb zgjidhnin k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, por asgj\u00eb nuk varet n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb ose t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu ka qen\u00eb p\u00ebr mua. Fatkeq\u00ebsisht, un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-21410","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21410"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21410\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}