{"id":21405,"date":"2019-03-09T15:00:41","date_gmt":"2019-03-09T14:00:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21405"},"modified":"2019-03-09T13:20:51","modified_gmt":"2019-03-09T12:20:51","slug":"%ef%bb%bfmamaja-me-ndau-nga-gruaja-ime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfmamaja-me-ndau-nga-gruaja-ime\/","title":{"rendered":"\ufeffMamaja m\u00eb ndau nga gruaja ime!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tani q\u00eb po e rikthej pas t\u00eb shkuar\u00ebn, ndihem edhe m\u00eb keq p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur. Elona ishte dashuria e jet\u00ebs sime dhe un\u00eb e doja at\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. \u00c7do gj\u00eb dukej perfekte deri n\u00eb momentin kur ne u martuam dhe Elona erdhi t\u00eb jetonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Ime m\u00eb nuk e duronte dot pranin\u00eb e saj dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb e kuptova at\u00ebhere kur ishte tep\u00ebr von\u00eb dhe gjat\u00eb asaj kohe Elona kishte vuajtur urrejtjen e mamas\u00eb sime dhe timen gjithashtu. As tani nuk e kuptoj pse ime m\u00eb nuk e ka p\u00eblqyer asnj\u00ebher\u00eb Elon\u00ebn pasi nuk kishte asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb patur k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb ndaj saj. Gjitahshtu, nuk e kuptoj se pse un\u00eb filllova t\u00eb dyshoja te besnik\u00ebria e saj e shtyr\u00eb nga ime m\u00eb. Elona m\u00eb thoshte gjithnj\u00eb: \u201cS\u00eb shpejti do t\u00eb martohemi dhe at\u00ebhere do t\u00eb jemi gjithnj\u00eb pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit\u201d. Ajo mezi e priste martes\u00ebn e po ashtu edhe un\u00eb, pa e ditur q\u00eb kjo martes\u00eb do t\u00eb kthehej n\u00eb vuajtje p\u00ebr Elon\u00ebn e cila asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb kishte treguar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb kishte patur me maman\u00eb time. Dit\u00ebn e martes\u00ebs, q\u00eb t\u00eb dy ishim shum\u00eb t\u00eb emocionuar pasi kjo ishte nj\u00eb dit\u00eb shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. Edhe ime m\u00eb m\u00eb dukej shum\u00eb e lumtur p\u00ebr ne t\u00eb dy. Gjat\u00eb muajit t\u00eb par\u00eb t\u00eb martes\u00ebs, gjith\u00e7ka shkonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme dhe un\u00eb i g\u00ebzohesha \u00e7do dite q\u00eb kaloja pran\u00eb Elon\u00ebs. Tani, pasi e gjitha kjo ka kaluar dhe Elona m\u00eb ka treguar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka kaluar, vendosa t\u2019i ndaja me ju lexues t\u00eb gazet\u00ebs\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Elona vinte nga nj\u00eb familje e\nthjesht\u00eb, mami i saj ishte sht\u00ebpiake dhe babai pun\u00ebtor, nd\u00ebrsa motra e saj e\nvog\u00ebl ishte n\u00eb gjimnaz. Ishte nj\u00eb familje tep\u00ebr e thjesht\u00eb, por me parime, ndaj\ndhe Elona i g\u00ebzonte cil\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u2019u cil\u00ebsuar v\u00ebrtet nj\u00eb vajz\u00eb e mir\u00eb. Pik\u00ebrisht\nme k\u00ebto cil\u00ebsi me t\u00ebrhoqi edhe mua q\u00eb u dashurova marr\u00ebzisht pas saj, por mesa\ndukej, ime m\u00eb nuk mendonte k\u00ebshtu. P\u00ebr t\u00eb ishte problem fakti q\u00eb familja e saj\nnuk i p\u00ebrkiste nj\u00eb shtrese t\u00eb lart\u00eb. M\u00eb kishte kund\u00ebrshtuar shpesh p\u00ebr lidhjen\nme Elon\u00ebn dhe e pranoi k\u00ebt\u00eb lidhje vet\u00ebm kur pa vendosm\u00ebrin\u00eb time p\u00ebr t\u2019u\nmartuar me Elon\u00ebn. \u201cNiku, je i ri dhe mund t\u00eb gjesh nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb vjen nga nj\u00eb\nfamilje e mir\u00eb\u201d, m\u00eb thoshte, por un\u00eb nuk doja t\u2019ia dija fare. Dashuroja Elon\u00ebn\ndhe do t\u00eb martohesha me t\u00eb, me apo pa p\u00eblqimin e mamas\u00eb sime. Im at\u00eb kishte\nvdekur para disa vitesh dhe un\u00eb, pas vdekjes s\u00eb tij, rash\u00eb n\u00eb depresion. Njohja\nme Elon\u00ebn m\u00eb riktheu g\u00ebzimin q\u00eb m\u00eb kishte munguar prej koh\u00ebsh. Preferoja t\u2019i\nkaloja dit\u00ebt me Elon\u00ebn dhe jo i mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi apo duke b\u00ebr\u00eb diskutimet e\nbezdisshme me time m\u00eb. Ajo shpesh m\u00eb thoshte: \u201cNiku, ka ardhur koha t\u00eb formosh\nfamiljen t\u00ebnde, je n\u00eb mosh\u00ebn e duhru p\u00ebr t\u2019u martuar dhe nuk duhet t\u00eb q\u00ebndrosh\nk\u00ebshtu, pa b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb\u201d. Ajo nuk e dinte q\u00eb un\u00eb kisha njohur Elon\u00ebn sepse kisha\npreferuar t\u00eb mos i thoja asgj\u00eb pa u b\u00ebr\u00eb lidhja serioze. Por, po kthehem te\nmarr\u00ebdh\u00ebnia e mamas\u00eb sime dhe Elon\u00ebs e cila kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb e tensionuar.\nPavar\u00ebsisht tentativave t\u00eb shumta t\u00eb Elon\u00ebs p\u00ebr ta rregulluar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie\nt\u00eb tyre, nuk kishte patur sukses. Mamaja gjithmon\u00eb e kishte gjetur nj\u00eb shkak p\u00ebr\nt\u2019u konfliktuar me t\u00eb. Un\u00eb isha shum\u00eb pak i pranish\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi sepse puna m\u00eb\nmerte pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs dhe kthehesha i lodhur, ndaj dhe nuk kam qen\u00eb\ni v\u00ebmenmdsh\u00ebm ndaj asaj q\u00eb ndodhte n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk ia vura re kurr\u00eb vuajtjen e\nas dhimbjen Elon\u00ebs dhe, si t\u00eb mos mjaftonte kjo, ka patur momente q\u00eb edhe un\u00eb\njam sjell\u00eb shum\u00eb keq me t\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk ia fal kurr\u00eb vetes. Ime m\u00eb do t\u00eb gjente\nshkakun m\u00eb banal p\u00ebr ta kritikuar. Edhe n\u00ebse gjella nuk kishte krip\u00eb\nmjaftuesh\u00ebm apo n\u00ebse nuk ishte b\u00ebr\u00eb gati ushqimi n\u00eb or\u00ebn e caktuar, do t\u2019ia\nhidhte fajin Elon\u00ebs e cila shpesh, menj\u00ebher\u00eb pasi ishte grindur me maman\u00eb,\nfutej n\u00eb tualet dhe qante. M\u00eb kujtohet q\u00eb disa her\u00eb e kam par\u00eb me syt\u00eb e\nskuqur, por ajo nuk m\u00eb thoshte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn sepse gjithmon\u00eb kishte menduar se\nun\u00eb do t\u00eb mbaja an\u00ebn e mamas\u00eb sime dhe nuk donte t\u00eb zihej edhe me mua. Muajt e\npar\u00eb Elona e kishte patur shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, madje disa her\u00eb kishte tentuar t\u00eb\nlargohej nga sht\u00ebpia, por nuk e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr mua. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00ebse un\u00eb do t\u00eb largohesha nga\nti, at\u00ebhere ne do t\u00eb duhej t\u00eb divorcoheshim pasi ti do t\u00eb zgjidhje maman\u00eb t\u00ebnde\ndhe un\u00eb nuk do t\u00eb mund ta duroja ndarjen sepse t\u00eb dua\u201d, m\u00eb pati th\u00ebn\u00eb Elona.\nUn\u00eb nuk kisha arritur kurr\u00eb ta doja ashtu si\u00e7 m\u00eb kishte dashur ajo mua dhe\nishte e v\u00ebrtet\u00eb se un\u00eb at\u00ebhere ndoshta do t\u00eb zgjidhja maman\u00eb, nd\u00ebrsa tani, n\u00ebse\ndo t\u00eb m\u00eb duhej t\u00eb zgjidhja, nuk do ta mendoja dy her\u00eb, por do t\u00eb q\u00ebndroja krah\nElon\u00ebs, i sigurt\u00eb dhe krenar p\u00ebr zgjedhjen q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. Mamaja, edhe pas martes\u00ebs\nnuk e pranonte faktin q\u00eb Elona vinte nga nj\u00eb familje shum\u00eb e thjesht\u00eb dhe\nankohej tek un\u00eb sa her\u00eb q\u00eb Elona ndodhej n\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr apo ishte duke b\u00ebr\u00eb\ndi\u00e7ka n\u00eb kuzhin\u00eb. Un\u00eb isha lodhur duke i kthyer p\u00ebrgjigje \u00e7do ankese t\u00eb saj dhe\ntashm\u00eb nuk i ktheja p\u00ebrgjigje, vet\u00ebm dilja nga dhoma sepse nuk mund t\u2019i d\u00ebgjoja\nm\u00eb ankesat e saj t\u00eb p\u00ebrhershme. \u00c7uditesha se si nuk lodhej edhe ajo vete duke i\np\u00ebrs\u00ebritur aq shpesh. Elona, e m\u00ebrzitur n\u00eb sht\u00ebpi ku gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs b\u00ebnte\nvet\u00ebm pun\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb tha se d\u00ebshironte t\u00eb fillonte nj\u00eb pun\u00eb pasi i kishte\nardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs duke e kaluar koh\u00ebn \u00e7do dit\u00eb e mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi. Edhe\nun\u00eb isha dakord q\u00eb t\u00eb fillonte nj\u00eb pun\u00eb, pasi k\u00ebshtu do t\u00eb ndihej m\u00eb mir\u00eb dhe\ndo t\u00eb kishte t\u00eb ardhurat e saj, por mamaja filloi t\u00eb kund\u00ebrshtonte me zjarr\nsapo mori vesh q\u00eb Elona donte t\u00eb futej n\u00eb pun\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr parat\u00eb\ne saj, ajo duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb sepse un\u00eb jam e moshuar tashm\u00eb dhe\nnuk ia dal dot e vetem\u201d, tha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cElona do t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb pun\u00eb\ndhe kjo \u00ebsht\u00eb vendosur tashm\u00eb\u201d, i thash\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Elona dukej shum\u00eb\nentuziaste dhe m\u00eb shikonte gjith\u00eb dashuri. E dashuroja at\u00eb dhe buz\u00ebqeshjen e\nsaj e cila i shndriste n\u00eb fytyr\u00eb dhe mua m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndihesha krenar p\u00ebr. Pas\nk\u00ebsaj, mamaja e pa q\u00eb edhe un\u00eb isha i vendosur e i bindur q\u00eb Elona t\u00eb fillonte\npun\u00eb dhe e pranoi k\u00ebt\u00eb fakt. Me ndihm\u00ebn e nj\u00eb mikut tim, Elona filloi pun\u00eb si\nsekretare n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb private. Ishte shum\u00eb entuziaste p\u00ebr dit\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb\nt\u00eb pun\u00ebs dhe dukej si ata f\u00ebmij\u00ebt me lule n\u00eb dor\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs.\nDol\u00ebm bashk\u00eb at\u00eb dit\u00eb sepse edhe un\u00eb do t\u00eb nisesha n\u00eb pun\u00eb pasi t\u00eb p\u00ebrcillja Elon\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShpresoj t\u00eb mos m\u00ebrzitesh q\u00eb\ndit\u00ebn e par\u00eb\u201d, i thash\u00eb duke buz\u00ebqeshur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDo ta shoh\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb m\u00eb\np\u00eblqej\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa t\u00eb q\u00ebndroj n\u00eb sht\u00ebpi gjith\u00eb dit\u00ebn\u201d, ma ktheu\najo. E p\u00ebrcolla, por nuk e takova dot shefin e saj sepse u b\u00ebra von\u00eb p\u00ebr n\u00eb\npun\u00eb. Mezi prisja q\u00eb t\u00eb kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi dhe ta pyesja Elon\u00ebn se si ia\nkishte kaluar n\u00eb pun\u00eb, por kur u ktheva ajo po flinte sepse sa ishte kthyer,\nkishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, e detyruar nga ime m\u00eb. K\u00ebshtu m\u00eb tha\npasi u zgjua. Megjith\u00ebse kishte fjetur, dukej shum\u00eb e lodhur, por m\u00eb tha se\ndita e par\u00eb e pun\u00ebs i kishte vajtur shum\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb falenderoi q\u00eb i kisha\ngjetur pik\u00ebrisht at\u00eb pun\u00eb. E putha dhe e p\u00ebrqafova. M\u00eb dukej se jeta ime tashm\u00eb\nishte sistemuar dhe ndihesha shum\u00eb i lumtur. D\u00ebshiroja shum\u00eb q\u00eb t\u00eb kisha nj\u00eb\nf\u00ebmij\u00eb. D\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb baba m\u00eb kishte pushtuar t\u00eb t\u00ebrin. Kur ia thash\u00eb\nElon\u00ebs, ajo m\u00eb tha se nuk ishte akoma gati p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb sepse p\u00ebr\nmomentin, po i p\u00ebrkushtohej plot\u00ebsisht pun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUn\u00eb nuk dua q\u00eb ta l\u00eb pun\u00ebn\nsepse sapo e fillova dhe po m\u00ebsohem me t\u00eb, por do t\u00eb vij\u00eb moment q\u00eb do t\u00eb\nb\u00ebhemi prind\u00ebr, t\u00eb premtoj\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb tha, m\u00eb bind\u00ebn p\u00ebr\nmomentin, por mendjen e kisha akoma te d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. P\u00ebr\nmua, kishte ardhur momenti i duhur, por Elona nuk mendonte k\u00ebshtu dhe kjo m\u00eb\nb\u00ebnte t\u00eb ndihesha keq v\u00ebrtet. Megjithat\u00eb, e doja ndaj vendosa ta respektoja\nvendimin e saj dhe ta mb\u00ebshtesja q\u00eb ta kishte m\u00eb t\u00eb leht\u00eb edhe me pun\u00ebn. Ime\nm\u00eb, sapo m\u00ebsoi q\u00eb un\u00eb dhe Elona kishim vendosur t\u00eb mos b\u00ebheshim me f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr\nmomentin, gati \u00e7do dit\u00eb kishte nisur t\u00eb diskutonte me Elon\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb dhe\nia kishte hedhur t\u00eb gjith\u00eb fajin asaj. Kjo e kishte stresuar \u00e7do dit\u00eb Elon\u00ebn e\ncila vazhdonte t\u00eb lodhej n\u00eb pun\u00eb dhe n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUn\u00eb po lodhem shum\u00eb n\u00eb pun\u00eb\ndhe si t\u00eb mos mjaftoj\u00eb kjo, sa her\u00eb q\u00eb kthehm nga puna, jam e detyruar t\u00eb b\u00ebj\nt\u00eb gjitha pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb sepse mamaja jote, nga inati, m\u2019i l\u00eb t\u00eb gjitha mua.\nImagjino pasatj sikur p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, t\u00eb kem edhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, at\u00ebhere nuk do\nt\u2019ia dilja dot edhe n\u00ebse ti do t\u00eb m\u00eb ofroje ndihm\u00ebn t\u00ebnde\u201d, m\u00eb tha. E dija q\u00eb\nt\u00eb gjitha ato q\u00eb m\u00eb tha, ishin t\u00eb v\u00ebrteta, &nbsp;por e pyeta se kur do t\u00eb vinte ky moment n\u00eb t\u00eb\ncilin ne do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebheshim prind\u00ebr. \u201cT\u00eb kem punuar p\u00ebr disa koh\u00eb sepse\nn\u00ebse marr leje q\u00eb tani, do ta ken\u00eb shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb m\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb me dik\u00eb\ntjet\u00ebr dhe k\u00ebshtu, mbetem edhe pa pun\u00eb\u201d, m\u00eb tha<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu e kaluam at\u00eb dit\u00eb duke\ndiskutuar dhe ram\u00eb dakord se nuk ishte koha e duhur p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb prind\u00ebr. E\nfiksova k\u00ebt\u00eb ide n\u00eb kok\u00eb dhe u p\u00ebrqendrova n\u00eb pun\u00eb. Mamaja ishte shum\u00eb e\ninatosur me k\u00ebt\u00eb vendim q\u00eb ne kishim marr\u00eb. \u201cDua t\u00eb b\u00ebhem gjyshe para se t\u00eb\nvdes, por ju nuk doni t\u2019ia dini p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Zemra mund t\u00eb m\u00eb l\u00ebr\u00eb nga moemnti n\u00eb\nmoment dhe n\u00ebse kjo ndodh pa e njohur akoma nipin tim t\u00eb par\u00eb, fajin e ke ti!\u201d,\ni kishte th\u00ebn\u00eb Elon\u00ebs e cila, meq\u00eb ishte m\u00ebrzitur shum\u00eb nga ai diskutim me n\u00ebn\u00ebn\ntime, kishte shkuar p\u00ebr t\u00eb vizituar prind\u00ebrit e saj. M\u00eb telefonoi q\u00eb t\u00eb shkoja\nta merrja n\u00eb or\u00ebn 5. \u201cMbarova pun\u00ebn dhe mendova t\u00eb shkoja t\u00eb takoja prind\u00ebrit\nsepse nuk i shihja prej koh\u00ebsh\u201d, m\u00eb tha n\u00eb makin\u00eb kur po ktheheshim. \u201cMir\u00eb b\u00ebre.\nSi ishin?\u201d. \u201cMir\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb t\u00eb fala, madje na ftuan edhe p\u00ebr dark\u00eb kur\nt\u00eb kemi koh\u00eb\u201d, tha. Kur u kthyem n\u00eb sht\u00ebpi, mamaja ishte futur n\u00eb dhom\u00ebn e saj\ndhe nuk dilte q\u00eb andej, ishte m\u00ebrzitur me ne. E luta\nq\u00eb t\u00eb hapte der\u00ebn dhe t\u00eb bisedoja me t\u00eb, por m\u00eb k\u00ebrkoi ta lija t\u00eb qet\u00eb sepse\ndonte t\u00eb flinte. Dit\u00ebt kalonin dhe Elona tashm\u00eb shkonte vet\u00eb n\u00eb pun\u00eb e kthehej\nvet\u00eb po ashtu. Un\u00eb kthehesha para saj sepse e kisha pun\u00ebn m\u00eb af\u00ebr, por e dija\nse n\u00eb or\u00ebn 5 Elona do t\u00eb ishte n\u00eb sht\u00ebpi, ndaj ngrohja drek\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn ajo e\nkishte p\u00ebrgatitur q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes dhe e hanim bashk\u00eb me maman\u00eb. Mamaja \u00e7uditej kur\nshihte sa kisha ndryshuar q\u00ebkur isha martuar. \u201cM\u00eb par\u00eb nuk b\u00ebje k\u00ebshtu, isha un\u00eb\najo q\u00eb ta p\u00ebrgatisja ushqimin, nd\u00ebrsa tani je ti ai q\u00eb gatuan\u201d. \u201cDhe i gjith\u00eb\nky ndryshim i dedikohet Elon\u00ebs\u201d, i thash\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vura re se ajo m\u00eb pa\nshtremb\u00ebr, por nuk i vura aspak r\u00ebnd\u00ebsi. Erdhi Elona dhe filluam t\u00eb hanim. M\u00eb\nfal\u00ebnderoi p\u00ebr drek\u00ebn dhe u shtri t\u00eb flinte. \u201cKjo pun\u00eb po e lodh Elon\u00ebn, do t\u00eb\nishte m\u00eb mir\u00eb ta linte\u201d, m\u00eb tha mamaja. U mendova dhe kur e shihja Elon\u00ebn e\ncila sapo kthehej nga puna shtrihej p\u00ebr t\u00eb fjetur, fillova t\u2019i jepja t\u00eb drejt\u00eb\nn\u00ebn\u00ebs time, por e dija se n\u00ebse do t\u2019i thoja Elon\u00ebs q\u00eb ta linte pun\u00ebn, nuk do t\u00eb\nishte dakord, aq m\u00eb tep\u00ebr tani q\u00eb ishte m\u00ebsuar me t\u00eb. Si fillim, vendosa t\u00eb mos\ni thoja asgj\u00eb dhe n\u00eb fundjav\u00eb shkuam te prind\u00ebrit e saj t\u00eb cil\u00ebt na kishin\nftuar p\u00ebr dark\u00eb. Gjat\u00eb dark\u00ebs biseduam p\u00ebr pun\u00ebt tona dhe mamaja e Elon\u00ebs\npapritur na pyeti se kur kishim nd\u00ebrmend t\u2019i dhuronim nj\u00eb nip. E pash\u00eb q\u00eb Elona\nu zverdh n\u00eb fytyra, por e theva heshtjen duke th\u00ebn\u00eb se s\u00eb shpejti do ta njihnin\nnipin e tyre sepse edhe ime m\u00eb po e k\u00ebrkonte me ngulm. M\u00eb pas e zhvendosa bised\u00ebn\ntek ata duke i pyetur p\u00ebr veten. N\u00eb or\u00ebn 11 t\u00eb mbr\u00ebmjes u kthyem n\u00eb sht\u00ebpi dhe\nat\u00eb nat\u00eb nuk e hap\u00ebm m\u00eb bised\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, as Elona nuk b\u00ebri asnj\u00eb koment. T\u00eb\nnes\u00ebrmen, mamaja as nuk na pyeti se si kaluam dark\u00ebn e mbr\u00ebmshme, akoma\nvazhdonte t\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjtin mendim p\u00ebr familjen e gruas sime, por edhe Elona\ndukej se ishte m\u00ebsuar me indiferentizmin e saj. Koha kalonte dhe m\u00eb dukej sikur\nnuk kishim folur asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Elona po i jepte shum\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi pun\u00ebs\ndhe tani m\u00eb dukej sikur ishte shum\u00eb e pavarur dhe m\u2019u duk sikur nuk mund t\u00eb\nisha m\u00eb aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. Ajo m\u00eb fliste shpesh p\u00ebr pun\u00ebn, koleg\u00ebt dhe\nshefin e saj i cili, sipas saj, ishte njeri shum\u00eb i mir\u00eb. Normalisht, nuk m\u00eb\nvinte aspak mir\u00eb kur fliste p\u00ebr shefin e saj dhe jo p\u00ebr ne dhe f\u00ebmij\u00ebn, madje\nfillova t\u00eb dyshoja se Elona po m\u00eb tradhtonte me shefin e saj. K\u00ebt\u00eb dyshim ma\nfuti n\u00eb kok\u00eb ime m\u00eb e cila m\u00eb tha se Elona po m\u00eb tradhtonte, prandaj vazhdonte\nt\u00eb mos pranonte q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshim me f\u00ebmij\u00eb. Kjo ndjenj\u00eb dyshimi po m\u00eb brente\np\u00ebrbrenda, edhe pse nuk doja ta jepja veten. Edhe pse Elona kthehej n\u00eb sht\u00ebpi\nsi \u00e7do her\u00eb, n\u00eb or\u00ebn 5, un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri isha i bindur se mes saj dhe shefit kishte\ndi\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se thjesht marr\u00ebdh\u00ebnie pune. Kjo situat\u00eb ishte tep\u00ebr e v\u00ebhstir\u00eb\np\u00ebr mua dhe nuk mund t\u00eb vazhdoja t\u00eb b\u00ebja sikur nuk dija asgj\u00eb. K\u00ebshtu, i tregova\nElon\u00ebs p\u00ebr dyshimet e mia, por ajo i mohoi dhe m\u00eb tha se i dhimbte shum\u00eb q\u00eb\npik\u00ebrisht un\u00eb po dyshoja n\u00eb besnik\u00ebrin\u00eb e saj, por sa m\u00eb shum\u00eb ajo\nkund\u00ebrshtonte, aq m\u00eb shum\u00eb dyshoja. Tashm\u00eb e kisha krijuar bindjen se Elona po\nm\u00eb fshihte di\u00e7ka. Martesa po tensionohej gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr. Un\u00eb nuk e doja\nk\u00ebt\u00eb dhe kishte momente q\u00eb i k\u00ebrkoja t\u00eb falur, madje nj\u00eb nat\u00eb e ftova q\u00eb t\u00eb\ndarkonim jasht\u00eb. Me shum\u00eb mund arrita ta bindja t\u00eb darkonte me mua. Elona m\u00eb\ntha se kishte mbetur shum\u00eb e zhg\u00ebnjyer nga un\u00eb dhe se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, po e\nl\u00ebndoja. Si t\u00eb mos mjaftonte kjo, edhe ime m\u00eb diskutonte shpesh me Elon\u00ebn dhe e\nqortonte duke e akuzuar p\u00ebr tradhti. I k\u00ebrkova q\u00eb at\u00eb nat\u00eb t\u00eb mos flisnim p\u00ebr\ntradhti, por p\u00ebr ne t\u00eb dy dhe pas disa gotave ver\u00eb, na zgjoi zilja e or\u00ebs 7.30.\nT\u00eb dy ishim von\u00eb p\u00ebr t\u00eb vajtur n\u00eb pun\u00eb. Para\nse t\u00eb ngriheshim nga krevati, e pam\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb sy p\u00ebr disa \u00e7aste, por\nnuk fol\u00ebm asnj\u00eb fjal\u00eb. B\u00ebm\u00eb dush dhe dol\u00ebm nga sht\u00ebpia. Mendova shum\u00eb p\u00ebr at\u00eb\nnat\u00eb, por i kisha mendimet e turbullta. E mendoja Elon\u00ebn n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb dit\u00ebs\ndhe m\u00eb dukej sikur e gjith\u00eb dashuria m\u00eb ishte kthye n\u00eb fiksim. Sa her\u00eb q\u00eb e\nmendoja, buz\u00ebqeshja me veten, por kjo buz\u00ebqeshje me largohej menj\u00ebher\u00eb nga\nfytyra sapo e imagjinoja me shefin e saj. K\u00ebshtu, edhe at\u00eb dit\u00eb, kur Elona u\nkthye n\u00eb sht\u00ebpi, un\u00eb isha i ngrysur dhe nuk ia ktheva puthjen. \u201cPo tani \u00e7far\u00eb ke? Akoma mendon se t\u00eb kam tradhtuar?\u201d, m\u00eb\npyeti. Nuk iu p\u00ebrgjigja, por preferova t\u00eb shikoja televizor. Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb pas ajo\nkishte diskutuar me maman\u00eb dhe un\u00eb e d\u00ebgjova t\u00eb qante. Akoma isha i nxehur dhe\nnuk vajta p\u00ebr ta qet\u00ebsuar. Pas nj\u00eb ore, pash\u00eb Elon\u00ebn me valixhe n\u00eb dor\u00eb duke u\nnisur p\u00ebr t\u00eb ikur te prind\u00ebrit e saj. Nuk mund ta lija t\u00eb largohej sepse k\u00ebshtu\ndo ta humbja p\u00ebrgjithmon\u00eb. Iu luta t\u00eb mos m\u00eb linte, i premtova se do t\u00eb\nndryshoja dhe u desh\u00ebn dy or\u00eb q\u00eb Elona t\u00eb bindej. M\u00eb pas, ime m\u00eb m\u00eb qortoi se\nnuk duhet t\u00eb isha treguar aq i dob\u00ebt para saj, duhet ta kisha l\u00ebn\u00eb t\u00eb ikte\nsepse do t\u00eb kthehej vet\u00eb shum\u00eb shpejt, mendonte ajo, por un\u00eb nuk mund t\u00eb\nrrezikoja sepse ajo mund edhe t\u00eb mos kthehej. Megjith\u00ebse Elona vendosi t\u00eb\nq\u00ebndronte, marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb nuk ishte m\u00eb si m\u00eb par\u00eb. Dit\u00ebt n\u00eb vazhdim filloi t\u00eb\nkthehej m\u00eb von\u00eb nga puna dhe e justifikoi k\u00ebt\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se kishte shum\u00eb pun\u00eb.\nUn\u00eb fillova t\u00eb dyshoja p\u00ebrs\u00ebri dhe i k\u00ebrkova q\u00eb ta linte pun\u00ebn. N\u00eb momentin q\u00eb\nia thash\u00eb, Elona mbante nj\u00eb zarf n\u00eb dor\u00eb. M\u00eb pa gjith\u00eb indiferentiz\u00ebm, e hodhi\nzarfin p\u00ebrpara meje n\u00eb tavolin\u00eb dhe u fut n\u00eb dhom\u00eb. E hapa dhe pash\u00eb se ishte\nnj\u00eb test shtatzanie. Elona ishte shtatz\u00ebn\u00eb! I vajta n\u00eb dhom\u00eb dhe e pyeta se pse\nnuk m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb m\u00eb par\u00eb. \u201cSepse k\u00ebto dit\u00eb fillova t\u00eb kisha simptomat\ndhe nuk doja t\u00eb thoja asgj\u00eb pa qen\u00eb e sigurt\u00eb, por tani m\u00eb duket se nj\u00ebsoj\n\u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb mos e kisha th\u00ebn\u00eb\u201d, m\u00eb tha. Ia dhash\u00eb lajmin mamas\u00eb dhe prisja q\u00eb\najo t\u00eb ishte shum\u00eb entuziaste, por ajo m\u00eb pyeti n\u00ebse isha i sigurt\u00eb q\u00eb f\u00ebmija\nishte i imi. Dyshimi i saj m\u00eb turbulloi edhe m\u00eb shum\u00eb; doja t\u00eb isha i qet\u00eb dhe i\nsigurt\u00eb, ndaj e pyeta Elon\u00ebn: \u201cI imi \u00ebsht\u00eb?\u201d. \u201cMallkuar qofsh ti, bashk\u00eb me\nmaman\u00eb t\u00ebnde!\u201d, m\u00eb tha. E q\u00ebllova me shuplak\u00eb dhe dola nga sht\u00ebpia. Ajo filloi\nt\u00eb qante. M\u00eb pas, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb un\u00eb nuk isha n\u00eb sht\u00ebpi, edhe mamaja i kishte\nfolur p\u00ebr dyshimet e saj duke m\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb mua q\u00eb dyshoja. N\u00eb gjendjen q\u00eb\nishte, Elona kishte marr\u00eb rrobat e saj dhe kishte dal\u00eb nga sht\u00ebpia. Mbi\ntavolin\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb let\u00ebr shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Isha i nevrikosur q\u00eb m\u00eb kishte\nl\u00ebn\u00eb dhe harrova fare ta lexoja letr\u00ebn. Kishte vajtur te prind\u00ebrit e saj dhe\nnuk mendonte q\u00eb t\u00eb kthehej m\u00eb tek un\u00eb. Ishim\nl\u00ebnduar shum\u00eb q\u00eb t\u00eb dy nga kjo ndarje, por m\u00eb shum\u00eb Elona. Kisha humbur besimin\ntek ajo p\u00ebr shkak t\u00eb xhelozis\u00eb sime t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. E prisja pas pun\u00ebs, gati \u00e7do\ndit\u00eb dhe sa her\u00eb mundohesha t\u00eb flisja me t\u00eb, m\u00eb largohej. E dija q\u00eb edhe ajo po\nvuante, por nuk mund t\u00eb ma falte. Pas dy muajsh m\u00ebsova q\u00eb Elona kishte kryer\nabort. Kishin kaluar dy muaj dhe ne nuk kishim komunikuar akoma. Nj\u00eb pasdite,\nkur u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb zun\u00eb syt\u00eb letr\u00ebn q\u00eb m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb Elona. U drodha i\nt\u00ebri dhe nuk kisha guxim ta lexoja. Isha b\u00ebr\u00eb tjet\u00ebr njeri q\u00ebkur m\u00ebsova se ajo\nkishte abortuar f\u00ebmij\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cilin kisha dyshuar se ishte i imi, por n\u00eb fund\ne lexova at\u00eb let\u00ebr ku ajo kishte shkruar p\u00ebr gjith\u00eb vuajtjet q\u00eb kishte kaluar\ngjat\u00eb martes\u00ebs, t\u00eb cilat un\u00eb i shkrova n\u00eb gazet\u00eb. Ndarja jon\u00eb ishte\np\u00ebrfundimtare dhe un\u00eb kam mbetur shum\u00eb i l\u00ebnduar&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tani q\u00eb po e rikthej pas t\u00eb shkuar\u00ebn, ndihem edhe m\u00eb keq p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur. Elona ishte dashuria e jet\u00ebs sime dhe un\u00eb e doja at\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. \u00c7do gj\u00eb dukej perfekte deri n\u00eb momentin kur ne u martuam dhe Elona erdhi t\u00eb jetonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Ime m\u00eb nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21406,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-21405","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21405"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21405\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21406"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}