{"id":21404,"date":"2019-03-09T14:00:32","date_gmt":"2019-03-09T13:00:32","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21404"},"modified":"2019-03-09T13:14:12","modified_gmt":"2019-03-09T12:14:12","slug":"astrologia-shpjegon-58","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/astrologia-shpjegon-58\/","title":{"rendered":"Astrologia shpjegon..!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u00c7ant\u00eb me dokumente<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur ishte err\u00ebsir\u00eb dhe un\u00eb\nnuk e gjeja dot makin\u00ebn. Papritur, gjeta nj\u00eb \u00e7ant\u00eb me dokumente e celular, q\u00eb\nishin shum\u00eb t\u00eb vlefshme. M\u00eb von\u00eb e gjeta makin\u00ebn. Ma kishin \u00e7uar p\u00ebr parkim. Ju\nlutem, pres nj\u00eb p\u00ebrgjigje. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon d\u00ebshir\u00ebn\np\u00ebr t\u00eb pasur di\u00e7ka tuaj\u00ebn, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb rasti i nj\u00eb makine. Nga ana tjet\u00ebr,\n\u00ebndrra ju sugjeron t\u00eb d\u00ebshironi gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa objekte thjesht\nmateriale. N\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim, do t\u00eb gjeni nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar gjendjen\ntuaj financiare. Pra, do t\u00eb keni rritje t\u00eb t\u00eb ardhurave financiare. Gjith\u00eb t\u00eb\nmirat!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Makina ecte vet\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur makina ime ndizet vet\u00eb dhe ec\u00ebn\npa njeri brenda. M\u00eb hyri frika se do t\u00eb shkaktonte d\u00ebmtime dhe mundohem ta\narrij e ta komandoj, por makina, \u00e7udit\u00ebrisht, merr rrug\u00ebn si\u00e7 duhet. Megjithat\u00eb,\nun\u00eb e ndjeja serish frik\u00ebn se thosha me vete: \u201cPo sikur t\u2019i dal\u00eb ndonj\u00eb e\npapritur, kush do ta frenoj\u00eb?\u201d. Ashtu, e sikletosur, u zgjova nga gjumi. Sonja.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E dashur Sonja, \u00ebndrra\nshpreh qart\u00eb frik\u00ebn q\u00eb keni p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb po e ndiqni koh\u00ebt e\nfundit. Gjith\u00e7ka ec\u00ebn shum\u00eb mir\u00eb, por ju jeni shum\u00eb e emocionuar, pasi keni\nfrik\u00eb nga pengesat dhe t\u00eb papriturat. Mir\u00eb do t\u00eb ishte t\u00eb q\u00ebndroni e qet\u00eb dhe t\u00eb\nshijoni k\u00ebt\u00eb koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb avantazhin tuaj, por emocionet e tep\u00ebrta q\u00eb keni\nmund t\u2019ju b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nxitoheni dhe t\u00eb b\u00ebni di\u00e7ka t\u00eb gabuar q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb k\u00ebt\u00eb\nmbar\u00ebsi q\u00eb keni tani, prandaj kini kujdes. Ju uroj fat!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ferm\u00eb kuajsh<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Isha me shoqet e mia n\u00eb nj\u00eb ferm\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb\nkishte vet\u00ebm kuaj. Duke shijuar natyr\u00ebn dhe kuajt se si kal\u00ebronin, pash\u00eb q\u00eb nj\u00eb\nnga kuajt e eg\u00ebr po ecte drejt meje. P\u00ebr momentin, u terrorizova sepse isha e\nsigurt\u00eb q\u00eb do t\u00eb vritesha nga ai, por kur m\u2019u afrua, ai e ngadal\u00ebsoi kal\u00ebrimin\ndhe kaloi pa m\u00eb b\u00ebr\u00eb as g\u00ebrvishtjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Ju lutem, m\u00eb thoni\nparashikimin e k\u00ebsaj \u00ebndrre.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pak a shum\u00eb, kjo \u00ebnd\u00ebrr ka nj\u00eb\nlloj ngjashm\u00ebrie me shpjegimin e \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, vet\u00ebm se, n\u00eb ndryshim\nnga ajo, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pavar\u00ebsisht frik\u00ebs dhe emocioneve q\u00eb ndjeni, ju nuk do t\u00eb\np\u00ebsoni as l\u00ebndimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. K\u00ebshtu, l\u00ebreni veten t\u00eb lir\u00eb ashtu si\u00e7 jeni n\u00eb\nk\u00ebto koh\u00eb dhe do t\u00eb shikoni q\u00eb fati \u00ebsht\u00eb me ju. Shijoni k\u00ebto emocione, qofshin\nedhe t\u00eb frikshme, sepse n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, ju entuziazmojn\u00eb dhe shprehin k\u00ebnaq\u00ebsi\np\u00ebr ato \u00e7far\u00eb po ju ndodhin. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Fustan me njoll\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr pash\u00eb sikur fustani im ishte b\u00ebr\u00eb me njoll\u00eb, si\npasoj\u00eb e nj\u00eb plage t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb trup q\u00eb e kisha dhe q\u00eb ishte hapur. A ka ndonj\u00eb\nkuptim kjo \u00ebnd\u00ebrr? Anisa<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E dashur Anisa, rrobat sh\u00ebrbejn\u00eb\np\u00ebr t\u00eb na mbrojtur nga i ftohti dhe q\u00eb t\u00eb mbulojm\u00eb lakuriq\u00ebsin\u00eb. Kjo \u00ebnd\u00ebrr i\nreferohet k\u00ebsaj t\u00eb dyt\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se, sado q\u00eb t\u00eb mundoheni t\u00eb fshihni\nndjesit\u00eb e brendshme ose nj\u00eb lloj m\u00ebrie ndaj njer\u00ebzve tuaj m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, ajo s\u00ebrish\ndo t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pah. Ju lexohet n\u00eb sy zem\u00ebrimi q\u00eb keni, gj\u00eb q\u00eb do t\u2019ju v\u00ebr\u00eb n\u00eb\nsiklet sepse s\u2019do t\u2019ju vij\u00eb aspak mir\u00eb kur ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb te ju. Ju uroj\nsh\u00ebndet!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Zhurma<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Pash\u00eb sikur isha n\u00eb sht\u00ebpi dhe aty ishte edhe mami im,\ne cila m\u00eb tha se po d\u00ebgjonte zhurma t\u00eb \u00e7uditshme. Un\u00eb i thash\u00eb se duhet t\u00eb\nishin hajdut\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u2019i mbyllnim t\u00eb gjitha dyert e dritaret. Megjith\u00ebse\nu ndjeva e mbrojtur, isha tmerr\u00ebsisht e trishtuar. Pres shpjegimin. Erjona.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; <\/strong>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\nshum\u00eb interesante dhe dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr ju, Erjona, nj\u00eb mesazh shum\u00eb i qart\u00eb q\u00eb\nshpresoj dhe uroj ta merrni n\u00eb konsiderat\u00eb, pasi ka \u00ebndrra q\u00eb nuk e shprehin\nkaq hapur mesazhin brenda vetes. Duke mos gjykuar maman\u00eb tuaj, ajo \u00ebsht\u00eb\nmunduar gjith\u00eb jet\u00ebn t\u2019ju b\u00ebj\u00eb si veten dhe ju i keni shkuar pas fijes, duke e\npar\u00eb si modelin tuaj. Duke qen\u00eb natyr\u00eb shum\u00eb e brisht\u00eb dhe frikacake, ajo ju ka\nb\u00ebr\u00eb si veten, jo p\u00ebr ndonj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb keq, por p\u00ebr t\u00eb vetmen arsye q\u00eb t\u2019ju\nmbroj\u00eb nga problemet q\u00eb sjell jeta. Por, kjo ka pasojat e veta, sepse ju jeni b\u00ebr\u00eb\nnj\u00eb person shum\u00eb i mbyllur n\u00eb vetvete, duke hequr dor\u00eb nga t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb\nq\u00eb ju ka dhuruar jeta gjer tani. Keni hequr dor\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm nga frika se mos\nl\u00ebndoheni. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb bunkeri t\u00eb mbron, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb gjithashtu\nse t\u00eb burgos dhe t\u00eb m\u00ebnjanon nga gjith\u00eb bota. Prandaj jeni ndjer\u00eb e trishtuar n\u00eb\n\u00ebnd\u00ebrr sepse edhe realisht, ju ashtu ndiheni; e vetmuar dhe e m\u00ebnjanuar. M\u00eb mir\u00eb\nt\u00eb rrezikosh dhe t\u00eb guxosh n\u00eb jet\u00eb sesa t\u00eb rrish e izoluar dhe t\u00eb ndihesh si e\nvdekur e pa interes p\u00ebr ask\u00ebnd. Keni nevoj\u00eb t\u00eb dilni nga ky lloj izolimi,\nndryshe nuk do t\u00eb ecni kurr\u00eb p\u00ebrpara. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Cigane<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; N\u00eb \u00ebndrr\u00ebn time ishte nj\u00eb cigane q\u00eb q\u00ebndronte mbrapa\nsht\u00ebpis\u00eb dhe b\u00ebnte shenja n\u00eb murin e sht\u00ebpis\u00eb time, duke th\u00ebn\u00eb fraza q\u00eb nuk i\nkuptoja. M\u00eb dukej sikur po mallkonte sht\u00ebpin\u00eb time dhe n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, un\u00eb fillova\nt\u00eb qaja dhe t\u00eb lutesha. Edhe cigania nga ana e saj po lutej, por duke qeshur me\nt\u00eb madhe q\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb kuptoja mua se lutjet e mia nuk sh\u00ebrbenin p\u00ebr asgj\u00eb.\n\u00c7far\u00eb parashikon kjo \u00ebnd\u00ebrr? Sabrina<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E dashur\nSabrina, \u00ebndrra juaj tregon q\u00eb jeni shum\u00eb racionale me veten tuaj dhe u jepni m\u00eb\nshum\u00eb vler\u00eb sjelljeve mashkullore. Kjo gj\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe ju t\u00eb silleni si t\u00eb\nishit mashkull, duke harruar feminilitetin tuaj dhe cil\u00ebsit\u00eb e femr\u00ebs. Cigania\np\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb gjitha cil\u00ebsit\u00eb fem\u00ebrore. Ajo ju tregon q\u00eb ju e lini pas dore\nfemr\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb brenda jush dhe nuk e nderoni aspak at\u00eb, i admironi m\u00eb shum\u00eb\nse\u00e7 duhet cil\u00ebsit\u00eb mashkullore dhe nuk njihni limite. Kini kujdes sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nm\u00ebnyr\u00eb i b\u00ebni keq edhe vetes tuaj. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Me pistolet\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Para dy net\u00ebsh kam par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb m\u00eb ka transmetuar\nankth dhe frik\u00eb. Shoh sikur bie zilja e port\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe un\u00eb shkoj p\u00ebr t\u00eb\nhapur. Nuk arrij ta hap tamam der\u00ebn kur futet brenda nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb kishte\nzgjatur krahun dhe kishte pistolet\u00ebn q\u00eb ma vuri n\u00eb kok\u00eb. Nga frika e madhe, u\nzgjova nga gjumi. Ju lutem, m\u00eb thoni \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb se jam e frik\u00ebsuar. Sara.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E dashur Sara, \u00ebndrra juaj\ntregon q\u00eb keni probleme intime me meshkujt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ose m\u00eb sakt\u00eb, keni\nfrik\u00eb t\u00eb futeni n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie intime, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kaluare t\u00eb hidhur, mbase.\nMos kini frik\u00eb se mos ju k\u00ebrc\u00ebnon njeri; e gjith\u00eb \u00ebndrra \u00ebsht\u00eb simbol seksual.\nSi krahu, si pistoleta e tij drejtuar ndaj jush, jan\u00eb simbolet seksuale t\u00eb nj\u00eb\nmashkulli. Ju e konsideroni marr\u00ebdh\u00ebnien seksuale si nj\u00eb p\u00ebrdhunim dhe jo si nj\u00eb\nk\u00ebnaq\u00ebsi apo nevoj\u00eb fiziologjike. Mendoj se duhet t\u00eb flisni me nj\u00eb person m\u00eb t\u00eb\nrritur se ju ose t\u00eb shpreheni p\u00ebrse keni kaq shum\u00eb frik\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet\nintime. Jo domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb eksperienc\u00eb negative e s\u00eb kaluar\u00ebs duhet t\u2019ju p\u00ebrfshij\u00eb\nedhe n\u00eb t\u00eb tashmen apo t\u00eb ardhmen. Nuk jan\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebdh\u00ebniet nj\u00ebsoj&#8230; Pastaj,\nshikojeni marr\u00ebdh\u00ebnien intime si nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb domosdoshme p\u00ebr trupin tuaj. Kur\nt\u00eb gjeni personin e duhur, jam e sigurt\u00eb q\u00eb kjo frik\u00eb do t\u2019ju kaloj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>I akuzuar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Jam Iliri dhe nuk i besoj shum\u00eb \u00ebndrrat, por nj\u00eb nga k\u00ebto\nq\u00eb kam par\u00eb m\u00eb ka ngelur n\u00eb mendje. Isha me shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb ku pash\u00eb se\nt\u00eb gjith\u00eb po m\u00eb akuzonin p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb s\u2019e kisha b\u00ebr\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb m\u00eb kishin\ndrejtuar gishtin dhe m\u00eb kishin rrethuar saq\u00eb m\u00eb dukej sikur nga momenti n\u00eb\nmoment, do t\u00eb m\u00eb sulmonin dhunsh\u00ebm. U thoja shok\u00ebve t\u00eb mi: \u201cPse ma b\u00ebni k\u00ebt\u00eb?\u201d,\npor ata reagonin akoma m\u00eb shum\u00eb. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; I nderuar lexues, do t\u00eb keni\nprobleme n\u00eb jet\u00ebn private ose at\u00eb profesionale, varet se ku keni pasur debate\nkoh\u00ebt e fundit. Do t\u2019ju akuzojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb veprim q\u00eb n\u00eb fakt, thell\u00eb-thell\u00eb, nuk\ne keni shkaktuar ju. P\u00ebr pasoj\u00eb, do t\u00eb grindeni dhe do t\u00eb ndjeni q\u00eb dinjiteti\njuaj \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur ose marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb saq\u00eb do t\u00eb ndiheni keq me veten dhe\nme ata q\u00eb ju rrethojn\u00eb, por nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsoheni sepse nuk do t\u00eb zgjidhni\nasgj\u00eb. \u00c7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb kalimtare dhe ju do t\u2019i rregulloni s\u00ebrish marr\u00ebdh\u00ebniet e\nthyera. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb Evrop\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur do t\u00eb shkoja n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr nj\u00eb\nudh\u00ebtim me shoq\u00ebrin\u00eb time dhe sikur e shikoja veten n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, por\nishin me sekuenca t\u00eb shkurtra. Pres p\u00ebrgjigje nga ju, astrologe. Neda.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E dashur Neda, p\u00ebrve\u00e7 faktit\nq\u00eb mund t\u00eb keni planifikuar ose \u00ebnd\u00ebrruar nj\u00eb udh\u00ebtim, kjo \u00ebnd\u00ebrr tregon q\u00eb do\nt\u2019ju p\u00ebrmir\u00ebsohet gjendja financiare. Por, edhe n\u00ebse e realizoni v\u00ebrtet udh\u00ebtimin\nn\u00eb Evrop\u00eb, do t\u00eb njihni shum\u00eb miq t\u00eb rinj dhe jeta ose pik\u00ebpamjet tuaja do t\u00eb\nndryshojn\u00eb p\u00ebr mir\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7ant\u00eb me dokumente &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur ishte err\u00ebsir\u00eb dhe un\u00eb nuk e gjeja dot makin\u00ebn. Papritur, gjeta nj\u00eb \u00e7ant\u00eb me dokumente e celular, q\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb vlefshme. M\u00eb von\u00eb e gjeta makin\u00ebn. Ma kishin \u00e7uar p\u00ebr parkim. Ju lutem, pres nj\u00eb p\u00ebrgjigje. &#8211; Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21160,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[266],"class_list":["post-21404","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-endrra","tag-endrra-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21404","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21404"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21404\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21160"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}