{"id":21396,"date":"2019-03-08T19:00:50","date_gmt":"2019-03-08T18:00:50","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21396"},"modified":"2019-03-08T18:14:30","modified_gmt":"2019-03-08T17:14:30","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-34","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-34\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi! (34)"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijim&#8230;!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po p\u00ebr vajz\u00ebn, i ke th\u00ebn\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po, i kam th\u00ebn\u00eb dhe ai nuk e ka\nproblem. T\u00eb thash\u00eb zem\u00ebr q\u00eb m\u00eb do si i \u00e7mendur, por e keqja \u00ebsht\u00eb se edhe un\u00eb e\ndua shum\u00eb. Sa e pash\u00eb, se\u00e7 m\u00eb ngacmoi n\u00eb zem\u00ebr. U afruam si padashur me\nnjeri-tjetrin dhe filluam t\u00eb bisedojm\u00eb. Ndenj\u00ebm bashk\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb drek\u00ebs e\nderisa ik\u00ebm&#8230; Po t\u00eb duash, te prezantoj edhe ty me t\u00eb. Takohemi para pune? I\nthem q\u00eb punojm\u00eb bashk\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Dakord, &#8211; i thash\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi.\n&#8211; Kam qejf ta njoh edhe un\u00eb Princin t\u00ebnd&#8230; Po pse m\u00eb the q\u00eb \u201ce keqja \u00ebsht\u00eb se\nedhe un\u00eb e dua shum\u00eb?\u201d Ku \u00ebsht\u00eb e keqja k\u00ebtu?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Eshte keq, sepse ta kam th\u00ebn\u00eb\nm\u00eb duket q\u00eb n\u00eb nj\u00eb lidhje asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt nuk duhet ta duan shum\u00eb njera-tjetr\u00ebn.\nKurr\u00eb nuk funksionon nj\u00eb lidhje e till\u00eb. \u00cbsht\u00eb e destinuar te shkat\u00ebrrohet nga\nxhelozia dhe stresi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E ke gabim! &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, jo, &#8211; nguli kemb\u00eb ajo. &#8211; Kam\nnjohur raste te tilla, q\u00eb edhe pse e donin shume njeri-tjetrin, ziheshin\np\u00ebrdite dhe m\u00eb ne fund, u ndan\u00eb. Pas ndarjes, vuanin q\u00eb t\u00eb dy. Idealja \u00ebsht\u00eb q\u00eb\nnj\u00ebri ta doj\u00eb shum\u00eb e tjetri jo. Kjo \u00ebsht\u00eb lidhja perfekte, lidhja q\u00eb zgjat&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk ma mbush dot mendjen me\nk\u00ebto filozofimet e tua, &#8211; i thash\u00eb duke qeshur, &#8211; por m\u00eb l\u00ebr t\u00eb b\u00ebhem gati q\u00eb\nt\u00eb vij te ti&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasdite u takuam. Nadja ishte m\u00eb\ne bukur se kurr\u00eb. Rrezatonte si nje diell i vog\u00ebl. Dukej q\u00eb ishte e lumtur.\nErdh\u00ebn t\u00eb dy p\u00ebrball\u00eb meje te zene dor\u00ebp\u00ebrdore si adoleshent\u00eb t\u00eb sapodashuruar.\nI dashuri i saj ishte ndryshe nga \u00e7\u2019e p\u00ebrfytyrova. Ngaq\u00eb merrej me gurin, e\nkisha parashikuar si nj\u00eb trupmadh muskuloz me duar e shpatulla t\u00eb m\u00ebdha. Jo, ai\nishte i gjate, por i im\u00ebt n\u00eb trup dhe n\u00eb fytyr\u00eb. Kishte nj\u00eb buzeqeshje\nfeminore, qe ia vinte ne dukje buzet e kuqe qe, n\u00eb fakt, i kishte shum\u00eb te\nbukura. \u201cNdofta ato buz\u00eb e kishin terhequr Nadjan\u201d, mendova. Dukej q\u00eb Nadjan e\ndonte shum\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ndenj\u00ebm n\u00eb kafe, nuk ia hiqte syt\u00eb dhe, ose ia\nmbante dor\u00ebn shtr\u00ebnguar n\u00eb dor\u00ebn e tij, ose i perkedhelte krahun. \u201cIshallah u\nvazhdon gjat\u00eb kjo dashuri!\u201d, urova dhe m\u00eb shkoi mendja te vetja ime: Do t\u00eb\nprovoja edhe un\u00eb ndoshta nj\u00eb dashuri t\u00eb till\u00eb?!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>22 prill 2010<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kisha punuar deri von\u00eb at\u00eb nat\u00eb\ndhe n\u00eb m\u00ebngjes, nuk m\u00eb hapeshin syt\u00eb nga gjumi. Ah, ai gjumi i m\u00ebngjesit, kush\nnuk e do t\u00eb shkretin, po jo t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb luksin ta shijojn\u00eb. Ca duhet t\u00eb\nshkojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb, ca duhet t\u00eb p\u00ebrcjellin kalamajt\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. Nejse, po flija\npasi kisha p\u00ebrcjell\u00eb djalin p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb, kur d\u00ebgjova zilen e celularit tim\nq\u00eb nuk pushonte s\u00eb r\u00ebni. Kush e di e sata her\u00eb ishte q\u00eb binte, se e kam gjumin t\u00eb\nr\u00ebnd\u00eb. E hapa dhe n\u00eb vesh\u00eb m\u00eb erdhi z\u00ebri i njohur i Eftalis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Te zgjova kukla mu? &#8211; me tha\najo duke u perkedhelur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po! &#8211; i thashe. &#8211; \u00c7\u2019ka ndodhur?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Asgje, pata nje telefonat\u00eb qe\nheret ne mengjes sot. I provova gjithe numrat e vajzave, por vetem ti e kishe\nhapur celularin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kaq klient i rendesishem qenka?\n&#8211; e pyeta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ishte nje grua. Nuk e mora vesh\nsi ishte tamam puna, por shko nje here\u2026 &#8211; m\u00eb tha Eftalia ne telefon. &#8211; Eshte\nbere keq per pune kukla mu dhe nuk duhet t\u2019ua prishim klient\u00ebve&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse, ka ndonje problem? \u2013 e\npyeta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, jo, por telefonoi nje grua\ndhe kerkonte nje vajze. Nuk m\u00eb dha shpjegime se perse e donte. Dua t\u00eb\nbisedojme\u2026 &#8211; me tha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Hajde se po shkoj nje here! &#8211; i\nthashe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas nj\u00ebzet minutash udh\u00ebtim, ndaluam\npara nj\u00eb vile dykat\u00ebshe, t\u00eb bukur, n\u00eb periferi t\u00eb Athin\u00ebs. Vila ishte e\nrrethuar p\u00ebrqark me lule, nga ato q\u00eb m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb mua m\u00eb shum\u00eb: jasemin\u00eb,\ntr\u00ebndafila dhe limona. M\u00eb p\u00eblqeu vila dhe po \u00ebnd\u00ebrroja sikur t\u00eb kisha edhe un\u00eb\nnj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ku djali im t\u00eb lozte lirisht dhe un\u00eb t\u00eb rrija duke u kujdesur p\u00ebr\nlulet, p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb. M\u00eb shk\u00ebputi nga \u00ebnd\u00ebrrimet z\u00ebri i \u00ebmb\u00ebl i nj\u00eb gruaje q\u00eb na\nftoi t\u00eb hynim brenda. Zonja k\u00ebrkoi falje se m\u00eb kishte zgjuar \u201cher\u00ebt\u201d n\u00eb m\u00ebngjes\n(ora ishte 11.00), por e kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb surpriz\u00eb t\u00eb shoqit, i\ncili pas disa dit\u00ebsh kishte dit\u00eblindjen, mbushte 60 vje\u00e7. N\u00eb at\u00eb moment, shum\u00eb\ngj\u00ebra m\u00eb shkuan n\u00ebp\u00ebr mend. \u00c7\u2019pun\u00eb kisha un\u00eb me dit\u00eblindjen e burrit t\u00eb saj?\nMos k\u00ebrkonte t\u00eb b\u00ebnim dashuri treshe? M\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos e vrisja shum\u00eb mendjen dhe\nt\u00eb prisja \u00e7\u2019do t\u00eb m\u00eb thoshte ajo, mjaft t\u00eb m\u00eb paguante mir\u00eb dhe ajo dukej se\nkishte lek\u00eb&#8230; N\u00eb fakt, filloi t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente ajo zonj\u00eb. Ishte n\u00eb t\u00eb\npes\u00ebdhjetat, por shum\u00eb e mbajtur dhe tregonte m\u00eb pak. Kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tualet t\u00eb\nleht\u00eb, q\u00eb nuk binte shum\u00eb n\u00eb sy, po q\u00eb asaj i shkonte shum\u00eb. Dukej goxha e\nmbajtur, ishte e bukur, veshur me shije, por edhe me kultur\u00eb, po t\u00eb gjykoje nga\nlibrat e trash\u00eb q\u00eb kishte n\u00eb bibliotek\u00eb. Thua t\u2019i kishte lexuar t\u00eb gjith\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo m\u00eb ftoi t\u00eb ulesha n\u00eb nj\u00eb\nkolltuk. Po m\u00eb trajtonte si shoqen e saj, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodh shpesh me ne, q\u00eb\njemi m\u00ebsuar me lloj-lloj sjelljesh. M\u00eb qerasi me nj\u00eb got\u00eb liker, mori edhe nj\u00eb\np\u00ebr vete dhe u ul pran\u00eb meje n\u00eb kolltuk.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Im shoq \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00eb, po m\u00eb\nmir\u00eb k\u00ebshtu, se dua t\u2019i b\u00ebj p\u00ebr 60 vjetorin nj\u00eb surpriz\u00eb q\u00eb besoj do t\u2019i\np\u00eblqej\u00eb. Surpriza ime je ti! &#8211; tha ajo duke m\u00eb buz\u00ebqeshur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj? &#8211; e pyeta\nun\u00eb, e gatshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Do t\u00eb dal\u00ebsh nga nj\u00eb tort\u00eb\ngjigande, n\u00eb fund t\u00eb fest\u00ebs. \u2013 m\u00eb tha ajo. \u2013 E di q\u00eb nuk jam shum\u00eb origjinale,\npor ja q\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00eb shpiku mendja. I kam marr\u00eb masat edhe p\u00ebr tort\u00ebn &#8211; shtoi ajo.\n&#8211; Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tort\u00eb gjigande, e vendosur mbi nj\u00eb kuti kartoni. Ti do t\u00eb\nfutesh nga posht\u00eb dhe do t\u00eb dal\u00ebsh pasi t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb k\u00ebng\u00ebn. M\u00eb pas, do t\u00eb\nq\u00ebndrosh me tim shoq\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb ide e keqe &#8211; shtova\nun\u00eb, &#8211; por une mund te bej vetem te dyten, &#8211; i thashe. &#8211; Per te paren duhet te\nmarresh ndonje balerine. Nuk m\u00eb kishte shkuar n\u00eb mendje se nj\u00eb grua mund t\u2019i\nb\u00ebnte burrit nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr dit\u00eblindje\u2026 &#8211; Kjo e fundit se si m\u00eb\nshp\u00ebtoi pa dashje. &#8211; M\u00eb fal! &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk ka problem, e dashur, ti je\nende e re, do shoh\u00ebsh shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb jet\u00eb\u2026 Ti mbase po pyet veten n\u00ebse e dua\napo jo tim shoq q\u00eb i b\u00ebj dhurata t\u00eb tilla. Sigurisht q\u00eb e dua, kemi nj\u00eb jet\u00eb\nbashk\u00eb, por pas nj\u00ebfar\u00eb kohe pasioni n\u00eb nj\u00eb martes\u00eb bie\u2026 dhe, n\u00ebse do t\u00eb\nvazhdosh t\u00eb mbash gjall\u00eb lidhjen, duhet t\u00eb b\u00ebsh tolerime t\u00eb tilla.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo po vazhdonte t\u00eb fliste\nngadal\u00eb, sikur donte t\u00eb zgjidhte me kujdes fjal\u00ebt q\u00eb dont\u00eb t\u00eb thoshte. Si duket,\ndonte dik\u00eb q\u00eb t\u2019i hapte zemr\u00ebn\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vijim&#8230;! &#8211; Po p\u00ebr vajz\u00ebn, i ke th\u00ebn\u00eb? &#8211; Po, i kam th\u00ebn\u00eb dhe ai nuk e ka problem. T\u00eb thash\u00eb zem\u00ebr q\u00eb m\u00eb do si i \u00e7mendur, por e keqja \u00ebsht\u00eb se edhe un\u00eb e dua shum\u00eb. Sa e pash\u00eb, se\u00e7 m\u00eb ngacmoi n\u00eb zem\u00ebr. U afruam si padashur me njeri-tjetrin dhe filluam t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21114,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2213],"class_list":["post-21396","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-prostituta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21396","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21396"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21396\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}