{"id":21382,"date":"2019-03-07T13:00:38","date_gmt":"2019-03-07T12:00:38","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21382"},"modified":"2019-03-07T12:54:35","modified_gmt":"2019-03-07T11:54:35","slug":"%ef%bb%bfsi-e-humba-dashurine-e-asaj-vajze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfsi-e-humba-dashurine-e-asaj-vajze\/","title":{"rendered":"\ufeffSi e humba dashurin\u00eb e asaj vajze\u2026"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb\ntridhjet\u00eb vje\u00e7. Historia q\u00eb po shkruaj, m\u00eb ka ndodhur nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb ta keni t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb m\u00eb\nka ndodhur, m\u00eb duhet t\u00eb kthehem tre vjet prapa n\u00eb koh\u00eb, pik\u00ebrisht at\u00ebhere kur\nnjoha Alis\u00ebn. Deri at\u00ebhere kisha pasur nj\u00eb raport t\u00eb mir\u00eb me femrat, por me asnj\u00ebr\u00ebn\nnuk kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa me Alis\u00ebn qe ndryshe. Sapo\ne pash\u00eb e ndjeva menj\u00ebher\u00eb veten t\u00eb \u201crrezikuar\u201d. Ajo nuk ishte seksi, si\u00e7\nthuhet zakonisht, por ishte ashtu si\u00e7 e doja un\u00eb: E thjesht\u00eb, e sjellshme dhe\npaksa e turpshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk hezitova, por i k\u00ebrkova menj\u00ebher\u00eb\nq\u00eb t\u00eb dilnim bashk\u00eb. M\u00eb dukej se n\u00ebse nuk do ta b\u00ebja do ta humbisja p\u00ebrgjithmon\u00eb\ndhe kur ajo pranoi t\u00eb dilte me mua, u ndjeva njeriu m\u00eb i lumtur n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasditen e takimit t\u00eb par\u00eb i\nngjaja nj\u00eb adoleshenti q\u00eb nuk ka takuar asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr n\u00eb jet\u00ebn e tij.\nIsha nervoz dhe shkova n\u00eb vendtakim nj\u00ebzet minuta p\u00ebrpara. Kur e pash\u00eb tek\nvinte n\u00eb fillim t\u00eb rrug\u00ebs, filluan t\u00eb m\u00eb dridheshin gjunj\u00ebt. Ajo mbr\u00ebmje ka qen\u00eb\nnga m\u00eb t\u00eb bukurat e jet\u00ebs sime. Fol\u00ebm gjat\u00eb dhe zbulova gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb bukura\nrreth saj. Flisja pa pushim dhe doja t\u00eb vet\u00ebfrenohesha, por nuk mundja dot. Ajo\nvajz\u00eb m\u00eb kishte rr\u00ebmbyer t\u00eb t\u00ebrin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebt\u00eb e kuptova edhe n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb\nvazhdim. Ndryshova zakonet e mia. Doja ta shihja \u00e7do dit\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb kishte\nndodhur ndonj\u00ebher\u00eb. P\u00ebrpiqesha t\u00eb ndryshoja veset e mia, t\u00eb dukesha p\u00ebrpara saj\nsi njeriu q\u00eb kishte k\u00ebrkuar gjith\u00eb jet\u00ebn e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zbulova edhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb\nbukura brenda vetes sime&#8230; Tek un\u00eb fitoi romanticizmi, nisa t\u2019i k\u00ebndoja\nserenata dhe t\u2019i thurja poezi. N\u00ebse do t\u00eb kisha par\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb sillej si\nun\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, me siguri do ta kisha k\u00ebshilluar t\u00eb mos marrosej aq shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu kaloi viti i par\u00eb dhe viti\ni dyt\u00eb, me asnj\u00eb r\u00ebnie n\u00eb lidhjen ton\u00eb. \u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb e dashuroja, e\nzbuloja, d\u00ebshiroja q\u00eb t\u00eb ishte vet\u00ebm imja. Kur festuam p\u00ebrvjetorin e tret\u00eb,\nnisa t\u00eb ndihesha m\u00eb i qet\u00eb. Tashm\u00eb, Alisa ishte e imja. Ajo ishte gruaja ime e\nardhshme, n\u00ebna e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi. Ky mendim q\u00eb sillja shpesh n\u00eb mendje m\u00eb b\u00ebnte\nt\u00eb ndihesha m\u00eb mir\u00eb dhe aspak nervoz. E shihja n\u00eb krahun tim kur dilnim dhe\nisha krenar. Ajo ishte dashuria ime, jeta ime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sigurisht q\u00eb shoq\u00ebria ime nuk q\u00ebndroi\npasive ndaj k\u00ebtij ndryshimi. T\u00eb gjith\u00eb ata ishin djem beqar\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt\nkishim b\u00ebr\u00eb betimin se nuk do t\u00eb martoheshim asnj\u00ebher\u00eb, por t\u00eb ishim gjithnj\u00eb\nbeqar\u00eb dhe t\u00eb lumtur. Kur nisa t\u00eb lidhesha shum\u00eb me Alis\u00ebn ata filluan t\u00eb m\u00eb\ntallnin, t\u00eb m\u00eb thoshin se kisha shkelur premtimin. N\u00eb fakt edhe i kisha l\u00ebn\u00eb\ndisa gj\u00ebra prapa me ta. Nuk shikoja m\u00eb ndeshjet e futbollit dhe nuk shkoja n\u00ebp\u00ebr\nfestat e tyre t\u00eb \u00e7mendura. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, at\u00eb nat\u00eb kur m\u00eb mor\u00ebn n\u00eb telefon dhe\nm\u00eb ftuan t\u00eb shkoja p\u00ebr nj\u00eb birr\u00eb, nuk refuzova dot. Mora Alis\u00ebn n\u00eb telefon dhe\ni thash\u00eb q\u00eb po shkoja t\u00eb rrija pak me ta. Ajo m\u00eb tha q\u00eb do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ata ishin mbledhur t\u00eb gjith\u00eb\nbashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb pab t\u00eb zhurmsh\u00ebm. Nuk e mbaja mend sa koh\u00eb mund t\u00eb kisha pa qen\u00eb\nn\u00eb nj\u00eb vend si ai. Bisedat e tyre nis\u00ebn t\u00eb m\u00eb b\u00ebnin me dhimbje koke. Nuk duroja\ndot gjith\u00eb at\u00eb zhurm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb gjith\u00eb nis\u00ebn t\u00eb m\u00eb tallnin, t\u00eb\nm\u00eb thoshin se isha b\u00ebr\u00eb si djal\u00eb qum\u00ebshtor, q\u00eb nuk isha m\u00eb burr\u00eb. Sigurisht q\u00eb\nun\u00eb kund\u00ebrshtova. Doja t\u2019u tregoja q\u00eb kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri, por asnj\u00ebri nuk\nmund t\u00eb m\u00eb kuptonte. S\u2019kishin se si! Ata nuk e kishin provuar asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ata nis\u00ebn t\u00eb m\u00eb ngacmonin\nakoma m\u00eb shum\u00eb. M\u00eb thoshin se nuk isha burr\u00eb n\u00ebse nuk do t\u2019ia dridhja Alis\u00ebs,\nse tashm\u00eb un\u00eb e kisha sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe nuk kisha pse t\u00eb mos b\u00ebja qejf me ta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fillim k\u00ebto mendime m\u00eb acaruan,\npor pastaj, kur nisa ta mendoja po i thosha vetes se ishte v\u00ebrtet ashtu. Alisa\nishte e imja. Un\u00eb e doja dhe k\u00ebt\u00eb nuk e ndryshonte dot asgj\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Ndoshta v\u00ebrtet\nmund t\u00eb ishte ashtu si\u00e7 thoshin ata. Un\u00eb do ta kaloja jet\u00ebn time me t\u00eb dhe kjo\ndo t\u00eb thoshte q\u00eb ajo do t\u00eb ishte femra e vetme e jet\u00ebs sime t\u00eb ardhshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ata e kuptuan dyshimin tim dhe\nnis\u00ebn t\u00eb m\u00eb sfidonin. \u201cPiketuan\u201d nj\u00eb fem\u00ebr n\u00eb banak dhe m\u00eb than\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebja\ns\u00ebrish pjes\u00eb n\u00eb grupin e tyre n\u00ebse arrija t\u00eb shkoja me t\u00eb. Mendova p\u00ebr Alis\u00ebn.\nAjo do t\u00eb ishte n\u00eb sht\u00ebpi duke fjetur. U ngrita dhe shkova drejt asaj femre.\nShok\u00ebt e mi b\u00ebnin tifo duke brohoritur dhe duartokitur. Dukeshin qesharak\u00eb. E\nmegjithat\u00eb, un\u00eb u drejtova nga vajza q\u00eb ishte ulur e vetme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSi quhesh?\u201d, e pyeta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo m\u00eb pa nj\u00ebher\u00eb me mosbesim,\npor pastaj m\u00eb dha dor\u00ebn dhe m\u00eb tha emrin e saj. U ula p\u00ebrbri dhe nisa t\u00eb\nbisedoja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb ta fitoja bastin me ta, m\u00eb\nduhej t\u00eb shkoja me t\u00eb, por ajo po m\u00eb thoshte q\u00eb i duhej t\u00eb largohej. Ofrova ta\nshoq\u00ebroja me makin\u00eb dhe ajo pranoi. Rrug\u00ebs nisa ta shihja me v\u00ebmendje. Akoma\nnuk e dija n\u00ebse doja t\u00eb shkoja me t\u00eb apo jo. I afrova dor\u00ebn tek gjuri, por ajo\nnuk m\u00eb kund\u00ebrshtoi. I propozova t\u00eb shkonim diku bashk\u00eb. Ajo pohoi me kok\u00eb, por\nishte pik\u00ebrisht ajo kthes\u00eb q\u00eb mora e cila m\u00eb kushtoi jet\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb nuk e dija, por at\u00eb nat\u00eb\nAlisa kishte vendosur t\u00eb dilte me maman\u00eb e saj. N\u00eb nj\u00eb semafor t\u00eb qytetit, nd\u00ebrsa\nun\u00eb prisja drit\u00ebn jeshile dhe f\u00ebrkoja k\u00ebmb\u00ebt e s\u00eb panjohur\u00ebs krah meje, n\u00eb\nmakin\u00ebn ngjitur Alisa po shihte sken\u00ebn m\u00eb t\u00eb tmerrshme q\u00eb i kishin par\u00eb syt\u00eb\nndonj\u00ebher\u00eb. Dhe m\u00eb e keqja ishte se un\u00eb nuk e pash\u00eb. Ajo nat\u00eb kaloi si e\nturbullt. Pavar\u00ebsisht se e dija q\u00eb do t\u00eb ishte thjesht seks, asgj\u00eb nuk m\u00eb\nshijoi, asgj\u00eb nuk ndjeva. E kuptova q\u00eb isha treguar nj\u00eb budalla me brir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nes\u00ebrmen nuk doja ta takoja\nAlis\u00ebn sepse m\u00eb vinte turp nga vetja, por pas tre dit\u00ebsh, kur u pam\u00eb, ajo m\u00eb\npyeti se ku kisha qen\u00eb dhe un\u00eb, duke mos ditur asgj\u00eb, i thash\u00eb se kisha qen\u00eb me\nshok\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00e7ka q\u00eb pasoi at\u00eb p\u00ebrgjigje\nishte e tmerrshme\u2026 fytyra e saj, toni i z\u00ebrit. Ajo dukej si nj\u00eb njeri i zhg\u00ebnjyer,\ni g\u00ebnjyer. M\u00eb thoshte se e gjith\u00eb historia jon\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e\nmadhe. Megjith\u00ebse e kund\u00ebrshtoja, e kuptoja edhe vet\u00eb q\u00eb nuk kisha as t\u00eb drejt\u00ebn\np\u00ebr t\u00eb folur, por doja t\u00eb p\u00ebrpiqesha ta zbusja pak at\u00eb, ta qet\u00ebsoja, ta b\u00ebja t\u00eb\nm\u00eb falte\u2026 Kur i thash\u00eb k\u00ebshtu, ajo zgurdulloi syt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cT\u00eb t\u00eb fal? \u00c7far\u00eb t\u00eb t\u00eb fal? Nuk\ne kupton q\u00eb gjith\u00e7ka ka mbaruar?!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto fjal\u00eb m\u00eb trondit\u00ebn. Nuk\nkisha fuqi as ta kund\u00ebrshtoja. Isha i d\u00ebrrmuar. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb m\u00eb vriste.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dit\u00ebt e para pas asaj q\u00eb ndodhi,\nm\u00eb mbante shpresa se Alis\u00ebs do t\u2019i kalonte inati me kalimin e koh\u00ebs, por ka\nkaluar nj\u00eb jav\u00eb dhe un\u00eb tashm\u00eb jam i bindur se e kam humbur, se kam b\u00ebr\u00eb\nbudallall\u00ebkun m\u00eb t\u00eb madh, i cili m\u00eb kushtoi shum\u00eb\u2026 Kam humbur gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb\nshtrenjt\u00eb q\u00eb kisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb tridhjet\u00eb vje\u00e7. Historia q\u00eb po shkruaj, m\u00eb ka ndodhur nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb. Q\u00eb ta keni t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb m\u00eb ka ndodhur, m\u00eb duhet t\u00eb kthehem tre vjet prapa n\u00eb koh\u00eb, pik\u00ebrisht at\u00ebhere kur njoha Alis\u00ebn. Deri at\u00ebhere kisha pasur nj\u00eb raport t\u00eb mir\u00eb me femrat, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21093,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-21382","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21382","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21382"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21382\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}