{"id":21351,"date":"2019-03-05T22:00:38","date_gmt":"2019-03-05T21:00:38","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21351"},"modified":"2019-03-05T19:07:37","modified_gmt":"2019-03-05T18:07:37","slug":"%ef%bb%bfe-doja-dhe-e-urreja-femijen-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfe-doja-dhe-e-urreja-femijen-tim\/","title":{"rendered":"\ufeffE doja dhe e urreja f\u00ebmij\u00ebn tim!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di nga duhet t\u2019ia nis, por di se ndjehem shum\u00eb keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb do t\u2019ju rr\u00ebfej. Po t\u00eb nis t\u2019i them holl\u00ebsisht gj\u00ebrat q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndodhur, e di q\u00eb nuk do kishte fund dhe do t\u00eb duheshin faqe t\u00eb t\u00ebra gazete, por do t\u2019ju them thelbin e historis\u00eb time dhe ato \u00e7far\u00eb kam kaluar 8 vitet e fundit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00e7ka\nfilloi kur po ndiqja nj\u00eb kurs profesional. Duke e pasur t\u00eb pamundur t\u00eb filloja\nuniversitetin, u regjistrova n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb profesionale disa mujore, q\u00eb m\u00eb\njepte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb gjeja ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn si sekretare. Isha vajza e madhe\ne sht\u00ebpis\u00eb dhe kisha nj\u00eb v\u00eblla t\u00eb vog\u00ebl pas meje. Babain e kisha gjys\u00ebm t\u00eb\nparalizuar nga nj\u00eb aksident n\u00eb pun\u00eb dhe ai merrte vet\u00ebm pension kempi, nd\u00ebrsa\nmamaja punonte n\u00eb rrobaqep\u00ebsi. V\u00ebllai i vog\u00ebl ishte n\u00eb shkoll\u00eb dhe e kishim si\ndrit\u00ebn e syve. Megjith\u00ebse n\u00eb gjendje ekonomike jo t\u00eb mir\u00eb, ishim nj\u00eb familje\nshum\u00eb e rregullt dhe kishim shum\u00eb harmoni. P\u00ebr t\u00eb ndihmuar mamin dhe babin tim,\npunoja edhe un\u00eb, ve\u00e7 shkoll\u00ebs. Nuk ishin pun\u00eb zyrtare, por pun\u00eb q\u00eb t\u00eb fitoja di\u00e7ka\nt\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur veten dhe familjen. Nj\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa po shkoja n\u00eb\nshkoll\u00eb, pash\u00eb nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb po m\u00eb ndiqte nga mbrapa. Nuk e kisha par\u00eb m\u00eb par\u00eb,\npor \u00e7udit\u00ebrisht, ai m\u00eb th\u00ebrriti n\u00eb em\u00ebr. E quanin Arjan dhe, sipas asaj q\u00eb m\u00eb\ntha, m\u00eb kishte par\u00eb disa her\u00eb n\u00eb autobus, por s\u2019kishte pasur guximin t\u00eb m\u00eb\nfliste. M\u00eb tha q\u00eb kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb njihej me mua dhe un\u00eb, si vajz\u00eb e ndrojtur\ne me nj\u00eb lloj kompleksi prej provincialeje, i thash\u00eb: \u201cNuk dua t\u00eb t\u00eb njoh!\u201d. P\u00ebrgjigjja\ne tij ishte me nj\u00eb lloj ashp\u00ebrsie q\u00eb dhe tani kur e kujtoj, qesh pak me veten sepse\nn\u00eb fund t\u00eb fundit ai nuk m\u00eb ndaloi me forc\u00eb, u tregua i interesuar t\u00eb m\u00eb\nnjihte. Kaluan dit\u00ebt dhe vazhdimisht e shikoja n\u00eb rrug\u00eb rast\u00ebsisht ose dilte\nenkas, si\u00e7 e mora vesh m\u00eb von\u00eb, por nuk m\u00eb fliste. Fillova ta simpatizoja,\nsepse tregohej shum\u00eb i matur dhe i qet\u00eb n\u00eb sjelljen e tij. Kisha filluar t\u00eb\nlutesha q\u00eb t\u00eb m\u00eb ndalonte p\u00ebrs\u00ebri, aq shum\u00eb po m\u00eb p\u00eblqente. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb i isha\nshprehur dhe shoqes time t\u00eb ngusht\u00eb, Zan\u00ebs dhe ajo gjithnj\u00eb tallej me mua, duke\nm\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cJa si t\u00eb dridhet z\u00ebri kur flet p\u00ebr at\u00eb&#8230; Budallaqe, ke r\u00ebn\u00eb n\u00eb\ndashuri dhe nuk e njeh fare\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb e pash\u00eb\nnj\u00eb dit\u00eb s\u00ebrish kur po shkoja n\u00eb shkoll\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb i ngadal\u00ebsova hapat e\nmi, b\u00ebra sikur e pash\u00eb padashje dhe ai m\u00eb buz\u00ebqeshi. M\u2019u afrua, m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti dhe\nia ktheva p\u00ebrsh\u00ebndetjen. M\u00eb pyeti p\u00ebr shkoll\u00ebn dhe pastaj m\u00eb k\u00ebrkoi s\u00ebrish t\u00eb\ndilnim p\u00ebr kafe. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, sigurisht q\u00eb pranova. Dol\u00ebm n\u00eb kafe dhe kjo ka qen\u00eb\nnj\u00eb nga dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb kisha kaluar ndonj\u00ebher\u00eb. Fol\u00ebm p\u00ebr tema t\u00eb\nndryshme, m\u00eb pyeste vazhdimisht mua, ishte i interesuar p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb kishte\nt\u00eb b\u00ebnte me mua. Ai punonte dhe kishte nj\u00eb familje normale e me tradita, si\u00e7\nshprehej ai. K\u00ebshtu vazhduan takimet tona t\u00eb p\u00ebrditshme, derisa e kuptuam q\u00eb\nduheshim. Gjith\u00e7ka lindi kaq natyrshem sa u lidh\u00ebm pa e kuptuar. Un\u00eb i tregoja\ndhe ai m\u00eb tregonte gjith\u00e7ka p\u00ebr jet\u00ebn e tij, p\u00ebr pun\u00ebn, p\u00ebr planet p\u00ebr t\u00eb\nardhmen. K\u00ebshtu kaluan disa muaj, un\u00eb e mbarova shkoll\u00ebn dhe duhej t\u00eb gjeja patjet\u00ebr\nnj\u00eb pun\u00eb. Shpesh i thoja edhe Arjanit t\u00eb m\u00eb ndihmonte t\u00eb gjeja nj\u00eb pun\u00eb. Si p\u00ebr\n\u00e7udi, Arjani m\u00eb kishte gjetur nj\u00eb variant pune. Ai erdhi shum\u00eb i g\u00ebzuar drejt\nmeje dhe m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Zem\u00ebr, t\u00eb\nkam gjetur pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb private. Do t\u00eb punosh si asistente dhe rroga \u00ebsht\u00eb\nshum\u00eb e mir\u00eb. E njoh shefin sepse dikur punoja agjent n\u00eb ato zyra dhe \u00ebsht\u00eb\nfantastik fare. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Faleminderit\nArjan, nuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebja pa ty, sinqerisht, t\u00eb dua shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ej, mos u b\u00ebj\nkaq sentimentale tani, duhet t\u00eb punojm\u00eb t\u00eb dy shum\u00eb sepse duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb\nt\u00eb ardhme bashk\u00eb, do formojm\u00eb familje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb? Ti po\nm\u00eb propozon apo po m\u00eb b\u00ebjn\u00eb vesh\u00ebt mua? &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai m\u00eb p\u00ebrqafoi\nfort dhe m\u00eb tha se m\u00eb donte shum\u00eb e donte t\u00eb fejohej me mua. N\u00eb ato momente,\nnuk pushoja s\u00eb qari nga g\u00ebzimi. Nuk e prisja kaq shpejt, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ai nuk\nm\u00eb kishte folur kurr\u00eb p\u00ebr planet e tij n\u00eb lidhje me mua. Nj\u00eb dit\u00eb lam\u00eb takim me\nfamiljen e tij dhe ai m\u00eb prezantoi. Gjith\u00eb g\u00ebzimi q\u00eb kisha p\u00ebr t\u2019u fejuar, at\u00eb\ndit\u00eb sikur m\u2019u thye pak, jo nga Arjani, por nga mamaja e tij. E lexova n\u00eb syt\u00eb e\nsaj q\u00eb nuk ishte dakord me k\u00ebt\u00eb fejes\u00eb. Megjith\u00ebse Arjani nuk shprehej, ia\nlexoja n\u00eb sy trishtimin, \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalonte. Nj\u00eb dit\u00eb nuk e mbajta dot dhe e\npyeta holl\u00ebsisht duke k\u00ebmb\u00ebngulur. Doja t\u00eb dija me \u00e7do kusht se \u00e7far\u00eb kishte\najo kundra meje. Nuk m\u00eb donte sepse vija nga nj\u00eb familje jo intelektuale dhe e\nvarf\u00ebr, nuk isha n\u00eb nivelin e saj. Ajo kishte dashur ta fejonte me nj\u00eb tjet\u00ebr.\nMegjithat\u00eb, Arjani ia kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb ndjenjat p\u00ebr mua, sado q\u00eb ajo i\nkishte th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk t\u00eb kam m\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr si djal\u00eb, si\u00e7 t\u00eb kam pasur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E \u00e7uditshmja\nishte se Arjani m\u00eb jepte zem\u00ebr mua dhe nuk e tregonte aspak trishtimin q\u00eb i\nkishte shkaktuar n\u00ebna e tij. Un\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb fillova pun\u00ebn e re, q\u00eb m\u00eb dukej e p\u00ebrshtatshme.\nN\u00eb fillim e pata t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb m\u00ebsoja, por shefi u tregua shum\u00eb i komunikuesh\u00ebm\ndhe i gatsh\u00ebm t\u00eb m\u00eb ndihmonte. Ishte tip i qeshur dhe me shum\u00eb humor. E kisha\nmenduar t\u00eb vjet\u00ebr, por ishte i ri dhe i fejuar me nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur.\nArjani vinte dhe m\u00eb merrte \u00e7do dit\u00eb nga puna. Ndonj\u00ebher\u00eb vihesha n\u00eb siklet, sepse\nsa dilja un\u00eb te dera, ai m\u00eb puthte e m\u00eb p\u00ebrqafonte dhe shefi im gjithmon\u00eb b\u00ebnte\nhumor me ne:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ja si p\u00ebrv\u00eblon\nrinia, dashuria&#8230; K\u00ebshtu po, ka lezet, si dy p\u00ebllumba jeni. &#8211; dhe p\u00ebrsh\u00ebndetej\nme Arjanin gjithnj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">B\u00ebra nj\u00eb vit\npun\u00eb dhe hyja e dilja n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Arjanit si e fejuara e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb m\u00eb\nfilluan problemet m\u00eb serioze n\u00eb jet\u00ebn time private. Me Arjanin kisha filluar t\u00eb\ng\u00ebrricesha sepse na fuste gjithnj\u00eb n\u00eb sherr e \u00ebma e tij duke m\u00eb p\u00ebrbuzur mua.\nIshte krijuar nj\u00eb gjendje pak e acaruar mes nesh. Jo sepse e ngacmoja un\u00eb, por\nai rrinte gjithnj\u00eb pa folur dhe un\u00eb i flisja sepse nuk doja ta shikoja ashtu t\u00eb\nm\u00ebrzitur. Gjendja ime jo e mir\u00eb shpirt\u00ebrore ishte shfaqur tashm\u00eb dhe n\u00eb pun\u00ebn\ntime. Rash\u00eb dhe n\u00eb sy t\u00eb shefit tim, saq\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, megjith\u00ebse nuk kishim shum\u00eb\nkonfidenca, ai filloi t\u00eb m\u00eb pyeste&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Eva, e di q\u00eb\nun\u00eb jam pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe jo miku apo shoqja jote, por e kuptoj q\u00eb nuk je mir\u00eb. N\u00ebse\nka ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb mund t\u00eb t\u00eb ndihmoj, shoq\u00ebrisht ose si koleg pune,\npor pa t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb siklet, jam i gatsh\u00ebm. Po Arjani, nga b\u00ebhet q\u00eb nuk vjen m\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Faleminderit\nq\u00eb m\u00eb pyet, por s\u2019kam asgj\u00eb, jam mir\u00eb. Jam vet\u00ebm pak e lodhur, asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00eb rregull,\nun\u00eb po t\u00eb jap disa dit\u00eb pushimi, \u00e7lodhu pak. Pa merak, pun\u00ebn t\u00ebnde do ta b\u00ebj un\u00eb.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fjal\u00ebt e tij m\u00eb\nngroh\u00ebn shum\u00eb, pasi kisha kaq shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb ndihesha keq shpirt\u00ebrisht dhe nuk\ndija si ta fal\u00ebnderoja p\u00ebr gjestin q\u00eb po b\u00ebnte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; T\u00eb\nfalenderoj s\u00ebrish, por m\u00eb mir\u00eb t\u00eb punoj, k\u00ebshtu do ta heq mendjen. &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kaluan edhe\ndisa muaj t\u00eb tjer\u00eb dhe Arjani i kishte harruar premtimet q\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, q\u00eb\ndo t\u00eb martoheshim at\u00eb ver\u00eb. P\u00ebrkundrazi, sa vinte e po ftohej, nuk ishte m\u00eb ai\ndjali i dashur dhe i ngroht\u00eb q\u00eb kisha njohur. Edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij nuk shkoja\nm\u00eb sepse gjithmon\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrthente ndonj\u00eb debat nga ana e mamit dhe e motrave\nt\u00eb tij. Edhe ato kishin filluar t\u00eb ishin kundra meje. Ndonj\u00ebher\u00eb i d\u00ebgjoja\nteksa flisnin p\u00ebr mua, duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cKu e gjete k\u00ebt\u00eb ngordhalaqe? Ajo \u00ebsht\u00eb th\u00ebngjill\ni mbuluar, rrezik ta dredh edhe me shefin se sekretarja e tij \u00ebsht\u00eb!\u201d. K\u00ebto dhe\nfjal\u00eb t\u00eb tjera, pa fund, m\u00eb \u00e7uan n\u00eb nj\u00eb gjendje psikologjike shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe\nplasi nj\u00eb sherr aq i madh saq\u00eb desh u vram\u00eb t\u00eb dyja familjet sepse babai im, edhe\npse ishte invalid, kishte burr\u00ebri dhe fisnik\u00ebri e m\u00eb mbronte shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrfundimisht,\nu ndava nga Arjani dhe kalova nj\u00eb gjendje depresioni shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn s\u2019do\nta harroj kurr\u00eb. Ai asnj\u00ebher\u00eb s\u2019m\u00eb pyeti se si isha, por vet\u00ebm ankohej p\u00ebr gjendjen\ne krijuar n\u00eb familjen e tij. Sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, pas ndarjes, m\u00ebsova se\nisha shtatz\u00ebn\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fola me shefin tim, t\u00eb cilin kisha filluar ta shikoja\nsi shokun tim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ai m\u00eb k\u00ebshilloi q\u00eb t\u00eb flisja me Arjanin, sepse vet\u00eb\nnuk komunikonte m\u00eb me t\u00eb pas nj\u00eb grindjeje n\u00eb rrug\u00eb ngaq\u00eb Arjani ishte b\u00ebr\u00eb\nxheloz p\u00ebr mua. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu, un\u00eb i tregova\nArjanit, por nuk do ta besoni k\u00ebt\u00eb q\u00eb po ju them; ai nuk pranonte kurrsesi q\u00eb\nai f\u00ebmij\u00eb ishte i tiji. B\u00ebra nj\u00eb debat shum\u00eb t\u00eb madh me t\u00eb, por aty m\u2019u v\u00ebrsulen\nt\u00eb gjith\u00eb si familje; mamaja e tij, motrat dhe babai, duke m\u00eb akuzuar se e\nkisha me shefin. Sa nuk m\u00eb ra tavani mbi kok\u00eb! Nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja me at\u00eb f\u00ebmij\u00eb.\nShkova n\u00eb familje dhe mami im u skandalizua, sepse i trembej fisit tim dhe\nkishte frik\u00eb se mos do b\u00ebhej gj\u00ebma. Dajallar\u00ebt i kam shum\u00eb fanatik\u00eb dhe po ta\nmerrnin vesh, ata mund ta vrisnin Arjanin. M\u00eb duhej t\u00eb merrja nj\u00eb vendim, sa e\ndoja k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb e sa doja ta hiqja. Duke marr\u00eb mendimin e shoqes time t\u00eb\nngusht\u00eb dhe t\u00eb shefit tim ose m\u00eb mir\u00eb, shokut tim, le t\u00eb themi sepse tashm\u00eb e\nkisha v\u00ebrtet shum\u00eb shok dhe nuk e shikoja m\u00eb si pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin tim, duhej ta\nmbaja f\u00ebmijen, ama t\u00eb ikja n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr. Me ndihm\u00ebn e Armendit emigrova\nn\u00eb Itali. S\u2019e merrni dot me mend se si e lash\u00eb familjen time, babain tim, duke\nqar\u00eb te porta sepse ai kishte \u00ebnd\u00ebrruar gjithnj\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb isha af\u00ebr tij, por i\npremtova se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb kthehesha s\u00ebrish pran\u00eb tyre. F\u00ebmij\u00ebn duhet ta mbaja,\nme shpres\u00ebn se nj\u00eb dit\u00eb Arjani do t\u00eb pendohej dhe do t\u00eb kthehej pran\u00eb meje e\nbebit ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Muajt e par\u00eb t\u00eb\nemigrimit kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb tortur\u00eb p\u00ebr mua. E imagjinoni dot nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vetme,\nshtatz\u00ebn\u00eb, t\u00eb braktisur nga i fejuari i saj, q\u00eb e la familjen mes gjith\u00eb atyre\nproblemeve&#8230; si mund t\u00eb ndihesha? Ndihesha tmerr\u00ebsisht e shkat\u00ebrruar nga\nnervat dhe malli p\u00ebr familjen. Armendi m\u00eb kontaktonte gjithnj\u00eb dhe m\u00eb q\u00ebndronte\npran\u00eb me k\u00ebshillat e tij prej nj\u00eb miku shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. E them me plot goj\u00ebn se\nai ishte dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri shum\u00eb i mir\u00eb. Dhe t\u00eb mendosh q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb\ndukej i rreziksh\u00ebm, mendjemadh dhe aventurier, por nuk ishte aspak k\u00ebshtu. Ai\nishte i mir\u00eb me gjith\u00eb punonj\u00ebsit e tij, por e pranonte q\u00eb p\u00ebr mua kishte\nkrijuar nj\u00eb respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pa m\u00eb keqkuptuar, thjesht, respekt shoq\u00ebror,\nsepse ai tashm\u00eb ishte i martuar me Anjez\u00ebn, gruan e tij t\u00eb bukur, e cila nuk\ndyshoi kurr\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Nd\u00ebrsa familja e Arjanit shp\u00ebrndan\u00eb fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb\nul\u00ebta p\u00ebr mua dhe Armendin, por nuk ia vlen t\u00eb flitet p\u00ebr to. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj,\ne doja p\u00ebrs\u00ebri Arjanin, por edhe e urreja nj\u00ebkoh\u00ebsisht. E merrja ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb\ntelefon, por p\u00ebrs\u00ebri nuk i mbushej mendja q\u00eb ai f\u00ebmij\u00eb ishte i tij. I thoja q\u00eb\ndo b\u00ebnim t\u00eb gjitha analizat, q\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, q\u00eb isha e vetme, por nuk\ndonte t\u2019ia dinte. Kisha arritur n\u00eb muajin e shtat\u00eb dhe isha n\u00eb nj\u00eb gjendje\npsikologjike m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sesa kur u ndava me Arjanin. E di q\u00eb do t\u00eb m\u00eb gjykoni,\nndoshta do m\u00eb mallkoni, por fillova ta urreja f\u00ebmijen q\u00eb kisha n\u00eb bark. S\u2019e\ndoja m\u00eb! Ashtu si\u00e7 urreja Arjanin, nuk e doja m\u00eb as f\u00ebmij\u00ebn tim. Qaja me d\u00ebnes\u00eb,\nb\u00ebrtisja dhe shfaqja shenja depresioni. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, m\u00eb shtruan disa her\u00eb n\u00eb\nspital. Flisja edhe me familjen dhe vet\u00ebm z\u00ebri i tyre m\u00eb qet\u00ebsonte, por p\u00ebrs\u00ebri\nb\u00ebhesha keq kur e mbyllja receptorin. Erdhi dita e lindjes, u shtrova dhe linda\nnj\u00eb djal\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, t\u00eb bukur, t\u00eb \u00ebmb\u00ebl. N\u00eb fillim, kur e pash\u00eb, qeshja\ndhe qaja me z\u00eb saq\u00eb edhe infermier\u00ebt dhe doktor\u00ebt habiteshin nga ul\u00ebrimat e\nmia. E shtr\u00ebngoja thua se doja ta vrisja, i shpreha gjith\u00eb dashurin\u00eb time atij\nf\u00ebmije nj\u00eb jav\u00eb rresht, por edhe urrejtjen time p\u00ebr t\u00eb. E dija q\u00eb po b\u00ebja\ngabim, por tashm\u00eb nuk isha e nd\u00ebrgjegjshme p\u00ebr ato q\u00eb b\u00ebja. Doktor\u00ebt m\u00eb thonin\nq\u00eb kisha depresion paslindjeje sepse kisha shfaqur shenja jo t\u00eb mira, me\nveprime prej krimineleje, por pas disa trajtimesh, m\u00eb nxor\u00ebn nga spitali. Jetoja\nvet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb pallat t\u00eb vog\u00ebl dhe nuk kisha fuqi t\u00eb kujdesesha p\u00ebr vog\u00eblushin\ntim t\u00eb gjor\u00eb. Vet\u00ebm i b\u00ebrtisja dhe i q\u00ebndroja larg sepse nuk e shikoja dot. E\ndoja shum\u00eb, por kur e shikoja, m\u00eb kujtonte Arjanin. E kuptova q\u00eb nuk isha e\nzonja ta rrisja k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb, pastaj m\u00eb ishte fiksuar di\u00e7ka q\u00eb kishte shprehur\nnj\u00eb nga doktoreshat n\u00eb maternitet. Un\u00eb isha si e p\u00ebrgjumur dhe d\u00ebgjova t\u2019i\nthoshte doktorit: \u201cKy f\u00ebmij\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb madh n\u00ebse e l\u00ebm\u00eb t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb\nduart e k\u00ebsaj n\u00ebne. Ajo \u00ebsht\u00eb e s\u00ebmur\u00eb dhe jeton vet\u00ebm. Nuk mund ta l\u00ebm\u00eb vet\u00ebm\u201d&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E kuptova q\u00eb\najo kishte pasur t\u00eb drejt\u00eb. E merrja Arbrin tim, e puthja, e shtr\u00ebngoja fort\nsaq\u00eb ai qante nga dhimbjet q\u00eb i shkaktoja e pastaj e p\u00ebrplasja pas krevatit. Edhe\ntani q\u00eb po shkruaj k\u00ebt\u00eb histori po \u00e7mendem me veten nga k\u00ebto q\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb\nshpirtit tim t\u00eb vog\u00ebl, zemr\u00ebs, jet\u00ebs time, p\u00ebr t\u00eb cilin tani jam gati t\u00eb jap\njet\u00ebn. Duke e par\u00eb gjendjen time kaq t\u00eb mjer\u00eb dhe t\u00eb rrezikshme p\u00ebr vog\u00eblushin\ntim t\u00eb gjor\u00eb, vendosa ta braktis. Mes nj\u00eb dhimbjeje shum\u00eb t\u00eb madhe, e lash\u00eb te\nporta e nj\u00eb kishe dhe u zhduka p\u00ebrgjithmon\u00eb nga ai vend. Tashm\u00eb kan\u00eb kaluar 4\nvjet dhe e di q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb familje q\u00eb e duan, nd\u00ebrsa un\u00eb\nvuaj akoma p\u00ebr gabimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb jet\u00ebs time; q\u00eb e braktisa vog\u00eblushin tim.\nDo jepja gjith\u00e7ka q\u00eb ta kisha p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb krah\u00ebt e mi, por e di q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb\nvon\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, e meritoj k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim q\u00eb vuaj e vetmuar dhe s\u2019ka nat\u00eb q\u00eb\nnuk qaj p\u00ebr vog\u00eblushin tim, Arbrin. Ajo \u00e7far\u00eb m\u00eb mban gjall\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ideja\nq\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, kur ai t\u00eb rritet dhe t\u00eb jet\u00eb pjekur, do b\u00ebj nj\u00eb p\u00ebrpjekje thjesht\np\u00ebr ta takuar, p\u00ebr ta puthur me shum\u00eb mall, ndoshta p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit.\nShpresoj vet\u00ebm q\u00eb Arbri t\u00eb m\u00eb kuptoj\u00eb dhe ta fal\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00ebn\u00eb mizore sepse nuk\nmendoj kurr\u00ebsesi t\u2019i shkaktoj dhimbje duke e ndar\u00eb edhe nga familja e cila e ka\nmir\u00ebpritur dhe rritur. Jam e sigurt\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb pasi ka prind\u00ebr t\u00eb\nmrekulluesh\u00ebm q\u00eb po e rrisin&#8230; vet\u00ebm kjo gj\u00eb m\u00eb qet\u00ebson!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk e di nga duhet t\u2019ia nis, por di se ndjehem shum\u00eb keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb do t\u2019ju rr\u00ebfej. Po t\u00eb nis t\u2019i them holl\u00ebsisht gj\u00ebrat q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndodhur, e di q\u00eb nuk do kishte fund dhe do t\u00eb duheshin faqe t\u00eb t\u00ebra gazete, por do t\u2019ju them thelbin e historis\u00eb time dhe ato [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21352,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-21351","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21351","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21351"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21351\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21352"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}