{"id":21344,"date":"2019-03-05T19:00:01","date_gmt":"2019-03-05T18:00:01","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21344"},"modified":"2019-03-05T18:52:01","modified_gmt":"2019-03-05T17:52:01","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-31","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-31\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi! (31)"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijim..!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb shkoi mendja t\u00eb hapja nj\u00eb faqe n\u00eb internet si \u201cescort girl\u201d. Ishte koha kur u ndava edhe nga i dashuri im dhe, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, kisha nevoj\u00eb edhe p\u00ebr seks. E nisa faqen si me shaka, por pata shum\u00eb k\u00ebrkesa. Punoj vet\u00ebm t\u00eb shtunave ose t\u00eb dielave dhe klient\u00ebt i zgjedh shum\u00eb. Fitoj shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa me pijet&#8230; Sot fitova 500 euro, p\u00ebr shembull&#8230; Nuk mund t\u00eb b\u00ebja ndryshe, nuk e shtyja dot pa para&#8230; &#8211; m\u00eb tha ajo duke psher\u00ebtir\u00eb e duke thithur fort cigaren&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk ke frik\u00eb q\u00eb punon vet\u00ebm?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Natyrisht q\u00eb kam, &#8211; tha ajo, &#8211; por tregohem e kujdesshme. I zgjedh mir\u00eb\nklient\u00ebt. Shkoj vet\u00ebm me ata q\u00eb m\u00eb duken njer\u00ebz serioz\u00eb dhe q\u00eb kan\u00eb para. Para\nse t\u2019i takoj, flas disa her\u00eb me ta n\u00eb telefon dhe n\u00eb kamera. Deri tani, nuk m\u00eb\nka gjetur gj\u00eb. Zoti m\u00eb ruajt&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk e di asnjeri q\u00eb b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pun\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Asnjeri, ve\u00e7 klient\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ke klient\u00eb t\u00eb rregullt?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kam disa, aq sa kam menduar q\u00eb t\u00eb mos e zgjeroj m\u00eb shum\u00eb rrethin, por t\u00eb\nmerrem vet\u00ebm me ata. K\u00ebshtu mendoj se nuk do t\u00eb kem probleme. Z\u00ebre se kam\ntre-kat\u00ebr t\u00eb dashur q\u00eb nuk i takoj p\u00ebrdit\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mir\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; N\u00ebse i ke t\u00eb rregullt dhe t\u00eb paguajn\u00eb\nmir\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7ka, nuk dal keq, &#8211; tha ajo. &#8211; Kam klient edhe nj\u00eb VIP shqiptar q\u00eb vjen\nshpesh n\u00eb Athin\u00eb. Ka para me thas\u00eb. Ai mendon se jam rumune&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po t\u00eb dashur, ke?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, edhe kur m\u00eb afrohet ndonj\u00eb djal\u00eb, e largoj. Se si m\u00eb duket q\u00eb t\u00eb kem\nt\u00eb dashur. Edhe nevoj\u00eb nuk kam. Ka raste q\u00eb k\u00ebnaqem edhe me klient\u00ebt&#8230; Hm&#8230; &#8211;\nn\u00ebnqeshi ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse qesh? \u2013 i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Qesh se m\u2019u kujtua se shoqet e mia t\u00eb shkoll\u00ebs n\u00eb fillim ngulnin k\u00ebmb\u00eb t\u00eb\nnjihnin t\u00eb dashurin tim, m\u00eb prezantonin edhe me \u00e7una se un\u00eb u thosha q\u00eb isha\nbosh, pra, q\u00eb nuk kisha t\u00eb dashur. Duke par\u00eb se un\u00eb i kund\u00ebrshtoja gjithmon\u00eb,\nato tani nuk m\u00eb propozojn\u00eb m\u00eb djem, por t\u00eb gjitha mendojn\u00eb se un\u00eb jam lesbike&#8230;\nMadje, ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur kjo fjal\u00eb, kan\u00eb filluar t\u00eb m\u00eb vijn\u00eb rrotull vajza&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7ohemi? &#8211; i thash\u00eb un\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb, mos kujtove se jam v\u00ebrtet lesbike, u trembe?!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, jo, &#8211; i thash\u00eb duke qeshur, &#8211; por kam pun\u00eb, m\u00eb hapen probleme. Shiko,\nshoferi po m\u00eb pret aty! &#8211; i thash\u00eb dhe i tregova me dor\u00eb nga Ilia q\u00eb po m\u00eb\npriste v\u00ebrtet p\u00ebrtej rrug\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Un\u00eb kisha qejf t\u00eb rrinim e t\u00eb b\u00ebnim pak muhabet, &#8211; tha ajo, &#8211; por si t\u00eb\nduash. Ik ti se un\u00eb do rri edhe pak k\u00ebtu. Do marr edhe nj\u00eb pije tjet\u00ebr. Nat\u00ebn e\nmir\u00eb dhe mirupafshim. Mbase shihemi prap\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mbase, do takohemi prap\u00eb te k\u00ebta dy pleqt\u00eb&#8230; &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U ngrita dhe nd\u00ebrsa i afrohesha makin\u00ebs, mendoja p\u00ebr Manjolian. E fort\u00eb ajo\nvajz\u00eb, nuk ma priste mendja se do t\u00eb kishte ndonj\u00eb shqiptare t\u00eb till\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb\ne leht\u00eb q\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e vetme t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb till\u00eb. Leq\u00eb, vet\u00ebm ne,\nshqiptaret, jemi kaq t\u00eb forta. Na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hallet t\u00eb tilla&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>14 prill 2010<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ej, Ilia, ngat\u00ebrrove rrug\u00ebn, hoteli i Petros \u00ebsht\u00eb n\u00eb krah t\u00eb kund\u00ebrt! &#8211;\ni thashe e shqet\u00ebsuar duke e z\u00ebn\u00eb nga b\u00ebrryli.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos ki merak, nuk e kam ngat\u00ebrruar, por Petro ka k\u00ebrkuar t\u2019i shkosh n\u00eb\nsht\u00ebpi sot. &#8211; tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse, \u00e7\u2019ka ndodhur?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk e di! &#8211; tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7far\u00eb t\u2019i kishte ndodhur Petros s\u00eb shkret\u00eb? Duhet t\u2019i ket\u00eb vdekur gruaja,\nose e ka shtruar n\u00eb spital, mendova. Ai banonte ne katin e pest\u00eb, jo larg\nqendr\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb pallat pes\u00ebkat\u00ebsh ku \u00e7do kat i takonte nj\u00eb familjeje. Ishte\nhera e par\u00eb q\u00eb shkoja n\u00eb at\u00eb zon\u00eb t\u00eb Athin\u00ebs&#8230; Kur e pash\u00eb te dera u habita.\nIshte nje Petro tjet\u00ebr, i veshur me tuta sportive firmato, ndryshe nga i\nzakonshmi. I kishte prer\u00eb floket shum\u00eb shkurt anash dhe dukej shum\u00eb i ri. Edhe\nrrudhat n\u00eb fytyr\u00eb dukej sikur i ishin pak\u00ebsuar&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Urime, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; Dukesh shum\u00eb i mir\u00eb. \u00c7ka ndodhur me ty?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk ka ndodhur ndonj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, &#8211; tha ai. &#8211; Gruaja ime vdiq. Dje e\nvarrosa.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm jan\u00eb k\u00ebta grek\u00ebt! Kisha d\u00ebgjuar edhe raste t\u00eb tjera q\u00eb,\nmenjeher\u00eb pas varrimit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrt, k\u00ebta harrojne gjith\u00e7ka dhe e\nvazhdojn\u00eb jet\u00ebn normalisht, duke menduar q\u00eb \u201ci vdekuri me t\u00eb vdekurit dhe i\ngjalli me t\u00eb gjall\u00ebt\u201d. Nuk ndodh si te ne, q\u00eb i rrime p\u00ebr dite t\u00ebra af\u00ebr atij\nq\u00eb ka humbur t\u00eb af\u00ebrmit. Jo, k\u00ebtu, pas varrimit, familjar\u00ebt kthehen n\u00eb sht\u00ebpi\ndhe rrin\u00eb vet\u00ebm&#8230; K\u00ebta nuk i marrin as n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vdekurit. Kur vdes nje\nnjeri, e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb spital e nga spitali, drejt e n\u00eb varreza. Atje presin vizita,\nn\u00eb kish\u00ebn e varrezave. E \u00e7uditshme! Dhe nuk \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb popull i ftoht\u00eb, jan\u00eb\nnj\u00ebsoj si ne, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ndryshojm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; T\u00eb rrosh vet\u00eb, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; U m\u00ebrzite shum\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, &#8211; m\u00eb tha ai, &#8211; e prisja. Madje jam si i \u00e7liruar, sikur hoqa qafe nj\u00eb\ndetyr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb&#8230; Ishte renduar shum\u00eb koh\u00ebt e fundit, nuk ngrihej fare nga\nkrevati. Kisha marr\u00eb dy gra q\u00eb i sh\u00ebrbenin gjith\u00eb dit\u00ebn. Ato e ushqenin, e\nlanin, e nd\u00ebrronin. Vuante shume, kishte dhimbje te tmerrshme. E mbanim me\nqetesues te fort\u00eb. Shp\u00ebtoi, shp\u00ebtoi, e shkreta, &#8211; tha ai. &#8211; Shp\u00ebtoi ajo,\nshp\u00ebtova dhe un\u00eb, &#8211; shtoi pas nj\u00eb cope heshtjeje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Dukesh m\u00eb i qet\u00eb, vertet, tani, &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po, &#8211; tha ai, &#8211; p\u00ebr mua fillon nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr tani. Sot dola, shkova te\nberberi dhe u qetha, shkova dhe bleva edhe rroba t\u00eb reja. E kisha l\u00ebn\u00eb edhe un\u00eb\nveten pas dore. M\u00eb vinte keq p\u00ebr at\u00eb, po t\u00eb m\u00eb shikonte q\u00eb dilja i veshur mire\ndhe i rregulluar&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po tani, do t\u00eb martohesh prap\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk e di, nuk di \u00e7\u2019t\u00eb them. Un\u00eb, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk jam zhg\u00ebnjyer\nshum\u00eb nga martesa. V\u00ebrtet nuk kisha ndonje dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr gruan, por nuk ia\nkam kaluar keq. Ajo m\u00eb donte shum\u00eb dhe nuk ma prishte p\u00ebr asnj\u00eb gj\u00eb, por nuk e\ndi n\u00ebse ja vlen t\u00eb martohem p\u00ebrs\u00ebri. Nj\u00eb shoku im thot\u00eb se martesa nuk eshte\nnje gabim q\u00eb behet dy her\u00eb. Nuk e di, sinqerisht, nuk e di \u00e7\u2019te bej. Ajo q\u00eb dua\ntani, \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebj dashuri me ty dhe t\u00eb harroj gjith\u00e7ka. M\u00eb ndihmon dot p\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; por me nj\u00eb kusht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7\u2019kusht? &#8211; tha ai<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; T\u00eb mbyll\u00ebsh der\u00ebn e jashtme se e ke harruar hapur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb? &#8211; tha ai dhe pasi pa der\u00ebn q\u00eb e kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur, ia krisi t\u00eb qeshur\u00ebs. &#8211; Nuk jam m\u00ebsuar t\u00eb th\u00ebrras mikesha n\u00eb sht\u00ebpi, &#8211; m\u00eb tha. &#8211; Kam qen\u00eb burr\u00eb besnik. Ti je e para&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijon..!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vijim..! Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb shkoi mendja t\u00eb hapja nj\u00eb faqe n\u00eb internet si \u201cescort girl\u201d. Ishte koha kur u ndava edhe nga i dashuri im dhe, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, kisha nevoj\u00eb edhe p\u00ebr seks. E nisa faqen si me shaka, por pata shum\u00eb k\u00ebrkesa. Punoj vet\u00ebm t\u00eb shtunave ose t\u00eb dielave dhe klient\u00ebt i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21114,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-21344","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21344","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21344"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21344\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21344"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21344"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21344"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}