{"id":21333,"date":"2019-03-04T18:30:27","date_gmt":"2019-03-04T17:30:27","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21333"},"modified":"2019-03-04T17:25:07","modified_gmt":"2019-03-04T16:25:07","slug":"si-ma-rikthyen-jeten-%ef%bb%bfrrefimi-i-sinqerte-i-vajzes-qe-iu-transplantua-veshka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/si-ma-rikthyen-jeten-%ef%bb%bfrrefimi-i-sinqerte-i-vajzes-qe-iu-transplantua-veshka\/","title":{"rendered":"Si ma rikthyen jet\u00ebn&#8230;\ufeffRr\u00ebfimi i sinqert\u00eb i vajz\u00ebs q\u00eb iu transplantua veshka"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kurr\u00eb nuk e kisha menduar q\u00eb jeta ime do t\u00eb merrte rrjedh\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb tani. Kam jetuar n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl, por me nj\u00eb familje me zem\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madhe. N\u00eb mosh\u00ebn 5-vje\u00e7are u p\u00ebrballa me nj\u00eb s\u00ebmundje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb pash\u00ebrushme p\u00ebr kushtet q\u00eb ishin n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mjek\u00ebsia nuk kishte avancuar si n\u00eb koh\u00ebt e sotme dhe mjek\u00ebt e mir\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb rrall\u00eb. Kur fillova t\u00eb kisha simptomat e para t\u00eb s\u00ebmundjes, prind\u00ebrit e mi nuk e menduan se do t\u00eb ishte di\u00e7ka e r\u00ebnd\u00eb, ndaj dhe nuk i dhan\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, duke menduar se do t\u00eb m\u00eb kalonte. Un\u00eb kisha vazhdimisht dhimbje n\u00eb pjes\u00ebn e mesit dhe k\u00ebshtu, prind\u00ebrit filluan t\u00eb shqet\u00ebsohen dhe m\u00eb \u00e7uan n\u00eb spitalin e qytetit ku jetoja. Atje b\u00ebra disa analiza dhe mjek\u00ebt dol\u00ebn n\u00eb konkluzionin se un\u00eb kisha probleme me veshkat. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb b\u00ebja vazhdimisht analiza, por ishte e kot\u00eb, pasi nuk kisha asnj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim. Familja ime vendosi t\u00eb m\u00eb \u00e7onte n\u00eb Tiran\u00eb. Atje jetonte edhe nj\u00ebri nga xhaxhallar\u00ebt e mi. Fillimisht shkova thjesht p\u00ebr t\u2019u vizituar, por doktor\u00ebt k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn q\u00eb un\u00eb t\u00eb shtrohesha n\u00eb spital, pasi gjendja ime sh\u00ebndet\u00ebsore ishte p\u00ebrkeq\u00ebsuar shum\u00eb. U shtrova dhe q\u00eb at\u00eb dit\u00eb nisi \u201ctortura\u201d p\u00ebr mua. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, spitali u b\u00eb sht\u00ebpia ime e p\u00ebrhershme. Ndenja e shtruar rreth nj\u00eb vit, por nuk kisha asnj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim. P\u00ebrkundrazi, gjendja ime sh\u00ebndet\u00ebsore sa vinte e p\u00ebrkeq\u00ebsohej. Un\u00eb duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohesha patjet\u00ebr nj\u00eb operacioni, sepse t\u00eb dyja veshkat e mia nuk ishin funksionale. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk kishte mjete dhe kushte t\u00eb duhura p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb operacion aq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb doktori q\u00eb m\u00eb kishte vizituar gjat\u00eb gjith\u00eb asaj kohe, i hoqi shpresat se un\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrohesha n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai tha se vet\u00ebm n\u00eb Itali mund t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb operacion aq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Isha shum\u00eb e vog\u00ebl dhe nuk e kuptoja se \u00e7far\u00eb po ndodhte me mua. Shihja vet\u00ebm syt\u00eb e p\u00ebrlotur t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi, q\u00eb nuk u larguan asnj\u00eb \u00e7ast prej meje, edhe pse motra dhe v\u00ebllai kishin shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ta, pasi ishin edhe m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Kur i shihja t\u00eb p\u00ebrlotur, frik\u00ebsohesha pasi mendoja se do vdisja dhe un\u00eb kisha shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb jetoja. Doja t\u00eb isha edhe un\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb moshatar\u00ebt e mi. Kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb luaja me shoqet, por isha e destinuar t\u00eb luaja vet\u00ebm me lodrat q\u00eb sillte Kryqi i Kuq n\u00eb spital. Tashm\u00eb, ato ishin b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebria ime e vetme. Prind\u00ebrit e mi po mundoheshin t\u00eb gjenin nj\u00eb zgjidhje se si mund t\u00eb m\u00eb \u00e7onin n\u00eb Itali. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb shtetit, thuajse e pamundur, pasi nuk jepeshin viza. Xhaxhai q\u00eb kisha n\u00eb Tiran\u00eb kishte nj\u00eb shok q\u00eb udh\u00ebtonte shpesh jasht\u00eb shtetit. Ai merrej me tregti, madje merrte edhe familjen me vete. Kishte nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn time. Ata vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb m\u00eb transformonin si djal\u00eb. M\u00eb pren\u00eb flok\u00ebt, m\u00eb vesh\u00ebn rrobat e tij dhe k\u00ebshtu, un\u00eb u hoqa si djali i tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb policia t\u00eb mos dyshonte dhe un\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb Itali me ta. Atje do t\u00eb m\u00eb priste xhaxhai tjet\u00ebr q\u00eb jetonte atje. Fillova t\u00eb qaja sepse nuk doja t\u00eb shkoja pa prind\u00ebrit e mi. Kisha shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ta, madje fillova t\u00eb mendoja se nuk do t\u2019i shihja m\u00eb kurr\u00eb. Desha, s\u2019desha un\u00eb, ajo pun\u00eb u b\u00eb. U nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Itali s\u00eb bashku me burrin dhe gruan q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronin. Kur po kontrollonin dokumentet, nxor\u00ebn pasaportat dhe un\u00eb u prezantova si djali i tyre. Nuk pat\u00ebm probleme. Mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb Bari, ku m\u00eb priste xhaxhai. U ndjeva shum\u00eb e leht\u00ebsuar kur e pash\u00eb. Ata m\u00eb lan\u00eb me t\u00eb dhe u larguan. Q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen shkova n\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha analizat nga e para. Un\u00eb i kisha humbur shpresat se do t\u00eb sh\u00ebrohesha. Isha lodhur nga gjilp\u00ebrat dhe ila\u00e7et e shumta. Doktor\u00ebt vendos\u00ebn t\u00eb b\u00ebja menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale. M\u00eb vendos\u00ebn nj\u00eb aparat n\u00eb veshk\u00eb, q\u00eb funksiononte duke u karikuar me korent. Nuk e kisha menduar kurr\u00eb se jeta ime do t\u00eb varej nga nj\u00eb fije korenti. Mendova se aq ishte operacioni dhe un\u00eb do t\u00eb kthehesha s\u00ebrish te familja ime, por nuk qe k\u00ebshtu. Doktor\u00ebt than\u00eb se un\u00eb nuk mund t\u00eb largohesha q\u00eb aty, pasi duhet t\u00eb b\u00ebja vazhdimisht analiza dhe p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, nuk mund t\u00eb shkoja n\u00eb Shqip\u00ebri. Jeta ime varej nga nj\u00eb fije korenti dhe n\u00ebse atje do t\u00eb mungonte energjia elektrike, qoft\u00eb edhe vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb, un\u00eb nuk do t\u00eb jetoja m\u00eb. \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb e d\u00ebgjon, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. K\u00ebshtu, nuk kisha rrug\u00ebzgjidhje tjet\u00ebr ve\u00e7 t\u00eb d\u00ebgjoja k\u00ebshillat e mjek\u00ebve. Me prind\u00ebrit e mi flisja \u00e7do jav\u00eb dhe m\u00eb kishte marr\u00eb malli shum\u00eb p\u00ebr ta. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs e kaloja te xhaxhai, por edhe atje nuk mund t\u00eb rrija gjith\u00eb koh\u00ebn, sepse ai ishte n\u00eb pun\u00eb dhe nuk mund t\u00eb qendronte gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me mua. K\u00ebshtu, xhaxhai vendosi t\u00eb m\u00eb linte p\u00ebr disa or\u00eb n\u00eb nj\u00eb manastir me murgesha, t\u00eb cilat ishin pjes\u00eb e spitalit ku vizitohesha un\u00eb. Atje, t\u00eb gjitha murgeshat kujdeseshin p\u00ebr mua, m\u2019i plot\u00ebsonin t\u00eb gjitha. Kisha shum\u00eb shok\u00eb edhe shoqe, por nuk mund t\u00eb flisja dot me ta, pasi nuk dija gjuh\u00ebn. Kaluan tre vjet dhe tashm\u00eb isha edhe m\u00eb e rritur. Gjith\u00e7ka kishte ndryshuar p\u00ebr mua. Tashm\u00eb kisha nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re. Kishte ardhur koha t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb transplant veshke. Doktor\u00ebt vendos\u00ebn q\u00eb transplantin t\u00eb ma b\u00ebnin pa para, duke qen\u00eb se un\u00eb isha pjes\u00eb e manastirit, por ajo q\u00eb kushtonte shum\u00eb ishte veshka q\u00eb duhej bler\u00eb. Prind\u00ebrit e mi nuk kishin para p\u00ebr t\u00eb paguar. Veshka ishte shum\u00eb e shtrenjt\u00eb dhe askush nuk kishte aq para sa p\u00ebr ta bler\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, te murgeshat ku rrija un\u00eb dhe shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, erdhi nj\u00eb \u00e7ift p\u00ebr t\u00eb adoptuar nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe m\u00eb zgjodh\u00ebn mua. Ata premtuan se do t\u00eb merreshin me t\u00eb gjitha shpenzimet e mia dhe mua s\u2019do t\u00eb m\u00eb mungonte asgj\u00eb, sepse ata do t\u00eb p\u00ebrgjigjeshin p\u00ebr gjith\u00e7ka. Ndjehesha shum\u00eb keq sepse kujtoja se nuk do t\u2019i shihja m\u00eb kurr\u00eb prind\u00ebrit e mi, motr\u00ebn dhe v\u00ebllan\u00eb. Qaja fshehtas, edhe pse e dija q\u00eb nuk kisha rrug\u00ebzgjidhje tjet\u00ebr. Familja q\u00eb m\u00eb adoptoi kishte edhe nj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb adoptuar dhe silleshin shum\u00eb mir\u00eb me mua. M\u00eb lejonin t\u00eb shkoja te xhaxhai sa her\u00eb t\u00eb doja, m\u2019i plot\u00ebsonin t\u00eb gjitha, si n\u00eb t\u00eb veshur, ashtu edhe n\u00eb t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Erdhi dita kur do t\u00eb kryeja operacionin. Ishte nj\u00eb operacion shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, sa mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb jetuar ishte shum\u00eb e vog\u00ebl. Operacioni zgjati 4 or\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb prisnin me padurim momentin kur un\u00eb t\u00eb zgjohesha, sidomos xhaxhai, i cili ishte shum\u00eb i shqet\u00ebsuar, madje nuk u kishte treguar as prind\u00ebrve t\u00eb mi q\u00eb un\u00eb isha futur n\u00eb operacion. Pas shum\u00eb or\u00ebsh un\u00eb u zgjova dhe t\u00eb gjith\u00eb u g\u00ebzuan. Kaluan disa dit\u00eb dhe un\u00eb tashm\u00eb kisha nj\u00eb veshk\u00eb timen, pa ata kordonat me korent q\u00eb m\u00eb kishin shoq\u00ebruar vitet e fundit. Ndjehesha tjet\u00ebr njeri, t\u00ebr\u00ebsisht e re. Isha shum\u00eb e lumtur q\u00eb edhe un\u00eb tashm\u00eb kisha veshk\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe kjo fal\u00eb familjes q\u00eb m\u00eb adoptoi. Tashm\u00eb p\u00ebr mua kishte nisur nj\u00eb jet\u00eb e re. Nuk kisha m\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb kthehesha n\u00eb Shqip\u00ebri, aty kisha krijuar shoq\u00ebri, kisha filluar shkoll\u00ebn, kisha nj\u00eb familje q\u00eb nuk m\u00eb linte asgj\u00eb mangut. U m\u00ebsova me at\u00eb jet\u00eb. Sigurisht q\u00eb malli m\u00eb merrte shum\u00eb p\u00ebr familjen time, edhe pse kisha shum\u00eb vite pa i par\u00eb. Vendosa t\u00eb kthehem p\u00ebr t\u2019i takuar dhe p\u00ebr ata ishte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb m\u00eb pan\u00eb pas 7 vjet\u00ebsh, t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndryshuar. Ndjeja mall, por vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb q\u00eb mbaja mend sepse pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs e kisha kaluar n\u00eb Itali dhe nga Shqip\u00ebria kujtoja shum\u00eb pak gj\u00ebra, por nuk do ta harroj kurr\u00eb sakrific\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb mi, madje as t\u00eb prind\u00ebrve adoptues sepse p\u00ebr mua, q\u00eb t\u00eb dyja jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse m\u00eb dhan\u00eb at\u00eb q\u00eb un\u00eb kisha aq shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb&#8230; jet\u00ebn!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kurr\u00eb nuk e kisha menduar q\u00eb jeta ime do t\u00eb merrte rrjedh\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb tani. Kam jetuar n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl, por me nj\u00eb familje me zem\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madhe. N\u00eb mosh\u00ebn 5-vje\u00e7are u p\u00ebrballa me nj\u00eb s\u00ebmundje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb pash\u00ebrushme p\u00ebr kushtet q\u00eb ishin n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21334,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249,689],"class_list":["post-21333","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori","tag-vajza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21333","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21333"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21333\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21334"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21333"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21333"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21333"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}