{"id":21331,"date":"2019-03-04T17:30:38","date_gmt":"2019-03-04T16:30:38","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21331"},"modified":"2019-03-04T17:17:48","modified_gmt":"2019-03-04T16:17:48","slug":"%ef%bb%bfme-prishi-pune-xhelozia-e-kusherires","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfme-prishi-pune-xhelozia-e-kusherires\/","title":{"rendered":"\ufeffM\u00eb prishi pun\u00eb xhelozia e kush\u00ebrir\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Quhem Alma dhe kisha shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u2019ju shkruaja dhe t\u2019ju tregoja t\u00eb\ngjith\u00ebve se si vajza e tezes mund t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn m\u00eb keq sesa nj\u00eb shoqe e\nthjesht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kesh. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam moshatare me vajz\u00ebn e tezes sime. N\u00eb fakt, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb e\nmadhe, por n\u00ebnat tona donin t\u00eb ishim gjithmon\u00eb bashk\u00eb prandaj na fut\u00ebn t\u00eb dyja\ns\u00eb bashku n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn klas\u00eb. Edhe pse ajo ishte shtat\u00eb vje\u00e7e, e fut\u00ebn n\u00eb\nklas\u00eb t\u00eb par\u00eb. U ul\u00ebm t\u00eb dyja n\u00eb nj\u00eb bang\u00eb, por m\u00ebsuesja na ndau se do t\u00eb vinte\nnj\u00eb vajz\u00eb me nj\u00eb djal\u00eb. At\u00ebhere u m\u00ebrzita shum\u00eb dhe qava shum\u00eb. Kur ishim t\u00eb\nvogla, ne shkonim shum\u00eb mir\u00eb. Un\u00eb isha shum\u00eb e urt\u00eb dhe b\u00ebja gjithmon\u00eb at\u00eb q\u00eb\nm\u00eb thoshte ajo. Erdhi koha kur un\u00eb u fejova dhe kjo ndodhi n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb\nt\u00eb vog\u00ebl. Burri me t\u00eb cilin u fejova ishte 10 vjet m\u00eb i madh. Ai n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\nishte me pozit\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, familja ime ishte shum\u00eb e lumtur, nd\u00ebrsa un\u00eb nuk\nisha edhe aq optimiste, sepse isha shum\u00eb e vog\u00ebl dhe nuk e kuptoja me t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00eb se \u00e7`\u00ebsht\u00eb dashuria e jeta me nj\u00eb burr\u00eb. Si\u00e7 thash\u00eb edhe m\u00eb lart, isha\nshum\u00eb e urt\u00eb dhe nuk e kisha shpirtin e kund\u00ebrshtimit. Kush\u00ebrira ime m\u00eb thoshte\nse kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb madh q\u00eb isha fejuar me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe\nshtonte: \u201cSi ai, un\u00eb mund t\u00eb rrjeshtoja 30, por nuk dua se s`m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb t\u00eb\nvjetrit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo n\u00eb fakt nuk ishte e bukur vet\u00ebm se mbahej shum\u00eb dhe n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb kjo\ngj\u00eb shihej me sy t\u00eb mir\u00eb. Edhe pse isha e fejuar, kur dilnim bashk\u00eb me\nkush\u00ebrir\u00ebn, djemt\u00eb m\u00eb ngacmonin mua e jo at\u00eb q\u00eb ishte beqare. Madje mbaj mend\nnj\u00eb her\u00eb q\u00eb kur po kalonim pran\u00eb ca djemve t\u00eb cil\u00ebt ateh\u00ebre uleshin an\u00ebs rrug\u00ebs\ndhe ngacmonin vajzat duke u hedhur fjal\u00eb, ajo u kthye:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ej, kujdes! &#8211; u tha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk e kishim me ty &#8211; than\u00eb ata &#8211; e kishim me k\u00ebt\u00eb tjetr\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po ajo \u00ebsht\u00eb e fejuar! &#8211; tha ajo. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ata qesh\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Xhelozia e saj m\u00eb ndiqte kudo, edhe n\u00eb m\u00ebsime. Un\u00eb m\u00ebsoja shum\u00eb mir\u00eb dhe\najo b\u00ebhej keq kur m\u00ebsuesit i thonin q\u00eb t\u00eb merrte shembull nga un\u00eb. Kur\nzem\u00ebrohej me mua, i b\u00ebnte t\u00eb gjitha shoqet t\u00eb mos m\u00eb flisnin. Un\u00eb i flisja vet\u00eb\ne para dhe k\u00ebshtu ajo u m\u00ebsua t\u00eb b\u00ebnte \u00e7`t\u00eb donte me mua. Nj\u00eb her\u00eb i kishte\nth\u00ebn\u00eb t\u00eb fejuarit tim se mua m\u00eb ngacmonte nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb cilin e kishim n\u00eb klas\u00eb.\nN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai djal\u00eb m\u00eb kishte qejf, por asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb kishte propozuar, madje\ns`m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb dashurie. T\u00eb nes\u00ebrmen, i fejuari im erdhi te\nshkolla dhe nuk m\u00eb kishte k\u00ebrkuar mua, por at\u00eb djalin q\u00eb ajo i kishte th\u00ebn\u00eb se\nm\u00eb ngacmonte. Kur e pash\u00eb, u ndjeva shum\u00eb keq. Ajo erdhi dhe m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E di kush ka ardhur? \u2013 un\u00eb ngrita supet duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptonte se nuk\ndija gj\u00eb. &#8211; I fejuari yt dhe po bisedon me Armirin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po pse, \u00e7\u2019ka me t\u00eb? \u2013 i thash\u00eb e habitur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk e di. &#8211; g\u00ebnjeu ajo. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Filloi m\u00ebsimi dhe mua s`m\u00eb durohej sa t\u00eb mbaronte m\u00ebsimi dhe t\u00eb takoja t\u00eb\nfejuarin. Isha b\u00ebr\u00eb shum\u00eb merak. Pyeta Armirin se \u00e7`i kishte th\u00ebn\u00eb, por ai m\u00eb\ntha se kishin nj\u00eb problem me t\u00eb cilin un\u00eb nuk kisha lidhje. Kur takova t\u00eb\nfejuarin, e pyeta se \u00e7`kishte patur me Armirin. Ai m\u00eb tha gjith\u00eb inat:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; A t\u00eb ka ngacmuar ai? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo! \u2013 i thash\u00eb dhe u skuqa n\u00eb fytyr\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po pse skuqesh? Po mos u merakos se tani nuk do t\u00eb t\u00eb thot\u00eb as \u201cmir\u00ebm\u00ebngjes\u201d\nse ia rregullova qejfin. Ia thash\u00eb ca fjal\u00eb \u201ct\u00eb \u00ebmbla\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nes\u00ebrmen, Armiri mezi m\u2019i hidhte syt\u00eb dhe un\u00eb gjithashtu. E bukura e\nk\u00ebsaj ishte se un\u00eb nuk e dija shkaktarin e v\u00ebrtetq\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj gjendjeje. Nuk e\ndija se ishte vajza e tezes, kush\u00ebrira ime e par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e doja m\u00eb shum\u00eb se\nmotrat e mia. T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e mora vesh aq von\u00eb sa nuk kishte r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb. Edhe\nshkoll\u00ebn e mesme e b\u00ebra n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb me t\u00eb. Ajo tashm\u00eb ishte nj\u00eb vajz\u00eb e rritur\ndhe ambiciet i kishin shtuar. Erdhi koha kur un\u00eb do t\u00eb martohesha dhe ajo akoma\nishte beqare. Kishte shum\u00eb pretendime dhe kjo tani q\u00eb e mendoj, ishte nj\u00eb an\u00eb e\nfort\u00eb e saj. P\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr q\u00eb m\u00eb b\u00ebri me t\u00eb fejuarin, ajo mundohej\nt\u00eb m\u00eb imitonte n\u00eb veshje. Gjithmon\u00eb blinte gj\u00ebra q\u00eb i kisha bler\u00eb edhe un\u00eb. Jo\nse m\u00eb shqet\u00ebsonte kjo gj\u00eb, por m\u00eb vriste ideja e saj q\u00eb t\u00eb ishte konkurente me\nmua q\u00eb duhet t\u00eb m\u00eb quante si mot\u00ebr. Pasi u martova, nuk banoja m\u00eb n\u00eb qytetin\ntim, por n\u00eb qytetin e burrit. Kur vija te prind\u00ebrit, mamaja ime i tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E shikon Alm\u00ebn? U martua dhe po b\u00ebhet me f\u00ebmij\u00eb e ti akoma beqare. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fakt, ky ishte nj\u00eb gabim i mamit tim se martesa nuk \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb\njet\u00ebn e njeriut, por aq ishte vizioni i saj. Ajo ia ktheu:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Un\u00eb, o e marr tamam ose rri beqare t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur i mendoj tani k\u00ebto fjal\u00eb, them me vete se ajo kishte t\u00eb drejt\u00eb. Nga\ninati i k\u00ebsaj fjale, ajo m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cnder\u201d. Po rrinim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e\nprind\u00ebrve t\u00eb mi s\u00eb bashku me vajz\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb tezes me t\u00eb cil\u00ebn ishim moshatare.\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb isha shtatz\u00ebn\u00eb. Ndenj\u00ebm gjith\u00eb dit\u00ebn bashk\u00eb t\u00eb tria dhe u\nk\u00ebnaq\u00ebm. N\u00eb dark\u00eb, ato t\u00eb dyja nuk fjet\u00ebn te sht\u00ebpia ime dhe shkuan t\u00eb dyja te\ntezja. Nuk e di se \u00e7`u kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr mua. T\u00eb nes\u00ebrmen, kur u takova me to,\nkush\u00ebrira nuk m\u00eb fliste. Ajo gjithmon\u00eb m\u00eb thoshte: \u201cT\u00eb dua ty m\u00eb tep\u00ebr se Em\u00ebn\u201d.\nI thash\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; C`ke, pse je e m\u00ebrzitur? Ti mir\u00eb ishe mbr\u00ebm\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Asgj\u00eb. &#8211; tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7`ka? &#8211; iu ktheva Em\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Asgj\u00eb. Nuk ka fjetur mir\u00eb mbr\u00ebm\u00eb, \u00e7\u2019do t\u00eb ket\u00eb? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo gjithmon\u00eb m\u00eb kishte g\u00ebnjyer dhe kishte folur prapa krah\u00ebve p\u00ebr mua e\nnuk e kishte p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb m\u00eb g\u00ebnjente prap\u00eb. Kush\u00ebrira jon\u00eb iku n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet\ndhe un\u00eb nuk e kuptova se \u00e7`pati me mua. U ktheva te burri dhe meqen\u00ebse nuk isha\nmir\u00eb, nuk mund t\u00eb udh\u00ebtoja se rrezikohej f\u00ebmija. Kaloi nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb derisa\nlinda, djali u b\u00eb nj\u00eb muajsh dhe shum\u00eb gj\u00ebra kishin ndryshuar. Ema ishte\nmartuar pa dasm\u00eb. Kishte shkuar te motra e vet e cila ishte martuar n\u00eb qytetin\nm\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, atje e kishte njohur djalin dhe menj\u00ebher\u00eb ishte\nshp\u00ebrngulur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Ai ishte djal\u00eb i vet\u00ebm dhe nj\u00eb njeri i\nmrekulluesh\u00ebm. Kur ajo erdhi te prind\u00ebrit e ne njoh\u00ebm burrin e saj, u manhit\u00ebm.\nAi kishte shum\u00eb edukat\u00eb dhe ishte njeri me shum\u00eb nivel, por ajo stononte shum\u00eb\nme sjelljet e saj. Kur u takuam t\u00eb tria kush\u00ebrirat, i thash\u00eb: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ema, e mora vesh se \u00e7`i kishe th\u00ebn\u00eb at\u00eb nat\u00eb kush\u00ebrir\u00ebs son\u00eb q\u00eb ajo s`m\u00eb\nfoli. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo nuk skuqej asnj\u00ebher\u00eb, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb u skuq. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse e b\u00ebre?- i thash\u00eb. N\u00eb fakt un\u00eb nuk e dija se \u00e7`i kishte th\u00ebn\u00eb, por e\nmora me mend se vet\u00ebm ajo kishte gisht n\u00eb zem\u00ebrimin e saj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb fal \u2013 m\u00eb tha &#8211; un\u00eb nuk doja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kush\u00ebrira u habit. Ajo nuk i kishte th\u00ebn\u00eb askujt se si ishte puna dhe habitej\nse si e kisha marr\u00eb vesh un\u00eb. Un\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk dija asgj\u00eb, por sapo kisha\nfilluar t\u00eb njihja Em\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e kisha dashur dhe e kisha respektuar. E ajo\n\u00e7`kishte b\u00ebr\u00eb? Vet\u00ebm m\u00eb kishte prishur pun\u00eb dhe madje ishte munduar edhe t\u00eb m\u00eb\nndante nga i fejuari, pra, ishte munduar vet\u00ebm t\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrronte. Ajo tani\n\u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lumtur dhe e ka nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e saj mjaft mir\u00eb. Ne shihemi\nrrall\u00eb, sepse ajo tani jeton jasht\u00eb shtetit dhe \u00ebsht\u00eb integruar aq mir\u00eb n\u00eb\njet\u00ebn atje sa nuk i bie nd\u00ebrmend as p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e saj sepse babi i ka vdekur. Ato\npak her\u00eb q\u00eb e kam takuar, kam v\u00ebn\u00eb re q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta Em\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb, plot\nambicie dashakeq\u00ebse dhe e nxir\u00eb nga inati q\u00eb askush t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ajo.\nAjo pati fat se u martua me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb mir\u00eb, se p\u00ebrndryshe\u2026 nuk dua as ta mendoj\nse \u00e7`t\u00eb ardhme do t\u00eb kishte. Sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta kur duhet t\u00eb ruhesh edhe\nnga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Quhem Alma dhe kisha shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u2019ju shkruaja dhe t\u2019ju tregoja t\u00eb gjith\u00ebve se si vajza e tezes mund t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn m\u00eb keq sesa nj\u00eb shoqe e thjesht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kesh. Un\u00eb jam moshatare me vajz\u00ebn e tezes sime. N\u00eb fakt, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb e madhe, por n\u00ebnat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-21331","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21331","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21331"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21331\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21331"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21331"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21331"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}