{"id":21318,"date":"2019-03-02T16:00:24","date_gmt":"2019-03-02T15:00:24","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21318"},"modified":"2019-03-02T14:44:47","modified_gmt":"2019-03-02T13:44:47","slug":"%ef%bb%bfdo-ta-dua-gjer-ne-vdekje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfdo-ta-dua-gjer-ne-vdekje\/","title":{"rendered":"\ufeffDo ta dua gjer n\u00eb vdekje!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jeta ime ka qen\u00eb nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, madje m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se e\nndokujt tjet\u00ebr mbase. Q\u00eb sot e k\u00ebsaj dite, ende nuk kam mundur ta marr veten,\nmadje kur e kujtoj, m\u00eb duket sikur m\u00eb ka ndodhur sot, edhe pse ka pes\u00eb vjet q\u00eb\nka ndodhur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Para 10 vjet\u00ebsh u njoha me nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb banonte shum\u00eb af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb sime,\npor nuk ishim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lagje. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, si \u00e7do i ri, edhe un\u00eb kisha\nnamin se isha nj\u00eb djal\u00eb i paedukat\u00eb dhe imoral, por nuk isha aspak i till\u00eb.\nKisha vet\u00ebm namin, duke qen\u00eb se un\u00eb rrija me disa shok\u00eb q\u00eb merreshin me budallall\u00ebqe.\nU lidha me k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb dhe kurr\u00eb nuk e kisha menduar se do t\u00eb dashurohesha me\ndik\u00eb kaq shum\u00eb. Ndenj\u00ebm thuajse nj\u00eb vit t\u00eb lidhur, pa djenin\u00eb e familjes. M\u00eb\npas un\u00eb i propozova q\u00eb t\u00eb fejoheshim. Ashtu si un\u00eb, edhe ajo m\u00eb donte shum\u00eb dhe\nishte e gatshme t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka p\u00ebr mua. Vendos\u00ebm q\u00eb t\u2019u tregonim familjeve p\u00ebr\nlidhjen ton\u00eb. Familja ime nuk kishte asnj\u00eb kund\u00ebrshtim, madje ishin shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur\nme vendimin tim. T\u00eb nes\u00ebrmen u takuam dhe e pyeta t\u00eb dashur\u00ebn n\u00ebse i kishte th\u00ebn\u00eb\nfamiljes p\u00ebr vendimin q\u00eb kishim marr\u00eb. Ajo m\u00eb tha se i kishte th\u00ebn\u00eb, por\nfamilja i kishte b\u00ebr\u00eb namin, pasi nuk donin q\u00eb vajza e tyre t\u00eb kishte lidhje me\nnj\u00eb djal\u00eb si un\u00eb e jo m\u00eb t\u00eb fejoheshim. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ne vazhdonim ta mbanim\nlidhjen ton\u00eb n\u00eb fsheht\u00ebsi, derisa nj\u00eb dit\u00eb un\u00eb nuk durova dot m\u00eb dhe vendosa ta\nrr\u00ebmbej. Doja ta kisha n\u00eb \u00e7do moment pran\u00eb meje. E mora dhe e \u00e7ova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\ntime, aty ku do jetonim. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, ajo u b\u00eb nusja ime edhe pse familja e\nsaj vazhdonte q\u00eb t\u00eb mos ishte dakord, madje vendos\u00ebn t\u00eb mos flasin m\u00eb me t\u00eb. M\u00eb\nvinte shum\u00eb keq p\u00ebr t\u00eb kur e shihja t\u00eb trishtuar, pasi familja e saj nuk e mb\u00ebshteti\nvendimin e saj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e lumtur. Mundohesha t\u2019i rrija gjithmon\u00eb pran\u00eb dhe\nta b\u00ebja t\u00eb lumtur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kaluan disa muaj dhe un\u00eb mora lajmin m\u00eb t\u00eb lumtur t\u00eb jet\u00ebs sime; do t\u00eb b\u00ebhesha\nbaba. Nuk di si t\u2019jua shpreh lumturin\u00eb q\u00eb ndjeva n\u00eb ato \u00e7aste. Muajt kalonin\ndhe un\u00eb mezi e prisja ardhjen e f\u00ebmij\u00ebs son\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, erdhi dita kur ajo do\nt\u00eb lindte dhe m\u00eb n\u00eb fund, lindi djal\u00eb. Isha njeriu m\u00eb i lumtur n\u00eb bot\u00eb! Tashm\u00eb i\nkisha t\u00eb gjitha, nuk doja t\u2019ia dija p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr. Pas gjith\u00eb asaj kohe, m\u00eb\nn\u00eb fund, prind\u00ebrit e saj vendos\u00ebn t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb shohin nipin e tyre. Edhe pse nuk\nishte e drejt\u00eb m\u00ebnyra se si ishin sjell\u00eb me ne, un\u00eb u hoqa sikur s\u2019kishte\nndodhur asgj\u00eb dhe i respektova. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebra p\u00ebr hir t\u00eb sime shoqeje q\u00eb e doja\naq shum\u00eb. Koh\u00ebt kalonin dhe djali u b\u00eb gjasht\u00eb muajsh. Ishim shum\u00eb t\u00eb lumtur. Nj\u00eb\ndit\u00eb mor\u00ebm lajmin se ime shoqe ishte s\u00ebrish shtatz\u00ebn\u00eb. Nuk e di pse k\u00ebsaj radhe\nnuk ndjhesha aq ai lumtur sa her\u00ebn e par\u00eb. Sigurisht q\u00eb u g\u00ebzova shum\u00eb, por nuk\nndjeja t\u00eb nj\u00ebjtin entuziaz\u00ebm. Kaluan tre muaj dhe shkuam p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb eko e\np\u00ebr t\u00eb par\u00eb gjinin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs. Doktoresha na tha se tashm\u00eb ishin dy \u00e7una. Pra, ime\nshoqe priste binjak\u00eb. U g\u00ebzuam shum\u00eb q\u00eb t\u00eb dy q\u00eb do t\u00eb b\u00ebheshim me kaq shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb.\nT\u00eb dy i donim shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. Mezi prisnim momentin kur ata t\u00eb lindnin. Muajt\nkalonin dhe ajo ishte n\u00eb muajnin e shtat\u00eb. E gjith\u00eb shtatzania po shkonte p\u00ebr\nmrekulli, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb mbash n\u00eb bark dy f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb\nmuajit t\u00eb n\u00ebnt\u00eb, ime shoqe filloi t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej. Her\u00eb pas here kishte luhatje\ntensioni e shpesh kishte edhe gjendje t\u00eb fik\u00ebti, duke qen\u00eb se shtatzania ishte\ngjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs dhe ishte shum\u00eb vap\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, tek po dilnim, ajo\npati probleme me frym\u00ebmarrjen. E ula e thash\u00eb ta qet\u00ebsoja, por ishte e\npamundur. Frym\u00ebmarrja e saj sa vinte e v\u00ebshtir\u00ebsohej. Lajm\u00ebrova nj\u00eb ambulanc\u00eb\ndhe rrug\u00ebs, tek po e \u00e7onim p\u00ebr n\u00eb spital, un\u00eb po e mbaja me frym\u00ebn time. Ajo m\u00eb\ntha t\u00eb mos lodhesha kot se i kishte ardhur fundi. M\u00eb tha t\u00eb kisha kujdes djalin\ndhe mbylli syt\u00eb. K\u00ebto ishin edhe fjal\u00ebt e saj t\u00eb fundit. Nuk mund ta besoja! I\nd\u00ebshp\u00ebruar, u k\u00ebrkoja doktor\u00ebve q\u00eb ishin n\u00eb makin\u00eb me mua t\u00eb b\u00ebnin di\u00e7ka, por ata\nthan\u00eb q\u00eb tani s\u2019kishin \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnin m\u00eb, sepse ajo kishte vdekur. Qaja me shum\u00eb\ndhimbje dhe nuk doja t\u00eb jetoja m\u00eb. N\u00eb at\u00eb moment, gjith\u00e7ka e shihja t\u00eb zez\u00eb.\nQaja p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr momentin, ngaq\u00eb isha i d\u00ebshp\u00ebruar, p\u00ebrpiqesha t\u00eb gjeja nj\u00eb\nfajtor p\u00ebr vdekjen e saj dhe mendoja se ishin binjak\u00ebt q\u00eb ajo priste, por m\u00eb\npas u kthjellova dhe thash\u00eb me vete se ajo q\u00eb po mendoja qe nj\u00eb budall\u00ebk. E\nkisha shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranoja. Vazhduam rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb\nautopsi e p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh nga i kishte ardhur vdekja. Rezultoi se f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb\nkishte n\u00eb bark kishin tre dit\u00eb q\u00eb kishin vdekur dhe kjo kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe\nasaj t\u2019ia merrnin jet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb l\u00ebn\u00eb mua dhe djalin vet\u00ebm. Ata t\u00eb tre u nis\u00ebn\nn\u00eb nj\u00eb rug\u00eb shum\u00eb t\u00eb larg\u00ebt dhe pa kthim e un\u00eb ndjehesha i pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb\necur p\u00ebrpara. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Djalin e rrita me ndihm\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs sime. Tashm\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb pes\u00eb vje\u00e7 dhe un\u00eb\ne kam rritur me fotografit\u00eb e s\u00eb \u00ebm\u00ebs, duke i folur gjithmon\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Mbase kam\nb\u00ebr\u00eb edhe gabim, sepse tani ai ndjen shum\u00eb mall dhe m\u00eb pyet gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs se\nkur do t\u00eb kthehet. Ai nuk e kupton se ajo nuk do t\u00eb kthehet m\u00eb. Nuk ka nat\u00eb q\u00eb\nun\u00eb t\u00eb mos \u00ebnd\u00ebrroj me t\u00eb. M\u00eb mungon shum\u00eb dhe ndjehem tmerr\u00ebsisht i d\u00ebshp\u00ebruar\nq\u00eb nuk kam asnj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje. Kuptova se jeta ime nuk kishte asnj\u00eb kuptim pa\nt\u00eb. Edhe sot e kujtoj nj\u00eblloj si para pes\u00eb vjet\u00ebsh. Thon\u00eb se koha sh\u00ebron gjith\u00e7ka,\npor p\u00ebr mua ka ndodhur e kund\u00ebrta. Un\u00eb nuk gjej asnj\u00eb forc\u00eb ve\u00e7 djalit, p\u00ebr t\u00eb\necur p\u00ebrpara. M\u00eb duket e pamundur t\u00eb jetoj pa t\u00eb. M\u00eb duket sikur do ta\ntradhtoj. \u00c7do dit\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr ajo m\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb ishte e lumtur sikur un\u00eb t\u00eb\ngjeja dik\u00eb q\u00eb t\u00eb kujdesej p\u00ebr mua dhe p\u00ebr djalin, por un\u00eb nuk dua t\u2019ia di p\u00ebr\nask\u00ebnd ve\u00e7 saj. Askush nuk ma mbush zbraz\u00ebtin\u00eb q\u00eb m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb ajo. Kjo ndodh\nmbase sepse sapo kishim filluar jet\u00ebn bashk\u00eb dhe un\u00eb s\u2019arrita ta shijoja, sepse\nvdekja e mori shum\u00eb shpejt. Tani jam 28 vje\u00e7 dhe nuk kam asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb n\u00eb jet\u00eb,\nm\u00eb duket sikur po jetoj kot. I jam dedikuar totalisht djalit. Kujdesem p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\ngjith\u00e7ka. Mundohem t\u00eb b\u00ebj t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos i mungoj\u00eb asgj\u00eb. M\u00eb vjen shum\u00eb\nkeq q\u00eb nuk mundi ta njoh\u00eb n\u00ebn\u00ebn e tij, q\u00eb ishte nj\u00eb njeri i mrekulluesh\u00ebm. Ai\nsheh n\u00ebp\u00ebr foto vet\u00ebm bukurin\u00eb e saj fizike, por at\u00eb shpirt\u00ebrore nuk mundi ta\nshoh\u00eb. T\u00eb dy do t\u00eb ishim shum\u00eb t\u00eb lumtur sikur ajo t\u00eb ishte pran\u00eb nesh, por\nfati deshi q\u00eb ajo t\u00eb shkonte bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb prisnim. Ata e desh\u00ebn aq shum\u00eb\nsa arrit\u00ebn t\u2019i merrnin edhe jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me ta. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7do njeri ka synimet e tij n\u00eb jet\u00eb, por un\u00eb kam zbuluar se pa familje dhe\npa grua, asgj\u00eb nuk ka kuptim. Natyrisht q\u00eb gra ka kudo, por kur dashuron dik\u00eb\ndhe krijon nj\u00eb familje me d\u00ebshir\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lumturi shum\u00eb e madhe. Un\u00eb nuk do\nt\u00eb doja asgj\u00eb nga kjo jet\u00eb, ve\u00e7se t\u00eb isha edhe nj\u00eb her\u00eb me t\u00eb dhe me djalin\nbashk\u00eb, ashtu si\u00e7 ishim para se ajo t\u00eb shkonte. E di q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur,\npor duhet t\u00eb jetoj gjith\u00eb jet\u00ebn me fotot dhe me kujtimet e saj. E kam dashur\ndhe do t\u00eb vazhdoj ta dua deri n\u00eb vdekje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeta ime ka qen\u00eb nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, madje m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se e ndokujt tjet\u00ebr mbase. Q\u00eb sot e k\u00ebsaj dite, ende nuk kam mundur ta marr veten, madje kur e kujtoj, m\u00eb duket sikur m\u00eb ka ndodhur sot, edhe pse ka pes\u00eb vjet q\u00eb ka ndodhur. Para 10 vjet\u00ebsh u njoha me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21134,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-21318","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21318","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21318"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21318\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}