{"id":21310,"date":"2019-03-02T14:00:50","date_gmt":"2019-03-02T13:00:50","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21310"},"modified":"2019-03-02T13:24:59","modified_gmt":"2019-03-02T12:24:59","slug":"%ef%bb%bftradhtova-tim-shoq-me-burrin-e-te-dashures-se-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bftradhtova-tim-shoq-me-burrin-e-te-dashures-se-tij\/","title":{"rendered":"\ufeffTradhtova tim shoq me burrin e t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb tij"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00eb kam marr\u00eb guximin t\u00eb shkruaj historin\u00eb time t\u00eb\ntradhtis\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn tuaj, jam nj\u00eb grua 30 vje\u00e7e. Jam martuar me dashuri dhe\nkam qen\u00eb nj\u00eb grua e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr burrin, f\u00ebmij\u00ebt dhe ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb.\nT\u00eb gjith\u00eb m\u00eb thon\u00eb \u201cmaniake\u201d past\u00ebrtie e disa m\u00eb th\u00ebrrasin meraklie. Vitet e\njet\u00ebs i kam kaluar k\u00ebshtu si\u00e7 jua p\u00ebrshkrova m\u00eb lart, si nj\u00eb grua e till\u00eb dhe\nmendoj se t\u00eb gjitha grat\u00eb, sidomos t\u00eb martuarat, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tilla. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb ndryshova nga nj\u00eb telefonat\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb po pija kafe me\nnj\u00eb ish-kolege. M\u00eb ra telefoni me num\u00ebr t\u00eb fshehur, pra, anonim dhe u\np\u00ebrgjigja:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Alo! &#8211; d\u00ebgjova nj\u00eb\nz\u00eb burri. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Alo &#8211; i thash\u00eb e\nqet\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Kush jeni ju q\u00eb\npara dy dit\u00ebsh i keni r\u00ebn\u00eb telefonit tim?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; M\u00eb falni, &#8211; i\nthash\u00eb, &#8211; por mos keni ngat\u00ebrruar num\u00ebr? Nuk po marr vesh se \u00e7\u2019po m\u00eb thoni\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; N\u00eb fakt, telefoni\nka qen\u00eb i gruas sime, por un\u00eb e mora numrin dhe po t\u00eb telefonoj ty tani\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; E \u00e7\u2019problem mund\nt\u00eb ket\u00eb q\u00eb t`i kem telefonuar gruas t\u00ebnde?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; L\u00ebri fjal\u00ebt e m\u00eb\nthuaj a i ke r\u00ebn\u00eb ti apo jo, t\u00eb tjerat i di vet\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E mbylla telefonin dhe mendova se \u00e7\u2019mund t\u00eb ishte ajo\ntelefonat\u00eb. Un\u00eb vet\u00ebm njer\u00ebzve t\u00eb mi dhe atyre pak shoqeve q\u00eb kisha u\ntelefonoja dhe numrat i kisha t\u00eb ruajtura, k\u00ebshtu q\u00eb nuk mund t\u2019i ngat\u00ebrroja, por\nbiseda mes shoqesh nuk m\u00eb la koh\u00eb t\u00eb mendoja. U ktheva n\u00eb sht\u00ebpi dhe nuk m\u00eb\nvajti m\u00eb mendja tek ajo telefonat\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn or\u00eb, si dit\u00ebn m\u00eb par\u00eb, m\u00eb ra\ntelefoni. K\u00ebt\u00eb her\u00eb ishte nj\u00eb num\u00ebr. E hapa. Ishte z\u00ebri i djesh\u00ebm. Desha ta\nmbyll, por ai m\u2019u lut:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; T\u00eb lutem, a e\nv\u00ebrtetove se kush ka \u00e7uar zile at\u00eb dit\u00eb n\u00eb telefonin e gruas sime?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Po ju, a jeni i\nsigurt\u00eb se ka ndodhur kjo gj\u00eb? Se un\u00eb nuk e di t\u00eb kem telefonuar, por mund ta\nket\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr nga familja ime. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Po ju, a jeni e\nmartuar? Mos e ka b\u00ebr\u00eb burri juaj? Ku banon?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; N\u00eb Tiran\u00eb &#8211; i\nthash\u00eb &#8211; dhe burri im ka dy numra telefoni e nuk ka pse t\u00eb marr\u00eb me numrin tim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Jam m\u00eb se i sigurt\u00eb\nse telefonata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga telefoni juaj, p\u00ebrndryshe nga do ta dija numrin t\u00ebnd?\nT\u00eb lutem ta zgjidhim k\u00ebt\u00eb pun\u00eb se po \u00e7mendem. Ku jeni tani q\u00eb t\u00eb takohemi e t\u00eb\nflasim?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Si guxoni t\u00eb m\u00eb\nk\u00ebrkoni nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb? Po \u00e7`burr\u00eb je ti q\u00eb kontrollon telefonin e gruas? Mos\nm\u00eb telefononi m\u00eb. Mirupafshim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe vendosa t\u00eb mos ia hapja m\u00eb telefonin. Ai me siguri\nkishte ngat\u00ebrruar num\u00ebr dhe, kur i kisha dal\u00eb grua, donte t\u00eb tallej me mua. Vendosa\nseriozisht ta harroja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por numrin e tij e ruajta, as vet\u00eb nuk e di se\npse. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai nuk m\u00eb telefonoi m\u00eb. Kaluan disa dit\u00eb dhe si gjithmon\u00eb, n\u00eb\nuikend, shkuam n\u00eb Durr\u00ebs, te sht\u00ebpia n\u00eb plazh. Ishte nj\u00eb dit\u00eb dimri dhe un\u00eb i\nadhuroj dit\u00ebt e dimrit n\u00eb plazh. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb po e shijoja nj\u00eb m\u00ebngjes, kur\npapritur ra telefoni i burrit. Nuk e kisha asnj\u00ebher\u00eb zakon ta merrja telefonin\ne tij kur binte, prandaj nuk l\u00ebviza nga vendi. Telefoni ra p\u00ebrs\u00ebri dhe burri u\nngrit e nd\u00ebrsa po fliste, e d\u00ebgjova kur I thoshte p\u00ebrsonit tjet\u00ebr se mund t\u00eb ishte\ngabuar sepse ai nuk i kishte r\u00ebn\u00eb numrit t\u00eb tij dhe i lutej t\u00eb mos e\nshqet\u00ebsonte m\u00eb sepse ishte n\u00eb nj\u00eb mbledhje. G\u00ebnjeshtra e tij m\u00eb b\u00ebri t\u00eb dyshoja,\nnd\u00ebrsa kur i tha se kishte gabuar num\u00ebr, automatikisht, m\u2019u kujtua ngjarja q\u00eb\nm\u00eb kishte ndodhur disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. M\u00eb shkoi nd\u00ebrmend t\u2019ia thosha atij, por\nnuk e di pse hezitova. M\u00eb von\u00eb, e pyeta:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; K\u00eb g\u00ebnjeve n\u00eb\ntelefon n\u00eb m\u00ebngjes?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; I kishin r\u00ebn\u00eb\ngabim dhe i g\u00ebnjeva q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb shqet\u00ebsonin. Po ti, mua po m\u00eb p\u00ebrgjoje?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Oh, m\u00eb fal, nuk\ndoja, por fjal\u00ebt m\u00eb erdh\u00ebn vet\u00eb n\u00eb vesh. &#8211; b\u00ebra shaka un\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur\nsituat\u00ebn &#8211; M\u00eb fal zem\u00ebr!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur u kthyem n\u00eb Tiran\u00eb, nuk e di nga m\u00eb erdhi, por mora\ntelefonin dhe i telefonova numrit q\u00eb m\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb at\u00eb dit\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Si jeni? &#8211; u\nd\u00ebgjua nga ana tjet\u00ebr e telefonit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Mir\u00eb &#8211; thash\u00eb &#8211; a\nq\u00ebndron akoma ai takimi q\u00eb m\u00eb lat\u00eb at\u00eb dit\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Posi! &#8211; tha ai i\nnxituar, sikur mezi po e priste. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb. Lam\u00eb takimin dhe u takuam n\u00eb qend\u00ebr. Ai\nishte nj\u00eb burr\u00eb rreth t\u00eb 35-tave, nj\u00eb mashkull q\u00eb nuk mund t\u00eb mendoje ta\ntradhtonte asnj\u00eb fem\u00ebr. Biseduam dhe ai m\u00eb tha se gruaja e tij ishte 30 vje\u00e7e\ndhe nuk kishin f\u00ebmij\u00eb. Ai punonte n\u00eb dyqanin e vet, nd\u00ebrsa gruaja punonte n\u00eb administrat\u00eb,\nn\u00eb nj\u00eb instuticion shtet\u00ebror. M\u00eb pyeti edhe p\u00ebr mua dhe tim shoq. Filluam t\u00eb\nshqyrtonim situat\u00ebn, telefonatat, numrat dhe pam\u00eb se di\u00e7ka p\u00ebrputhej, por un\u00eb\nnuk besoja kurr\u00eb se burri im m\u00eb tradhtonte, k\u00ebshtu q\u00eb i k\u00ebrkova ta mendonim\nedhe nj\u00eb her\u00eb dhe t\u00eb siguroheshim. At\u00ebhere u ndam\u00eb dhe un\u00eb n\u00eb kok\u00eb kisha nj\u00eb\nplan djall\u00ebzor. Kur burri po flinte, mora telefonin e tij dhe u futa n\u00eb nj\u00eb nga\ndhomat e sht\u00ebpis\u00eb. Kishim nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb madhe dykat\u00ebshe, k\u00ebshtu q\u00eb plani nuk\nmund t\u00eb mos funksiononte, sepse ai nuk do ta d\u00ebgjonte kur un\u00eb t\u00eb flisja. Formova\nnumrin e gruas s\u00eb burrit me t\u00eb cilin nuk kisha pak q\u00eb isha ndar\u00eb. Z\u00ebri q\u00eb m\u2019u\np\u00ebrgjigj ishte i nj\u00eb gruaje dhe ekzakt\u00ebsisht, ajo tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; \u00c7`kemi zem\u00ebr?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U\nshtanga, por pasi e mblodha veten, e mbylla telefonin pa folur asnj\u00eb fjal\u00eb. Nuk\nmund ta besoja. Deri kur d\u00ebgjova z\u00ebrin e saj n\u00eb telefon, m\u00eb dukej se ai njeri\npo imagjinonte gjith\u00e7ka nga xhelozia p\u00ebr gruan e tij, por jo; ai nuk qenka\ngabuar. Un\u00eb isha ajo q\u00eb isha verbuar. U ula n\u00eb nj\u00eb divan aty af\u00ebr dhe vura dor\u00ebn\nn\u00eb zem\u00ebr sepse ndjeva q\u00eb ajo po m\u00eb rrihte fort. Ishte gj\u00ebja q\u00eb nuk m\u00eb kishte\nshkuar kurr\u00eb nd\u00ebrmend. Oh, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr! Pse do ta b\u00ebnte burri im k\u00ebt\u00eb?\nPse? E mblodha veten dhe vura telefonin n\u00eb vendin e vet. Nuk ishte momenti i\nduhur q\u00eb ai ta merrte vesh se un\u00eb e dija. Duhet t\u00eb p\u00ebrgatitesha dhe t\u00eb kisha\nprova t\u00eb forta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nes\u00ebrmen, mora n\u00eb telefon at\u00eb burrin. Ai erdhi me nj\u00eb\nfrym\u00eb. Nuk i tregova \u00e7far\u00eb kisha zbuluar, por i thash\u00eb se i q\u00ebndroja mendimit\nse burri im nuk m\u00eb tradhtonte dhe se ky ishte nj\u00eb alarm i rrem\u00eb. Ia thoja atij\nk\u00ebto fjal\u00eb, por zemra ime ishte e helmuar dhe po k\u00ebrkoja kund\u00ebrhelmin. Ja!\nP\u00ebrpara syve e kisha. Sy p\u00ebr sy e dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb! Do t\u00eb joshja burrin e saj! Kur\najo kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete burrin tim, pse un\u00eb t\u00eb mos ia merrja hakun me t\u00eb\nnj\u00ebjt\u00ebn monedh\u00eb? Vet\u00ebm at\u00ebhere do ta kuptonte se \u00e7\u2019m\u00eb kishte shkaktuar mua. Dhe\nmendova t\u00eb veproja. Isha m\u00eb e re se ajo, vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb dija. Nuk e dija se \u00e7`pamje\nkishte, por dija se ajo nuk kishte f\u00ebmij\u00eb dhe kjo ishte nj\u00eb arm\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb\nkund\u00ebr meje. Po luftoja pa e njohur kund\u00ebrshtarin. Ai takim nuk kishte pse\nndryshonte ndonj\u00eb gj\u00eb dhe mua m\u00eb duhej koh\u00eb t\u00eb mendoja, k\u00ebshtu q\u00eb e\np\u00ebrshpejtova ndarjen dhe u ndam\u00eb duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb\npo ndodhte. Ai kishte nj\u00eb grua q\u00eb nuk e tradhtonte. K\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb mendonte ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I k\u00ebrkova takim dit\u00ebn tjet\u00ebr me pretekst se do t\u00eb nd\u00ebrroja\nnum\u00ebr dhe doja t`ia jepja atij n\u00eb qoft\u00eb se do t`i duhej, Ishte nj\u00eb pretekst\nkoti, por si duket dhe ai kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb takohej. U takuam n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin\nlokal dhe u kujdesa shum\u00eb p\u00ebr veshjen dhe makiazhin. M\u00eb duhej kjo gj\u00eb. Ai, si\np\u00ebr \u00e7udi dhe p\u00ebr interesin tim, nuk m\u2019i ndante syt\u00eb. Dukej i magjepsur. Biseduam\nshum\u00eb pak p\u00ebr bashk\u00ebshort\u00ebt tan\u00eb dhe b\u00ebm\u00eb biseda t\u00eb ndryshme. Ai fliste m\u00eb pak\nse her\u00ebt e tjera. U ndam\u00eb dhe di\u00e7ka kishte ndryshuar. Ai ishte joshur nga un\u00eb,\n\u201cm\u00ebkatarja\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Koha eci si gjithmon\u00eb eg\u00ebrsisht, pa u ndaluar aspak. Pas\ndisa dit\u00ebsh u takuam \u201crast\u00ebsisht\u201d. Un\u00eb e dija ku punonte dhe kalova andej q\u00eb t\u00eb\nshihja a po funksiononte plani im. Nd\u00ebrkoh\u00eb, burrit tim nuk i kisha r\u00ebn\u00eb fare\nn\u00eb sy se e dija \u00e7\u2019po b\u00ebnte ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai m\u00eb pa dhe m\u00eb ftoi p\u00ebr nj\u00eb kafe te lokali aty pran\u00eb. Pim\u00eb\nkafe dhe biseda po shkonte mir\u00eb, kur ja, u shfaq gruaja e tij. Ajo nuk na pa. Po\necte rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, ndaloi te dyqani i mbyllur i t\u00eb shoqit, menj\u00ebher\u00eb\nnxori telefonin, mori burrin dhe e pyeti se ku ishte q\u00eb kishte mbyllur dyqanin.\nAi i tha se po pinte kafe me nj\u00eb shok. Ajo ishte nj\u00eb grua e bukur, kishte nj\u00eb\nsharm q\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr vete edhe grat\u00eb e jo m\u00eb nj\u00eb burr\u00eb. Un\u00eb nuk e besoja se burri\nim do t\u00eb m\u00eb tradhtonte, por ndryshova mendim kur e pash\u00eb at\u00eb. Ishte tamam nj\u00eb\nfem\u00ebr e ve\u00e7ant\u00eb. Kjo nuk m\u00eb b\u00ebri t\u00eb stepem aspak, madje m\u00eb shtyu ta \u00e7oja deri\nn\u00eb fund at\u00eb q\u00eb kisha nisur. Sado e bukur t\u00eb ishte, nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb\nprishte lumturin\u00eb e askujt. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas disa takimesh, i erdhi radha tradhtis\u00eb s\u00eb madhe. Ai m\u00eb\nftoi t\u00eb shkonim n\u00eb Durr\u00ebs, te sht\u00ebpia e tij e plazhit. Vet\u00ebm plazhit n\u00eb dim\u00ebr\nnuk mund t`i thoja jo. Ishte di\u00e7ka e bukur, por jo aq e mrekullueshme sa kur\nb\u00ebja dashuri me burrin tim. Edhe pse ishte nj\u00eb mashkull i bukur, ky nuk kishte\nndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb largonte mendjen nga burri im dhe kjo v\u00ebrtetonte dashurin\u00eb\ne madhe q\u00eb un\u00eb ndjeja p\u00ebr t\u00eb. M\u2019u duk se edhe ai nuk u k\u00ebnaq aq sa duhej. Shkaku\nmund t\u00eb ishte edhe ftoht\u00ebsia ime, por edhe ai mund t\u00eb ishte i dashuruar me\ngruan e tij. U takuam edhe tre her\u00eb t\u00eb tjera, por nuk mundesha m\u00eb. Nuk isha e\nlindur p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr tradhtin\u00eb. Kjo fjal\u00eb nuk futej n\u00eb karakterin\ntim. Plani deri tani nuk kishte funksionuar sepse asnj\u00ebri nuk e kishte marr\u00eb\nvesh, pra, ajo dhe burri im ishin t\u00eb qet\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb mendova t`i shkoja n\u00eb pun\u00eb burrit. E gjeta n\u00eb zyr\u00eb\ndhe u \u00e7udit kur m\u00eb pa. Ishte shum\u00eb i bukur dhe ishte njeriu q\u00eb doja. Ngaq\u00eb e\ndoja, mund t`i falja \u00e7do gj\u00eb, por jo tradhtin\u00eb, sepse at\u00ebhere do t\u00eb mohoja veten\ntime. Dol\u00ebm p\u00ebr kafe dhe ja, n\u00eb tavolin\u00ebn p\u00ebrball\u00eb ishte ajo, me nj\u00eb kolege. Ajo\nb\u00ebri sikur nuk na pa, por m\u00eb von\u00eb, kureshtja e tradhtoi dhe ajo m\u00eb shikoi me dy\nsy q\u00eb vet\u00ebm armik\u00eb nuk mund t`i kesh. Un\u00eb nuk ia ktheva shikimin, por vazhdova\nbised\u00ebn me burrin. Ai dukej shum\u00eb i tensionuar. \u201cSikur ta dinte se ajo ishte\naty, nuk do t\u00eb ishte futur n\u00eb lokal\u201d, mendova. Pim\u00eb kafen dhe u ngrit\u00ebm. Kur po\ndilja nga dera, ndjeva shikimin e saj t\u00eb ngulitur tek un\u00eb. Ajo m\u00eb shihte si\nrivale n\u00eb dashurin\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebr burrin tim, por nuk e dinte se un\u00eb isha e\ndashura e burrit t\u00eb saj. At\u00ebhere, \u00e7\u2019shikim do t\u00eb m\u00eb hidhte!!!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi, mendova t\u2019i zija mat t\u00eb dy. Nuk\ndoja ta zgjasja m\u00eb k\u00ebt\u00eb tortur\u00eb q\u00eb kishte koh\u00eb q\u00eb m\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebruese\ndit\u00ebsh e net\u00ebsh. Kur burri erdhi n\u00eb sht\u00ebpi, i mora telefonin fshehtas dhe i\n\u00e7ova nj\u00eb mesazh asaj. Menj\u00ebher\u00eb \u00e7ova telefonin n\u00eb vendin ku e kishte l\u00ebn\u00eb ai dhe\nu ula af\u00ebr tij. Pas pak ra zilja. Ai shkoi t\u00eb merrte telefonin dhe nuk u fut m\u00eb\nn\u00eb kuzhin\u00eb, por n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit. I shkova nga pas. Ai po fliste me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.\nKur m\u00eb pa mua, u shtang dhe nuk arriti t\u00eb fliste m\u00eb, por e mbylli kapakun e\ntelefonit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Kush ishte? \u2013 e\npyeta. Ai nuk u p\u00ebrgjigj ose m\u00eb mir\u00eb, nuk mund t\u00eb p\u00ebrgjigjej. Ia mora telefonin\nnga dora, i rash\u00eb numrit t\u00eb fundit dhe ia vura n\u00eb vesh atij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Foli &#8211; i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai e mbylli p\u00ebrs\u00ebri. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Ishte ajo?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Kush ajo? &#8211; b\u00ebri\nai sikur nuk po kuptonte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; E dashura jote e\nshtrenjt\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; \u00c7\u2019po thua k\u00ebshtu, mos\nje \u00e7mendur vall\u00eb? &#8211; mundohej t\u00eb fshihte ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb t\u00eb mundte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&#8211; Ka koh\u00eb q\u00eb e di. K\u00ebt\u00eb\nnuk e prisja nga ti. T\u00eb kam dashur dhe kam qen\u00eb shum\u00eb e lumtur me ty. Nuk dua\nta zgjas k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Dua divorcin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E kisha d\u00ebgjuar shum\u00eb her\u00eb n\u00eb telenovela dhe nuk e besoja\nasnj\u00ebher\u00eb se do ta thoja vet\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai nuk foli. Nuk kishte \u00e7`t\u00eb thoshte. P\u00ebrderisa kishte\npatur guximin t\u00eb m\u00eb tradhtonte, do ta kishte menduar nj\u00eb milion her\u00eb k\u00ebt\u00eb sken\u00eb,\nndoshta jo k\u00ebshtu, por af\u00ebrsisht. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ja pra, \u00e7far\u00eb b\u00ebra un\u00eb! Nd\u00ebrtuam t\u00eb dy nj\u00eb \u00e7erdhe dashurie\ndhe lumturie. \u00cbsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7erdhe, por shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb\np\u00ebr ta mbajtur t\u00eb till\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb kam marr\u00eb guximin t\u00eb shkruaj historin\u00eb time t\u00eb tradhtis\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn tuaj, jam nj\u00eb grua 30 vje\u00e7e. Jam martuar me dashuri dhe kam qen\u00eb nj\u00eb grua e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr burrin, f\u00ebmij\u00ebt dhe ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb m\u00eb thon\u00eb \u201cmaniake\u201d past\u00ebrtie e disa m\u00eb th\u00ebrrasin meraklie. Vitet e jet\u00ebs i kam kaluar k\u00ebshtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21311,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-21310","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21310","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21310"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21310\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21311"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}