{"id":21309,"date":"2019-03-02T13:00:09","date_gmt":"2019-03-02T12:00:09","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21309"},"modified":"2019-03-02T12:46:27","modified_gmt":"2019-03-02T11:46:27","slug":"%ef%bb%bfa-do-ti-shpetoj-dot-femijet-e-mi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfa-do-ti-shpetoj-dot-femijet-e-mi\/","title":{"rendered":"\ufeffA do t\u2019i shp\u00ebtoj dot f\u00ebmij\u00ebt e mi?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje!\nUn\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb 35 vje\u00e7are nga qyteti i Tiran\u00ebs. Historia ime\nfillon q\u00eb n\u00eb adoleshenc\u00eb. Linda n\u00eb nj\u00eb familje tep\u00ebr t\u00eb varf\u00ebr fshatare e p\u00ebr\npasoj\u00eb, kushtet e jetes\u00ebs ishin shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 10 vje\u00e7are, u\ndetyrova t\u00eb punoja n\u00eb bujq\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndihmuar sadopak familjen time. Punoja tok\u00ebn\ndhe b\u00ebja \u00e7far\u00ebdolloj pune q\u00eb m\u00eb dilte p\u00ebrpara. Lodhesha shum\u00eb, ama nuk kisha \u00e7\u2019t\u00eb\nb\u00ebja, ishte e pashmangshme. Kjo gjendje vazhdoi derisa u martova me bashkshortin\ntim aktual, Arbenin, i cili jetonte diku pran\u00eb fshatit tim, por punonte n\u00eb Tiran\u00eb,\nq\u00eb do t\u00eb thoshte se, pasi t\u00eb martoheshim, kishte shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ne t\u00eb dy t\u00eb\nzhvendoseshim n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar familjen ton\u00eb. N\u00eb fakt, ashtu ndodhi. Pasi\nu martuam, un\u00eb dhe Arbeni u zhvendos\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me\nqira, derisa t\u00eb blinim nj\u00eb sht\u00ebpi ton\u00ebn. Arbeni punonte n\u00eb nd\u00ebrtim dhe merrte\nnj\u00eb pages\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por jo t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi e p\u00ebr pasoj\u00eb,\nduhet t\u00eb kursenim pak, megjithat\u00eb un\u00eb isha shum\u00eb e lumtur pasi kisha nje\nbashkshort pun\u00ebtor, q\u00eb m\u00eb donte dhe q\u00eb kujdesej p\u00ebr mua. Nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb\nnuk po vuaja dhe po lodhesha si\u00e7 b\u00ebja dikur kur jetoja n\u00eb fshat. Pas nj\u00eb viti\nmartes\u00eb, linda f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb e cila ishte vajz\u00eb. T\u00eb dy u lumturuam shum\u00eb me\nardhjen e saj n\u00eb jet\u00eb, ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm q\u00eb e b\u00ebri m\u00eb t\u00eb plot\u00eb familjen\nton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Dit\u00ebt kalonin, vajza rritej dhe ne jetonim shum\u00eb t\u00eb lumtur. Pasi\nAna u b\u00eb 3 vje\u00e7e, un\u00eb solla n\u00eb jet\u00eb f\u00ebmij\u00ebn ton\u00eb t\u00eb dyt\u00eb e cila p\u00ebrs\u00ebri ishte\nvajz\u00eb dhe q\u00eb ne e prit\u00ebm me g\u00ebzim dhe emrin ia vendos\u00ebm Gena. Pas lindjes s\u00eb\nGen\u00ebs, shpenzimet tona filluan t\u00eb shtoheshin, por p\u00ebrs\u00ebri vazhdonim t\u00eb jetonim\nshum\u00eb t\u00eb lumtur me vajzat tona derisa edhe p\u00ebr ne filluan problemet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gena,\nnj\u00ebsoj si Ana, ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm, por kjo gjendje zgjati deri n\u00eb\nmosh\u00ebn dyvje\u00e7are sepse pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb ajo nisi t\u00eb shfaqte shenja se\nzhvillimi i saj nuk po ecte si\u00e7 duhej. Vajza, deri n\u00eb ato momente na kishte\nkuptuar kur i flisnim dhe thoshte edhe vet\u00eb ndonj\u00eb fjal\u00eb, por q\u00eb nga ajo mosh\u00eb,\nGena nisi t\u00eb mos fliste m\u00eb dhe as nuk na kuptonte kur ne flisnim me t\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb\ne vum\u00eb re k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb saj, por nuk e \u00e7onim te mjeku sepse si t\u00eb gjith\u00eb prind\u00ebrit,\nedhe ne e kishim t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranonim at\u00eb q\u00eb po i ndodhte vajz\u00ebs son\u00eb. E\nduruam k\u00ebt\u00eb gjendje p\u00ebr rreth nj\u00eb vit rresht, por pas nj\u00eb viti un\u00eb nuk durova m\u00eb\ndhe e binda Arbenin ta \u00e7onim te mjeku specialist p\u00ebr zhvillimin mendor. E \u00e7uam\natje dhe doktori na d\u00ebrgoi t\u2019i b\u00ebnim disa analiza gjaku. I b\u00ebm\u00eb dhe ia \u00e7uam\nrezultatet, por doktori tha se gjith\u00e7ka ishte n\u00eb rregull me ato. Pas k\u00ebsaj, na\nd\u00ebrgoi t\u2019i b\u00ebnim nj\u00eb kontroll t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, analizat, eko e gjith\u00e7ka q\u00eb\nduhet p\u00ebr nj\u00eb kontroll total. Mor\u00ebm p\u00ebrgjigjet dhe shkuam p\u00ebrs\u00ebri te mjeku. Ai i\npa me v\u00ebmendje dhe na tha q\u00eb duhet t\u00eb shkonim pas disa dit\u00ebsh pasi ai ato pergjigje\nduhet t\u2019i diskutonte s\u00eb bashku me koleg\u00ebt e tjer\u00eb. U larguam dhe prit\u00ebm me\npadurim derisa t\u00eb vinte dita p\u00ebr te shkuar p\u00ebrs\u00ebri. Erdhi dita dhe s\u00eb bashku me\nArbenin shkuam te doktori. U ul\u00ebm p\u00ebrball\u00eb tij dhe po prisnim me padurim at\u00eb q\u00eb\nai do t\u00eb na thoshte. Doktori tha: \u201cAnalizat kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb rregull,\nvajza juaj nuk ka asgj\u00eb q\u00eb un\u00eb apo mjek\u00ebt e tjer\u00eb mund ta sh\u00ebrojm\u00eb. Pas diskutimit\nq\u00eb b\u00ebm\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb mendojm\u00eb se ajo ka nj\u00eb vones\u00eb n\u00eb zhvillim, asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.\nDo ta shikoni q\u00eb shum\u00eb shpejt ajo do t\u00eb nis\u00eb t\u00eb flas\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebn \u00e7do\nf\u00ebmij\u00eb i mosh\u00ebs s\u00eb saj\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fjal\u00ebt e tij na qet\u00ebsuan ne t\u00eb dyve dhe familjet tona t\u00eb cilat qen\u00eb shqet\u00ebsuar shum\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po i ndodhte vajzes sime, ama dit\u00ebt kalonin dhe Gena vazhdonte t\u00eb mos fliste, madje ajo \u00e7do dit\u00eb harronte di\u00e7ka q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb; dukej sikur zhvillimi i saj nuk po p\u00ebrparonte, por po shkonte pas. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo gj\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsonte shum\u00eb,\npor Arbenit nuk ia thoja sepse s\u2019doja ta shqet\u00ebsoja, duke menduar se ishte\nvet\u00ebm imagjinata ime dhe se zhvillimi i vajz\u00ebs po ecte p\u00ebrpara. Kaloi k\u00ebshtu\nedhe nj\u00eb vit tjet\u00ebr dhe Gena vazhdonte t\u00eb mos fliste, t\u00eb mos na kuptone e t\u00eb\nmos njihte asnjeri, as mua si n\u00ebn\u00ebn e saj. Kjo gjendje po m\u00eb shqet\u00ebsonte shum\u00eb\nndaj e binda Arbenin ta \u00e7onim te nj\u00eb mjek p\u00ebr ta kontrolluar, por edhe ai na\ntha t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Pas tij e \u00e7uam te nj\u00eb mjek tjet\u00ebr e k\u00ebshtu me rradh\u00eb, e \u00e7uam\nte shum\u00eb mjek\u00eb n\u00eb Tirane, Durr\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr spitale private dhe te \u00e7do mjek i huaj\nq\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri, por t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb na thonin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrpos mjek\u00ebve, e d\u00ebrgova n\u00eb\nshum\u00eb besimtar\u00eb sepse mendonim se mund t\u2019i kishin b\u00ebr\u00eb magji, por asgj\u00eb s\u2019po\nfunksiononte. Kjo gjendje po shkat\u00ebrronte gjith\u00e7ka; s\u00eb pari po na shkat\u00ebrronte\nneve si prind\u00ebr emocionalisht, vajz\u00ebn e madhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tashm\u00eb po\nkujdeseshim shum\u00eb pak, po shkat\u00ebrroheshim ekonomikisht sepse \u00e7do mjek, vizit\u00eb\nmjek\u00ebsore apo analiz\u00eb k\u00ebrkonte para. Familjar\u00ebt tan\u00eb mundoheshin t\u00eb na\nndihmonin me aq sa mundeshin, por as ata nuk kishin faj sepse kishin edhe\nfamiljet e tyre. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb kalonte ishte nj\u00eb mankth p\u00ebr mua; \u00e7do doktor q\u00eb\ntakonim ishte nj\u00eb shpres\u00eb m\u00eb pak q\u00eb vajza jon\u00eb t\u00eb b\u00ebhej njeri normal. Dit\u00ebt i\nkaloja duke qar\u00eb e vajtuar p\u00ebr fatin e vajz\u00ebs sime i cili dukej se tashm\u00eb ishte\nvendosur. E vetmja gj\u00eb q\u00eb na k\u00ebshilluan mjek\u00ebt ishte ta d\u00ebrgonim n\u00eb nj\u00eb kop\u00ebsht\nposa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb till\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Aty kujdeseshin p\u00ebr ta dhe u b\u00ebnin ushtrime\np\u00ebr zhvillimin mendor. E gjeta k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr, e d\u00ebrgoja dhe e merrja nga aty \u00e7do\ndit\u00eb, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebj edhe sot e k\u00ebsaj dite. Pasi u sistemuam pak me Gen\u00ebn duke e\nd\u00ebrguar aty ku na premtuan se vajza nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej e zonja e vetes, un\u00eb\nngela shtatz\u00ebn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri dhe linda djal\u00eb. Emrin ia vum\u00eb Ardi. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb\nshtatzanis\u00eb, i kisha b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha anlizat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangnim mund\u00ebsin\u00eb\nq\u00eb s\u00ebmundja e Gen\u00ebs t\u00eb ishte e trash\u00ebgueshme, por gjith\u00e7ka doli n\u00eb rregull.\nSapo lindi, i b\u00ebm\u00eb Ardit edhe shum\u00eb analiza t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7far\u00ebdolloj\ngj\u00ebje, por gjith\u00e7ka doli n\u00eb rregull. Tashm\u00eb dukej sikur gjendja ishte m\u00eb e mir\u00eb\nsepse Ana ishte n\u00eb shkoll\u00eb, Gena sikur po e merrte pak veten edhe pse me hapa\nshum\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb, djali ishte shum\u00eb mir\u00eb dhe gjendja jon\u00eb ekonomike sikur po\np\u00ebrmir\u00ebsohej, edhe pse vazhdonim t\u00eb jetonim me qira pasi \u00e7do kursim e kishim\nkonsumuar me vizitat e vajz\u00ebs. Por as k\u00ebt\u00eb her\u00eb un\u00eb s\u2019do t\u00eb isha e lumtur. Nuk\ne kuptoj se pse duhet t\u00eb m\u00eb ndodhin mua t\u00eb gjitha!&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb mosh\u00ebn 3 vje\u00e7are, Ardi nisi\nt\u00eb shfaqte shqet\u00ebsime sh\u00ebndet\u00ebsore. N\u00eb fillim u ftoh, pastaj u rr\u00ebzua nga\nkrevati dhe theu dor\u00ebn e pas k\u00ebtyre, ai nisi t\u00eb qante \u00e7do nat\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra.\nE \u00e7uam te mjeku i cili na udh\u00ebzoi t\u2019i b\u00ebnim kontroll t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe pasi\nb\u00ebm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra q\u00eb b\u00ebm\u00eb edhe me vajz\u00ebn, doktori na tha se Ardi kishte nj\u00eb\ns\u00ebmundje q\u00eb i kap t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl, epilepsi (s\u00ebmundja e tok\u00ebs) dhe\nse do t\u2019i kalonte shum\u00eb shpejt me mjekimet q\u00eb ai do t\u00eb na jepte. Fjal\u00ebt e tij\nm\u00eb qet\u00ebsuan shum\u00eb. K\u00ebshtu vazhdoi jeta ime duke u kujdesur p\u00ebr djalin se mos e\nkapte s\u00ebmundja, duke d\u00ebrguar An\u00ebn n\u00eb shkoll\u00eb, Gen\u00ebn n\u00eb kopshtin e saj dhe duke\nu munduar q\u00eb edhe n\u00eb sht\u00ebpi t\u2019i m\u00ebsoja ndonj\u00eb gj\u00eb vet\u00eb vajz\u00ebs sime t\u00eb s\u00ebmur\u00eb,\nta angazhoja n\u00eb pun\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsohej. Pra, edhe pse nuk punoja, lodhesha shum\u00eb\ndhe vuaj shum\u00eb p\u00ebr fatin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi. Kaluan muaj dhe Ardi nuk po sh\u00ebrohej,\nmadje s\u00ebmundja e tij sikur po avanconte. E \u00e7uam p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr kontroll, por\ntashm\u00eb te nj\u00eb mjek italian i cili na d\u00ebrgoi menj\u00ebher\u00eb t\u2019i b\u00ebnim rezonanc\u00ebn e\nkok\u00ebs. E b\u00ebm\u00eb dhe ia d\u00ebrguam mjekut. Pasi e pa me kujdes dhe e diskutoi me ca\nkoleg\u00eb, ai u drejtua nga ne dhe na tha se duhet t\u00eb ishim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kurr\u00eb\npasi Ardi, djali im i vet\u00ebm, kishte tumor n\u00eb kok\u00eb. Ky lajm m\u00eb turbulloi t\u00eb\ngjith\u00ebn dhe nisa t\u00eb b\u00ebrtisja me t\u00eb madhe: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, djali im! Jo ai\u2026 nuk mund\nt\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb! Joooo\u2026!!!!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mjeku m\u00eb mori dhe m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb\nqet\u00ebsues. Kur u zgjova, isha m\u00eb e qet\u00eb dhe i k\u00ebrkova doktorit q\u00eb t\u00eb m\u00eb\nshpjegonte me holl\u00ebsi dhe pa m\u00eb fshehur asgj\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte djali im dhe \u00e7far\u00eb\nmund t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebr t\u00eb. Ai m\u00eb tha se duheshin analiza t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb\nmund t\u00eb b\u00ebhej me t\u00eb. I b\u00ebm\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb duheshin dhe p\u00ebrfundimi ishte se\nai duhet t\u00eb operohej, por k\u00ebtu askush nuk e merrte p\u00ebrsip\u00ebr. Kemi shkuar nga\ndoktori n\u00eb doktor dhe askush nuk po e merr p\u00ebrsip\u00ebr rastin e tij. Shpresat se\nai mund t\u00eb operohej k\u00ebtu u shuan, por motra ime q\u00eb jeton n\u00eb Gjermani m\u00eb premtoi\nse do t\u00eb m\u00eb ndihmonte dhe ajo u fut n\u00eb kontakt me nj\u00eb mjek gjerman, nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb\nt\u00eb mir\u00ebt atje. Ai i k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgonim nga k\u00ebtu t\u00eb gjitha analizt q\u00eb i\nkishim b\u00ebr\u00eb Ardit. Ia d\u00ebrguam dhe pasi i kishte par\u00eb me v\u00ebmendje, ai na tha se\ne merrte p\u00ebrsip\u00ebr operacionin e djalit, por vet\u00ebm n\u00ebse ne e \u00e7onim at\u00eb atje sa\nm\u00eb shpejt. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, analizat e djalit i d\u00ebrguam edhe n\u00eb Itali dhe\nnga aty na erdhi p\u00ebrgjigjja q\u00eb n\u00ebse djali operohet, ai do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rrezik\njete, prandaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb vet\u00ebm me mjekime. Pra, dy mjek\u00eb shum\u00eb\nt\u00eb mir\u00eb, na japin mendime krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrta\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne tashm\u00eb s\u2019po dim\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebjm\u00eb,\nnd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb djali nga dita n\u00eb dit\u00eb b\u00ebhet akoma m\u00eb keq dhe e ka nd\u00ebrprer\u00eb\nt\u00ebr\u00ebsisht zhvillimin e tij. Nuk kupton thuajse asgj\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb keq se\nGena. Mund\u00ebsi ekonomike p\u00ebr ta d\u00ebrguar jasht\u00eb shtetit nuk kemi dhe nga ana\ntjet\u00ebr, mjekimet q\u00eb ai merr jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shtrenjta e kam frik\u00ebn se nj\u00eb nga\nk\u00ebto dit\u00eb s\u2019do t\u00eb mund t\u2019ia blejm\u00eb ila\u00e7et p\u00ebr t\u00eb cilat ai ka nevoj\u00eb. Situata q\u00eb\npo kaloj po m\u00eb \u00e7mend. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb kalon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb m\u00eb vete, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb\nm\u00eb pak jete p\u00ebr djalin tim dhe mbase nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pak zhvillimi p\u00ebr vajz\u00ebn. Nga\nana tjet\u00ebr, si\u00e7 ju thash\u00eb edhe pak m\u00eb lart, gjendja ekonomike sa vjen e\np\u00ebrkeq\u00ebsohet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nevojat tona sa vijn\u00eb e rriten. T\u00eb af\u00ebrmit mundohen\nshum\u00eb duke na ndihmuar me sa kan\u00eb mund\u00ebsi, madje na kan\u00eb premtuar se n\u00eb qoft\u00eb\nse vendosim ta d\u00ebrgojm\u00eb djalin jasht\u00eb shtetit, ata do t\u00eb na ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i\nsiguruar parat\u00eb, por ne akoma s\u2019e kemi vendour \u00e7far\u00eb do b\u00ebjm\u00eb, pasi askush nuk\npo na jep nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare dhe 100% t\u00eb sakt\u00eb. Nuk e kam iden\u00eb se \u00e7far\u00eb\ndo b\u00ebhet me mua, me familjen time, me f\u00ebmij\u00ebt e mi. Kjo jet\u00eb nuk paska qen\u00eb p\u00ebr\nmua dhe shpesh pyes veten se \u00e7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb meritoj gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb vuajtje\napo ndoshta ky ishte fati im te cilin e vendos dikush tjet\u00ebr dhe un\u00eb nuk kam\nasnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ankohem\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di m\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb mendoj\np\u00ebr veten, p\u00ebr jet\u00ebn time, p\u00ebr familjen time, p\u00ebr t\u00eb ardhmen q\u00eb e pret An\u00ebn, se\na do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje Gena q\u00eb kur un\u00eb mos t\u00eb jem m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, ajo t\u00eb\nkujdeset p\u00ebr veten, se a do jet\u00eb Ardi n\u00eb t\u00eb ardhmen time apo\u2026 s\u2019dua as ta\nmendoj, por ja q\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb mbase un\u00eb nuk do t\u00eb mund ta shmang dot me\ndashurin\u00eb e madhe q\u00eb ka n\u00ebna p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kaos n\u00eb jet\u00ebn time\ndhe s\u2019e di se si do t\u00eb shkoj\u00eb. K\u00ebt\u00eb jet\u00eb nuk ia uroj as hasmit sepse \u00ebsht\u00eb e\ntmerrshme\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb 35 vje\u00e7are nga qyteti i Tiran\u00ebs. Historia ime fillon q\u00eb n\u00eb adoleshenc\u00eb. Linda n\u00eb nj\u00eb familje tep\u00ebr t\u00eb varf\u00ebr fshatare e p\u00ebr pasoj\u00eb, kushtet e jetes\u00ebs ishin shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 10 vje\u00e7are, u detyrova t\u00eb punoja n\u00eb bujq\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndihmuar sadopak familjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21286,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[282],"class_list":["post-21309","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-nga-jeta-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21309"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21309\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21286"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}