{"id":21300,"date":"2019-03-01T17:00:57","date_gmt":"2019-03-01T16:00:57","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21300"},"modified":"2019-03-01T13:50:57","modified_gmt":"2019-03-01T12:50:57","slug":"%ef%bb%bfme-vdiq-i-fejuari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/03\/%ef%bb%bfme-vdiq-i-fejuari\/","title":{"rendered":"\ufeffM\u00eb vdiq i fejuari"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj\njam nj\u00eb grua fatkeqe. E gjih\u00eb jeta ime ka shkuar ters, vet\u00ebm prej nj\u00eb\nfatkeq\u00ebsie e cila m\u00eb mori dashurin\u00eb, lumturin\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn time. Gjat\u00eb\nk\u00ebtyre viteve, nuk b\u00ebj gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se mendoj se do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb vdisja\nsesa t\u00eb jetoja k\u00ebshtu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00e7ka nisi kur\nun\u00eb isha ende e re, af\u00ebrsisht 23 vje\u00e7e. N\u00eb at\u00eb mosh\u00eb u njoha dhe u fejova me\ndashurin\u00eb e jet\u00ebs sime&#8230; Berti ishte gjith\u00e7ka q\u00eb un\u00eb kisha \u00ebnd\u00ebrruar n\u00eb jet\u00eb.\nE doja e m\u00eb donte shum\u00eb dhe mezi prisja sa t\u00eb b\u00ebhesha gruaja e tij e t\u00eb jetonim\nbashk\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe familja ime\nishte shum\u00eb e k\u00ebnaqur me zgjedhjen q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb na shihnin\nbashk\u00eb thoshin se ne kishim lindur p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, derisa erdhi ajo dit\u00eb e\nzez\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00eb paradite isha\nn\u00eb pun\u00eb, kur erdhi nj\u00eb shoqja ime dhe m\u00eb tha se m\u00eb k\u00ebrkonin n\u00eb telefon. Ishte\nurgjente. E mora receptorin dhe nd\u00ebrkoh\u00eb e ndjeva se po m\u00eb k\u00ebputeshin gjunj\u00ebt.\nKisha nj\u00eb parandjenj\u00eb t\u00eb keqe. Nga ana tjet\u00ebr e telefonit d\u00ebgjova z\u00ebrin e\nbabait t\u00eb Bertit:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Tasha, duhet t\u00eb\nvish sa m\u00eb shpejt! Berti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur me motorr. Mjek\u00ebt thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb\nr\u00ebnd\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E pyeta n\u00eb \u00e7far\u00eb\nspitali ishin, l\u00ebshova menj\u00ebher\u00eb receptorin dhe vrapova p\u00ebr n\u00eb spital. M\u00eb ishin\nerrur syt\u00eb dhe p\u00ebrpiqesha t\u00eb bindja veten se Berti do t\u00eb shp\u00ebtonte. Edhe tani\nkur e kujtoj se si e kam b\u00ebr\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, m\u00eb merren mendt\u00eb. Kam qen\u00eb\nthjesht nj\u00eb trup q\u00eb donte t\u00eb b\u00ebhej prap\u00eb shpirt, duke takuar njeriun m\u00eb t\u00eb\nshtrenjt\u00eb q\u00eb kishte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur arrita n\u00eb\npavionin ku ishte Berti, pash\u00eb shum\u00eb vet\u00eb nga familja e tij. T\u00eb gjith\u00eb qanin me\nt\u00eb madhe. Un\u00eb ktheva syt\u00eb nga babai i tij, i cili m\u2019u afrua dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi.\nNga shtr\u00ebngimi i tij i fuqish\u00ebm, i pashpres\u00eb, i hidhur, e kuptova q\u00eb Berti\nkishte vdekur. K\u00ebt\u00eb mendova dhe pastaj m\u00eb ra t\u00eb fik\u00ebt. Kur u zgjova isha n\u00eb nj\u00eb\nnga dhomat e spitalit. K\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb shihja Bertin, por doktor\u00ebt m\u00eb than\u00eb q\u00eb\nduhet t\u00eb qet\u00ebsohesha. Kam qar\u00eb pa pushim. M\u00eb dukej sikur asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb m\u00eb\nshteronin lot\u00ebt. Qaja me d\u00ebnes\u00eb. Ende nuk m\u00eb besohej q\u00eb Berti nuk ishte m\u00eb. M\u00eb\ndukej sikur nga momenti n\u00eb moment do t\u00eb hapej dera, ai do t\u00eb futej dhe do t\u00eb\np\u00ebrqafonte fort, ashtu si\u00e7 b\u00ebnte sa her\u00eb m\u00eb shihte duke qar\u00eb, por m\u00eb kot prita,\nse Berti nuk erdhi. Ndaj vendosa t\u00eb shkoja un\u00eb tek ai, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb puthjen e\nfundit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">As vet\u00eb nuk e di se\nsi e kalova dhimbjen e vdekjes s\u00eb tij. N\u00eb fakt, asnj\u00ebher\u00eb nuk e kalova. Ato q\u00eb\nu zbeh\u00ebn ishin t\u00eb qarat, por trishtimi dhe kujtimi, mbet\u00ebn t\u00eb vazhdueshme. Po\nnuk ishte kjo e keqja m\u00eb e madhe q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb ndodhte. Njer\u00ebzit nis\u00ebn t\u00eb\nflisnin. Un\u00eb quhesha vajz\u00eb e fejuar nj\u00eb her\u00eb dhe megjith\u00ebse nuk ishte faji im\nq\u00eb nuk e kisha t\u00eb fejuarin n\u00eb krah\u00eb, gjithsesi, e kisha nj\u00eb \u201cnjoll\u00eb\u201d n\u00eb\nbiografin\u00eb time. Un\u00eb, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk e vrisja mendjen shum\u00eb, por\nprind\u00ebrit e mi e sidomos mami filluan t\u00eb shqet\u00ebsoheshin. Ata kishin frik\u00eb se\nmos q\u00ebndroja gjith\u00eb jet\u00ebn time duke menduar p\u00ebr Bertin e n\u00eb vetmi. N\u00eb fakt, kjo\ngj\u00eb m\u00eb kishte shkuar shpesh n\u00eb mendje. Jo sepse mendoja se duhet t\u00eb mbyllesha\np\u00ebr shkak t\u00eb tij, por sepse kisha frik\u00eb. Kisha frik\u00eb se nuk do t\u00eb doja dot\nnjeri ashtu si\u00e7 doja at\u00eb. Kisha frik\u00eb se mos te \u00e7do njeri do t\u00eb k\u00ebrkoja at\u00eb. Si\nmund t\u00eb lidhesha un\u00eb me njeri tjet\u00ebr?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, u\nfut\u00ebn shkes p\u00ebr mua. Nj\u00eb grua te puna e mamas\u00eb sime kishte kunatin t\u00eb ve, pasi\ni kishte vdekur gruaja n\u00eb sall\u00ebn e operacionit, duke lindur f\u00ebmij\u00ebn e tyre t\u00eb\ndyt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U drith\u00ebrova kur\nd\u00ebgjova nj\u00eb histori t\u00eb till\u00eb. Ishte e tmerrshme! As q\u00eb e mendoja se mund ta\nnjihja k\u00ebt\u00eb njeri, por n\u00eb dark\u00eb, mamaja m\u00eb erdhi af\u00ebr krevatit. Nisi t\u00eb qante.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb\nq\u00eb ke qen\u00eb nj\u00eb her\u00eb e fejuar moj bij\u00eb. Flasin&#8230; E di q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb\nne nuk u kemi b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, por njer\u00ebzit k\u00ebshtu jan\u00eb, ndaj dhe ti duhet t\u00eb\nfejohesh sa m\u00eb par\u00eb, se p\u00ebrndryshe do t\u00eb mbetesh vet\u00ebm. Dua q\u00eb kur t\u00eb vdes, mos\nt\u00eb t\u00eb l\u00eb njeri pa njeri. Dua ta di q\u00eb do t\u00eb jesh e sigurt\u00eb! Ky burri p\u00ebr t\u00eb cilin\nm\u00eb foli Leta dukej njeri i mir\u00eb. Po pastaj se i ka vdekur gruaja e ka dy\nf\u00ebmij\u00eb? Ti do t\u2019i rris\u00ebsh ata si t\u00eb ishin f\u00ebmij\u00ebt e tu. Pastaj, do t\u00eb b\u00ebhesh\nedhe vet\u00eb n\u00ebn\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, kjo do t\u00eb jet\u00eb lumturia jote m\u00eb e madhe n\u00eb\njet\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fjal\u00ebt dhe lot\u00ebt e\nsaj m\u00eb shtyn\u00eb ta takoja at\u00eb burr\u00eb. E dija q\u00eb nuk do t\u00eb doja asnjeri n\u00eb bot\u00eb sa\nBertin, ndaj thash\u00eb q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb provoja \u00e7far\u00eb ndjeje kur b\u00ebheshe n\u00ebn\u00eb.\nPastaj, e dija se asnjeri nuk do t\u00eb donte t\u00eb martohej me mua, me nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb\nkishte qen\u00eb nj\u00eb her\u00eb e fejuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E takova Sk\u00ebnderin\nn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me shi. M\u00eb dukej sikur edhe natyra ishte kundra lidhjes son\u00eb. M\u00eb\nvinte t\u00eb qaja fort. E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb kalonte n\u00eb mendje ishin kujtimet e\nBertit. Asgj\u00eb tjet\u00ebr. Sk\u00ebnderi fliste, por mua m\u00eb dukej sikur nuk ishte fare. E\nmegjithat\u00eb, pranova t\u00eb b\u00ebhesha gruaja e tij. U takova edhe me djemt\u00eb e tij. I\nmadhi asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb deshi, nd\u00ebrsa i vogli, duke qen\u00eb se nuk e njihte maman\u00eb\ne tij, m\u00eb afroi shum\u00eb shpejt. At\u00eb e rrita dhe e desha si f\u00ebmij\u00ebn tim. M\u00eb von\u00eb,\ndisa muaj pas martes\u00ebs, m\u00ebsova se nuk mund t\u00eb lindja f\u00ebmij\u00eb. Zoti po m\u00eb godiste\nme nj\u00eb tjet\u00ebr fatkeq\u00ebsi. Nuk e di se p\u00ebrse fati \u00ebsht\u00eb treguar kaq i\npam\u00ebshirsh\u00ebm me mua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn\ntime ia kushtova djalit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb tim shoqi. Ai m\u00eb deshi dhe e desha. I madhi\nasnj\u00ebher\u00eb nuk u tregua i mir\u00eb e i sjellsh\u00ebm me mua. Nuk i v\u00eb faj, megjith\u00ebse\nveprimet e tij ishin t\u00eb liga. Tani \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb shtetit, \u00ebsht\u00eb martuar dhe ka\nfamilje, nd\u00ebrsa i vogli \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb fejuar dhe s\u00eb shpejti do t\u00eb martohet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb historia\nime e dhimbshme, q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjys\u00ebm njeriu. Edhe sot e k\u00ebsaj dite, rri e ulur\nn\u00eb nj\u00eb kolltuk, q\u00ebndis dhe kujtoj Bertin. E kujtoj \u00e7do dit\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb edhe\nflas me t\u00eb. I them t\u00eb m\u00eb pres\u00eb, pasi nuk besoj t\u00eb vonoj\u00eb edhe shum\u00eb bashkimi\nyn\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj jam nj\u00eb grua fatkeqe. E gjih\u00eb jeta ime ka shkuar ters, vet\u00ebm prej nj\u00eb fatkeq\u00ebsie e cila m\u00eb mori dashurin\u00eb, lumturin\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn time. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, nuk b\u00ebj gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se mendoj se do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb vdisja sesa t\u00eb jetoja k\u00ebshtu. Gjith\u00e7ka nisi kur un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-21300","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21300","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21300"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21300\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21300"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21300"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21300"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}