{"id":21283,"date":"2019-02-28T17:00:43","date_gmt":"2019-02-28T16:00:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21283"},"modified":"2019-02-28T14:19:11","modified_gmt":"2019-02-28T13:19:11","slug":"%ef%bb%bfme-mashtroi-embelsia-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfme-mashtroi-embelsia-e-tij\/","title":{"rendered":"\ufeffM\u00eb mashtroi \u00ebmb\u00eblsia e tij!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jam vet\u00ebm 28\nvje\u00e7e dhe me nj\u00eb t\u00eb kaluar shum\u00eb t\u00eb ngarkuar saq\u00eb m\u00eb duket sikur jam 40 e ca\nvje\u00e7e dhe me shum\u00eb histori nga mbrapa. Them me vete: \u201cSikur t\u00eb kisha n\u00eb venat e\nmia gjak shkrimtareje do t\u00eb shkruaja shum\u00eb mir\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr vete,\nduke filluar q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria ime e hershme\u201d. Kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb shum\u00eb vajza\nkan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat me maman\u00eb e tyre. Historia ime \u00ebsht\u00eb aq e ngjashme me t\u00eb\nmamit tim saq\u00eb them m\u00eb duket se do t\u00eb shkoj\u00eb brez pas brezi ky lloj mallkimi. Shpesh\ne fal\u00ebnderoj Zotin q\u00eb kam djal\u00eb sepse kam frik\u00eb t\u00eb kem vajz\u00eb. Nuk po flas p\u00ebr\nmaman\u00eb time apo f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb sepse, si\u00e7 ju thash\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb lib\u00ebr\nt\u00eb t\u00ebr\u00eb pastaj. Po ju tregoj vet\u00ebm p\u00ebr martes\u00ebn time dhe as adoleshenc\u00ebn e as f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb.\nKam plot p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, por do t\u00eb them vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb sepse kam nevoj\u00eb t\u00eb hapem\nme lexuesit e gazet\u00ebs. Ndihem m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb e vetmuar, por edhe e leht\u00ebsuar,\nnga ana tjet\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kam qen\u00eb\ngjithmon\u00eb person i sinqert\u00eb dhe m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb isha e till\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri dhe n\u00eb\ndashuri, por kurr\u00eb nuk e kisha menduar se ndonj\u00ebher\u00eb \u00e7ilt\u00ebrsia dhe sinqeriteti\nim do t\u00eb keqp\u00ebrdorej nga dikush tjet\u00ebr. S\u2019e kisha menduar kurr\u00eb q\u00eb \u00e7ilt\u00ebrsia\nime dhe ato \u00e7far\u00eb kam kaluar n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri apo dhe e rritur tashm\u00eb, dikush do t\u2019i\np\u00ebrdorte kundra meje. U njoha me Mikelin n\u00eb rreth shoq\u00ebrie. Ishte nj\u00eb djal\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm,\nme humor dhe shum\u00eb i kujdessh\u00ebm. T\u00eb pakt\u00ebn ndaj meje kishte nj\u00eb lloj v\u00ebmendjeje\nq\u00eb e kishin zili shum\u00eb nga shoq\u00ebria ime. Ishim thjesht shok\u00eb, por e shikoja\ntendenc\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb pasur di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb me mua sepse dallohej nga muhabetet\ndhe p\u00ebrkujdesja q\u00eb tregonte ndaj meje. Nj\u00eb shok nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb aq shum\u00eb sa b\u00ebnte\nai p\u00ebr mua. Dinte gjith\u00e7ka p\u00ebr mua q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria, adoleshenca, lidhjet e\nmia, d\u00ebshtimet, vuajtjet dhe g\u00ebzimet. Ndihesha kaq mir\u00eb q\u00eb kisha nj\u00eb shok t\u00eb\ntill\u00eb q\u00eb m\u00eb d\u00ebgjonte dhe m\u00eb p\u00ebrkrahte ose m\u00eb jepte ndonj\u00eb k\u00ebshill\u00eb. Ishte di\u00e7ka\nshum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe e rrall\u00eb njohja jon\u00eb e cila p\u00ebrfundoi n\u00eb dashuri. P\u00ebrfundimisht\nm\u00eb shprehu ndjenjat dhe ishte e pamundur t\u2019i rezistoja, pasi edhe un\u00eb, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb\nm\u00ebnyre, kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me t\u00eb. E konsideroja engj\u00ebllin tim personal dhe\nndihesha aq e bekuar sa shpesh i thoja shoqes sime t\u00eb ngusht\u00eb, Gret\u00ebs: \u201cO Zot,\nndihem me fat! Pas gjith\u00eb atyre problemeve dhe vuajtjeve, m\u00eb n\u00eb fund gjeta\npersonin q\u00eb m\u00eb mbush dhe m\u00eb ka fshir\u00eb \u00e7do dhimbje q\u00eb kam kaluar. Ne e b\u00ebm\u00eb\nfejes\u00ebn dhe martes\u00ebn shum\u00eb shpejt. Edhe pse familja ime ishte kundra k\u00ebsaj\nmartese, nuk ma prish\u00ebn sepse un\u00eb u tregova shum\u00eb e vendosur. Gjith\u00e7ka shkonte\nmir\u00eb me martes\u00ebn, ishte po ai q\u00eb kisha njohur edhe n\u00eb koh\u00ebn kur ishim shok\u00eb, i\nnj\u00ebjti Mikel. Kishim vet\u00ebm nj\u00eb vit martes\u00eb dhe un\u00eb ngela shtatz\u00ebn\u00eb. Shum\u00eb\nshpejt u shtuam me nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb cilit ia vum\u00eb emrin Jurgen. Na g\u00ebzonte\nshum\u00eb fakti q\u00eb u b\u00ebm\u00eb me f\u00ebmij\u00eb. Pasi u b\u00ebm\u00eb me f\u00ebmij\u00eb, Mikeli sikur ndryshoi\npak, nuk ishte ai q\u00eb kujdesej p\u00ebr mua gjithmon\u00eb, ai q\u00eb kisha njohur n\u00eb dashuri,\nbile kisha d\u00ebgjuar thashetheme sikur e kishin par\u00eb Mikelin me nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb\npinte kafe. Mendoja me veten: \u201cnjer\u00ebzit nuk duan t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd\ndhe na kan\u00eb zili se ne jemi \u00e7ift perfekt. S\u2019ka se si t\u00eb ndryshoj\u00eb Mikeli, ne\nvet\u00ebm dy vjet kemi t\u00eb martuar dhe ai s\u2019mund t\u00eb shikoj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb th\u00ebrrita\nshoqen time t\u00eb ngusht\u00eb, Gret\u00ebn, kisha nevoj\u00eb urgjente t\u00eb flisja me t\u00eb. Me th\u00ebn\u00eb\nt\u00eb drejt\u00ebn, m\u00eb mungonte shoq\u00ebria ime. Q\u00ebkur isha lidhur me Mikelin, sikur isha\nshk\u00ebputur ca nga shoq\u00ebria. Nuk m\u00eb linte asnj\u00eb minut\u00eb vet\u00ebm Mikeli, isha b\u00ebr\u00eb\nkomplet e varur pas tij dhe m\u00eb p\u00eblqente kjo gj\u00eb. Si t\u00eb mos krijoje var\u00ebsi me\ngjith\u00eb at\u00eb p\u00ebrkujdesje q\u00eb m\u00eb jepte ai?! Nj\u00eb her\u00eb mbaj mend q\u00eb shoqja ime e\nngusht\u00eb m\u00eb tha: &#8211; Shiko Elona, nuk m\u00eb p\u00eblqen fakti q\u00eb ti ia kushton gjith\u00eb koh\u00ebn\nMikelit. Ai do t\u00eb t\u00eb burgos\u00eb, po t\u00eb shk\u00ebput komplet nga shoq\u00ebria jote. S\u2019m\u00eb p\u00eblqen\nkjo gj\u00eb nga ana e tij. Nuk ta z\u00eb frym\u00ebn kjo gj\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb po m\u00eb\nthua Greta? Ti e di q\u00eb e dua shum\u00eb, ai kujdeset p\u00ebr mua, hajde t\u00eb mos dal\u00ebsh\nkur ai nuk ma prish n\u00eb asgj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ok, n\u00eb\nrregull Elona, ti e di. R\u00ebnd\u00ebsi ka t\u00eb ndihesh ti mir\u00eb me t\u00eb, por n\u00ebse ndodh\nndonj\u00eb ndarje, do ta kesh t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta harrosh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E pse duhet\nta mendoj ndarjen me Mikelin? Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb bot\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe nuk foli m\u00eb\nGreta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Nuk e fsheh dot, por n\u00eb ato momente mendova se ajo m\u00eb\nkishte zili dhe e paragjykova n\u00eb mendime. Pastaj jam penduar q\u00eb e mendova k\u00ebt\u00eb\ngj\u00eb p\u00ebr shoqen time m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por s\u2019ke \u00e7a t\u00eb b\u00ebsh, fundja, nuk jemi perfekt\u00eb\ndhe ndonj\u00ebher\u00eb na shkojn\u00eb edhe mendime t\u00eb k\u00ebqia n\u00eb kok\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si\u00e7 po thoja, erdhi\nGreta dhe iu hodha n\u00eb krah\u00eb duke e p\u00ebrqafuar e duke qar\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb ke\nElona, \u00e7far\u00eb ka ndodhur?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb kishte\nmarr\u00eb malli shum\u00eb p\u00ebr ty Greta, pastaj, pastaj\u2026 &#8211; heshta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Un\u00eb jam k\u00ebtu\np\u00ebr ty Elona, ti e di q\u00eb t\u00eb kam shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr. M\u00eb thuaj, \u00e7far\u00eb po ndodh?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ndjehem\ntmerr\u00ebsisht e vetmuar Greta! Ti kishe t\u00eb drejt\u00eb. Mikeli m\u00eb ka izoluar dhe m\u00eb e\nkeqja \u00ebsht\u00eb se ai nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb kam njohur, \u00ebsht\u00eb komplet ndryshe. &#8211; Dhe i\ntregova fill e p\u00ebr pe p\u00ebr t\u00eb gjitha ndjesit\u00eb dhe dyshimet e mia. Pas shum\u00eb\nbisedash q\u00eb b\u00ebra me Gret\u00ebn, e cila m\u00eb ndihmoi shum\u00eb dhe u ndjeva e \u00e7liruar, ajo\nm\u00eb tha q\u00eb duhet t\u00eb flisja hapurazi me Mikelin. Ashtu b\u00ebra. Erdhi Mikeli n\u00eb sht\u00ebpi\ndhe, si zakonisht, i dola p\u00ebrpara dhe e putha. Nuk mora p\u00ebrgjigje nga ai,\nthjesht ftoht\u00ebsi, si\u00e7 mund t\u00eb puthet nj\u00eb komshie, pa pik\u00eb interesi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; A mund t\u00eb flasim\npak Mikel?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po Elona, m\u00eb\nthuaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ti nuk je m\u00eb\nai q\u00eb ke qen\u00eb, ke ndryshuar shum\u00eb dhe t\u00eb mendosh se vet\u00ebm 2 vjet martes\u00eb kemi&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; (Qeshi) T\u00eb\nmungon gj\u00eb, moj Elona? T\u00eb mbaj n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs, t\u00eb kam marr\u00eb p\u00ebr nuse, t\u00eb\nkam nxjerr\u00eb \u00e7do fundjav\u00eb, jam perfekt, me pak fjal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb po\nthua Mikel? M\u00eb mungon ti, ai q\u00eb njoha kur ishim t\u00eb dashuruar, nj\u00eb fjal\u00eb e\nngroht\u00eb e jotja, p\u00ebrkujdesja shpirt\u00ebrore, fizike, shoku q\u00eb flisja me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra\nme t\u00eb, ai q\u00eb m\u00eb thoshte \u201cm\u00eb ke k\u00ebtu p\u00ebr gjith\u00e7ka\u201d. Nuk jam keq p\u00ebr dreka dhe\ndarka, por p\u00ebr ty. Ti nuk je k\u00ebtu me mua, nuk ke m\u00eb at\u00eb humorin q\u00eb kishe. Kam p\u00ebrshtypjen\nq\u00eb ti shoq\u00ebrohesh me dik\u00eb tjet\u00ebr dhe qarkullojn\u00eb shum\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr ty&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, jo, hiqe\nnga mendja dhe nuk dua ta zgjasim m\u00eb k\u00ebt\u00eb muhabet Elona se s\u2019ta kam qejfin. Nuk\ndua t\u00eb flas m\u00eb tani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb dhe mos m\u00eb \u00e7aj m\u00eb kok\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ngela pa fjal\u00eb\nnga kjo indiferenc\u00eb e tij. Kaluan edhe tre muaj t\u00eb tjer\u00eb; e nj\u00ebjta gj\u00eb, e nj\u00ebjta\nindiferenc\u00eb nga ana e tij. Tjet\u00ebr njeri m\u00eb doli dhe s\u2019e besoja dot. Nga ana\ntjet\u00ebr, ai nuk m\u00eb linte t\u00eb dilja me shoq\u00ebrin time. Vendosa ta ndiqja dhe e v\u00ebrtetova\nat\u00eb q\u00eb m\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb, e pash\u00eb me syt\u00eb e mi q\u00eb ai ishte me nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr. Ai\nm\u00eb pa, por b\u00ebri sikur s\u2019m\u00eb pa dhe u largua nga vendi ku kishte qen\u00eb. Besoj e\nkuptoni edhe vet\u00eb se si u ndjeva, sikur m\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb tavani mbi kok\u00eb. Ecja\nrrug\u00ebs si e humbur dhe mendoja vet\u00ebm t\u00eb dilja nga jeta e tij. Ma shpifi dhe\nmendoja p\u00ebr Jurgenin e vog\u00ebl. U p\u00ebrball\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi dhe po justifikohej q\u00eb e\nkishte vet\u00ebm shoqe, por un\u00eb shp\u00ebrtheva sepse nuk e mbaja dot m\u00eb. Ai m\u00eb n\u00eb fund\ne pranoi dhe, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndihej fajtor, filloi t\u00eb m\u00eb sulmonte, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb\nn\u00eb at\u00eb pik\u00eb q\u00eb s\u2019e kisha menduar kurr\u00eb. Un\u00eb atij i kisha treguar p\u00ebr nj\u00eb\nhistori timen t\u00eb vjet\u00ebr e p\u00ebr familjen time me probleme dhe ai m\u00eb sulmoi pik\u00ebrisht\nn\u00eb k\u00ebto dy pika; kjo ishte nj\u00eb vrasje e dyfisht\u00eb p\u00ebr mua. Mendoja se sa af\u00ebr m\u00eb\nkishte q\u00ebndruar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur un\u00eb i isha rr\u00ebfyer p\u00ebr k\u00ebto, nd\u00ebrsa ai po m\u00eb\nsulmonte pik\u00ebrisht te vuajtjet e mia. M\u2019u drejtua me k\u00ebt\u00eb fjalor:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Elona, mos\nharro q\u00eb ti ke kaluar tre histori p\u00ebrpara se t\u00eb vije me mua. Ke nd\u00ebrruar shum\u00eb\nshtret\u00ebr dhe un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb mora nuse. Je rritur n\u00eb nj\u00eb familje me probleme dhe\nun\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb mora nuse, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb mund t\u00eb dal me k\u00eb t\u00eb dua un\u00eb, bile nuk\nkam vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb ke par\u00eb ti, por kam edhe dy t\u00eb tjera&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb tha lloj-lloj\nfjal\u00ebsh t\u00eb ndyra dhe un\u00eb nuk po u besoja dot syve e vesh\u00ebve. Thua t\u00eb ishte v\u00ebrtet\nai Mikeli i \u00ebmb\u00ebl dhe i dhembshur q\u00eb dikur m\u00eb vinte doren te supet dhe m\u00eb ngush\u00ebllonte\np\u00ebr vuajtjet e mia, nd\u00ebrsa sot po m\u00eb sulmonte pik\u00ebrisht tek ato rr\u00ebfime t\u00eb \u00e7iltra\nq\u00eb i kisha b\u00ebr\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fakt, un\u00eb s\u2019kisha\n\u201cnd\u00ebrruar shum\u00eb shtret\u00ebr burrash\u201d vet\u00ebm nj\u00eb para tij, por ai e teproi duke m\u00eb b\u00ebr\u00eb\nmua sikur kisha kaluar me qindra burra. Me pak fjal\u00eb, po m\u00eb trajtonte sikur t\u00eb\nm\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nder q\u00eb m\u00eb mori p\u00ebr nuse. Nuk arrija dot ta besoja dhe t\u00eb b\u00ebja\nlidhjen e personit me t\u00eb cilin isha dashuruar me at\u00eb q\u00eb kisha tashm\u00eb n\u00eb krah. M\u00eb\ndukej sikur kisha t\u00eb b\u00ebja me dy persona t\u00eb ndrysh\u00ebm nga nj\u00ebri-tjetri. Nuk\ndurova dot m\u00eb, por i thash\u00eb: \u201cdo t\u00eb ndahemi dhe mbaroi\u201d. N\u00eb ato momente ndodhi\nhataja. Ai m\u00eb rrahu aq keq sa p\u00ebr nj\u00eb muaj rresht nuk dola nga sht\u00ebpia. Zbulova\nedhe q\u00eb ishte i dhunsh\u00ebm. E tmerrshme! Personi q\u00eb doja m\u00eb shum\u00eb, tashm\u00eb ishte\nshp\u00ebrfytyruar. Tashm\u00eb Mikeli ma kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb ai mund t\u00eb dilte me k\u00eb\nt\u00eb donte ai dhe un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebja dot asgj\u00eb. Muajt kalonin dhe asgj\u00eb s\u2019kishte\nndryshuar, ishte e kot\u00eb t\u00eb flisja me t\u00eb. Ai tashm\u00eb ishte ai i v\u00ebrteti. Un\u00eb\nkisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me nje person perfekt, por q\u00eb ekzistonte vet\u00ebm n\u00eb mendimet\ne mia sepse realiteti q\u00ebndronte ndryshe. \u00c7do dit\u00eb mendoja se si t\u00eb shk\u00ebputesha\nnga ai, por edhe ndihesha e pafuqishme. Isha pa pun\u00eb sepse Mikeli nuk m\u00eb kishte\nlejuar t\u00eb punoja pasi ishte n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb ekonomike. Isha pa shoq\u00ebri, vet\u00ebm\nGret\u00ebn kisha dhe familjes nuk mund t\u2019i k\u00ebrkoja asgj\u00eb sepse e dija q\u00eb do t\u00eb\ntronditeshin nga kjo gj\u00eb. Dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebra? Sigurisht, me ndihm\u00ebn e Gret\u00ebs, gjat\u00eb\ndit\u00ebs kur mungonte Mikeli se ishte n\u00eb pun\u00eb, k\u00ebrkoja p\u00ebr pun\u00eb, por ishte e\npamundur t\u00eb gjeja pun\u00eb dhe me kushtet e mia, askush nuk mund t\u00eb m\u00eb merrte. As\nGret\u00ebs nuk mund t\u2019i bija shum\u00eb n\u00eb qaf\u00eb, sepse ajo kishte jet\u00ebn e saj, ishte\nshum\u00eb e ngarkuar dhe her\u00eb pas here i duhej t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria, prej pun\u00ebs\ndhe profesionit q\u00eb kishte. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk po e\nduroja dot gjendjen me Mikelin. Arrita n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb m\u00eb ishte p\u00ebshtirosur sado q\u00eb\nvuaja shum\u00eb kur mendoja djalin e \u00ebmb\u00ebl me t\u00eb cilin isha martuar. Ai kishte nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsi\nn\u00eb pamje, sikur e kishte t\u00eb stampuar n\u00eb fytyr\u00eb dhe shpesh qeshja me veten time:\n\u201cJa, me k\u00ebt\u00eb fytyr\u00eb engj\u00eblli i g\u00ebnjen ai vajzat q\u00eb i shkojn\u00eb mbrapa\u201d. Pas shum\u00eb\ndebatesh dhe dhune nga ana e Mikelit, n\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb isha vet\u00ebm, ika nga sht\u00ebpia\nbashk\u00eb me Jurgenin e vog\u00ebl. B\u00ebra nj\u00eb denoncim pasi mblodha dhe fakte q\u00eb ai m\u00eb\ndhunonte e m\u00eb tradhtonte dhe disa net\u00eb rresht kam fjetur n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb\nqytetin ku jetoja. Nuk mund t\u00eb shkoja n\u00eb familje se m\u00eb vinte zor dhe e di q\u00eb\nnuk ishin shum\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb m\u00eb ndihmonin. Mikeli m\u00eb k\u00ebrkonte gjithandej dhe\nfamilja gjithashtu, por p\u00ebr mua s\u2019kishte m\u00eb kthim mbrapa. Ndihesha tamam n\u00eb udh\u00ebkryq\ndhe e humbur, por edhe e leht\u00ebsuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Fal\u00eb Zotit kisha nj\u00eb avokate\nshum\u00eb t\u00eb zonj\u00ebn e cila m\u00eb siguroi q\u00eb do t\u00eb m\u00eb ndihmonte dhe se Mikeli nuk\nguxonte t\u00eb t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb t\u00eb keqe. M\u00eb n\u00eb fund u kthye dhe Greta dhe ndihem me\nfat q\u00eb kam nj\u00eb shoqe t\u00eb till\u00eb. Ajo m\u00eb mori n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj. Nuk doja t\u00eb\nshkoja, por ajo insistoi dhe m\u00eb ka premtuar q\u00eb do t\u00eb m\u00eb ndihmoj\u00eb, por m\u00eb vjen\nturp nga vetja dhe zor se m\u00eb duket vetja si barr\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Tashm\u00eb, proceset e\ngjyqit kan\u00eb nisur dhe duket q\u00eb djalin do ta mbaj un\u00eb, edhe pse jam pa pun\u00eb.\nJemi drejt fundit t\u00eb divorcit, vazhdoj t\u00eb jetoj te Greta dhe jam akoma n\u00eb k\u00ebrkim\nt\u00eb nj\u00eb pune. Ajo q\u00eb nuk ia fal vetes \u00ebsht\u00eb se nuk ndihem e realizuar\nprofesionalisht dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, ndihem k\u00ebshtu si\u00e7 jam edhe tani. Megjith\u00ebse m\u00eb\nmban Greta e kam nj\u00eb avokate q\u00eb po m\u00eb ndihmon, p\u00ebrs\u00ebri ndihem fatkeqe, p\u00ebr\nfajin tim k\u00ebsaj radhe, q\u00eb e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej nj\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb\nmunges\u00ebs time profesionale. I kam th\u00ebn\u00eb Gret\u00ebs: \u201cedhe shit\u00ebse do t\u00eb punoj apo\ndhe pastruese, vet\u00ebm t\u00eb fitoj nj\u00eb lek p\u00ebr djalin dhe p\u00ebr veten\u201d. Pastaj i kam\npremtuar vetes, djalit dhe Gret\u00ebs q\u00eb do t\u00eb filloj nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohem\nvet\u00eb dhe t\u2019i siguroj nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt\u00eb vog\u00eblushit tim. Megjith\u00ebse si\u00e7\nthash\u00eb ndihem pak e humbur n\u00eb k\u00ebto momente, do t\u2019ia dal mban\u00eb, e di. Fal\u00ebnderoj\nedhe Gret\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e saj. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb Mikeli \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb jet\u00ebs time.\nM\u00eb vret vet\u00ebm fakti q\u00eb ai m\u00eb vrau pik\u00ebrisht te \u00e7ilt\u00ebrsia ime dhe shfryt\u00ebzoi dob\u00ebsit\u00eb\ne mia t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Kjo ishte historia ime. Elona.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam vet\u00ebm 28 vje\u00e7e dhe me nj\u00eb t\u00eb kaluar shum\u00eb t\u00eb ngarkuar saq\u00eb m\u00eb duket sikur jam 40 e ca vje\u00e7e dhe me shum\u00eb histori nga mbrapa. Them me vete: \u201cSikur t\u00eb kisha n\u00eb venat e mia gjak shkrimtareje do t\u00eb shkruaja shum\u00eb mir\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr vete, duke filluar q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21127,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-21283","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21283","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21283"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21283\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}