{"id":21267,"date":"2019-02-27T18:00:52","date_gmt":"2019-02-27T17:00:52","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21267"},"modified":"2019-02-27T14:07:14","modified_gmt":"2019-02-27T13:07:14","slug":"%ef%bb%bfe-permbusha-amanetin-e-mamit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfe-permbusha-amanetin-e-mamit\/","title":{"rendered":"\ufeffE p\u00ebrmbusha amanetin e mamit"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje! Jam Megi nga Durr\u00ebsi dhe sot vendosa t\u00eb tregoj edhe un\u00eb historin\u00eb\ntime, pas shum\u00eb historive q\u00eb kam lexuar n\u00eb gazet\u00ebn tuaj. Ajo q\u00eb un\u00eb do t\u00eb\ntregoj ndoshta nuk krahasohet me t\u00eb tjerat, por di t\u00eb them q\u00eb kam vuajtur shum\u00eb.\nPa ju humbur shum\u00eb koh\u00eb, po filloj t\u2019jua tregoj. Jam 20 vje\u00e7e dhe jeta m\u00eb ka m\u00ebsuar\nt\u00eb eci e vetme p\u00ebrpara, pa pasur ndihm\u00ebn e askujt as edhe t\u00eb prind\u00ebrve. Isha 15\nvje\u00e7e dhe mami im vuante nga nj\u00eb s\u00ebmundje e pash\u00ebrueshme. T\u00eb gjith\u00eb e dinim k\u00ebt\u00eb\ndhe prisnim nga momenti n\u00eb moment q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb. Familja ime ishte e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb\nnga prind\u00ebrit, motra, Alesia 11 vje\u00e7e, v\u00ebllai Ledi 13 vje\u00e7 dhe un\u00eb. Nga gjendja\nekonomike i p\u00ebrkisnim shtres\u00ebs s\u00eb mesme, babi punonte si ekonomist n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje\nprivate. Mami kishte 3 vjet q\u00eb mjekohej nga kjo s\u00ebmundje, por pa sh\u00ebrim dhe\ndoktori na kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb ishin muajt e fundit q\u00eb ajo do t\u00eb jetonte. Mbaj mend\nvuajtjet q\u00eb kam hequr n\u00eb at\u00eb koh\u00eb; un\u00eb isha p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, meqen\u00ebse isha\nm\u00eb e madhja. Duhet t\u00eb b\u00ebja gjith\u00e7ka n\u00eb sht\u00ebpi, duhet t\u00eb kujdesesha p\u00ebr motr\u00ebn\ndhe v\u00ebllain, pa harruar edhe mamin e cila kishte nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb.\nKisha harruar veten time, nuk isha nj\u00eblloj me moshataret e tjera dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn\nkoh\u00eb, duhet t\u00eb m\u00ebsoja shum\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha e zonja e vetes. Kalonin dit\u00ebt t\u00eb\nmbushura me strese, duhet t\u00eb isha perfekte n\u00eb gjith\u00e7ka sepse babi ishte shum\u00eb\nskeptik dhe nuk lejonte asnj\u00eb gabim nga ana ime. Ajo q\u00eb m\u00eb mundonte akoma m\u00eb\nshum\u00eb ishte jeta e n\u00ebn\u00ebs time. Si do t\u2019ia dilja mban\u00eb kur ajo t\u00eb mos ishte, si\ndo kujdesesha p\u00ebr motr\u00ebn dhe v\u00ebllain kur ata ishin n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb delikate\ndhe kishin nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb t\u2019i m\u00ebsonte? Po jeta ime si do p\u00ebrfundonte?\nPo mua kush do m\u00eb p\u00ebrkrahte se, fundi-fundit, isha f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr vete? Qaja gjithmon\u00eb\nnat\u00ebn dhe i lutesha Zotit q\u00eb t\u00eb m\u00eb ndihmonte p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje sepse gjith\u00e7ka\nm\u00eb dukej e pamundur. Dit\u00ebt kalonin dhe asgj\u00eb nuk ishte n\u00eb rregull; motra kishte\nprobleme me m\u00ebsimet dhe un\u00eb duhet ta ndihmoja, duhet t\u00eb mundohesha q\u00eb ajo t\u00eb\nkuptonte se shkolla ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr jet\u00ebn e saj, nd\u00ebrsa v\u00ebllai kishte\nprobleme p\u00ebr p\u00ebrshtatjen n\u00eb shoq\u00ebri; nj\u00eb tjet\u00ebr problem ky q\u00eb duhej zgjidhur.\nEdhe babi me pun\u00ebt nuk ishte mjaft mir\u00eb sepse koh\u00ebt e fundit kishin pasur\nprobleme dhe n\u00eb fund, mami q\u00eb s\u00ebmundja sa vinte dhe i m\u00ebshonte m\u00eb shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dat\u00ebn 22 janar nuk do ta harroj sepse n\u00eb at\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e imja vdiq\ndhe shum\u00eb gj\u00ebra ndryshuan p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ishte e shtun\u00eb dhe motra iku q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes\nte shoqja e vet, nd\u00ebrsa v\u00ebllai shkoi t\u00eb luante me shok\u00ebt. Isha vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi\nme mamin dhe p\u00ebr nj\u00eb moment, pasi i mbarova pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, mami m\u00eb thirri\npran\u00eb vetes dhe filloi t\u00eb m\u00eb thoshte: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMegi, ty t\u00eb ka r\u00ebn\u00eb puna m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, t\u00eb kujdesesh p\u00ebr gjith\u00e7ka e sidomos\np\u00ebr Alesian dhe Ledin, pa harruar babin. E di q\u00eb do t\u00eb vuash shum\u00eb, po fati k\u00ebshtu\nqenka. Un\u00eb tani do t\u00eb largohem nga kjo jet\u00eb dhe do t\u00eb t\u00eb l\u00eb ty amanet motr\u00ebn\ndhe v\u00ebllain; kujdesu p\u00ebr ta se jan\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, kan\u00eb shum\u00eb\nnevoj\u00eb p\u00ebr ty. T\u00eb lutem shum\u00eb t\u00eb kujdesesh edhe p\u00ebr babin sepse pas vdekjes sime\ndo b\u00ebhet i paduruesh\u00ebm, por t\u00eb lutem ty q\u00eb ta kuptosh. Mua edhe shum\u00eb pak koh\u00eb\nm\u00eb ka mbetur, por ti t\u00eb lutem b\u00ebhu e fort\u00eb p\u00ebr mua dhe mos harro edhe veten t\u00ebnde\nsepse edhe ti ke shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje tani, por mami nuk ka \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb&#8230;\nZoti donte q\u00eb un\u00eb t\u00eb largohesha nga kjo jet\u00eb shum\u00eb shpejt, nuk m\u00eb la t\u2019ju shikoja\njuve t\u00eb lumtur me f\u00ebmij\u00ebt tuaj\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur d\u00ebgjoja k\u00ebto fjal\u00eb, di\u00e7ka m\u00eb therte n\u00eb shpirt&#8230; Si do t\u00eb jetoja un\u00eb pa\nn\u00ebn\u00ebn time? Si do t\u2019i mbaja gjith\u00eb k\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi shpatulla? Iu betova se\ndo b\u00ebja t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb. Pas k\u00ebtyre fjal\u00ebve, po\nlotonim t\u00eb dyja dhe ashtu m\u00eb zuri gjumi n\u00eb krah\u00ebt e saj t\u00eb ngroht\u00eb. Ku ta dija\nun\u00eb se do flija gjum\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb ata krah\u00eb? Ku ta dija un\u00eb q\u00eb kjo do\nt\u00eb ishte hera e fundit q\u00eb do t\u00eb bisedoja me n\u00ebn\u00ebn time? Pasdite erdhi babi n\u00eb\nsht\u00ebpi dhe \u00e7do gj\u00eb po shkonte si zakonisht, deri n\u00eb momentin q\u00eb mami im filloi\nt\u00eb r\u00ebnkonte dhe e kuptuam t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb ishin \u00e7astet e saj t\u00eb fundit. Motra me v\u00ebllain\nfilluan t\u00eb qanin, nd\u00ebrsa un\u00eb me babin e mbanim veten. Mami i k\u00ebrkoi Alesias dhe\nLedit t\u00eb shkonin tek ajo dhe u tha: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAlesia, mami t\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhesh nj\u00eb vajz\u00eb e mbar\u00eb dhe t\u00eb vazhdosh shkoll\u00ebn,\ndua q\u00eb ti t\u00eb d\u00ebgjosh Megin p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb sepse ajo do kujdeset p\u00ebr ty tani. Mami\nt\u00eb do shum\u00eb dhe gjithmon\u00eb do t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb teje\u201d, nd\u00ebrsa Alesia e vog\u00ebl, i tha:\n\u201cMami, un\u00eb t\u00eb dua shum\u00eb\u201d, e p\u00ebrqafoi dhe u largua duke qar\u00eb. Aty mbeti Ledi dhe\nmami filloi t\u2019i thoshte: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cD\u00ebgjo, Ledi, mami t\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb d\u00ebgjosh motr\u00ebn dhe babin, kujdes me shoq\u00ebrin\u00eb\ndhe t\u00eb lutet mami, b\u00ebhu djal\u00eb i mbar\u00eb. Gjithmon\u00eb do jem pran\u00eb teje\u201d. Ledi duke\nqar\u00eb iu p\u00ebrgjigj: \u201cDo m\u00eb mungosh shum\u00eb, mami\u201d. Pasi e p\u00ebrqafoi, Ledi u largua\nduke qar\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbeta vet\u00ebm un\u00eb dhe babi. Nuk dinim \u00e7far\u00eb t\u00eb thoshim, por ishte s\u00ebrish mami\najo q\u00eb e mori fjal\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cTani duhet t\u00eb kujdeseni ju p\u00ebr gjith\u00e7ka;\nduhet t\u00eb jeni t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb duroni sepse do p\u00ebrballeni me shum\u00eb sfida, por\nduhet t\u00eb jeni gjithmon\u00eb t\u00eb bashkuar. Sidomos ti Megi duhet t\u00eb b\u00ebhesh n\u00ebn\u00eb p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit\ne tu. Kjo \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u2019ju them sepse tani erdhi momenti t\u00eb\nlargohem\u201d. Papritur, asaj i ra t\u00eb fik\u00ebt nga dhimbjet e m\u00ebdha. Filluan t\u00eb vinin\nnjer\u00ebz at\u00eb pasdite dhe momenti kur mami im i dha lamtumir\u00ebn k\u00ebsaj bote ishte ora\n7. Kishte shum\u00eb njer\u00ebz, por ishte gjyshja ajo q\u00eb m\u00eb thirri dhe m\u00eb tha: \u201cMegi,\nmami po largohet nga kjo bot\u00eb\u201d. K\u00ebto fjal\u00eb m\u00eb ther\u00ebn shpirtin, shkova te dhoma\nku q\u00ebndronte mami. Gjyshja kishte t\u00eb drejt\u00eb; ajo po jetonte momentet e fundit t\u00eb\nsaj. Po fliste p\u00ebr\u00e7art dhe fjal\u00ebt e fundit ishin: \u201cJu dua shum\u00eb. T\u00eb lutem, Megi,\nkujdesu p\u00ebr gjith\u00e7ka, mos m\u00eb zhg\u00ebnje\u201d. Kaq tha dhe iku. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">O Zot, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebja? M\u00eb dukej sikur bota m\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb p\u00ebrmbys,\nshkova te dhoma ime dhe qava me t\u00eb madhe, nxora gjith\u00e7ka, fillova t\u00eb b\u00ebrtisja\ndhe ashtu q\u00ebndrova rreth 15 minuta, por jo m\u00eb shum\u00eb sepse duhet t\u00eb kujdesesha p\u00ebr\ngj\u00ebrat. U ktheva te dhoma e pritjes dhe filluam t\u00eb prisnim njer\u00ebzit q\u00eb vinin e iknin\npa pushim. Ishte nj\u00eb mbr\u00ebmje e lodhshme, por m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb gjith\u00eb u larguan dhe\nm\u2019u desh t\u2019i jepja edhe lajmin p\u00ebr vdekjen e mamit Ledit dhe Alesias. Akoma e\nmbaj mend t\u00eb b\u00ebrtitur\u00ebn e tyre, nuk pushonin s\u00eb qari, por arrita t\u2019i qet\u00ebsoja. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dita e varrimit ishte shum\u00eb e ngarkuar; duhet t\u00eb isha e v\u00ebmendshme n\u00eb gjith\u00e7ka,\npor nuk po jua tregoj se si shkoi sepse mund ta imagjinoni t\u00eb gjith\u00eb se si mund\nt\u00eb ket\u00eb qen\u00eb. Di t\u2019ju them q\u00eb at\u00eb dit\u00eb e kuptova me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se jeta ime do\nndryshonte komplet; isha rritur para kohe dhe kisha marr\u00eb n\u00eb duar shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.\nJa ku filloi edhe jeta ime e re, vazhdoja t\u00eb shkoja n\u00eb shkoll\u00eb, por vet\u00ebm at\u00ebhere\ndilja sepse m\u00eb duhej t\u00eb kujdesesha p\u00ebr motr\u00ebn dhe v\u00ebllain, duhet t\u2019i ndihmoja p\u00ebr\ndetyrat e sht\u00ebpis, duhet t\u00eb b\u00ebja pun\u00ebt, buk\u00ebn q\u00eb do hante babi etj. Dit\u00ebt kalonin\ndhe \u00e7do gj\u00eb b\u00ebhej edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por do vinte nj\u00eb koh\u00eb kur \u00e7do gj\u00eb do\ndukej sikur i p\u00ebrkiste fundit sepse gj\u00ebrat u p\u00ebrkeq\u00ebsuan shum\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ledi filloi t\u00eb mungonte n\u00eb shkoll\u00eb sepse largohej me shok\u00ebt e tij, rruga e\ntij filloi t\u00eb ndryshonte, nuk i interesonte m\u00eb asgj\u00eb. I tregova babit p\u00ebr at\u00eb q\u00eb\npo ndodhte dhe i k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb mundohej t\u00eb fliste me t\u00eb mira me t\u00eb, por nuk m\u00eb\nd\u00ebgjoi. Kur erdhi Ledi nga shkolla, babi e q\u00eblloi dhe filloi t\u2019i b\u00ebrtiste. Ledi\nnisi t\u00eb qante dhe ta ofendonte. Gjendja q\u00eb u krijua n\u00eb sht\u00ebpi, na stresoi t\u00eb gjith\u00ebve.\nAq shum\u00eb u acaruan gj\u00ebrat saq\u00eb Ledi u largua nga sht\u00ebpia. Nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja,\nu mundova ta ndaloja, por ai u largua. Pas ikjes s\u00eb tij, fillova t\u00eb diskutoja\nme babin dhe i thash\u00eb: \u201cNuk di t\u00eb edukosh as edhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr\nty!\u201d. Pas Ledit, ishte Alesia ajo q\u00eb e kisha l\u00ebn\u00eb pas dore, por edhe ajo kishte\nnevoj\u00eb p\u00ebr mua sepse kishte filluar gjithashtu t\u00eb shoq\u00ebrohej me disa vajza q\u00eb,\nedhe pse t\u00eb vogla, nuk m\u00eb p\u00eblqenin shum\u00eb. Me Alesian situat\u00ebn e kisha n\u00eb dor\u00eb\nsepse ishte e vog\u00ebl dhe e m\u00ebsoja gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, por edhe ajo donte pun\u00eb.\nLedi at\u00eb dit\u00eb u kthye n\u00eb dark\u00eb dhe u mundova t\u00eb flisja me t\u00eb, por nuk m\u00eb d\u00ebgjoi.\nK\u00ebshtu, kaluan dit\u00ebt dhe nuk po shkonte asgj\u00eb mir\u00eb. Ledi vazhdonte me veprimet\ne tij, nuk pyeste ask\u00ebnd dhe nuk dija m\u00eb as un\u00eb si t\u00eb veproja, nd\u00ebrsa me Alesian\nmundohesha t\u2019i zgjidhja pun\u00ebt, edhe pse me at\u00eb e kisha m\u00eb t\u00eb leht\u00eb sepse i m\u00ebsoja\nato q\u00eb dikur mami im m\u2019i kishte m\u00ebsuar mua. P\u00ebrkundrejt t\u00eb gjithave, kisha edhe\nune nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb sepse sa vinte e vuaja edhe un\u00eb. Sapo kishin filluar\nngacmimet e para e gjithashtu duhet t\u00eb m\u00ebsoja shum\u00eb dhe kjo do t\u00eb thoshte q\u00eb\npresioni sa vinte e rritej. Kaloi nj\u00eb vit nga vdekja e mamit dhe gj\u00ebrat nuk ishin\nrregulluar aspak. Nuk flisja m\u00eb as me babin; ai i zgjidhte gj\u00ebrat n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\nq\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqente. Pas disa koh\u00ebsh, vendosa t\u00eb flisja me Ledin sepse gjendja\nnuk mund t\u00eb vazhdonte m\u00eb k\u00ebshtu. Fillova t\u2019i flisja p\u00ebr maman\u00eb, se ajo nuk d\u00ebshironte\nq\u00eb Ledi t\u00eb sillej ashtu dhe se ai ia kishte premtuar asaj. Fol\u00ebm p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra\ndhe shum\u00eb gjat\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk do m\u00eb shkonte n\u00eb mendje se nga ajo bised\u00eb, gj\u00ebrat\nme Ledin do t\u00eb ndryshonin p\u00ebr mir\u00eb sepse vura re q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs ai nisi\nt\u00eb ndryshonte, filloi t\u00eb merrte n\u00eb duar jet\u00ebn e tij, filloi t\u00eb ishte m\u00eb i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm,\np\u00ebrqendrohej te m\u00ebsimet dhe shok\u00ebt filloi t\u2019i zgjidhte me kujdes. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe me Alesian gj\u00ebrat shkonin shum\u00eb mir\u00eb, por probleme kisha me babin i cili\nnuk merrej fare me edukimin e motr\u00ebs e v\u00ebllait, por p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, edhe me mua sillej\nshum\u00eb ftoht\u00eb, madje ne nuk flsinim fare. Kjo situat\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsonte shum\u00eb. Kaluam\nedhe nj\u00eb vit tjet\u00ebr pa harmoni n\u00eb sht\u00ebpi&nbsp;\ndhe q\u00ebndronim t\u00eb bashkuar vet\u00ebm un\u00eb, Ledi, Alesia. Pas 2 vjet\u00ebsh, gj\u00ebrat\nu p\u00ebrkeq\u00ebsuan akoma m\u00eb shum\u00eb. Nuk e dija \u00e7\u2019po ndodhte me babin, nuk po kuptoja\nm\u00eb asgj\u00eb. Un\u00eb isha 17 vje\u00e7e dhe \u00e7do gj\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb po b\u00ebhej m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, si m\u00ebsimet,\nashtu edhe ambienti n\u00eb t\u00eb cilin q\u00ebndroja. Pasi shkova 18 vje\u00e7e, isha maturante\ndhe ngarkesa ishte shum\u00eb e madhe, por t\u00eb pakt\u00ebn kisha ndhm\u00ebn e Ledit dhe Alesias.\nKulmi ishte kur nj\u00eb dit\u00eb vjen babi n\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMegi, t\u00eb kam gjetur burrin ideal\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur d\u00ebgjova k\u00ebto fjal\u00eb, sa nuk m\u00eb ra pika dhe i thash\u00eb: \u201c\u00c7far\u00eb po thua k\u00ebshtu?\nKush t\u00eb tha se un\u00eb dua t\u00eb fejohem? A kupton se \u00e7far\u00eb po thua?\u201d, por babi m\u00eb\ntha: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00cbsht\u00eb familje shum\u00eb e mir\u00eb, me gjendje ekonomike shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d. E d\u00ebgjoja\ndhe nuk kuptoja asgj\u00eb, i thash\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment \u201cjo\u201d, por presioni sa vinte e\ndo shtohej dhe n\u00eb fund un\u00eb do pranoja&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu shkuan gj\u00ebrat, u detyrova ta njihja dhe n\u00eb fund, t\u00eb fejohesha. Nuk ishte\ni keq fizikisht, por un\u00eb nuk e doja. Gjithsesi, u fejova me t\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar\nfamiljen time sepse ata kishin nevoj\u00eb nga ana financiare. Edhe shkoll\u00ebn nuk e\nvazhdova m\u00eb dhe sot jam 20 vje\u00e7e&nbsp; shtatz\u00ebn\u00eb.\nSi p\u00ebrfundim, mund t\u00eb them q\u00eb sakrifikova shum\u00eb p\u00ebr familjen time dhe e mbajta\nfjal\u00ebn q\u00eb i dhash\u00eb mamit tim. Tani e ndihmoj familjen time me sa kam mund\u00ebsi,\npor e lumtur nuk jam sepse jet\u00ebs sime i kam mohuar shum\u00eb gj\u00ebra. Nuk ka m\u00eb kthim\npas dhe tani, do t\u00eb jetoj k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Ky ishte fati im!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Jam Megi nga Durr\u00ebsi dhe sot vendosa t\u00eb tregoj edhe un\u00eb historin\u00eb time, pas shum\u00eb historive q\u00eb kam lexuar n\u00eb gazet\u00ebn tuaj. Ajo q\u00eb un\u00eb do t\u00eb tregoj ndoshta nuk krahasohet me t\u00eb tjerat, por di t\u00eb them q\u00eb kam vuajtur shum\u00eb. Pa ju humbur shum\u00eb koh\u00eb, po filloj t\u2019jua tregoj. Jam 20 vje\u00e7e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21268,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2293],"class_list":["post-21267","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-amanet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21267"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21267\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}