{"id":21266,"date":"2019-02-27T19:00:57","date_gmt":"2019-02-27T18:00:57","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21266"},"modified":"2019-02-27T13:56:57","modified_gmt":"2019-02-27T12:56:57","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-26","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-26\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi! (26)"},"content":{"rendered":"\n<p>Vijim&#8230;!<\/p>\n\n\n\n<p>Athanasi iu sul t\u2019i rr\u00ebmbente aparatin nga dora, por nd\u00ebrkoh\u00eb, nd\u00ebrhyri edhe tjetri, nje djalosh shtatlart\u00eb, q\u00eb e mb\u00ebrtheu Athanasin nga supet dhe e hodhi mbi krevat. Ai me aparat b\u00ebri edhe dy-tre fotografi t\u00eb tjera dhe doli jasht\u00eb. N\u00eb dhom\u00eb mbeti vet\u00ebm e shoqja dhe djaloshi shtatlart\u00eb, i veshur me kostum te zi dhe me nje T-shirt po t\u00eb zi q\u00eb i rrinte gruas nga prapa si badigard.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; U k\u00ebnaqe q\u00eb m\u00eb\nkape? &#8211; i tha Athanasi s\u00eb shoqes, nd\u00ebrsa po vishej. Ajo nuk foli, por b\u00ebri nj\u00eb\nprapaktheu teatrale e doli jashte duke tundur vithet, e shoq\u00ebruar nga treshja\nq\u00eb e kishte mbaruar me sukses aksionin.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7\u2019do te besh\ntani? &#8211; e pyeta, teksa e pash\u00eb shum\u00eb t\u00eb merzitur.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk e di, &#8211; m\u00eb\ntha. &#8211; Ajo do me hedhe n\u00eb gjyq e do m\u00eb ndaj\u00eb pa m\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnje cent se ndarja\n\u00ebsht\u00eb p\u00ebr fajin tim&#8230; Ku dreqin e mori vesh?! &#8211; shtoi pas pak&#8230; &#8211; Nuk besoj\nt\u00eb m\u00eb ket\u00eb spiunuar as pronari, as sportelistja e hotelit. Pronari \u00ebsht\u00eb miku\nim dhe me sportelisten kam shum\u00eb muhabet&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkohe, ra\ndera.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; U kthye prap\u00eb,\nme duket. Mos e hap, &#8211; i thash\u00eb me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, &#8211; do mendoj\u00eb q\u00eb kemi ikur&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jo, jo m\u00eb, &#8211;\ntha ai, &#8211; do e hap. <\/p>\n\n\n\n<p>Por nuk ishte\najo. Te kat\u00ebrkendeshi i der\u00ebs u duk nj\u00eb grua tep\u00ebr e sh\u00ebndosh\u00eb. Ishte\nsportelistja e hotelit&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; M\u00eb fal, qirje\nAthanasios, &#8211; i tha ajo. &#8211; nuk \u00ebsht\u00eb faji im. Nuk i g\u00ebnjeja dot. Ata m\u00eb than\u00eb\nse ishin t\u00eb policis\u00eb, m\u00eb treguan edhe kartat e tyre. Kishin edhe fotografin\u00eb\ntende me vete, t\u00eb madhe, ja kaq! &#8211; tha ajo e zgjati p\u00ebll\u00ebmben e dor\u00ebs s\u00eb\ndjatht\u00eb duke v\u00ebn\u00eb t\u00eb majt\u00ebn nja kat\u00ebr gishta posht\u00eb ky\u00e7it.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mos u ver ne\nsiklet, nuk ke faj ti, &#8211; i tha Athanasi. &#8211; Shko, shko, rri e qet\u00eb&#8230; Me siguri\nm\u00eb ka ndjekur ajo vajza ose ndonje nga ata djemt\u00eb. Kisha kohe qe nuk ruhesha,\nmendoja se nuk m\u00eb ndiqte, &#8211; tha ai, kur sportelistja doli jasht\u00eb. &#8211; Ajo qelb\u00ebsira\ndo ket\u00eb paguar ndonj\u00eb agjenci detektiv\u00ebsh privat\u00eb. E kisha v\u00ebn\u00eb re se ishte\nftohur koh\u00ebt e fundit po kujtoja se i kishte ikur qejfi p\u00ebr seks, por ja si\npaska qen\u00eb puna&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk b\u00ebje m\u00eb\nseks me t\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; B\u00ebja, por m\u00eb\nrrall\u00eb se m\u00eb par\u00eb. Sa her\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte ajo, b\u00ebja, nuk ia kisha prishur\nasnj\u00ebher\u00eb edhe kur nuk kisha qejf&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po \u00e7\u2019pati\nat\u00ebher\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk e di,\nndofta \u00ebsht\u00eb m\u00ebrzitur me mua. Nuk hahet gjithmon\u00eb nj\u00eb gjell\u00eb&#8230; N\u00eb djall t\u00eb\nvej\u00eb, &#8211; tha ai, &#8211; t\u00eb b\u00ebhet \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebhet! Mbase ia kthej mendjen&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>1 prill 2010<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sot ishte koh\u00eb e\nbukur, tamam si dita e par\u00eb e pranver\u00ebs. Per mua pranvera \u00ebsht\u00eb stina me e\nbukur n\u00eb Athin\u00eb. Ka gjelberim, freski, gjith\u00e7ka duket sikur rinis nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb\nre k\u00ebto dit\u00eb. Kisha deshir\u00eb t\u00eb dilja n\u00eb darke t\u00eb thithja aromen e luleve te\nportokalleve qe sapo kane \u00e7elur, t\u00eb ecja rrugeve e te mbushja mushkerit\u00eb me\narom\u00ebn e tyre, por nuk mundem. Puna \u00ebsht\u00eb pun\u00eb, duhet b\u00ebr\u00eb, me ose pa qejf&#8230;\nSot, p\u00ebr \u00e7udi, pata pun\u00eb. Kisha koh\u00eb pa fituar kaq shum\u00eb sa k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. Sot po\nmendoja se duhet t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka p\u00ebr parat\u00eb q\u00eb kam n\u00eb banke. Nuk mbahen m\u00eb parat\u00eb\naty, edhe pse i kam shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb disa banka. Thuhet se do t\u00eb falimentojn\u00eb\nshum\u00eb banka. Kur e mendoj k\u00ebt\u00eb, m\u00eb ngjethet mishi. M\u00eb shkojn\u00eb d\u00ebm gjith\u00eb k\u00ebto\nvite pun\u00eb. Mbase duhet te investoj, t\u00eb ble ndonj\u00eb gj\u00eb me parat\u00eb q\u00eb kam\ngrumbulluar&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>2 prill 2010<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sot me telefonoi\nL. Donte te pinte kafe me mua. E lame ne nje vend ne qender meqe une isha duke\ndale te blija nja dy gjera per make up te Hondos Center. U takuam te kati i\ndyte i nje lokali pas Hondos Center. U trondita kur e pash\u00eb. Ishte dob\u00ebsuar\nshume. Edhe ne fytyr\u00eb ishte zverdhur.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jam keq, &#8211; m\u00eb\ntha, &#8211; jam s\u00ebmur\u00eb, nuk kam fuqi p\u00ebr asgj\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Je b\u00ebr\u00eb me\nfiksime, &#8211; ia ktheva, &#8211; nuk ke asgj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jo, jo, &#8211; m\u00eb\ntha ajo duke ju dridhur buza, &#8211; jam keq. Do t\u00eb vdes! \u2013 tha dhe syt\u00eb iu mbush\u00ebn\nme lot&#8230; &#8211; M\u00eb thirr\u00ebn edhe n\u00eb polici, &#8211; shtoi pas pak. &#8211; Nuk e di kush m\u00eb\nkishte spiunuar. M\u00eb than\u00eb se do t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebse vazhdoj pun\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk t\u00eb kuptoj,\n&#8211; i thash\u00eb, &#8211; ti nuk ke probleme me dokumentet, ke dokumente vorioepiriote. Ti\ne ke regulluar e paguan edhe IKA-t me ke th\u00ebn\u00eb, apo jo? P\u00ebrse t\u00eb spiunuan?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E dinin pun\u00ebn\nq\u00eb b\u00ebj un\u00eb dhe dikush kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb un\u00eb kam vendosur t\u00eb infektoj edhe t\u00eb\ntjer\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, m\u00eb paralajm\u00ebruan dhe m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuan. Kishin njoftuar edhe\nzyr\u00ebn. Ka dy dit\u00eb q\u00eb ata t\u00eb zyr\u00ebs m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dalje. Nuk m\u00eb th\u00ebrrasin m\u00eb. Sot,\ndy gra m\u00eb kishin k\u00ebrkuar edhe n\u00eb sht\u00ebpi. Kam frik\u00eb mos m\u00eb arrestojn\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Duhet t\u00eb ken\u00eb\nqen\u00eb nga spitali&#8230; &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk e di, &#8211;\ntha duke qar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po \u00e7\u2019do t\u00eb\nb\u00ebsh? &#8211; e pyeta.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Do vazhdoj\npun\u00ebn, &#8211; tha ajo, &#8211; do b\u00ebj seks sa t\u00eb shqepem! Kush ta haj\u00eb, le ta haj\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mos t\u00eb fusin brenda? &#8211; i thash\u00eb e merakosur&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Vijon..!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vijim&#8230;! Athanasi iu sul t\u2019i rr\u00ebmbente aparatin nga dora, por nd\u00ebrkoh\u00eb, nd\u00ebrhyri edhe tjetri, nje djalosh shtatlart\u00eb, q\u00eb e mb\u00ebrtheu Athanasin nga supet dhe e hodhi mbi krevat. Ai me aparat b\u00ebri edhe dy-tre fotografi t\u00eb tjera dhe doli jasht\u00eb. N\u00eb dhom\u00eb mbeti vet\u00ebm e shoqja dhe djaloshi shtatlart\u00eb, i veshur me kostum te zi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21114,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2213],"class_list":["post-21266","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-prostituta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21266","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21266"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21266\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21266"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21266"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21266"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}