{"id":21260,"date":"2019-02-27T15:00:47","date_gmt":"2019-02-27T14:00:47","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21260"},"modified":"2019-02-27T13:05:44","modified_gmt":"2019-02-27T12:05:44","slug":"%ef%bb%bfpse-me-urrente-mesuesja-ime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfpse-me-urrente-mesuesja-ime\/","title":{"rendered":"\ufeffPse m\u00eb urrente m\u00ebsuesja ime&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jam Anila, 18 vje\u00e7e, nga Tirana. K\u00ebtu kemi ardhur nga disa fshatra t\u00eb Tiran\u00ebs, kur un\u00eb isha shum\u00eb e vog\u00ebl. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mami dhe babi im jetonin n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me gjysh\u00ebrit e mi, por me sa di, ata kishin shum\u00eb probleme dhe nuk shkonin mir\u00eb bashk\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb babi gjeti si zgjidhje largimin nga sht\u00ebpia, duke e nisur jet\u00ebn e re n\u00eb qytet. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb t\u00eb dy prind\u00ebrit e mi ishin t\u00eb shkolluar, k\u00ebshtu q\u00eb gjet\u00ebn pun\u00eb sapo erdh\u00ebn. Mami u fut m\u00ebsuese n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, nd\u00ebrsa babi po m\u00ebsues, por n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme. Shum\u00eb shpejt ata arrit\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtonin sht\u00ebpin\u00eb e tyre n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb q\u00eb e blen\u00eb me \u00e7mimet e lira t\u00eb at\u00ebhershme dhe k\u00ebshtu, ne u rregulluam. Kur lindi v\u00ebllai im, un\u00eb isha n\u00eb klas\u00eb t\u00eb pest\u00eb dhe m\u00ebsoja n\u00eb shkoll\u00ebn e mamit. Mamin e kisha m\u00ebsuese kujdestare dhe, pas largimit t\u00eb saj, ne mbet\u00ebm me nj\u00eb m\u00ebsuese z\u00ebvend\u00ebsuese q\u00eb s\u2019m\u00eb kishte fare me sy t\u00eb mir\u00eb. Nuk e di se pse, por sikur t\u00eb mos mjaftonte fakti q\u00eb isha e shokuar nga largimi i mamit dhe nga lindja e v\u00ebllait, p\u00ebr t\u00eb cilin isha shum\u00eb xheloze, un\u00eb po kaloja dit\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb lodhshme me m\u00ebsuesen e re. Nuk e kuptoja se pse ajo sillej aq eg\u00ebr me mua dhe nuk kisha as guximin t\u2019i tregoja babit, q\u00eb ishte tip shum\u00eb i ashp\u00ebr. Kisha frik\u00eb se ai do t\u00eb vinte e do t\u00eb grindej me m\u00ebsuesen time dhe gj\u00ebrat do t\u00eb shkonin akoma m\u00eb keq. K\u00ebshtu, un\u00eb kalova thuajse nj\u00eb vit t\u00eb t\u00ebr\u00eb shkollor duke vuajtur nga nj\u00eb m\u00ebsuese q\u00eb nuk linte rast pa m\u00eb ofenduar dhe pa m\u00eb vler\u00ebsuar negativisht. Nga fundi i shkoll\u00ebs, babi erdhi t\u00eb shikonte ecurin\u00eb time. At\u00eb vit, n\u00eb shkoll\u00eb nuk ishte interesuar p\u00ebr mua asnj\u00ebri nga prind\u00ebrit, pasi, si\u00e7 e thash\u00eb, mami ishte me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe pastaj, ajo i njihte t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsuesit, k\u00ebshtu q\u00eb mendonte se dikush do ta lajm\u00ebronte n\u00ebse un\u00eb do t\u00eb kisha probleme. Nejse. K\u00ebt\u00eb s\u2019e b\u00ebri askush sepse un\u00eb, n\u00eb dukje nuk kisha probleme, por problemi q\u00ebndronte brenda meje, pasi nj\u00eb vit i t\u00ebr\u00eb me nj\u00eb m\u00ebsuese q\u00eb m\u00eb urrente, m\u00eb kishte shnd\u00ebrruar si njeri. Kur babi erdhi dhe pa rezultatet e mia, u tremb. Ai m\u00eb hodhi nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb \u00e7uditur dhe qortues, por m\u00eb tha vet\u00ebm kaq: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Dua t\u00eb takoj m\u00ebsuese\nt\u00ebnde!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk fola asnj\u00eb fjal\u00eb,\npor me zem\u00ebr t\u00eb ngrir\u00eb e mora babin p\u00ebrdore dhe e shoq\u00ebrova deri n\u00eb klas\u00ebn ku\nduhet t\u00eb ishte m\u00ebsuesja ime kujdestare. \u00c7far\u00eb nuk prisja nga ai takim! Isha e sigurt\u00eb\nse m\u00ebsuesja ime do t\u2019i thoshte nj\u00eb mij\u00eb t\u00eb zezat p\u00ebr mua dhe un\u00eb s\u2019do t\u00eb\nmbrohesha dot, aq t\u00eb pafuqishme e ndjeja veten para saj. N\u00eb fakt, kur babi u\nfut brenda, edhe ai, edhe ajo, sikur ngrin\u00eb duke v\u00ebshtruar nj\u00ebri-tjetrin. Nx\u00ebn\u00ebsit\ne klas\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn m\u00ebsuesja po jepte m\u00ebsim, kishin ngrir\u00eb gjithashtu dhe s\u2019po\ne merrnin vesh se \u00e7\u2019po ndodhte. As un\u00eb s\u2019po kuptoja gj\u00eb. P\u00ebr dy ose tre minuta,\naskush nuk foli, por ndihej situata e nder\u00eb dhe mua m\u00eb dukej sikur nga momenti\nn\u00eb moment, di\u00e7ka do t\u00eb thyhej. M\u00eb n\u00eb fund, heshtjen e theu babi, q\u00eb u p\u00ebrmend\nnga shtr\u00ebngimi i dor\u00ebs sime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Desha t\u00eb flisja\nme ju&#8230; p\u00ebr Anil\u00ebn! \u2013 tha ai, &#8211; por ju po jepkeni m\u00ebsim, k\u00ebshtu q\u00eb po ju pres\njasht\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb prisni vet\u00ebm\ndy minuta \u2013 tha ajo \u2013 Do t\u00eb vij shpejt!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb pash\u00eb e habitur or\u00ebn. Ora e m\u00ebsimit sapo kishet nisur, pse do t\u00eb dilte aq shpejt ajo? Babi vazhdonte t\u00eb ishte n\u00eb at\u00eb gjendje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn s\u2019e kisha par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb dhe kjo po m\u00eb habiste. Kur m\u00ebsuesja doli jasht\u00eb, ai e priti pa i th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb, madje edhe dor\u00ebn ia dha sikur t\u00eb kishte ngrir\u00eb i t\u00ebri. M\u00ebsuesja m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb largohesha, pasi donte t\u00eb fliste vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm me babin. P\u00ebr momentin, as q\u00eb e mora vesh \u00e7far\u00eb po ndodhte, por do ta kuptoja m\u00eb von\u00eb, kur t\u00eb shihja se ata t\u00eb dy u ul\u00ebn n\u00eb barin p\u00ebrball\u00eb shkoll\u00ebs. Po i shihja nga dritarja e klas\u00ebs dhe vura re se ishin shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt me nj\u00ebri-tjetrin. At\u00ebhere e kuptova se ata njiheshin. Po p\u00ebrse vall\u00eb m\u00ebsuesja m\u00eb kishte aq inat, kur ishte aq e dashur me tim at\u00eb? At\u00eb dit\u00eb nuk i dhash\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebsaj. N\u00eb fund t\u00eb fundit, isha shum\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr ta kuptuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, q\u00eb do t\u00eb m\u00eb p\u00ebrplasej r\u00ebnd\u00eb pas ca koh\u00ebsh, kur prind\u00ebrit e mi m\u00eb than\u00eb se kishin vendosur t\u00eb ndaheshin. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, isha kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e dhe kisha koh\u00eb q\u00eb i vuaja problemet q\u00eb kishin prind\u00ebrit e mi me nj\u00ebri-tjetrin, por kurr\u00eb nuk e kisha kuptuar se \u00e7far\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb thelb t\u00eb tyre. Kur ata m\u00eb mor\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb dhe m\u00eb than\u00eb se do t\u00eb ndaheshin, un\u00eb nuk e p\u00ebrballova dot k\u00ebt\u00eb dhe nisa t\u00eb qaja. Pash\u00eb se po qante edhe mamaja ime. M\u00eb erdhi keq p\u00ebr t\u00eb dhe, instiktivisht, fajin ia vura babit, q\u00eb q\u00ebndronte si gur para nesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kush e ka fajin?\n\u00c7far\u00eb po ndodh? \u2013 munda t\u2019u thoja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00ebhere babi m\u00eb tha\nse ai nuk e donte m\u00eb mamin dhe se ishte lidhur me nj\u00eb grua tjet\u00ebr, me t\u00eb cil\u00ebn\nkishte vendosur t\u00eb martohej. M\u00ebnyra se si ma tha, aq hapur, m\u00eb b\u00ebri pa mend. Do\nt\u00eb isha ndier m\u00eb mir\u00eb po t\u00eb m\u00eb kishte q\u00eblluar me shuplak\u00eb. Nuk e prisja kurr\u00eb\nq\u00eb prind\u00ebrit e mi t\u00eb ndaheshin, aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye. U thash\u00eb se po m\u00eb\ng\u00ebnjenin, por serioziteti i tij dhe lot\u00ebt e mamas\u00eb sime, m\u00eb bind\u00ebn se e gjith\u00eb\najo q\u00eb po m\u00eb thonin, ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Vet\u00ebm kur babi iku dhe un\u00eb mbeta vet\u00ebm\np\u00ebr vet\u00ebm me mamin, ajo m\u00eb tregoi se ata kishin vite q\u00eb kishin probleme me\nnj\u00ebri-tjetrin, pasi babi kishte vite q\u00eb kishte lidhje me nj\u00eb grua tjet\u00ebr. Ata\nishin dashur para se babi t\u00eb martohej me mamin, por ishin ndar\u00eb sepse familjet\nnuk e pranonin lidhjen e tyre. Me sa duket, dashuria e tyre kishte qen\u00eb shum\u00eb e\nfort\u00eb dhe nuk ishte shuar. Ajo ishte e martuar gjithashtu, por kishte pranuar\nt\u00eb prishte familjen e saj p\u00ebr hir t\u00eb k\u00ebsaj dashurie.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po ti, e dije dhe\ne pranoje? \u2013 e pyeta e habitur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shpresoja qe ai\nt\u00eb kthehej te familja e tij dhe t\u00eb kuptonte se ne ishim m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por\nme sa duket, ai donte m\u00eb shum\u00eb at\u00eb sesa ne t\u00eb gjith\u00eb&#8230; \u2013 m\u00eb tha mami. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ke b\u00ebr\u00eb gabim q\u00eb\ne ke pranuar! \u2013 i thash\u00eb prer\u00eb. \u2013 Un\u00eb nuk do t\u00eb kisha pranuar kurr\u00eb t\u00eb mbaja me\npahir nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb ka dashnore&#8230; Nuk e kam ditur, pa as babin s\u2019do ta lejoja\nt\u00eb sillej k\u00ebshtu me ty. E kush na qenka kjo grua?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mami m\u00eb pa n\u00eb sy\ndhe m\u00eb tha me gjys\u00ebm z\u00ebri: &#8211; M\u00ebsuesja jote&#8230; Ajo me t\u00eb cil\u00ebn ti pate aq\nprobleme dhe q\u00eb pastaj t\u00eb mbante gjith\u00eb koh\u00ebs me hat\u00ebr&#8230; T\u00eb kujtohet?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa s\u2019m\u00eb ra pika kur\ni d\u00ebgjova k\u00ebto fjal\u00eb. M\u00ebsuesja ime? Prandaj ishte sjell\u00eb ajo ashtu me mua, q\u00eb\nta sillte babin tim n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr ta takuar? Ajo kishte llogaritur gjith\u00e7ka,\nkishte planifikuar gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin e vet. Ishte sjell\u00eb keq me\nmua q\u00eb babi t\u00eb shkonte ta takonte pik\u00ebrisht at\u00ebhere, kur mami im sapo ishte b\u00ebr\u00eb\nme f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr dhe ishte shum\u00eb e z\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrkushtuar t\u00eb shoqit. K\u00ebshtu,\najo do t\u00eb kishte dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb ta rifitonte ish-t\u00eb dashurin e saj. M\u00eb erdhi\nndoht kur i kuptova t\u00eb gjitha k\u00ebto. M\u00eb erdhi ndoht edhe nga vetja, pasi m\u00eb\ndukej sikur shkaktare e gjith\u00eb k\u00ebsaj isha un\u00eb. Tani q\u00eb babi ka ikur dhe ne\njetojm\u00eb vet\u00ebm me mamin, e cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kock\u00eb e l\u00ebkur\u00eb, nuk b\u00ebj gj\u00eb tjet\u00ebr\nve\u00e7se e mallkoj at\u00eb grua q\u00eb na shkat\u00ebrroi familjen dhe uroj me shpirt q\u00eb\nmallkimet e mia ta z\u00ebn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb jam e sigurt\u00eb; shpirti i saj\nkurr\u00eb s\u2019ka p\u00ebr t\u00eb gjetur paqe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb na shkaktoi!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam Anila, 18 vje\u00e7e, nga Tirana. K\u00ebtu kemi ardhur nga disa fshatra t\u00eb Tiran\u00ebs, kur un\u00eb isha shum\u00eb e vog\u00ebl. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mami dhe babi im jetonin n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me gjysh\u00ebrit e mi, por me sa di, ata kishin shum\u00eb probleme dhe nuk shkonin mir\u00eb bashk\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb babi gjeti si zgjidhje largimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-21260","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21260","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21260"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21260\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21260"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21260"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21260"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}