{"id":21236,"date":"2019-02-25T22:00:54","date_gmt":"2019-02-25T21:00:54","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21236"},"modified":"2019-02-25T19:17:45","modified_gmt":"2019-02-25T18:17:45","slug":"%ef%bb%bfja-ku-ndryshojne-burrat-nga-grate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfja-ku-ndryshojne-burrat-nga-grate\/","title":{"rendered":"\ufeffJa ku ndryshojn\u00eb burrat nga grat\u00eb!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>T\u00eb kursyer n\u00eb fal\u00eb, shum\u00eb\nkonkurues, u p\u00eblqen t\u00eb sundojn\u00eb, biologjikisht jan\u00eb jo besnik\u00eb\u2026 Mjafton kaq p\u00ebr\nta kuptuar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr burrat! P\u00ebr t\u00eb gjetur pse ata jan\u00eb gatuar ashtu\nsi\u00e7 jan\u00eb gatuar, ju ndihmon shkrimi i m\u00ebposht\u00ebm.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>1. Truri i burrave \u00ebsht\u00eb\nndryshe nga ai i grave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ekspert\u00ebt sigurojn\u00eb se ekzistojn\u00eb\nndryshime shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse midis trurit t\u00eb burrit dhe atij t\u00eb gruas dhe kjo b\u00ebn\nq\u00eb ata t\u00eb mendojn\u00eb, t\u00eb ndjejn\u00eb dhe t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">1. Ky ndryshim varet nga madh\u00ebsia\ne \u201ctrupit me kallo\u201d, nj\u00eb nyje nervash q\u00eb ndodhet n\u00eb tru dhe q\u00eb b\u00ebn lidhjen\nmidis dy hemisferave. Kjo zon\u00eb b\u00ebn q\u00eb sinjalet e mendimit t\u00eb transferohen nga\nana e majt\u00eb e trurit (q\u00eb merret me t\u00eb folurin dhe logjik\u00ebn) drejt an\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb\n(q\u00eb merret me ndjenjat dhe mendimet). Me sa duket, \u201ctrupi me kallo\u201d i femr\u00ebs \u00ebsht\u00eb\nm\u00eb i madh se ai i mashkullit, k\u00ebshtu q\u00eb, n\u00ebse emocionet e grave udh\u00ebtojn\u00eb me\nshpejt\u00ebsi 144 km\/or\u00eb, ato t\u00eb burrave udh\u00ebtojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb ngadal\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb,\nshumica e burrave jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ngath\u00ebt se grat\u00eb kur vjen puna p\u00ebr t\u00eb shprehur\nemocionet e tyre dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ata e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr\nndjenjat e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">2. Megjithat\u00eb, burrat kan\u00eb m\u00eb\nshum\u00eb aft\u00ebsi se grat\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera, si p\u00ebr shembull p\u00ebr t\u00eb klasifikuar n\u00eb\nzona t\u00eb caktuara informacionin e marr\u00eb, stimujt dhe emocionet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye,\nnj\u00eb burr\u00eb mund t\u00eb flas\u00eb me nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb mbr\u00ebmjes dhe kjo t\u00eb\nmos ket\u00eb asnj\u00eb dometh\u00ebnie p\u00ebr t\u00eb. P\u00ebr t\u00eb, kjo nuk ka lidhje me at\u00eb q\u00eb ndjen p\u00ebr\nty dhe nuk e kupton pse ti irritohesh p\u00ebr di\u00e7ka kaq t\u00eb pakuptimt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">3. Burrat e v\u00ebn\u00eb theksin te\nfitorja dhe arritjet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb grat\u00eb p\u00ebrqendrohen m\u00eb shum\u00eb te nd\u00ebrtimi i nj\u00eb\nlidhjeje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">4. Truri i tij, ndryshe nga ai i\ngrave, u kushton m\u00eb pak v\u00ebmendje detajeve dhe kjo shpjegon se pse ai nuk v\u00eb re\ndisa gj\u00ebra, si p\u00ebr shembull, modelin t\u00ebnd t\u00eb ri t\u00eb flok\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>2. Bien n\u00eb dashuri m\u00eb shpejt\nse grat\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pse? Burrat ndikohen m\u00eb shum\u00eb nga\npamja, k\u00ebshtu q\u00eb kur shohin nj\u00eb grua q\u00eb u p\u00eblqen, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb predispozuar t\u00eb\nbien menj\u00ebher\u00eb n\u00eb dashuri me t\u00eb. Kur nj\u00eb vajz\u00eb njihet me nj\u00eb djal\u00eb, truri i saj\nfillon t\u00eb analizoj\u00eb: Me \u00e7far\u00eb merret? Ku jeton? A do t\u00eb jet\u00eb njeri i mir\u00eb? P\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb arsye ajo ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pretendent.\nBurri mendon vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: \u201cSa e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb! Dua t\u00eb shkoj me t\u00eb\u201d. Antropolog\u00ebt\nthon\u00eb se kjo sjellje tipike mashkullore i detyrohet pjes\u00ebrisht parimit t\u00eb\nvazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb species. Q\u00eb n\u00eb lasht\u00ebsi, dashuria kishte nj\u00eb baz\u00eb biologjike,\nme nj\u00eb fjal\u00eb burrat b\u00ebnin dashuri me q\u00ebllim riprodhimi. Ata i vinin rrotull nj\u00eb\ngruaje q\u00eb kishte pamjen e nj\u00eb n\u00ebne potenciale. Tanim\u00eb e dim\u00eb pse burrat ia\njapin aq shpjet zemr\u00ebn objektit t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tyre, por duhet t\u00eb dim\u00eb edhe q\u00eb\nkjo ndjesi joshjeje mund t\u00eb zgjas\u00eb shum\u00eb pak. N\u00eb fakt, mund t\u00eb kesh v\u00ebn\u00eb re se si\nnj\u00eb djal\u00eb ta k\u00ebrkon numrin e telefonit me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb e pastaj nuk kujtohet m\u00eb\np\u00ebr ty. Mbase i p\u00eblqen n\u00eb at\u00eb moment, por m\u00eb pas, magjia \u00ebsht\u00eb zhdukur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>3. I tregojn\u00eb me gjeste\nemocionet e tyre<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mund t\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndodhur q\u00eb, kur\nka ardhur momenti t\u00eb shprehte emocionet e tij, partneri yt e ka ky\u00e7ur goj\u00ebn, aq\nsa do t\u00eb duheshin nj\u00eb pal\u00eb pinca p\u00ebr t\u2019ia hapur. E tham\u00eb se ai nuk disponon t\u00eb\nnj\u00ebjtat mjete komunikuese me ty. Sipas ekspert\u00ebve, grat\u00eb i shprehin me fjal\u00eb\nemocionet m\u00eb mir\u00eb se burrat, sepse estrogjeni, hormoni q\u00eb i bashkangjitet aft\u00ebsis\u00eb\ns\u00eb t\u00eb shprehurit me fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb trupin e gruas. Nd\u00ebrsa testosteroni,\nhormoni mashkullor, \u00ebsht\u00eb i lidhur me manifestimin fizik. K\u00ebshtu, burrat i\nshprehin emocionet e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet gjesteve, si p\u00ebr shembull: Duke dh\u00ebn\u00eb\ndhurata, duke hapur port\u00ebn, etj. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb kan\u00eb burrat p\u00ebr t\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb:\n\u201cJe e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua\u201d. P\u00ebrfundimi: Her\u00ebn tjet\u00ebr, kur partneri yt t\u00eb mbush serbatorin\ne makin\u00ebs ose t\u00eb mban \u00e7antat e pazarit, merre si prov\u00eb dashurie.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>4. Edhe ata i emocionon\nmartesa<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po,\nedhe burrat martohen dhe m\u00eb e bukura \u00ebsht\u00eb se martohen me d\u00ebshir\u00ebn e tyre. Pse?\nN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb burrat t\u00eb cil\u00ebve u p\u00eblqen t\u00eb ndjekin disa\nrregulla dhe norma, pra t\u00eb pranojn\u00eb kushtet e kontrat\u00ebs martesore, por sipas\nekspert\u00ebve ekziston nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb\nmartohet dhe kjo \u00ebsht\u00eb konkurenca. Kur nj\u00eb burr\u00eb martohet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme\nmban larg burrat e tjer\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai u d\u00ebrgon nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb\nmeshkujve t\u00eb tjer\u00eb beqar\u00eb: \u201cKjo grua \u00ebsht\u00eb e imja dhe mos guxo t\u2019i afrohesh!\u201d.\nFakti q\u00eb gruaja q\u00ebndron pran\u00eb tij dhe i p\u00ebrket \u201cekipit\u201d t\u00eb tij, e b\u00ebn t\u00eb ndihet\ni sigurt\u00eb. P\u00ebr \u00e7udi, kjo tregon se burrat n\u00eb nj\u00eb martes\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb stabilitetin\npersonal, ashtu si edhe grat\u00eb. Pavar\u00ebsisht nga ndryshimet, mbase burrat dhe\ngrat\u00eb nuk ndryshojn\u00eb shum\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri n\u00eb aspiratat e tyre jet\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>5. Jan\u00eb t\u00eb predispozuar p\u00ebr t\u00eb\nmos q\u00ebndruar besnik\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Thuhet se burrat p\u00ebrpiqen t\u00eb\nshkojn\u00eb me sa m\u00eb shum\u00eb gra p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje evolucioni: P\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb far\u00ebn\ne tyre dhe q\u00eb specia t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo. Sipas\nekspert\u00ebve, ata e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb se grat\u00eb ta ndajn\u00eb seksin nga emocionet. Kur\nnj\u00eb grua arrin orgazm\u00ebn, niveli i oksitocin\u00ebs, substanc\u00ebs kimike q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb\nndjehen t\u00eb bashkuara me partnerin q\u00ebndron n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra. P\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb arsye, pasi ka shkuar me nj\u00eb djal\u00eb, gruaja jeton si mbi re, duke menduar\nse midis asaj dhe partnerit ekziston nj\u00eb lidhje e ve\u00e7ant\u00eb. Te burri niveli i\noksitocin\u00ebs ulet menj\u00ebher\u00eb dhe kjo b\u00ebn q\u00eb ai t\u00eb mos ndjej\u00eb kaq shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>6. U p\u00eblqen t\u00eb drejtojn\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pse ata ulen me k\u00ebmb\u00eb kaq t\u00eb\nhapura sa z\u00ebn\u00eb edhe vendin ngjitur? Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje territoriale! Nuk po\nb\u00ebjm\u00eb shaka. P\u00ebrve\u00e7se tregohet i paedukat\u00eb me ata q\u00eb i rrin\u00eb af\u00ebr, testosteroni\nq\u00eb ndodhet n\u00eb trupin e nj\u00eb burri e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb sillet si mbreti i bot\u00ebs. Sipas\nekspert\u00ebve, testosteroni zgjon te burri nj\u00eb impuls biologjik t\u00eb lidhur me\ndominimin. Konkurenca, kontrolli dhe fitorja mbi dik\u00eb jan\u00eb koncepte t\u00eb\npranishme n\u00eb trurin e nj\u00eb burri. Kur nj\u00eb burr\u00eb ulet me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb hapura, tregon\nfuqin\u00eb e tij dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mban larg burrat e tjer\u00eb rival\u00eb. Por nuk mbetet\nme kaq, sepse me k\u00ebt\u00eb gjest ai mund t\u00eb jet\u00eb duke demonstruar organet e tij\ngjenitale. K\u00ebshtu, grat\u00eb mund t\u00eb shohin organet e tij dhe atij i shtohet\nkrenaria dhe fuqia seksuale. Vajza, kuptojeni! N\u00ebse nuk mund t\u00eb demontrojn\u00eb\ndekolten\u00eb ose k\u00ebmb\u00ebt me minifund, duhet ta b\u00ebjn\u00eb me at\u00eb q\u00eb kan\u00eb, apo jo? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>B\u00ebhu \u201cmjeshtre manipuluese\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Truke p\u00ebr t\u00eb stimuluar cil\u00ebsit\u00eb e mira t\u00eb partnerit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">1. Ke nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb masazh?\nThuaji se ti di t\u00eb b\u00ebsh masazh m\u00eb mir\u00eb se ai. Kjo do t\u00eb zgjoj\u00eb ndjenj\u00ebn e tij\nkonkuruese dhe m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb provosh masazhin e d\u00ebshiruar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">2. Burrat zakonisht krijojn\u00eb\nintimitet n\u00ebp\u00ebrmjet aktiviteteve fizike. P\u00ebr t\u00eb forcuar lidhjen tuaj, propozoji\nt\u00eb b\u00ebni bashk\u00eb vrap n\u00eb park, t\u00eb shkoni n\u00eb palest\u00ebr ose t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb seanc\u00eb\nseksi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">3. N\u00ebse nuk t\u00eb bind sensi i tij i\nestetizmit, stimuloje me ndonj\u00eb lavd\u00ebrim. P\u00ebr shembull, n\u00ebse i ka vetullat e\nbashkuara dhe ty nuk t\u00eb p\u00eblqen, thuaji se ka sy t\u00eb bukur dhe me vetulla pak m\u00eb\nt\u00eb ve\u00e7uara do t\u2019i dilnin m\u00eb n\u00eb pah.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">4. Ndihesh e lodhur sepse\ngjithmon\u00eb i organizon ti gj\u00ebrat? Shumic\u00ebs s\u00eb burrave u p\u00eblqen t\u00eb zgjidhin\nprobleme, k\u00ebshtu q\u00eb thuaji se nuk po e planifikon dot fundjav\u00ebn dhe shiko si do\nt\u2019i hyj\u00eb menj\u00ebher\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb mban\u00eb ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb kursyer n\u00eb fal\u00eb, shum\u00eb konkurues, u p\u00eblqen t\u00eb sundojn\u00eb, biologjikisht jan\u00eb jo besnik\u00eb\u2026 Mjafton kaq p\u00ebr ta kuptuar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr burrat! P\u00ebr t\u00eb gjetur pse ata jan\u00eb gatuar ashtu si\u00e7 jan\u00eb gatuar, ju ndihmon shkrimi i m\u00ebposht\u00ebm. 1. Truri i burrave \u00ebsht\u00eb ndryshe nga ai i grave Ekspert\u00ebt sigurojn\u00eb se ekzistojn\u00eb ndryshime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21237,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[306],"class_list":["post-21236","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intimitet","tag-intimitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21236","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21236"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21236\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21237"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}