{"id":21226,"date":"2019-02-25T20:00:43","date_gmt":"2019-02-25T19:00:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21226"},"modified":"2019-02-25T18:50:39","modified_gmt":"2019-02-25T17:50:39","slug":"%ef%bb%bfe-dashura-nuk-e-dinte-qe-isha-homoseksual","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfe-dashura-nuk-e-dinte-qe-isha-homoseksual\/","title":{"rendered":"\ufeffE dashura nuk e dinte q\u00eb isha homoseksual"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historia ime\nfilloi n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb b\u00ebm\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb time. Dua ta rr\u00ebfej sepse nuk m\u00eb vjen\nturp p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb ndjej apo \u00e7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. E vetmja gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb vjen\nkeq \u00ebsht\u00eb q\u00eb l\u00ebndova nj\u00eb person shum\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr mua. Kisha koh\u00eb tashm\u00eb q\u00eb e\nnjihja Megin dhe e kisha v\u00ebn\u00eb re q\u00eb ajo vazhdimisht, m\u00eb shikonte dhe flirtonte\nme mua n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre. Megi ishte dy vjet m\u00eb e vog\u00ebl se un\u00eb, por studionim n\u00eb\nnj\u00eb fakultet dhe kishim shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Megi kishte nj\u00eb shok t\u00eb ngusht\u00eb\nme t\u00eb cilin shoq\u00ebrohej gjithnj\u00eb dhe n\u00eb fillim m\u00eb dukej se e kishte t\u00eb dashur, por\nm\u00eb pas e kuptova se ai nuk ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb shok p\u00ebr t\u00eb. Duhet ta\npranoj q\u00eb Megi ishte shum\u00eb simpatike e lozonjare, por edhe shokun e kishte shum\u00eb\nt\u00ebrheq\u00ebs. M\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb q\u00eb Megi m\u00eb p\u00eblqente dhe sebep p\u00ebr t\u00eb na prezantuar u\nb\u00eb nj\u00eb shoqja jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt. U njoh\u00ebm dhe filluam shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Dilnim\nshpesh t\u00eb tre; un\u00eb, Megi e Klevisi p\u00ebr kafe dhe arg\u00ebtoheshim shum\u00eb, por me th\u00ebn\u00eb\nt\u00eb drejt\u00ebn, mua m\u00eb shum\u00eb m\u00eb shkonte muhabeti me Klevisin. Kishim t\u00eb nj\u00ebjtat\nshije n\u00eb t\u00eb veshur, n\u00eb sport, n\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, bile shpesh her\u00eb e ftoja\nKlevisin p\u00ebr kafe, nd\u00ebrsa Megin, jo. Me k\u00ebmb\u00ebnguljen e lezetshme t\u00eb Megit dhe\nnj\u00ebfar\u00eb shtytjeje nga ana e shoqes time q\u00eb m\u00eb kishte prezantuar me t\u00eb, ne u\nlidh\u00ebm. Megi ishte shum\u00eb e dashur, por e kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndjeja p\u00ebr t\u00eb. Sa\nher\u00eb q\u00eb putheshim, b\u00ebja sikur m\u00eb p\u00eblqente, por n\u00eb fakt nuk ndjeja asgj\u00eb. Kisha\nkoh\u00eb q\u00eb e kisha kuptuar q\u00eb nuk m\u00eb t\u00ebrhiqnin shum\u00eb femrat, sado q\u00eb nuk e pranoja\nme veten dhe m\u00eb duhet ta them tani q\u00eb kisha nj\u00ebfar\u00eb simpatie p\u00ebr Klevisin.\nNdoshta do m\u00eb shani teksa lexoni historin\u00eb time, por mua m\u00eb t\u00ebrheqin meshkujt. Ishte\ne \u00e7uditshme, por Klevisi kishte filluar t\u00eb m\u00eb b\u00ebhej i domosdosh\u00ebm, saq\u00eb nuk rrija\ndot pa e shikuar dhe pa e takuar. Nj\u00eb dit\u00eb Megi e mori vesh q\u00eb un\u00eb dilja shpesh\nme Klevisin e nuk e th\u00ebrrisja at\u00eb dhe i ngeli hatri e m\u00eb k\u00ebrkoi takim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 Dua t\u00eb di\nnga ti se pse del m\u00eb shpesh me Klevisin sesa me mua? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 Po kot, moj\nMegi, jemi \u00e7una t\u00eb dy dhe na shkon muhabeti, s\u2019besoj se ka ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe.\nMendoj se duhet t\u00eb b\u00ebhesh keq n\u00ebse dal me ndonj\u00eb shoqen t\u00ebnde dhe jo me shok. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aty Megi u qet\u00ebsua\ndhe m\u00eb puthi leht\u00eb n\u00eb faqe, duke m\u00eb k\u00ebrkuar falje. Nuk mund t\u2019ia thoja dot q\u00eb\nKlevisi kishte filluar t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente m\u00eb shum\u00eb sesa Megi dhe e ndjeja shum\u00eb. \u00c7do\ndit\u00eb q\u00eb kalonte, b\u00ebhesha m\u00eb keq, sepse nuk dija si t\u2019ia shprehja Klevisit at\u00eb q\u00eb\nndjeja p\u00ebr t\u00eb. Pastaj m\u00eb duhej t\u00eb sigurohesha n\u00ebse edhe ai ndjente t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00ebrheqje.\nDi\u00e7ka kisha kuptuar, por duhej t\u00eb sigurohesha. M\u00eb kishte q\u00eblluar disa her\u00eb ta\nprovokoja dhe ai nuk m\u00eb keqkuptonte aspak, p\u00ebrkundrazi, pohonte \u00e7do gj\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb\ni thash\u00eb: \u201cSa i bukur je b\u00ebr\u00eb!\u201d. Ai m\u2019u p\u00ebrgjigj me nj\u00eb \u201cfaleminderit\u201d, me buz\u00ebqeshje\ndhe me shprehjen e nj\u00eb personi t\u00eb k\u00ebnaqur nga ky lloj komplimenti. N\u00eb nj\u00eb rast\ntjet\u00ebr, e putha n\u00eb faqe dhe nuk reagoi negativisht. Pra, t\u00eb gjitha shenjat q\u00eb\njepte Klevisi, ishin ashtu si\u00e7 doja un\u00eb, vet\u00ebm se dukej q\u00eb atij i vinte turp ta\npranonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ose nuk kishte eksperienca. Klevisin e dashuroja dhe kaq,\nbile e ndjeja shum\u00eb kur e shikoja dhe doja patjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebja dashuri me t\u00eb, aq\nshum\u00eb m\u00eb t\u00ebrhiqte. At\u00ebhere vendosa t\u00eb shfryt\u00ebzoja lidhjen me Megin p\u00ebr t\u2019u\nafruar me Klevisin. M\u00eb vinte keq p\u00ebr Megin, por ajo \u00e7far\u00eb ndjeja p\u00ebr Klevisin\nishte shum\u00eb e madhe dhe do vinte dita q\u00eb do t\u2019i tregoja t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr\nnj\u00ebher\u00eb doja patjet\u00ebr t\u00eb rrija me Megin q\u00eb t\u00eb isha af\u00ebr me Klevisin. Dit\u00ebt po\nkalonin dhe \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po ndihesha keq nga dashuria q\u00eb kisha p\u00ebr\nKlevisin, nd\u00ebrsa Megin e shikoja \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb t\u00eb trishtuar dhe m\u00eb vinte keq p\u00ebr\nt\u00eb. Megi arriti deri aty sa m\u00eb k\u00ebrkoi vet\u00eb e para q\u00eb t\u00eb b\u00ebnim dashuri dhe\nrefuzimi im e b\u00ebri t\u00eb ndihej shum\u00eb keq. E kuptoj n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre; nuk \u00ebsht\u00eb e\nleht\u00eb q\u00eb nj\u00eb mashkull t\u00eb refuzoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb dashuri, aq m\u00eb tep\u00ebr me nj\u00eb fem\u00ebr\nshum\u00eb seksi si Megi. E g\u00ebnjeva Megin duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb siguroheshim p\u00ebr\nlidhjen e pastaj t\u00eb hidhnim nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb, por kjo e b\u00ebri t\u00eb ndihej akoma m\u00eb\nkeq. Mendja m\u00eb rrinte vet\u00ebm te Klevisi&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Festa p\u00ebr t\u00eb\ncil\u00ebn ju fola n\u00eb fillim ishte dit\u00eblindja e shoqes q\u00eb na kishte prezantuar me\nMegin. Ajo e b\u00ebri dit\u00eblindjen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, me miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb. Kishte\nnj\u00eb sht\u00ebpi private dhe t\u00eb bukur, k\u00ebshtu q\u00eb nuk e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb\norganizonte fest\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi. Ftoi shum\u00eb persona, mes tyre edhe Klevisin. Festa\nkishte filluar dhe un\u00eb mezi po prisja t\u00eb shikoja Klevisin; nuk po m\u00eb zinte vendi\nvend derisa e pash\u00eb. Ishte veshur shum\u00eb bukur, sepse ishte shum\u00eb trendy. Ashtu,\nme shikime, e ndjeva q\u00eb po m\u00eb k\u00ebrkonte mua me sy. U afrua dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi ashtu\nsi\u00e7 p\u00ebrsh\u00ebndeten shok\u00ebt dhe m\u00eb b\u00ebri komplimente p\u00ebr k\u00ebmish\u00ebn q\u00eb kisha bler\u00eb, nd\u00ebrsa\nmua m\u00eb t\u00ebrhoqi shum\u00eb parfumi q\u00eb kishte hedhur ai. Megi rrinte si m\u00ebnjan\u00eb dhe na\nv\u00ebzhgonte gjith\u00eb koh\u00ebn. Si duket, ajo kishte kuptuar di\u00e7ka, pasi n\u00eb nj\u00eb moment\nu afrua dhe na u drejtua: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sa e lumtur\njam kur shoh t\u00eb dashurin tim me shokun tim m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb kaq mir\u00eb,\ndukeni tamam si \u00e7ift!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas k\u00ebtyre\nfjal\u00ebve, u largua duke k\u00ebrcyer me nj\u00eb grup \u00e7unash. Ne nuk reaguam fare, p\u00ebrkundrazi,\nvazhduam bised\u00ebn ton\u00eb ta zakonshme, pa u shqet\u00ebsuar aspak. Megin e shihja her\u00eb\npas here q\u00eb na shikonte vjedhurazi. Ajo k\u00ebrcente si e t\u00ebrbuar vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb\nt\u00eb m\u00eb b\u00ebnte mua xheloz. Pastaj u afrua s\u00ebrish dhe m\u00eb ftoi q\u00eb t\u00eb k\u00ebrceja me t\u00eb,\npor un\u00eb e refuzova. Nd\u00ebrkoh\u00eb, iu afrua Klevisit dhe ai pranoi me k\u00ebnaq\u00ebsi. N\u00eb\nato momente, nuk u ndjeva mir\u00eb. Muzika n\u00eb sfond ishte shum\u00eb e gjall\u00eb dhe k\u00ebrcimi\ni Megit me Klevisin, po ma hiqte trurin. Megi kapej fort pas trupit t\u00eb Klevisit\ndhe p\u00ebrdridhej duke iu f\u00ebrkuar pas shal\u00ebve. Edhe Klevisi po ashtu sillej me t\u00eb\ndhe mua m\u2019u krijua p\u00ebrshtypja se ata po e b\u00ebnin kastile p\u00ebr t\u00eb m\u00eb b\u00ebr\u00eb mua t\u00eb\nndihesha keq. P\u00ebr Megin t\u00eb pakt\u00ebn isha i sigurt\u00eb, por po m\u00eb habiste Klevisi dhe\nsjellja e tij. U shkova af\u00ebr dhe i p\u00ebshp\u00ebrita Klevisit n\u00eb vesh: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk po m\u00eb p\u00eblqen\naspak sjellja jote. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo gj\u00eb e t\u00ebrboi\naq shum\u00eb Megin, saq\u00eb m\u00eb t\u00ebrhoqi pas krahut dhe m\u00eb nxori jasht\u00eb n\u00eb oborr. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; A mund ta di\nse \u00e7far\u00eb ke ti me Klevisin se, si shum\u00eb po m\u00eb habit sjellja jote? <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E pse duhet\nt\u00eb kem ndonj\u00eb gj\u00eb me Klevisin? Ai \u00ebsht\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb, vet\u00ebm i thash\u00eb q\u00eb t\u00eb\nmos k\u00ebrcente ashtu me ty. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse, \u00e7far\u00eb t\u00eb\nduhet ty se \u00e7far\u00eb b\u00ebn Klevisi? Ai \u00ebsht\u00eb shoku im m\u00eb i ngusht\u00eb. S\u2019e kuptoj, pse\nrri i lidhur me mua? Ti nuk ndjen fare p\u00ebr mua; k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kam kuptuar prej koh\u00ebsh&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shiko Megi, \u00ebsht\u00eb\ne v\u00ebrtet\u00eb ajo \u00e7far\u00eb ke menduar dhe mendoj t\u2019i japim fund k\u00ebtu ku jemi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo m\u00eb pa me\nsyt\u00eb e trishtuar dhe iku duke qar\u00eb. Q\u00ebndrova aty jasht\u00eb, kur pash\u00eb Klevisin q\u00eb\npo rrinte n\u00eb ballkonin e sht\u00ebpis\u00eb. Ai m\u00eb pa dhe ia b\u00ebra m\u00eb shenj\u00eb q\u00eb t\u00eb\nafrohej. M\u2019u afrua dhe m\u00eb pyeti se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur. I tregova t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\np\u00ebr gjith\u00e7ka dhe i thash\u00eb edhe q\u00eb ndjeja p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb fillim heshti dhe s\u2019po\nfliste, por pastaj m\u2019u hodh n\u00eb qaf\u00eb. S\u2019e kisha menduar kurr\u00eb q\u00eb Klevisi e\nkishte pritur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb prej meje. Ashtu si\u00e7 ishim, shkuam mbrapa sht\u00ebpis\u00eb dhe\naty ndodhi ajo \u00e7far\u00eb kisha \u00ebnd\u00ebrruar prej koh\u00ebsh me t\u00eb. Megjith\u00ebse ishte shum\u00eb\ni ndrojtur, arrita ta bindja q\u00eb e ndjeja n\u00eb at\u00eb moment t\u00eb b\u00ebja dashuri me t\u00eb. Ashtu,\nn\u00ebn efektin e alkoolit dhe duke u mb\u00ebshtetur te ndjenjat q\u00eb kishim p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin,\nb\u00ebm\u00eb dashuri si dy t\u00eb \u00e7mendur. Ajo nat\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e paharruar p\u00ebr mua.\nMegi e mori vesh ose m\u00eb sakt\u00eb, e kishte kuptuar me koh\u00eb, por nuk i tregoi\naskujt p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien ton\u00eb, vet\u00ebm se ajo nuk u afrua kurr\u00eb as me mua, as me\nKlevisin. U p\u00ebrpoqa disa her\u00eb t\u2019i afrohesha qoft\u00eb edhe p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar falje,\npor ajo m\u00eb thoshte vazhdimisht q\u00eb i vinte p\u00ebshtir\u00eb prej nesh dhe q\u00eb e kishim\nzhg\u00ebnjyer shum\u00eb. N\u00eb fakt, ashtu ishte, Megi p\u00ebsoi nj\u00eb tradhti t\u00eb dyfisht\u00eb. Edhe\nsot e k\u00ebsaj dite dashuria ime me Klevisin vazhdon dhe jemi t\u00eb lumtur. Megjith\u00ebse\njetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend me paragjykime t\u00eb r\u00ebnda, do t\u00eb vij\u00eb dita kur do ta them\nhapur q\u00eb jam homoseksual. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia ime filloi n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb b\u00ebm\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb time. Dua ta rr\u00ebfej sepse nuk m\u00eb vjen turp p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb ndjej apo \u00e7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. E vetmja gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb vjen keq \u00ebsht\u00eb q\u00eb l\u00ebndova nj\u00eb person shum\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr mua. Kisha koh\u00eb tashm\u00eb q\u00eb e njihja Megin dhe e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21227,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[2286],"class_list":["post-21226","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-gay"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21226","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21226"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21226\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21227"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21226"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21226"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21226"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}