{"id":21225,"date":"2019-02-25T19:00:52","date_gmt":"2019-02-25T18:00:52","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21225"},"modified":"2019-02-25T18:45:08","modified_gmt":"2019-02-25T17:45:08","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-24","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-24\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi! (24)"},"content":{"rendered":"\n<p>Vijim&#8230;!<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa ai m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte, po shikoja trupin tim ne pasqyren qe kisha perballe. \u201cMos isha sh\u00ebndoshur vertet? Mos duhej te filloja palestr\u00ebn?\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai ndaloi. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb po\nshikon? &#8211; m\u00eb tha. &#8211; Ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po shikoja\ntrupin tim n\u00eb pasqyr\u00eb&#8230; &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; &#8230;nd\u00ebrsa un\u00eb\npo t\u00eb p\u00ebrqafoja?! M\u00eb thuaj t\u00eb drejt\u00ebn, nuk ndjen asgj\u00eb p\u00ebr mua? T\u00eb lutem, ma\nthuaj t\u00eb v\u00ebrteten tro\u00e7! &#8211; tha ai dhe u nxi n\u00eb fytyr\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn do?\n&#8211; i thash\u00eb dhe e pash\u00eb n\u00eb sy. N\u00eb syt\u00eb e tij t\u00eb gjelb\u00ebr kishte dhimbje, dhimbje\ndhe lutje p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb atij do t\u2019i dhimbte shume. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ti m\u00eb p\u00eblqen\ndhe me ty ndjehem mir\u00eb&#8230; &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Vet\u00ebm kaq? &#8211;\nm\u00eb tha ai duke m\u00eb par\u00eb n\u00eb sy.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Do m\u00eb shum\u00eb? &#8211;\ni thash\u00eb duke buzeqeshur dhe ula duart duke e perkedhelur. U afrova dhe i\nkafshova veshin&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nd\u00ebrsa un\u00eb t\u00eb\ndua, t\u00eb dua, e kupton q\u00eb t\u00eb dua?! &#8211; m\u00eb tha ai duke ma kapur fytyr\u00ebn me t\u00eb dyja\nduart. &#8211; Ja, po ta them tani: L\u00ebre k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe hajde rrojm\u00eb bashk\u00eb. Ti m\u00eb\np\u00eblqen. Dua t\u00eb jetoj me ty! &#8211; ngriti z\u00ebrin ai.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Shshsht, &#8211; i\nthashe duke v\u00ebn\u00eb gishtin n\u00eb buz\u00eb e duke e terhequr drejt krevatit. Ai m\u00eb ndoqi\npa folur, si t\u00eb ishte bebe. Me shikonte n\u00eb sy si i shastisur e nuk fliste. E\nshtriva n\u00eb krevat dhe i hipa sip\u00ebr. Ai, me sy mbyllur p\u00ebrk\u00ebdhelte gjoksin,\nk\u00ebmbet e mia dhe thoshte si i p\u00ebrhumbur: &#8211; \u201cSagapao, sagapao, sagapao\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb vinte keq p\u00ebr\nat\u00eb njeri, por nuk mund t\u00eb b\u00ebja p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shume se kaq. E mendoja jo rrall\u00eb t\u00eb\nlidhesha me dik\u00eb q\u00eb ta doja e t\u00eb m\u00eb donte, q\u00eb t\u00eb ndjeja p\u00ebr at\u00eb, q\u00eb t\u00eb m\u00eb\nrrihte zemra kur ta shihja e kur t\u00eb m\u00eb p\u00ebrkedhelte ai, por nuk e kisha menduar\nkurr\u00eb se mund t\u00eb bija n\u00eb dashuri me nj\u00eb klient, sado t\u00eb m\u00eb joshte ai. Mendoj\nse, edhe pse grek\u00ebt jane ndryshe nga shqiptar\u00ebt, edhe pse shum\u00eb nga ata nuk e\nkan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb lidhen me nje vajz\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn time, prap\u00eb mendoj se vula\ne profesionit do t\u00eb m\u00eb ndiqte gjith\u00eb jet\u00ebn&#8230; Mbase gjykoja gabim, por e kisha\nmendjen top p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e asgj\u00eb nuk mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mendoja ndryshe. Ja, p\u00ebr\nPanajotin nuk kisha asnj\u00eb v\u00ebrejtje. Ishte njeri i mire. Rralle gjen njerez q\u00eb\nte bejne kaq shume pas femijeve sa ai dhe ndoshta sikur ta kisha njohur ne\nndonje situat\u00eb tjet\u00ebr, mund t\u00eb m\u00eb t\u00ebrhiqte, por p\u00ebrderisa e kisha njohur n\u00eb\npun\u00eb, nuk e mendoja kurr\u00eb t\u00eb lidhesha me t\u00eb. Do ta ndjeja veten keq gjat\u00eb\ngjithe jetes sime, edhe pse ai me siguri nuk do te ma permendte kurre t\u00eb\nkaluar\u00ebn time&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi mbaruam s\u00eb\nb\u00ebri seks, ai m\u00eb k\u00ebrkoi ta vendosja kok\u00ebn n\u00eb gjoksin e tij. E dija do t\u00eb\nfillonte t\u00eb m\u00eb fliste p\u00ebr vajz\u00ebn. K\u00ebt\u00eb her\u00eb e kishte takuar. Kishte takuar edhe\npriftin grek me te cilin do te martohej gruaja e tij. Takimin e kishin\norganizuar ne Ambasaden Greke ne Uashington. Ishin ata qe kishin ndermjetesuar,\npasi gruaja kishte frike se mos i merrte vajzen me zor dhe nuk pranonte te\ntakohej. Ne ambasade kishin vendosur dhe kishin firmosur nje deklarat\u00eb zyrtare\nqe, gjate vitit, vajza do t\u00eb rrinte me mamane n\u00eb Amerike, nd\u00ebrsa nje muaj gjat\u00eb\npushimeve, mund t\u00eb vinte me pushime n\u00eb Greqi. Gjithashtu, Panajoti do t\u00eb kishte\nte drejte ta takonte edhe gjate vitit ne Amerike. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk kisha\nrrug\u00eb tjeter&#8230; Ishte e pamundur ta mbaja vajzen, &#8211; tha ai me syte e p\u00ebrlotur.\n&#8211; Do ta kem t\u00eb veshtire, por do t\u00eb gjej ndonje pun\u00eb q\u00eb ka lidhje me Amerik\u00ebn q\u00eb\nt\u00eb shkoj shpesh atje ose do t\u00eb shkoj t\u00eb emigroj atje. K\u00ebtu n\u00eb fakt nuk rrihet\nm\u00eb. Situata po b\u00ebhet \u00e7do dit\u00eb e me e keqe. Ikim bashk\u00eb? &#8211; m\u00eb tha ai duke m\u00eb\npar\u00eb n\u00eb sy. \u2013 Natyrisht, bashke me \u00e7unin tend! &#8211; shtoi. E kishte seriozisht.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk m\u00eb p\u00eblqen\nAmerika, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; Nuk e di pse, por nuk m\u00eb p\u00eblqen. Kam qen\u00eb nje her\u00eb aty\nte ca njer\u00ebz t\u00eb ish-burrit tim dhe nuk m\u00eb ngjiti. Duhet t\u00eb shkoje me makin\u00eb p\u00ebr\nt\u00eb bler\u00eb buk\u00eb n\u00eb supermarket. Nuk kishte asnj\u00eb park brenda qytetit ku mund t\u00eb\nshkoje me f\u00ebmijen e t\u00eb rrije pasditeve. Jo, jo, nuk m\u00eb p\u00eblqen Amerika, &#8211; i\nthash\u00eb. &#8211; E di \u00e7\u2019m\u00eb than\u00eb atje? Q\u00eb n\u00eb amerike nuk ke nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb rroba se\np\u00ebrdor vet\u00ebm rrobat e pun\u00ebs dhe pizhamat, pra, vet\u00ebm gjum\u00eb dhe pun\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E ke gabim,\nagapi mu, m\u00eb tha ai. N\u00eb Amerik\u00eb jetohet. Aty, po t\u00eb punosh e po t\u00eb jesh i shkath\u00ebt,\nia del mban\u00eb. Mendohu e flasim prap\u00eb, &#8211; m\u00eb tha ai&#8230;<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li><strong>shkurt 2010<\/strong><\/li><\/ul>\n\n\n\n<p>Histori si kjo e\nsotmja i kisha par\u00eb vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr filma. M\u00eb kishte thirrur Athanasi n\u00eb hotelin e\nzakonsh\u00ebm. Ishim zhveshur t\u00eb dy e ishin n\u00eb krevat dhe ai po m\u00eb tregonte modelin\ne ri t\u00eb telefonit celular q\u00eb i kishte bler\u00eb e shoqja. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ky celular ka\nb\u00ebr\u00eb rreth 1800 euro, &#8211; tha ai. &#8211; \u00cbsht\u00eb celular spiun. Gruaja me degjon dhe me\nlexon t\u00eb gjitha sms-t\u00eb q\u00eb b\u00ebj un\u00eb. Un\u00eb kisha lexuar per keta lloj celularesh\ndhe sapo ma dha ajo, shkova ne nje dyqan q\u00eb shet pajisje spiunesh k\u00ebtu n\u00eb\nAthin\u00eb. Aty e pashe edhe k\u00ebt\u00eb telefon. Nejse, nuk i rash\u00eb n\u00eb sy dhe ajo \u00ebsht\u00eb e\nk\u00ebnaqur me mua, burrin e saj besnik q\u00eb i telefonon vet\u00ebm gruas s\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Po mua nga me telefonove? &#8211; e pyeta.<\/li><li>Nga peripterot e rruges&#8230; &#8211; tha ai. &#8211; K\u00ebshtu\nb\u00ebj gjithmon\u00eb kur kam telefonata \u201cme spec\u201d. Jam b\u00ebr\u00eb specialist! &#8211; tha duke\nqeshur.<\/li><\/ul>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkohe, sapo\nfilloja oralen q\u00eb ai E kishte qejf, trokiti dera e hotelit. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb? &#8211;\npyeti ai. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; M\u00eb kan\u00eb\nd\u00ebrguar k\u00ebtu. Kishit k\u00ebrkuar nje vajz\u00eb&#8230; &#8211; u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb i \u00ebmb\u00ebl nga prapa\nder\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk ka\nmund\u00ebsi. Mos ka ndonj\u00eb ngat\u00ebrrese? &#8211; m\u2019u drejtua ai.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jo, &#8211; i thash\u00eb\nun\u00eb. &#8211; Zyra m\u00eb d\u00ebrgoi mua.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai u ngrit te\nhapte deren, kur u degjua nj\u00eb ul\u00ebrim\u00eb: <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; T\u00eb kapa, pusht, doje te ma hidhje mua?! &#8211; Ishte nje grua me te zeza q\u00eb b\u00ebrtiti dhe u fut n\u00eb dhom\u00eb duke shtyr\u00eb Athanasin. Me sa dukej, ishte e shoqja. Prapa saj ishin nj\u00eb vajze e re dhe dy burra, nj\u00ebri nga t\u00eb cil\u00ebt, me aparat n\u00eb dor\u00eb, fotografonte Athanasin e shkrete lakuriq. Athanasi iu sul t\u2019i rr\u00ebmbente aparatin nga dora, por nd\u00ebrkoh\u00eb, nd\u00ebrhyri edhe tjetri, nje djalosh shtatlart\u00eb, q\u00eb e mb\u00ebrtheu Athanasin nga supet dhe e hodhi mbi krevat. Ai me aparat b\u00ebri edhe dy-tre fotografi t\u00eb tjera dhe doli jasht\u00eb. N\u00eb dhom\u00eb mbeti vet\u00ebm e shoqja dhe djaloshi shtatlart\u00eb, i veshur me kostum te zi dhe me nje T-shirt po t\u00eb zi q\u00eb i rrinte gruas nga prapa si badigard&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Vijon&#8230;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vijim&#8230;! Nd\u00ebrsa ai m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte, po shikoja trupin tim ne pasqyren qe kisha perballe. \u201cMos isha sh\u00ebndoshur vertet? Mos duhej te filloja palestr\u00ebn?\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai ndaloi. &#8211; \u00c7far\u00eb po shikon? &#8211; m\u00eb tha. &#8211; Ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon? &#8211; Po shikoja trupin tim n\u00eb pasqyr\u00eb&#8230; &#8211; i thash\u00eb. &#8211; &#8230;nd\u00ebrsa un\u00eb po t\u00eb p\u00ebrqafoja?! [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21114,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2285],"class_list":["post-21225","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-prostituta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21225","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21225"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21225\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}