{"id":21222,"date":"2019-02-24T15:00:42","date_gmt":"2019-02-24T14:00:42","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21222"},"modified":"2019-02-24T14:21:25","modified_gmt":"2019-02-24T13:21:25","slug":"%ef%bb%bfsi-vuajtem-nga-semundja-e-burrit-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfsi-vuajtem-nga-semundja-e-burrit-tim\/","title":{"rendered":"\ufeffSi vuajt\u00ebm nga s\u00ebmundja e burrit tim"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Para pak koh\u00ebsh, kur isha me pushime, lexova n\u00eb gazet\u00ebn tuaj nj\u00eb shkrim ku\nnj\u00eb vajz\u00eb shkruante p\u00ebr s\u00ebmundjen e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj dhe m\u00eb erdhi keq p\u00ebr t\u00eb gjitha\n\u00e7`kishte hequr ajo, por kisha d\u00ebshir\u00eb t`ju shkruaja dhe t`ju tregoja se\npavar\u00ebsisht se nuk ka dhimbje m\u00eb t\u00eb madhe se s\u00ebmundja e prindit, af\u00ebrsisht\nashtu kam hequr edhe un\u00eb me s\u00ebmundjen e burrit tim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ishte nj\u00eb bashk\u00ebshort i mrekulluesh\u00ebm q\u00eb do ta kishte \u00ebnd\u00ebrr \u00e7do vajz\u00eb.\nN\u00eb ishim martuar me dashuri dhe e donim shum\u00eb nj\u00ebri- tjetrin. Zoti na kishte\nbekuar me dy f\u00ebmij\u00eb; nj\u00eb djal\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb. Kishim bashk\u00eb 15 vjet jet\u00eb. Kjo\nishte nj\u00eb nga ato periudhat q\u00eb n\u00ebp\u00ebr libra quhet periudha e art\u00eb. T\u00eb dy punonim\ndhe gjendja jon\u00eb ekonomike ishte e mir\u00eb, mesatare; as t\u00eb pasur, as t\u00eb varf\u00ebr.\nP\u00ebrve\u00e7 jetes\u00ebs s\u00eb mir\u00eb, na dilnin parat\u00eb edhe p\u00ebr ndonj\u00eb dark\u00eb jasht\u00eb dhe p\u00ebr\npushime vjetore, por p\u00ebr t\u00eb kursyer para as q\u00eb na kishte vajtur n\u00ebp\u00ebr mend dhe\nkjo do t\u00eb na kujtohej m\u00eb von\u00eb, kur t\u00eb kishim nevoj\u00eb p\u00ebr lek\u00eb t\u00eb kursyer. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur u s\u00ebmur, ai ishte 40 vje\u00e7. Kishte nja dy dit\u00eb q\u00eb kishte dhimbje barku.\nIshte njeri shum\u00eb merakli dhe mbante nj\u00eb higjien\u00eb p\u00ebr t\u2019u admiruar. Kishte\nshkuar te doktori vet\u00ebm dhe ai i kishte th\u00ebn\u00eb se e kishte nga papast\u00ebrtit\u00eb, pra,\nishte nj\u00eb viroz\u00eb. I kishte dh\u00ebn\u00eb disa k\u00ebshilla dhe ai i zbatoi me p\u00ebrpikm\u00ebri, por\nun\u00eb dyshova sepse ai, si\u00e7 thash\u00eb edhe m\u00eb lart, ishte shum\u00eb i rregullt nga ana e\npast\u00ebrtis\u00eb. Kaluan dy jav\u00eb dhe pas mbarimit t\u00eb mjekimit, ai vazhdoi po nj\u00ebsoj.\nE shtruan n\u00eb spitalin rajonal dhe atje e mjekuan p\u00ebr helmim. Un\u00eb kisha mbetur\nsa lart e posht\u00eb. Gatuaja, i merrja rrobat e palara, i laja i hekurosja p\u00ebr t\u2019i\ndezifektuar, por asnj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim. M\u00eb n\u00eb fund, mjek\u00ebt u bind\u00ebn se nuk mund t\u00eb\nb\u00ebnin asgj\u00eb, prandaj e transferuan n\u00eb Tiran\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tashm\u00eb, un\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrroja komplet ritmin e dit\u00ebs sime dhe t\u00eb jet\u00ebs,\ngjithashtu. F\u00ebmij\u00ebt ishin 14 dhe 12 vje\u00e7. I lash\u00eb te mamaja. Ia \u201cpostoja\u201d sa\nher\u00eb kisha ndonj\u00eb hall. Ajo ishte \u201cadresa\u201d e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi. Pa at\u00eb nuk mund t\u00eb\nb\u00ebja asgj\u00eb. Ajo m\u00eb dilte krah gjithmon\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb s\u2019kishte si t\u00eb b\u00ebnte\nndryshe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk kishim asnj\u00eb t\u00eb njohur dhe nuk e\ndinim \u00e7\u2019na priste. Atij edhe mund t\u2019i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje kjo gj\u00eb, por me hallin\nq\u00eb kishte, nuk e vinte re k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb po. Kisha l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe po emigroja n\u00eb\nshtetin tim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte 1 mars dhe ishte dita e par\u00eb e muajit. Dit\u00ebt i kaluam me analiza dhe\nme eko t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme. Ai, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb analizat, duhet t\u00eb ishte shumic\u00ebn e\nrasteve pa ngr\u00ebn\u00eb, sipas tipit t\u00eb analiz\u00ebs dhe un\u00eb nuk haja para tij, sepse m\u00eb\nvinte keq, plus q\u00eb isha dhe e m\u00ebrzitur nga largimi nga f\u00ebmij\u00ebt, puna, shoq\u00ebria\ndhe k\u00ebtu nuk kisha asnj\u00eb t\u00eb njohur q\u00eb t\u00eb m\u00eb jepte forc\u00eb. K\u00ebto gj\u00ebra b\u00ebn\u00eb q\u00eb ta\nhiqja mendjen nga s\u00ebmundja e tij dhe d\u00ebshira e madhe q\u00eb ai t\u00eb mos kishte gj\u00eb t\u00eb\nr\u00ebnd\u00eb, m\u00eb b\u00ebnte q\u00eb as t\u00eb mos e mendoja nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nat\u00ebn flija n\u00eb karrige\ndhe n\u00eb ndonj\u00eb krevat q\u00eb lirohej, kur ikte ndonj\u00eb i s\u00ebmur\u00eb. Gjum\u00eb b\u00ebja pak dhe\nushqehesha shum\u00eb keq. Ai nuk hante ushqim, por merrte serume dhe mbahej me to.\nU dob\u00ebsua shum\u00eb. Mjek\u00ebt nuk m\u00eb jepnin shpjegime dhe un\u00eb nuk mund t\u2019u shkoja nga\npas sepse duhet t\u2019i rrija atij af\u00ebr. Shum\u00eb shpejt m\u2019u largua m\u00ebrzia e f\u00ebmij\u00ebve\ndhe n\u00eb telefon bisedoja m\u00eb rrall\u00eb. Kjo ndodhi p\u00ebr shkak se po shikoja se si \u00e7do\ndit\u00eb tretej para syve t\u00eb mi njeriu q\u00eb kisha dashur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Ai b\u00ebhej\n\u00e7do dit\u00eb e m\u00eb keq. Nj\u00eb dit\u00eb nuk durova m\u00eb, i shkova n\u00eb zyr\u00eb shefit t\u00eb pavionit\ndhe i thash\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk l\u00ebviz nga zyra derisa t\u00eb m\u00eb tregoni \u00e7far\u00eb ka burri im!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ishte nj\u00eb burr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb, e karakterizonte nj\u00eb edukat\u00eb e lart\u00eb dhe p\u00ebr\nt\u00eb kishin respekt t\u00eb gjith\u00eb. Ai m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Zonj\u00eb, burri juaj ka nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe dhe do t\u00eb operohet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po pse nuk ma that\u00eb m\u00eb par\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Donim t\u00eb siguroheshim dhe sot jemi shum\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai nuk foli m\u00eb dhe un\u00eb u largova nga zyra e tij. Shkova n\u00eb dhom\u00ebn nr.4 ku\npo dergjej burri im. Nuk m\u00eb b\u00ebnte zemra t`i thoja at\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb\ndoktori, por edhe duhet ta p\u00ebrgatisja shpirt\u00ebrisht para operacionit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Zem\u00ebr, fola me doktorin dhe m\u00eb n\u00eb fund e zbuluan se \u00e7`ke! &#8211; ai psher\u00ebtiu\ni \u00e7liruar &#8211; Do t\u00eb t\u00eb operojn\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebhesh si\u00e7 ke qen\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ia thash\u00eb tro\u00e7 sepse kjo situat\u00eb nuk kishte asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb bukur me t\u00eb\ncil\u00ebn mund ta zbukuroje. Ai, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, ngriu dhe m\u00eb pas m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po le t\u00eb b\u00ebhem operacion, vet\u00ebm t\u00eb mos vuaj m\u00eb k\u00ebshtu. Edhe ti po vuan me\nmua, edhe f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb pa ne. M\u00eb n\u00eb fund, \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb kthehet si\u00e7 ishim. Le\nt\u00eb vuaj\u00eb nga operacioni po do t\u00eb jet\u00eb i fundit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb, po t\u2019i mblidhje bashk\u00eb, nuk i kishte th\u00ebn\u00eb q\u00ebkur ishte\nshtruar n\u00eb spital, por si\u00e7 duket, kishte d\u00ebshir\u00eb q\u00eb me operacionin t\u00eb mbaronte\nky ferr pa fund. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I thash\u00eb se do t\u00eb dilja t\u00eb blija nj\u00eb kart\u00eb t\u00eb flisja me f\u00ebmij\u00ebt dhe dola n\u00eb\nkorridor. M\u00eb kapi paniku dhe fillova t\u00eb qaja. Infermieret me t\u00eb cilat isha\nmiq\u00ebsuar tashm\u00eb sepse kishim shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb rrinim n\u00eb spital, m\u00eb fut\u00ebn n\u00eb dhom\u00ebn\ne tyre e po m\u00eb jepnin zem\u00ebr dhe nuk duhet t\u00eb qaja. Tashm\u00eb, operacioni do t\u00eb\nzgjidhte gjith\u00e7ka, por un\u00eb kisha nj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb zem\u00ebr dhe nuk i ndalja dot\nlot\u00ebt. Q\u00ebndrova p\u00ebr pak koh\u00eb ashtu dhe pasi mblodha veten, u futa n\u00eb dhom\u00ebn q\u00eb\nishte kthyer n\u00eb \u201cvendbanimin\u201d ton\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ishte i shtrir\u00eb n\u00eb krevat nga ku kishte 23 dit\u00eb q\u00eb nuk l\u00ebvizte fare. Ishte\ntransformuar n\u00eb nj\u00eb trup q\u00eb vet\u00ebm shpirti i kishte ngelur, por dukej i qet\u00eb, ndoshta\nsepse mendonte se pas operacionit do t\u00eb sh\u00ebrohej. Edhe un\u00eb k\u00ebshtu shpresoja, kisha\nvuajtur shum\u00eb, kjo s\u00ebmundje m\u00eb kishte marr\u00eb t\u00eb gjitha forcat e nuk dija si do\nt\u00eb p\u00ebrballoja qoft\u00eb edhe nj\u00eb gj\u00eb sado t\u00eb vog\u00ebl; isha e \u201cshkat\u00ebrruar\u201d. Mora n\u00eb\ntelefon maman\u00eb dhe i k\u00ebrkova q\u00eb t`ua thoshte ajo f\u00ebmij\u00ebve sepse un\u00eb nuk gjeja\nfjal\u00ebt e duhura, nuk m\u00eb kujtohej asnj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb mund ta zbuste situat\u00ebn. Jo\nvet\u00ebm trupi, por edhe mendja e kishte ndjer\u00eb k\u00ebt\u00eb lodhje. I thash\u00eb t\u2019u tregonte\nse me operacionin do t\u00eb zgjidhej \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dita e operacionit erdhi. Doktor\u00ebt u vonuan n\u00eb sall\u00eb p\u00ebr rreth 3 or\u00eb. K\u00ebto\ntre or\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb gjata dhe un\u00eb isha shum\u00eb e m\u00ebrzitur. M\u00eb n\u00eb fund, doli\ndoktori dhe m\u00eb tha se \u00e7do gj\u00eb shkoi mir\u00eb. Pas operacionit, ai me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\nishte shum\u00eb mir\u00eb. Fliste me mua dhe m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb shihte f\u00ebmij\u00ebt:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Tashm\u00eb, un\u00eb jam mir\u00eb dhe ata mund t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb m\u00eb shohin. M\u00eb par\u00eb nuk i\nk\u00ebrkoja se nuk doja t\u00eb m\u00eb shihnin ashtu si\u00e7 isha b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mir\u00eb \u2013 i thash\u00eb &#8211; do t\u2019i them mamas\u00eb dhe besoj se nes\u00ebr do t\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte mir\u00eb, por nuk kishte ndryshuar shum\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen\nerdh\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt, por nat\u00ebn kur po flinim, ai n\u00eb krevat dhe un\u00eb te karriget, t\u00eb\ncilat ishin b\u00ebr\u00eb krevati im p\u00ebr rreth nj\u00eb muaj, d\u00ebgjova nj\u00eb r\u00ebnkim dhe thirra\ninfermieret t\u00eb vinin shpejt. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Zem\u00ebr, \u00e7far\u00eb ke? M\u00eb thuaj, ku t\u00eb dhemb? T\u00eb lutem, m\u00eb thuaj!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ai nuk fliste, vet\u00ebm shtr\u00ebngonte dh\u00ebmb\u00ebt dhe p\u00ebrpiqej t\u00eb duronte\ndhimbjet. Inf\u00ebrmieret erdh\u00ebn dhe e \u00e7uan n\u00eb reanimacion. Un\u00eb isha ulur n\u00eb nj\u00eb\nkarrige p\u00ebrball\u00eb reanimacionit dhe po prisja. Pyesja \u00e7do infermiere q\u00eb futej\napo dilte, por ato nuk m\u00eb jepnin asnj\u00eb shpjegim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb m\u00ebngjes erdhi doktori dhe kur e pyeta, m\u00eb tha se do ta operonin p\u00ebrs\u00ebri.\nAi nuk m\u00eb dha shpjegime t\u00eb tjera dhe un\u00eb nuk e pyeta sepse nuk doja ta vonoja q\u00eb\nt\u00eb futej sa m\u00eb shpejt e t\u00eb operonte burrin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">F\u00ebmij\u00ebt erdh\u00ebn dhe un\u00eb u thash\u00eb se babi nuk ndjehej mir\u00eb e do t\u00eb operohej\np\u00ebrs\u00ebri. Nuk kisha pse t\u00eb fshihja asgj\u00eb, por edhe nuk mundesha sepse isha e d\u00ebrrmuar\ndhe nuk arrija t\u00eb gjeja g\u00ebnjeshtra t\u00eb cilat nuk m\u00eb vinin n\u00eb mendjen time t\u00eb\nlodhur. Operacioni i dyt\u00eb zgjati 1 or\u00eb, por tashm\u00eb un\u00eb kisha f\u00ebmij\u00ebt e mamin\ndhe nuk e ndjeva si her\u00ebn e par\u00eb, kur isha vet\u00ebm. Pas operacionit, ai nuk foli\nm\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt i lejuan t\u00eb futeshin sa ta shihnin sepse ishte hera e fundit q\u00eb do\nta shihnin babin e tyre. Ata nuk e kishin par\u00eb q\u00ebkur ai ishte nisur me k\u00ebmb\u00ebt e\nveta p\u00ebr n\u00eb spital dhe tani po e shihnin t\u00eb transformuar. Ai kishte d\u00ebshir\u00eb t`u\nthoshte gjith\u00eb ato gj\u00ebra q\u00eb kishte kaluar dhe nuk mund t`u thoshte asgj\u00eb, vet\u00ebm\nnj\u00eb shikim t\u00eb p\u00ebrmallur t\u00eb fundit. Ai vdiq pas dy dit\u00ebsh dhe vuajtjet e tij\nmor\u00ebn fund, nd\u00ebrsa tonat tani kishin filluar. Kur i rrija af\u00ebr n\u00eb spital, vuaja\nfizikishst sepse nuk kisha ku flija, nuk kisha ku haja e nuk kisha njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb\nm\u00eb ndihmonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb hall t\u00eb madh q\u00eb m\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb, por tani un\u00eb isha bosh.\nKisha humbur njeriun tim m\u00eb t\u00eb dashur dhe s\u00eb bashku me t\u00eb, dashurin\u00eb e jet\u00ebs\nsime. Ai iku dhe mori me vete gjith\u00e7ka dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb zemr\u00ebs sime. Me t\u00eb\nkisha jetuar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs dhe vuajtjet e spitalit nuk i llogaris\naspak. Tani un\u00eb jetoj p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe n\u00eb zem\u00ebr kam dashurin\u00eb q\u00eb m\u00eb fali ai\nnjeri aq i mir\u00eb. Mundohem t\u2019ua fal \u00e7do dit\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj dashurie f\u00ebmij\u00ebve\ntan\u00eb q\u00eb ishin produkt i k\u00ebsaj dashurie t\u00eb bukur. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para pak koh\u00ebsh, kur isha me pushime, lexova n\u00eb gazet\u00ebn tuaj nj\u00eb shkrim ku nj\u00eb vajz\u00eb shkruante p\u00ebr s\u00ebmundjen e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj dhe m\u00eb erdhi keq p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7`kishte hequr ajo, por kisha d\u00ebshir\u00eb t`ju shkruaja dhe t`ju tregoja se pavar\u00ebsisht se nuk ka dhimbje m\u00eb t\u00eb madhe se s\u00ebmundja e prindit, af\u00ebrsisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20772,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-21222","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21222","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21222"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21222\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20772"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21222"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21222"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21222"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}