{"id":21215,"date":"2019-02-24T14:00:12","date_gmt":"2019-02-24T13:00:12","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21215"},"modified":"2019-02-24T14:00:19","modified_gmt":"2019-02-24T13:00:19","slug":"%ef%bb%bfgruaja-ime-humbi-gjithcka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfgruaja-ime-humbi-gjithcka\/","title":{"rendered":"\ufeffGruaja ime humbi gjith\u00e7ka"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb besoj se fati e ka rrahur shum\u00eb me\ndallg\u00ebt e veta. Fati m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb surpriza, si t\u00eb mira, ashtu edhe t\u00eb\nk\u00ebqija. T\u00eb gjith\u00eb paraardh\u00ebsit e mi jan\u00eb martuar her\u00ebt, k\u00ebshtu q\u00eb edhe un\u00eb\nashtu veprova. U martova i ri dhe gruan e doja shum\u00eb. Ishim t\u00eb rinj dhe\narg\u00ebtoheshim shum\u00eb s\u00eb bashku mbasdite kur mbaronim pun\u00eb dhe n\u00eb dit\u00ebt e pushimit.\nIshim t\u00eb lumtur. Ajo ishte nj\u00eb grua e mrekullueshme dhe m\u00eb p\u00ebrshtatej. K\u00ebsaj\nlumturie iu bashkuan edhe dy f\u00ebmij\u00eb, dy vajza t\u00eb bukura dhe t\u00eb sh\u00ebndetshme. Ishte\nnj\u00eb mrekulli e Zotit dhe un\u00eb i isha shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs. E ndihmoja gruan dhe\nkujdesesha shum\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e p\u00ebr familjen. Kur dilnim bashk\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb na\nkishin zili sepse ishim nj\u00eb \u00e7ift i bukur. Vitet kaluan dhe me ardhjen e\ndemokracis\u00eb, un\u00eb emigrova n\u00eb Itali. Atje nuk u p\u00ebrshtata shpejt. Ndjeja nj\u00eb\nmall t\u00eb madh p\u00ebr vendlindjen dhe sidomos, p\u00ebr familjen time. Me letrat nuk i\nkisha pun\u00ebt n\u00eb rregull. Q\u00ebndrova tre vjet atje dhe nuk arrita t\u00eb merrja asnj\u00eb\ndokument me t\u00eb cilin t\u00eb kthehesha e t\u00eb \u00e7mallesha me familjen time e t\u00eb shkoja\np\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Itali. M\u00ebrzia m\u00eb kishte pushtuar. Nj\u00eb dit\u00eb i thash\u00eb shokut tim t\u00eb\ndhom\u00ebs se do t\u00eb kthehesha p\u00ebrfundimisht n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai m`u lut t\u00eb mos e b\u00ebja\nnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, se do t\u00eb pendohesha e nuk do t\u00eb arrija t\u00eb shkoja m\u00eb n\u00eb Itali,\npor ishte tep\u00ebr von\u00eb; un\u00eb tashm\u00eb e kisha vendosur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U ktheva. Ishte nj\u00eb ndjenj\u00eb aq e bukur t\u00eb p\u00ebrqafoje t\u00eb dashurit e zemr\u00ebs. Vajzat\nishin rritur dhe t\u00eb dyja ishin shum\u00eb t\u00eb bukura. Gruaja nuk kishte ndryshuar\nfare. Kisha koh\u00eb pa i par\u00eb dhe nuk arrija t\u00eb ngopesha duke i puthur e duke u\ntreguar p\u00ebr peripecit\u00eb q\u00eb kisha kaluar. Edhe ato kishin shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar. Ishim\np\u00ebrs\u00ebri bashk\u00eb dhe t\u00eb lumtur. Megjith\u00ebse jetesa n\u00eb Itali ishte m\u00eb e mir\u00eb dhe\nshum\u00eb e ndryshme nga ajo q\u00eb gjeta n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk m\u00eb b\u00ebhej von\u00eb fare. Isha\nb\u00ebr\u00eb gjysmak n\u00eb m\u00ebrgim, m\u00eb mungonte gjysma ime, familja. Arrita t\u00eb gjeja nj\u00eb\npun\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb u stabilizua. Tashm\u00eb, kisha dhe eksperienc\u00ebn e jasht\u00eb shtetit\ndhe pronar\u00ebt ishin m\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb m\u00eb marr\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Pas gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe\nt\u00eb mir\u00eb, e kishte radh\u00ebn rrebeshi. Gruaja ishte gjithmon\u00eb si e p\u00ebrhumbur dhe\ndisa her\u00eb, e gjeja duke qar\u00eb ve\u00e7mas. E pyesja dhe ajo m\u00eb thoshte se kishte\ndhimbje koke dhe, para pak kohe, kishte dal\u00eb me migren\u00eb. E besova. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo gj\u00eb vazhdoi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb pyeta vajz\u00ebn p\u00ebr gjendjen e\ngruas:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sa koh\u00eb ka mami k\u00ebshtu?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Q\u00ebkur erdhe ti, babi. Ajo nuk p\u00ebrmbahet dot nga qejfi i madh q\u00eb erdhe ti\ndhe shfren duke qar\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po m\u00eb par\u00eb, a kishte dhimbje koke?- i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po ajo nuk qan nga koka &#8211; m\u00eb tha. &#8211; Kur e kam pyetur, m\u00eb tha: \u201cQaj se m\u00eb\nkishte marr\u00eb malli shum\u00eb p\u00ebr babin\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hajde merre vesh k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Un\u00eb kisha disa muaj q\u00eb kisha ardhur dhe lot\u00ebt\ntashm\u00eb do t\u00eb ishin thar\u00eb e do t\u00eb ishin kthyer n\u00eb buz\u00ebqeshje e p\u00ebrqafime. N\u00eb\ndark\u00eb, kur vajzat u shtrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb fjetur, u ula af\u00ebr saj, ia mora dor\u00ebn e ia\nvendosa sip\u00ebr dor\u00ebs sime dhe, duke ia p\u00ebrk\u00ebdhelur, i thash\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; A ka ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ma thuash?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo nuk i ngriti syt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment, por pastaj, m\u00eb pa n\u00eb sy e m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, un\u00eb jam shum\u00eb mir\u00eb. Tashm\u00eb, ti je n\u00eb sht\u00ebpi. \u00c7\u2019mund t\u00eb kem?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Un\u00eb t\u00eb pyeta e ti duhet t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjigjesh dhe jo t\u00eb m\u00eb pyes\u00ebsh. Pyetja\nk\u00ebrkon p\u00ebrgjigje e jo pyetje. M\u00eb thuaj \u00e7\u2019t\u00eb mundon. Jasht\u00eb shtetit jam\np\u00ebrpjekur me shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tmerrshme e k\u00ebshtu, pak gj\u00ebra mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb\np\u00ebrshtypje. Pastaj, bota \u00ebsht\u00eb e hapur dhe pranon \u00e7do gj\u00eb. Ata e shohin jet\u00ebn\nme sy tjet\u00ebr. \u00c7do njeri ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb jet\u00eb i lumtur e jo t\u00eb ngryset k\u00ebshtu\nsi je ngrysur ti. T\u00eb lutem!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo m\u00eb d\u00ebgjonte me v\u00ebmendje dhe tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E di se ti je shum\u00eb i mir\u00eb dhe kam besim se \u00e7do gj\u00eb mund ta rregullojm\u00eb\nbashk\u00eb, por un\u00eb nuk kam asgj\u00eb. Migrena i ka fajet, ajo m\u00eb mundon shum\u00eb. Mos u\nb\u00ebj merak, do t\u00eb kaloj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo ishte shum\u00eb e qet\u00eb kur m\u00eb thoshte k\u00ebto fjal\u00eb. U qet\u00ebsova dhe b\u00ebra gjum\u00eb\nt\u00eb qet\u00eb. Tashm\u00eb, nuk kisha pse t\u00eb rrija nat\u00ebn pa gjum\u00eb si kur isha n\u00eb Itali e\nt\u00eb mendoja se si i kishin hallet pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes sime. Tani isha pran\u00eb\ntyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nes\u00ebrmen u ngrita dhe shkova n\u00eb pun\u00eb. Nga ora 12, m\u00eb merr n\u00eb telefon\ngruaja dhe m\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb shkonte te nj\u00eb shoqe p\u00ebr vizit\u00eb pas pune e do t\u00eb\nvonohej, k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb mos vonohesha p\u00ebr t\u00eb ndenjur me vajzat pasdite.\nMbarova pun\u00ebn dhe u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi. Vajzat ishin shum\u00eb t\u00eb mbara dhe rrinin\np\u00ebr mrekulli, edhe kur ishin vet\u00ebm. H\u00ebngra drek\u00eb dhe shkova n\u00eb dhom\u00eb t\u00eb\nshtrihesha pak. Sip\u00ebr komodin\u00ebs, ishte nj\u00eb zarf mbi t\u00eb cilin shkruhej emri im. E\nhapa zarfin dhe fillova t\u00eb lexoja:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb fal q\u00eb k\u00ebto q\u00eb po t\u00eb shkruaj n\u00eb let\u00ebr nuk t\u2019i thash\u00eb me fjal\u00eb, por nuk e\ngjeta guximin ta b\u00ebja nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. E di se nuk do t\u00eb m\u00eb fal\u00ebsh kurr\u00eb, por\nun\u00eb do t\u00eb ruaj nga ti imazhin e njeriut t\u00eb p\u00ebrsosur t\u00eb cilin e d\u00ebshiron \u00e7do\nfem\u00ebr; princin e kalt\u00ebr. Kur ti nuk ishe k\u00ebtu, u ndjeva shum\u00eb keq dhe kisha\nnevoj\u00eb p\u00ebr dashuri. Kam njohur nj\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr, i cili nuk \u00ebsht\u00eb aq i p\u00ebrkryer\nsa ti, por un\u00eb e dua dhe ai m\u00eb do. Edhe ty t\u00eb kam dashur, por dashuria ime e\nv\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo dashuri q\u00eb kam me k\u00ebt\u00eb njeri. Jemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Si\nnd\u00ebshkim q\u00eb po t\u00eb b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, po iki pa vajzat dhe mendoj se ky \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkimi\nm\u00eb i eg\u00ebr q\u00eb mund t`i b\u00ebhet nj\u00eb njeriu e sidomos nj\u00eb n\u00ebne. Faleminderit p\u00ebr\ngjith\u00e7ka ke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7\u2019ishte kjo? Edhe m\u00eb fal\u00ebnderonte? Mos duhet ta fal\u00ebnderoja edhe un\u00eb? Sa m\u00eb\nmir\u00eb t\u00eb sillesh, aq m\u00eb keq \u00ebsht\u00eb. Isha n\u00eb dhom\u00eb, i ulur mbi krevatin dopio q\u00eb e\nkisha \u00ebnd\u00ebrruar \u00e7do nat\u00eb kur isha emigrant dhe tashm\u00eb, isha vet\u00ebm; gruaja m\u00eb\nkishte l\u00ebn\u00eb dhe n\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr ishin dy vajzat e mia tashm\u00eb jetime, me mama\ngjall\u00eb. Po kjo \u00ebsht\u00eb e pabesueshme! Ajo, shum\u00eb mir\u00eb, mund t\u00eb k\u00ebrkonte divorcin\ndhe ta b\u00ebnim \u00e7do gj\u00eb sipas rregullave, nuk kishte pse t\u00eb ikte ashtu. Un\u00eb nuk do\nta mbaja kurr\u00eb me zor as m\u00eb par\u00eb se t\u00eb shkoja n\u00eb kurbet e jo m\u00eb tani q\u00eb kisha\npar\u00eb lloj-lloj \u00e7iftesh e nuk kishte pse t\u00eb m\u00eb vinte keq e t\u00eb jetoja me dik\u00eb q\u00eb\nnuk m\u00eb donte m\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fakt, u trondita shum\u00eb. Ishte nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb uroj t\u00eb mos i ndodh\u00eb kujt. Vajzave\nn\u00eb fillim u thash\u00eb se mami kishte ikur me sh\u00ebrbim, por se nga e mor\u00ebn vesh dhe\nat\u00eb dit\u00eb nuk do t\u00eb kisha dashur t\u00eb jetoja e t\u00eb shihja f\u00ebmij\u00ebt e mi ashtu. Mora\nforc\u00eb dhe vendosa ta kaloja k\u00ebt\u00eb gj\u00ebm\u00eb. Vajzave ua plot\u00ebsoja t\u00eb gjitha d\u00ebshirat\ndhe jetuam p\u00ebr nj\u00eb vit shum\u00eb mir\u00eb, por jeta \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe ne burrave nuk na\njepet shum\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb kishte lindur nevoja t\u00eb gjeja nj\u00eb\ngrua tjet\u00ebr. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, isha afruar n\u00eb pun\u00eb me nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb,\nn\u00eb mosh\u00eb pak m\u00eb e vog\u00ebl se un\u00eb, q\u00eb nuk ishte martuar asnj\u00ebher\u00eb. Ishte nj\u00eb vajz\u00eb\ne thjesht\u00eb dhe ndjehesha mir\u00eb kur m\u00eb takonte t\u00eb punoja af\u00ebr saj. Ajo e dinte\nhistorin\u00eb time dhe m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb ia vlen ta them sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\nfjal\u00eb e men\u00e7ur: \u201cNuk ka pse m\u00ebrzitet njeriu kur e l\u00ebn\u00eb. Kaq ishte, duhet th\u00ebn\u00eb.\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb madhe do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb pret, shenj\u00ebn duhet ta jap\u00ebsh\nvet\u00eb.\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb gjitha kushtet ishin pjekur q\u00eb vajzat t\u00eb b\u00ebheshin me n\u00ebn\u00eb dhe un\u00eb me\ngrua. Edhe njeriun e kisha gjetur dhe kishim njohur njeri-tjetrin e mendonim se\nn\u00eb t\u00eb shumtat e gj\u00ebrave, p\u00ebrputheshim s\u00eb bashku. Duhej vet\u00ebm vendimi final. Dhe\nkjo gj\u00eb, arriti! E mora n\u00eb sht\u00ebpi dhe q\u00eb at\u00ebhere, ajo jeton me ne. Pas nj\u00eb viti,\nZoti na g\u00ebzoi me nj\u00eb djal\u00eb. Si duket, ai i mungonte familjes son\u00eb sepse tashm\u00eb\nishim nj\u00eb familje. Marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb familjen ton\u00eb jan\u00eb t\u00eb mrekullueshme dhe \u00e7do\ngj\u00eb shkon p\u00ebr mrekulli. Nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb shkon mendja te gruaja e par\u00eb dhe m\u00eb\ndhimbset se si ajo i vuri shkelmin lumturis\u00eb. Ndoshta ka gjetur dashurin\u00eb e\nv\u00ebrtet\u00eb, si\u00e7 thoshte ajo, por humbi dashurin\u00eb hyjnore, dashurin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs; dashuri\nq\u00eb vet\u00ebm f\u00ebmija ta jep dhe \u00ebsht\u00eb e parekuperueshme; kur e humb at\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb ta\nkthesh pas. Vet\u00ebm at\u00ebhere kur ke dashurin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve, mund ta plot\u00ebsosh me\ndeg\u00eb t\u00eb tjera k\u00ebt\u00eb dashuri. Ajo \u00ebsht\u00eb trungu! <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb besoj se fati e ka rrahur shum\u00eb me dallg\u00ebt e veta. Fati m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb surpriza, si t\u00eb mira, ashtu edhe t\u00eb k\u00ebqija. T\u00eb gjith\u00eb paraardh\u00ebsit e mi jan\u00eb martuar her\u00ebt, k\u00ebshtu q\u00eb edhe un\u00eb ashtu veprova. U martova i ri dhe gruan e doja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21119,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-21215","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21215"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21215\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21119"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}