{"id":21192,"date":"2019-02-23T19:00:45","date_gmt":"2019-02-23T18:00:45","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21192"},"modified":"2019-02-23T14:32:17","modified_gmt":"2019-02-23T13:32:17","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-23","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-23\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi! (23)"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijim..!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>19 shkurt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot, q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes,\nm\u00eb telefonoi L. Q\u00eb n\u00eb z\u00eb dukej shum\u00eb e m\u00ebrzitur. Nuk ishte ajo L q\u00eb i l\u00ebshonte\nfjal\u00ebt si me automatik. Fjal\u00ebt mezi i dilnin nga goja, fliste me zor, si e\ndetyruar prej dikujt me revolver te koka.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7fare ke k\u00ebshtu?\n&#8211; i thash\u00eb &#8211; \u00c7far\u00eb ka ndodhur?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7\u2019t\u00eb kem? &#8211; m\u00eb\ntha. &#8211; Jam me SIDA, do t\u00eb vdes&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7\u2019thua keshtu\nmoj budallaqe! &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mora p\u00ebrgjigjen\ne analizave. Edhe doktori k\u00ebshtu m\u00eb tha. Ma tha tro\u00e7 fare: Je e infektuar me\nvirusin HIV.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mbase je vet\u00ebm\nmbart\u00ebse dhe nuk semuresh &#8211; i thash\u00eb. &#8211; Kam d\u00ebgjuar plot raste t\u00eb tilla.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, &#8211; me tha\najo, &#8211; nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Kam pyetur doktorin&#8230; Edhe sikur te jesh mbart\u00ebse,\nkrimbin e ke brenda dhe semundja shfaqet pas 10 apo 20 vjetesh. Leq\u00eb un\u00eb e kam\nsemundjen qe tani. Nuk kam fuqi fare, per asgje&#8230; Nuk di \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj, &#8211; tha, &#8211; di\nvet\u00ebm q\u00eb po \u00e7mendem&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Hajde pim\u00eb nj\u00eb\nkafe, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; Ku do takohemi?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Endaksi (n\u00eb\nrregull), vet\u00ebm shkojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb qet\u00eb. Nuk dua te shikoj asnjeri m\u00eb sy! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Hajde t\u00eb shtepia\nime, &#8211; i thash\u00eb, jam vet\u00ebm, &#8211; djalin e kam n\u00eb kurs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Erdha. \u2013 tha\nL. \u2013 M\u00eb prit. Po marr nj\u00eb taksi e po vij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas nja nj\u00eb \u00e7erek\nore, ra zilja e der\u00ebs qendrore. E hapa, dola ne korridorin e katit ku banoja\ndhe po e prisja te fillimi i shkalleve, para der\u00ebs sime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; O Zot, mezi i\nngjita shkall\u00ebt, kam marr\u00eb fund. Do vdes! &#8211; tha ajo duke iu marr\u00eb fryma e duke\nm\u00eb puthur n\u00eb faqe&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos u b\u00ebj\nbudallaqe, &#8211; i thashe duke e p\u00ebrqafuar. &#8211; T\u00eb gjith\u00eb ankohen per shkall\u00ebt tona.\nJan\u00eb shume t\u00eb k\u00ebqia. T\u00eb lodhin. Mezi ngjiten&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, jo, &#8211; m\u00eb\ntha, &#8211; nuk e kan\u00eb fajin shkall\u00ebt. E kam un\u00eb! Nuk kam fare fuqi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; L\u00ebri llafet,\npor hajde futu brenda, &#8211; i thashe duke qeshur e duke e kapur me p\u00ebrk\u00ebdheli nga\nsupet. Ajo u ul ne divan. Nuk kishte mbetur asgje nga L.- ja e m\u00ebparshme. Syte e\nkishin humbur ate xixellimin e meparshem dhe i ishin rrethuar nga rrath\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj\nmavi. Fytyra i ishte zverdhur e dukej sikur i ishte zvog\u00ebluar. I ishin zvog\u00ebluar\ndhe sikur i ishin nxire edhe buzet e saj mishtore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ishte e tmerrshme,\n&#8211; me tha ajo. &#8211; Ne fillim, kur doktori me tha: \u201crezultatet e analizave t\u00eb tua jane\npozitive\u201d, u gezova, por kur pash\u00eb fytyr\u00ebn e tij t\u00eb ngrir\u00eb, u hutova dhe\nmendova mos e d\u00ebgjova gabim. \u201cEdhe pozitive, edhe me shikon ashtu?!\u201d, mendova. Nuk\npo e merrja vesh. Si\u00e7 duket, ai e kuptoi qe une nuk po e merrja vesh dhe ma tha\ntro\u00e7, tro\u00e7 fare, pa iu dridhur qerpiku: \u201cRezultatet e analizave tregojne se jeni\ne infektuar nga virusi HIV. Duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe ca analiza t\u00eb tjera per te qene\n100 p\u00ebr qind t\u00eb sigurt\u00eb e p\u00ebr t\u00eb par\u00eb zhvillimin e s\u00ebmundjes q\u00eb sjell ky\nvirus\u201d, tha ai. Mua sa sme ra pika. Sikur me qelloi njeri me nje shk\u00ebmb t\u00eb madh\nn\u00eb kok\u00eb. M\u2019u err\u00ebn syt\u00eb. M\u2019u mbyll jeta, kaq e pata&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo shpertheu ne\nlot. Me duart qe i dridheshin filloi te kerkonte shamine ne \u00e7ante, por nuk po e\ngjente dot. Mora nje pecete nga tavolina dhe ia zgjata.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Dhe e gjitha\nkjo p\u00ebr faj te nje k&#8230;! &#8211; shpertheu ajo gati duke ul\u00ebrir\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E di kush ta\nka bere? &#8211; e pyeta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, kam gjith\u00eb\nk\u00ebto dit\u00eb q\u00eb q\u00eb e vras mendjen, por nuk e gjej dot. Sipas mjekeve duhet te kete\nndodhur rreth gjashte muaj, deri nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Nuk kam fiksuar asgj\u00eb, nuk e\ndi kush mund te kete qen\u00eb ai k\u00eblysh kurve. I urrej te gjithe burrat, i urrej te\ngjithe njer\u00ebzit. Nuk dua te shoh njeri m\u00eb sy&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po pun\u00ebn, e\nvazhdon?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Do ta vazhdoj\nderisa te vdes, &#8211; tha ajo. &#8211; Dhe ndryshe nga tani, sa her\u00eb t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ta\nb\u00ebj pa prezervativ, do ta b\u00ebj. N\u00eb djall t\u00eb ven\u00eb t\u00eb gjith\u00eb burrat! &#8211; tha ajo\nduke fshir\u00eb lot\u00ebt me pecet\u00ebn q\u00eb i dhash\u00eb un\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb.\nTi nuk mund ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb&#8230; &#8211; i thash\u00eb. &#8211; \u00cbsht\u00eb krim!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po ai q\u00eb ma\nfuti mua, nuk b\u00ebri krim? Pse t\u00eb vuaj vet\u00ebm un\u00eb? T\u00eb vuajn\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk dija \u00e7\u2019t\u2019i\nthoja. N\u00eb ato momente, me t\u00eb nuk mund te flitej&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb erdhi keq p\u00ebr\nL. Ndofta ajo po paguante tani hara\u00e7in e mendjeleht\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>22\nshkurt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebtu ka filluar\nme t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kriza. Ka koh\u00eb q\u00eb bakshishet num\u00ebrohen me gishtat e dor\u00ebs, por\nedhe puna ka r\u00ebn\u00eb fare. Sot kisha vet\u00ebm nje klient. Nuk m\u00eb kishte ndodhur kurr\u00eb\nk\u00ebshtu. Ndofta ndikojn\u00eb edhe vajzat e reja q\u00eb kan\u00eb ardhur k\u00ebto dit\u00eb. Kan\u00eb\nardhur shum\u00eb rumune e ruse dhe gjithe klient\u00ebt jan\u00eb kurioze t\u2019i njohin dhe k\u00ebrkojne\nato. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, atyre, zyra m\u00eb duket se u jep 10 euro m\u00eb pak se ne t\u00eb tjerave\ndhe kur ka k\u00ebrkesa, Eftalia d\u00ebrgon ato me p\u00ebrpar\u00ebsi. Ndofta ndikon edhe fakti\nqe tani jemi dy vajza me nje makine dhe harxhojme shume kohe rrugeve apo duke pritur\nsa shoferi t\u00eb marre nj\u00ebr\u00ebn apo tjetr\u00ebn. Nuk di \u00e7\u2019te them. Di vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebshtu\nnuk shtyhet. T\u00eb torturohesh p\u00ebr 30 euro?! Mbase duhet t\u00eb mendoj p\u00ebr ndonj\u00eb pun\u00eb\ntjet\u00ebr&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>25\nshkurt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot u kthye Panajoti\nnga Amerika. M\u00eb k\u00ebrkoi sapo mb\u00ebrriti n\u00eb sht\u00ebpi, madje m\u00eb duket se m\u00eb kishte\nmarr\u00eb n\u00eb telefon q\u00eb n\u00eb aeroport se arrit\u00ebm t\u00eb dy n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; K\u00ebto jan\u00eb p\u00ebr\nty, &#8211; m\u00eb tha dhe m\u00eb zgjati nj\u00eb \u00e7ant\u00eb t\u00eb madhe. M\u00eb kishte sjelle nje pale \u00e7izme\nkauboj, nje pale te brendshme \u201cVictoria sekret\u201d dhe nje parfum ne formen e Statujes\nse Lirise.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Dua t\u2019i\nprovosh tani! &#8211; m\u00eb tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Patjeter, &#8211; i\nthash\u00eb dhe m\u2019u kujtua se t\u00eb huajt, ndryshe nga ne shqiptar\u00ebt, i hapin menj\u00ebher\u00eb\npakot me dhuratat q\u00eb u b\u00ebhen. Ne b\u00ebjm\u00eb sikur jemi indiferente, sikur nuk pyesim\nper dhuratat, por sapo mysafiri ik\u00ebn apo sapo i \u00e7ojm\u00eb ato n\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr, i\nhapim menj\u00ebher\u00eb, q\u00eb t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb na kan\u00eb sjell\u00eb. \u201cK\u00ebta jan\u00eb m\u00eb t\u00eb cilt\u00ebr\nse ne, mendova, nuk shtiren&#8230;\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ku e dije numrin\ntim t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs? &#8211; e pyeta duke qeshur, pasi e falenderova dhe pashe se \u00e7izmet m\u00eb\nrrinin tamam.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ma ke th\u00ebn\u00eb ti\nnj\u00eb dit\u00eb, &#8211; m\u00eb tha ai. &#8211; Nuk e di ti, moro mu, q\u00eb un\u00eb mbaj mend gjith\u00e7ka nga\ntakimet tona, \u00e7do fjal\u00eb t\u00ebnden, \u00e7do veprim q\u00eb b\u00ebn ti? E di q\u00eb t\u00eb dua shum\u00eb,\nglika mu?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po numrin e\ngjoksit, un\u00eb nuk ta kam th\u00ebn\u00eb, apo jo? &#8211; i thash\u00eb duke qeshur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo at\u00eb e kam\ngjetur vet\u00eb, &#8211; tha ai, &#8211; kam aq p\u00ebrvoje nga femrat sa ta gjej sakt\u00eb numrin e\ngjoksit, apo jo?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Me rrin\u00eb pak\nte vogla, &#8211; i thashe duke i treguar trupin&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo zemer, je shendoshur ti, gjat\u00eb mungeses sime, &#8211; me tha ai duke me perqafuar e puthur gjith\u00eb ndjenj\u00eb e dashuri&#8230; \u2013 Megjithat\u00eb, mua m\u00eb p\u00eblqen k\u00ebshtu, &#8211; m\u00eb tha duke m\u2019u afruar e duke futur duart n\u00ebn recipetat dhe duke ferkuar te prapmet e mia&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijon..!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vijim..! 19 shkurt Sot, q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, m\u00eb telefonoi L. Q\u00eb n\u00eb z\u00eb dukej shum\u00eb e m\u00ebrzitur. Nuk ishte ajo L q\u00eb i l\u00ebshonte fjal\u00ebt si me automatik. Fjal\u00ebt mezi i dilnin nga goja, fliste me zor, si e detyruar prej dikujt me revolver te koka. &#8211; \u00c7fare ke k\u00ebshtu? &#8211; i thash\u00eb &#8211; \u00c7far\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21114,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2213],"class_list":["post-21192","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-prostituta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21192"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21192\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}