{"id":21187,"date":"2019-02-22T23:30:54","date_gmt":"2019-02-22T22:30:54","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21187"},"modified":"2019-02-22T23:19:32","modified_gmt":"2019-02-22T22:19:32","slug":"%ef%bb%bfsi-ta-kuptosh-a-ka-rene-vertet-ne-dashuri-me-ty","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfsi-ta-kuptosh-a-ka-rene-vertet-ne-dashuri-me-ty\/","title":{"rendered":"\ufeffSi ta kuptosh a ka r\u00ebn\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb dashuri me ty&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Femra, kur dashuron, p\u00ebr vet\u00eb natyr\u00ebn e saj, nuk v\u00eb re m\u00eb tek i zgjedhuri i\nsaj asnj\u00eb t\u00eb met\u00eb e mang\u00ebsi dhe ai, si me magji, shnd\u00ebrrohet p\u00ebr t\u00eb n\u00eb nj\u00eb\nnjeri ideal, t\u00eb cilit ajo \u00ebsht\u00eb gati t\u2019i fal\u00eb gjith\u00e7ka, shpirtin dhe trupin\u2026\nMbetet ve\u00e7 nj\u00eb e panjohur: E meriton vall\u00eb ai k\u00ebt\u00eb \u201csakrific\u00eb\u201d? E do edhe ai me\nt\u00ebr\u00eb mend partneren e tij? A ka ndonj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb me sakt\u00ebsi se edhe\nmashkulli ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri? Psikolog\u00ebt kan\u00eb arritur t\u00eb spikatin nj\u00eb varg\nshenjash q\u00eb tregojn\u00eb se mashkulli \u00ebsht\u00eb i dashuruar dhe se dashuria do t\u00eb jet\u00eb\nreciproke. Ja, gjasht\u00eb prej tyre&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>1. Mashkulli ndjen \u201ct\u00ebrheqje seksuale\u201d\u2026 <\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrderisa impulsi fillestar i afrimit midis dy sekseve \u00ebsht\u00eb \u201cmanjetizmi\nseksual\u201d s\u2019do shum\u00eb mend p\u00ebr t\u00eb kuptuar se, shfaqja e k\u00ebsaj d\u00ebshire, tregon se\nnj\u00eb mashkull \u00ebsht\u00eb i dashuruar. Por, kujdes! D\u00ebshira seksuale e nj\u00eb mashkulli\nnuk \u00ebsht\u00eb ende garanci e plot\u00eb se ai dashuron. \u00c7do mashkull, nga vet\u00eb natyra e\ntij, ka nj\u00eb synim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr bashkim me seksin tjet\u00ebr, priret gjithmon\u00eb\ndrejt tij; i motivuar nga instikti natyror i vazhdimit t\u00eb llojit, i cili \u00ebsht\u00eb\nshum\u00eb i fort\u00eb, kryesori n\u00eb \u201cenergjin\u00eb\u201d e rac\u00ebs njer\u00ebzore. S\u2019kemi pse ta fshehim\nfaktin q\u00eb, \u00e7do mashkull, sapo shikon nj\u00eb fem\u00ebr, e skanon at\u00eb n\u00eb trurin e tij si\nnj\u00eb objekt t\u00eb afrimit t\u00eb mundsh\u00ebm fizik. N\u00eb trurin e tij, pavar\u00ebsisht nga\nnd\u00ebrgjegjja, lind mendimi: \u201cA do t\u00eb shtrihej vall\u00eb ajo n\u00eb nj\u00eb krevat me mua?\u201d\nose: \u201cAh, sa t\u00ebrheq\u00ebse qenka! Ta shtrija nj\u00eb her\u00eb n\u00eb krevat, pa\u2026\u201d. \u201cN\u00eb t\u00eb\nsht\u00ebn\u00e7a, moj, n\u00eb dor\u00eb\u2026\u201d, thot\u00eb nj\u00eb varg i k\u00ebng\u00ebs popullore.<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet kujdes, pra, sepse \u00e7do veprim e \u00e7do sjellje q\u00eb vjen pas k\u00ebtij\nmendimi, mund t\u00eb buroj\u00eb nga interesimi i p\u00ebrhersh\u00ebm i meshkujve p\u00ebr t\u2019u afruar\nme seksin e kund\u00ebrt. Te mashkulli shp\u00ebrthejn\u00eb sakaq instiktet e gjahtarit dhe,\nsa m\u00eb i zorsh\u00ebm t\u00eb jet\u00eb gjahu p\u00ebr t\u2019u kapur, aq m\u00eb e fort\u00eb b\u00ebhet d\u00ebshira e tij\np\u00ebr ta sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb at\u00eb. Me ndihm\u00ebn e seksit, mashkulli afirmon dhe pohon\nvetveten. Seksi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mashkullin d\u00ebshmi e filles\u00ebs dhe qenies s\u00eb tij\nnjer\u00ebzore. Ajo mund t\u00eb b\u00ebhet pik\u00ebnisje p\u00ebr dashuri, por p\u00ebr fat t\u00eb keq, shpesh,\nkjo mbetet si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb mposhtur pasigurin\u00eb n\u00eb vetvete. Pas kapjes s\u00eb\ngjahut, vjen nj\u00eb moment tjet\u00ebr; interesi bie. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se d\u00ebshirat q\u00eb i\nlindin nj\u00eb mashkulli nuk jan\u00eb ende d\u00ebshmi se ai \u00ebsht\u00eb i dashuruar. Sipas\nseksolog\u00ebve dhe psikolog\u00ebve, shfaqja e k\u00ebsaj d\u00ebshire nuk duhet marr\u00eb nga femrat\nsi tregues i dashuris\u00eb s\u00eb tij, pasi ato, me t\u00eb gjitha forcat e tyre shpirt\u00ebrore\nnuk synojn\u00eb vet\u00ebm erektimin e mashkullit, por lindjen e ndjenj\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb\ndhe admirimit n\u00eb zemr\u00ebn e tij.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>2. Ai k\u00ebrkon af\u00ebrsi\nshpirt\u00ebrore&#8230; <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo shenj\u00eb e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr natyr\u00ebs s\u00eb femr\u00ebs, sepse mashkulli, n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nrast, ashtu sikurse edhe ajo, k\u00ebrkon af\u00ebrsi shpirt\u00ebrore, futet, pra, n\u00eb sfer\u00ebn\ne marr\u00ebdh\u00ebnieve ndjesore, n\u00eb ndjenj\u00ebn e miq\u00ebsis\u00eb. Mashkulli k\u00ebrkon shoq\u00ebrin\u00eb e\nfemr\u00ebs, p\u00ebrpiqet ta ndesh\u00eb \u201crast\u00ebsisht\u201d n\u00eb rrug\u00eb, \u201ct\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb cop\u00eb udh\u00eb me\nt\u00eb\u201d, fillon t\u2019i rr\u00ebfej\u00eb asaj p\u00ebr vete, madje edhe rri e d\u00ebgjon at\u00eb me interes\ndhe v\u00ebmendje t\u00eb p\u00ebrqendruar kur i thot\u00eb di\u00e7ka. Pra, ai p\u00ebrpiqet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb\nkontakt me t\u00eb. Disa p\u00ebrdorin n\u00eb k\u00ebto raste shk\u00ebmbimin e numrave telefonik\u00eb, t\u00eb\ntjer\u00eb preferojn\u00eb kontaktet vizuale\u2026 Pasi te mashkulli lind afiniteti, af\u00ebrsia\nshpirt\u00ebrore, ai t\u00eb ngjitet nga pas, ngandonj\u00ebher\u00eb b\u00ebhet edhe i m\u00ebrzitsh\u00ebm, por\u2026\nProvoni t\u2019i verifikoni ndjenjat e tij: N\u00eb rast se p\u00ebrpjekjet e tij synojn\u00eb jo\nvet\u00ebm arritjen e nj\u00eb kontakti fizik, at\u00ebhere ai do ta ndjej\u00eb veten t\u00eb lumtur n\u00eb\npranin\u00eb tuaj dhe do ta shfaq\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb \u00e7do fem\u00ebr t\u00eb mos ket\u00eb\nsi t\u00eb mos e v\u00ebr\u00eb re. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb parasysh nj\u00eb\nrregull: \u00c7do mashkull, ashtu sikurse edhe \u00e7do fem\u00ebr, ka karakterin e vet, ka\nve\u00e7antit\u00eb e tij, zakonet, virtytet ose veset e tij\u2026 Dhe, si\u00e7 dihet, \u00ebsht\u00eb e\nv\u00ebshtir\u00eb t\u2019i fut\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb thes, ashtu sikurse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb\npres\u00ebsh gjith\u00e7ka me nj\u00eb thik\u00eb. Ka nga ata q\u00eb din\u00eb t\u00eb thon\u00eb fjal\u00eb t\u00eb bukura dhe\nt\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb me muhabet nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dimri, nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjer\u00eb, nuk\nlidhin dot dy fjal\u00eb, por t\u00eb dy mund t\u00eb dashurojn\u00eb apo t\u00eb mos dashurojn\u00eb n\u00eb t\u00eb\nnj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00eb. Prandaj, vajzat e grat\u00eb le t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb arsyen t\u00eb\nmbytet n\u00eb detin e gjer\u00eb t\u00eb ndjenjave t\u00eb tyre, por t\u00eb shikojn\u00eb konkretisht me\nmend n\u00eb kok\u00eb se me k\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, duke u nisur sigurisht nga disa tendenca\nt\u00eb p\u00ebrgjithshme\u2026 N\u00eb rast se ai nuk k\u00ebrkon vet\u00ebm trupin, por edhe pranin\u00eb,\nmiq\u00ebsin\u00eb dhe shoq\u00ebrin\u00eb tuaj, n\u00ebse vler\u00ebson shpirtin tuaj e tregohet i\nv\u00ebmendsh\u00ebm ndaj opinioneve dhe mend\u00ebsive tuaja, kjo tregon se ai v\u00ebrtet po\ndashurohet me ju.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>3. Ju tregon shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij private\u2026 <\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shikoni, mbani parasysh se meshkujt e pamartuar jan\u00eb aq konservativ\u00eb n\u00eb\njet\u00eb, saq\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i hapur ndokujt dyert q\u00eb t\u00eb futet n\u00eb jet\u00ebn e tyre,\nn\u00eb strofkull\u00ebn e tyre t\u00eb beqaris\u00eb, e barazvler\u00ebsojn\u00eb me nj\u00eb atentat kund\u00ebr\nliris\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb shtrenjt\u00eb personale, kund\u00ebr jet\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb pavarur. Dhe, n\u00eb\nrast se mashkulli fut pa teklif n\u00eb hap\u00ebsirat e bot\u00ebs s\u00eb tij nj\u00eb fem\u00ebr, kjo\nshenj\u00eb tregon se ai \u00ebsht\u00eb i dashuruar me t\u00eb. Megjithat\u00eb, mos e humbni\nvigjilenc\u00ebn: N\u00eb rast se ai ju lejon t\u00eb ndryshoni pozicionet e mobiljeve n\u00eb\ndhom\u00ebn e tij, n\u00eb rast se ju lejon t\u00eb mblidhni teshat e tij, t\u00eb hedhura sa\nandej-k\u00ebtej n\u00ebp\u00ebr dhom\u00eb, n\u00eb rast se mir\u00ebpret t\u2019i gatuani di\u00e7ka p\u00ebr drek\u00eb e p\u00ebr\ndark\u00eb, n\u00eb rast se ju fal\u00ebnderon kur i lani dhe i hekurosni k\u00ebmish\u00ebt, kjo nuk do\nt\u00eb thot\u00eb akoma se ai ju dashuron dhe l\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr ju. Sidoqoft\u00eb, fakti i\npranis\u00eb suaj n\u00eb jet\u00ebn e tij, gatishm\u00ebria p\u00ebr t\u2019ju zbuluar ndonj\u00eb nga sekretet e\ntij, fakti q\u00eb lejon t\u2019i shikosh ndonj\u00eb t\u00eb met\u00eb a mang\u00ebsi si, bie fjala, \u00e7orapet\ne palara n\u00ebn krevat apo pjatat e palara n\u00eb lavapjat\u00eb, flasin jo vet\u00ebm p\u00ebr\ndembelizmin e tij, por edhe p\u00ebr nj\u00eb lloj besimi q\u00eb ai ka filluar t\u00eb ket\u00eb te\nfemra. Ai k\u00ebrkon q\u00eb ju t\u00eb rrini sa m\u00eb gjat\u00eb me t\u00eb, t\u00eb jetoni s\u00eb bashku. Ju po\nb\u00ebheni pak nga pak, pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, do t\u00eb ishte marr\u00ebzi t\u00eb\nmendonit se jeni b\u00ebr\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb. Ama, duhet mbajtur parasysh se\nmashkulli vler\u00ebson n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb femr\u00ebn q\u00eb dashuron. K\u00ebt\u00eb fakt nuk keni pse\nta anashkaloni.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>4. Tregohet i gatsh\u00ebm t\u00eb sakrifikoj\u00eb p\u00ebr ty<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ai tregohet i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndryshuar ndonj\u00eb gj\u00eb n\u00eb veten dhe n\u00eb jet\u00ebn e\nvet, p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebshim, t\u00eb ndryshoj\u00eb planet e tij, t\u00eb \u201chumbas\u00eb\u201d\nkoh\u00ebn me ju. T\u00eb gjitha k\u00ebto, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb \u201csakrifica t\u00eb v\u00ebrteta\u201d tregojn\u00eb se\nju i p\u00eblqeni. Ai \u201csakrifikon\u201d gustot e tij, \u201cdor\u00ebzon\u201d pultin e televizorit q\u00eb i\nka l\u00ebshuar rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb dor\u00eb, madje largohet p\u00ebr hir tuaj edhe nga kompjuteri.\nPor\u2026 p\u00ebrs\u00ebri ju rekomandojm\u00eb t\u00eb b\u00ebni kujdes dhe t\u00eb mos e keqp\u00ebrdorni\ngatishm\u00ebrin\u00eb e tij, \u201csakrificat\u201d q\u00eb po b\u00ebn sepse, n\u00eb rastet kur mashkulli, p\u00ebr\nhir tuaj, heq dor\u00eb nga parimet e tij, nga \u201cpun\u00ebt e tij t\u00eb preferuara\u201d, nga\nshok\u00ebt dhe miqt\u00eb e ngusht\u00eb e sidomos, nga rrethi i tij shoq\u00ebror, \u00e7mimi i k\u00ebsaj\nmund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i madh, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastet kur ju nuk jeni n\u00eb gjendje t\u00eb\nkompensoni munges\u00ebn e rrethanave t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura. Ju, nga ana juaj, duhet t\u00eb\np\u00ebrpiqeni t\u2019ia \u201ckompensoni\u201d atij n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre \u201ck\u00ebto humbje\u201d\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>5. Tregon shum\u00eb p\u00ebrkujdesje ndaj teje<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shikoni, mos e reduktoni gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebn ai me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb caktuar\nmateriale, pra, mos shikoni an\u00ebn materiale t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. T\u00eb rrall\u00eb jan\u00eb ata\nburra q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjitha d\u00ebshirat e grave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb\njet\u00eb n\u00eb mir\u00ebqenie e boll\u00ebk, sidomos tani, n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, por ju duhet t\u00eb\nvler\u00ebsoni para s\u00eb gjithash synimin e tij p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrkujdesur p\u00ebr ju\u2026 Ai\np\u00ebrpiqet t\u00eb marr\u00eb me mend d\u00ebshirat tuaja dhe t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb ato me aq sa mundet.\nMos u shqet\u00ebsoni n\u00eb rast se nuk ia arrin dot q\u00ebllimit, ama, n\u00eb rast se ai\ng\u00ebzohet si f\u00ebmij\u00eb kur shikon se ju jeni e k\u00ebnaqur prej tij, kjo do t\u00eb thot\u00eb se\nn\u00eb zemr\u00ebn e tij ka z\u00ebn\u00eb vend ndjenja e dashuris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>6. E tregon me vepra se nuk do t\u00eb t\u00eb b\u00ebnte kurr\u00eb keq!<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht, k\u00ebtu nuk llogariten ato \u201cdhimbje\u201d dhe \u201ct\u00eb k\u00ebqia\u201d q\u00eb u shkaktojm\u00eb\npadashur t\u00eb af\u00ebrmve tan\u00eb si pasoj\u00eb e mosthellimit, mendjeleht\u00ebsis\u00eb apo munges\u00ebs\ns\u00eb edukat\u00ebs. K\u00ebtu e kemi fjal\u00ebn p\u00ebr at\u00eb eg\u00ebrsi dhe at\u00eb arroganc\u00eb patologjike,\np\u00ebr at\u00eb presion psikologjik t\u00eb disa meshkujve ndaj femrave, q\u00eb i shkat\u00ebrron ato\nshpirt\u00ebrisht, por q\u00eb ndikon edhe n\u00eb sh\u00ebndetin e tyre. Grat\u00eb, p\u00ebr vet\u00eb natyr\u00ebn e\ntyre, shpeshher\u00eb mbyllin syt\u00eb, nuk v\u00ebn\u00eb re edhe disa fakte konkrete, u besojn\u00eb\npremtimeve dhe kjo vet\u00ebm sepse disa t\u00eb posht\u00ebr tregohen shum\u00eb t\u00eb shkath\u00ebt dhe\nt\u00eb \u00ebmb\u00ebl n\u00eb krevat, duke u justifikuar edhe p\u00ebr disa veprime q\u00eb nuk mund t\u00eb justifikohen,\naq m\u00eb tep\u00ebr kur zemra e femr\u00ebs m\u00ebsohet t\u00eb fal\u00eb. Kujdes, sepse kur e keqja\np\u00ebrs\u00ebritet pa u v\u00ebn\u00eb re, ajo fiton t\u00eb drejt\u00ebn e qytetaris\u00eb, b\u00ebhet di\u00e7ka e\nzakont\u00eb. Prandaj, mos lejoni kurr\u00eb t\u2019ju g\u00ebnjejn\u00eb! N\u00eb rast se shikoni q\u00eb\nmashkulli ju shkakton dhimbje dhe q\u00ebndron indiferent ndaj lot\u00ebve tuaj,\nlargohuni prej tij nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb. Ai nuk ju dashuron!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Femra, kur dashuron, p\u00ebr vet\u00eb natyr\u00ebn e saj, nuk v\u00eb re m\u00eb tek i zgjedhuri i saj asnj\u00eb t\u00eb met\u00eb e mang\u00ebsi dhe ai, si me magji, shnd\u00ebrrohet p\u00ebr t\u00eb n\u00eb nj\u00eb njeri ideal, t\u00eb cilit ajo \u00ebsht\u00eb gati t\u2019i fal\u00eb gjith\u00e7ka, shpirtin dhe trupin\u2026 Mbetet ve\u00e7 nj\u00eb e panjohur: E meriton vall\u00eb ai k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21127,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[306],"class_list":["post-21187","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-intimitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21187"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21187\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}