{"id":21154,"date":"2019-02-21T19:00:33","date_gmt":"2019-02-21T18:00:33","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21154"},"modified":"2019-02-21T18:08:01","modified_gmt":"2019-02-21T17:08:01","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-21","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-21\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi! (21)"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijim..!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEh, \u00e7\u2019m\u00eb gjeti me kete!\u201d, thash\u00eb me vete. Nuk fola, por shpejtova k\u00ebmb\u00ebt te ngjitesha ne katin siper, ku duhet te ishte shefi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Futu, kukla mu, &#8211; me tha ai duke me perkedhelur kurrizin dhe m\u00eb hapi\nderen e nje zyre t\u00eb madhe. Kjo ishte zyra e shefit. N\u00eb fakt nuk duhej t\u00eb ishte\nzyr\u00eb e ndonj\u00eb shefi t\u00eb madh, por e oficerit t\u00eb rojes, ndofta&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ulu, &#8211; me tha shefi duke m\u00eb par\u00eb me v\u00ebmendje. &#8211; I pashe te dhenat e tua,\n&#8211; me tha ai. &#8211; I verifikuam dhe gjith\u00e7ka e ke ne rregull, me perjashtim te\nkapjes ne flagranc\u00eb p\u00ebr aktivitet ilegal prostitucioni. Por, edhe pse je kapur\nn\u00eb flagranc\u00eb, do t\u00eb t\u00eb lirojme, se e ke p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Vet\u00ebm kujdes,\ntjet\u00ebrher\u00eb, &#8211; tha, &#8211; her\u00ebn e dyt\u00eb nuk do ta kesh kaq t\u00eb leht\u00eb. Ik tani, &#8211; me\ntha, &#8211; merr sendet personale dhe ik&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me siguri, kishte nd\u00ebrhyr\u00eb \u201czyra\u201d, se nuk kishte mundesi t\u00eb m\u00eb lironin\nk\u00ebshtu. Nejse, \u00e7\u2019me duhej mua, r\u00ebnd\u00ebsi kishte q\u00eb do t\u00eb isha e lire&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di se sa or\u00eb kisha ndenjur e mbyllur aty brenda, por kur dola jasht\u00eb,\npashe se po zbardhej. Mora frym\u00eb thelle, nj\u00eb her\u00eb, dy, tre&#8230; Nuk ngopesha duke\nmarr\u00eb fryme. \u201cSa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb liria!\u201d, mendova. Dhe k\u00ebt\u00eb e vlereson\nvet\u00ebm kur nuk e ke&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nxora celularin te merrja Ilian, por ai ma mbylli sa i rash\u00eb numrit. \u201cKushedi\nku \u00ebsht\u00eb\u201d, mendova, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb d\u00ebgjova z\u00ebrin e tij t\u00eb m\u00eb thoshte: \u201cJam k\u00ebtu,\nkukla mu\u201d. Po m\u00eb priste n\u00eb trotuar. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kam nj\u00eb or\u00eb q\u00eb po t\u00eb pres, &#8211; m\u00eb tha ai. &#8211; M\u00eb lajm\u00ebruan nga zyra se do te\ndilje shpejt, por ti u vonove, nuk e di pse. U m\u00ebrzite? &#8211; m\u00eb pyeti ai. &#8211; E\nkishe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; ishte nj\u00eb tmerr i v\u00ebrtet\u00eb, as armikun mos e pafsh aty\nbrenda!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shyqyr q\u00eb kemi afendikoin t\u00eb fuqishem, &#8211; tha ai. &#8211; Sa t\u00eb kemi ate, nuk do\nt\u00eb kemi probleme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nd\u00ebrhyn gjithmon\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po, sa her\u00eb q\u00eb ka probleme, qoft\u00eb edhe t\u00eb vogla, i merr vet\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr.\nEdhe kur me kane bllokuar makin\u00ebn polic\u00ebt p\u00ebr fajin tim, m\u00eb ka ndihmuar &#8211; tha\nai. &#8211; \u00cbsht\u00eb shume korrekt dhe b\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt. Nuk jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\nk\u00ebshtu. Kam punuar me njerin q\u00eb t\u00eb linte n\u00eb balt\u00eb kur t\u00eb kapte policia. Me k\u00ebt\u00eb\nnuk ka ndodhur asnjehere k\u00ebshtu. Ka shum\u00eb lidhje se ka punuar n\u00eb polici para se\nt\u00eb dilte ne pension. Jemi zyra num\u00ebr 1 n\u00eb Athin\u00eb: Kemi jo vet\u00ebm vajzat m\u00eb t\u00eb\nbukura, por edhe pronarin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm&#8230; &#8211; tha ai duke qeshur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk besoj se jane vetem lidhjet, edhe duhet te paguaje&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Patjeter q\u00eb paguan, pse, per vete i mban te gjitha leket q\u00eb fiton ai? Po\nnuk pagove, ke marr\u00eb fund. Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb paguash, aq m\u00eb i fuqish\u00ebm dhe aq me i\nmir\u00eb je. E di ti q\u00eb ne i kemi tarifat me te larta n\u00eb Athine? E megjithat\u00eb, kemi\npun\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. Se njer\u00ebzit kur paguajne m\u00eb shume, u shijon m\u00eb\nshum\u00eb&#8230; Sa m\u00eb i shtrenjt\u00eb t\u00eb jet\u00eb, aq m\u00eb i mir\u00eb u duket&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>18 shkurt 2010<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; T\u00eb kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb je v\u00ebrtet e bukur, kukla mu?\u201d. E njoha nga z\u00ebri q\u00eb ishte\nEftalia, edhe pse po m\u00eb merrte nga nj\u00eb num\u00ebr tjeter dhe n\u00eb nj\u00eb or\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb\nkishte marr\u00eb kurr\u00eb. Ishte m\u00ebngjes e un\u00eb isha akoma n\u00eb shtrat&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb ka ndodhur, agapi mu? &#8211; ia ktheva un\u00eb. &#8211; Nuk po t\u00eb marr vesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shefi i madh t\u00eb k\u00ebrkoon, &#8211; tha ajo, duke zgjatur z\u00ebrin e llastuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shefi i madh?! Pse? &#8211; pyeta un\u00eb e habitur. &#8211; P\u00ebr shkak t\u00eb policis\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Un\u00eb po i them se je e bukur, kjo m\u00eb p\u00ebrmend policin\u00eb, &#8211; tha ajo duke u\ntallur. &#8211; Shefi organizon nj\u00eb mbr\u00ebmje ne sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe ka ftuar kat\u00ebr nga\nju. Ka ftuar kat\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukurat: Ty, Nadian, Natalian dhe Nensin. Do t\u00eb b\u00ebni\nqejf, do k\u00ebnaqeni&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kur \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sot n\u00eb dark\u00eb, &#8211; m\u00eb tha ajo. &#8211; N\u00eb or\u00ebn 10 do t\u00eb vijne t\u00eb t\u00eb marrin si\nzakonisht. Nuk do jet\u00eb shoferi yt, por nj\u00eb tjeter. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb makin\u00eb Ford i zi.\nN\u00eb 10, dil te vendi ku pret zakonisht Ilian. B\u00ebfsh qejf, kukla mu! &#8211; m\u00eb tha ajo\ndhe mbylli telefonin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Desha ta pyesja n\u00ebse ishte me apo pa para, por nga toni i saj dukej qart\u00eb\nq\u00eb ishim \u201cvullnetare\u201d, pra, p\u00ebr qejf. Po te ishte p\u00ebr para, ajo do ma thoshte\nsa do t\u00eb fitoja dhe do m\u00eb k\u00ebrkonte edhe pjes\u00ebn e saj. Ku t\u00eb falte Eftalia p\u00ebr\npara?! Pra, do t\u00eb shkoja sot t\u00eb b\u00ebja qejf&#8230; \u201cQejf zeza!\u201d, mendova. U mundova\nt\u00eb flija edhe pak, por ishte e pamundur. U \u00e7ova dhe u kujtova se sot ishte dita\ne pazarit n\u00eb lagjen time. U lava ngadale-ngadale dhe dola n\u00eb pazar, n\u00eb \u201claiki\nagora\u201d, si\u00e7 i thon\u00eb k\u00ebtu. Gjithnj\u00eb m\u00eb ka p\u00eblqyer t\u00eb shkoj n\u00eb \u201claiki\u201d, m\u00eb p\u00eblqej\nt\u00eb provoj gj\u00ebra, t\u00eb b\u00ebj pazar p\u00ebr \u00e7mimet me shit\u00ebsit, shumica e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb\nshqiptar\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur jan\u00eb grek\u00eb. M\u00eb p\u00eblqene edhe gjith\u00eb atmosfera q\u00eb\nkrijohet aty me shit\u00ebsit q\u00eb th\u00ebrrasin me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke reklamuar mallin&#8230;\nVesha shpejt e shpejt tutat e sportit, vura syzet e m\u00ebdha t\u00eb diellit dhe dola\npa b\u00ebr\u00eb tualet. Edhe flok\u00ebt i kreha shpejt e shpejt me modelin \u201csikur \u00e7ohesh\nnga gjumi\u201d. K\u00ebshtu b\u00ebj gjithmon\u00eb, n\u00eb fakt, kur dal n\u00eb ambiente ku ka shum\u00eb\nnjer\u00ebz, q\u00ebkur nj\u00eb her\u00eb n\u00eb \u201claiki\u201d u p\u00ebrballa me nj\u00eb shit\u00ebs q\u00eb kishte qen\u00eb\nklienti im p\u00ebr disa her\u00eb. N\u00eb fakt, ai nuk m\u00eb ra n\u00eb sy, sepse ishte bashk\u00eb me t\u00eb\nshoqen, por un\u00eb u ndjeva shum\u00eb keq para tij. Kur m\u00eb pa n\u00eb sy, e kuptova q\u00eb m\u00eb\nnjohu dhe m\u2019u duk vetja sikur isha e zhveshur lakuriq para tij. Bleva di\u00e7ka nga\nato qe po shiste ai dhe u largova me vrap n\u00eb sht\u00ebpi. Q\u00eb atehere, tregohem m\u00eb e\nkujdeshme: Dal sa m\u00eb pak q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur n\u00eb ambiente puiblike dhe kur dal\nvishem shum\u00eb sportive, pa tualet e duke krehur floket ndryshe nga zakonisht, q\u00eb\nt\u00eb mos njihem&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00eb pasditen e kalova me \u00e7unin dhe me detyrat e tij t\u00eb shkoll\u00ebs. M\u00eb vjen\nmir\u00eb qe po rritet i mbare dhe nuk i mungon asgje, por nganjehere, kur e shoh qe\nhedh shtat, m\u00eb vjen keq q\u00eb po rritet, se me duket se, sa me shume rritet, aq me\npak do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mua e dal\u00ebngadal\u00eb do t\u00eb shk\u00ebputet nga un\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8230;N\u00eb or\u00ebn 10 dola jasht\u00eb e po prisja buz\u00eb rrug\u00ebs. Shtr\u00ebngova shallin rreth\nqaf\u00ebs. Ishte ftoht\u00eb sot. Nj\u00eb i dehur q\u00eb m\u2019u afrua duke k\u00ebnduar nj\u00eb k\u00ebng\u00eb\npopullore, m\u00eb detyroi te shkoja n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb Ford i\nzi u ndal te vendi ku m\u00eb priste zakonisht Ilia. Brenda pash\u00eb kok\u00ebn bjonde te\nNadias. Kap\u00ebrceva rrug\u00ebn me vrap se ishte drita e kuqe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Tani u plot\u00ebsua grupi, &#8211; qeshi shoferi, nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb nuk e kisha par\u00eb\nndonj\u00ebher\u00eb. &#8211; U mblodh\u00ebn t\u00eb kat\u00ebr ngjyrat. Kishim bjonde, kuqe, g\u00ebshtenj\u00eb.\nVet\u00ebm brunia na mungonte. &#8211; Tamam pica kat\u00ebr stin\u00ebt p\u00ebr shefin q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb\ndh\u00ebmb\u00eb t\u00eb reja k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, &#8211; qeshi ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mbylle goj\u00ebn, o malakas! &#8211; shau kuqja q\u00eb ishte ulur n\u00eb sediljen af\u00ebr tij,\n&#8211; se do i them shefit e t\u00eb piu e zeza pastaj&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7\u2019thash\u00eb un\u00eb?! Thash\u00eb q\u00eb shefi ka v\u00ebn\u00eb dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb rinj. Nuk e kisha fjal\u00ebn\np\u00ebr at\u00eb q\u00eb mendove ti. At\u00eb e ka pasur n\u00eb rregull shefi&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ia ke provuar ti, \u201cmotra\u201d ime? \u2013 ia ktheu kuqja e cila dukej q\u00eb nuk linte\nrast pa e ngacmuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, jo, ma ke th\u00ebn\u00eb ti! &#8211; ia ktheu ai duke qeshur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Do t\u00eb t\u00eb mbys! &#8211; i tha ajo dhe i vuri duart ne fyt aq shpejt sa ai nuk e priste dhe makina devijoi ne korsin\u00eb tjeter. Shyqyr q\u00eb nuk kishte makin\u00eb tjet\u00ebe se do ishim p\u00ebrplasur keq&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijon..!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vijim..! \u201cEh, \u00e7\u2019m\u00eb gjeti me kete!\u201d, thash\u00eb me vete. Nuk fola, por shpejtova k\u00ebmb\u00ebt te ngjitesha ne katin siper, ku duhet te ishte shefi. &#8211; Futu, kukla mu, &#8211; me tha ai duke me perkedhelur kurrizin dhe m\u00eb hapi deren e nje zyre t\u00eb madhe. Kjo ishte zyra e shefit. N\u00eb fakt nuk duhej t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21038,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-21154","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21154"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21154\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21038"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}