{"id":21126,"date":"2019-02-20T17:00:37","date_gmt":"2019-02-20T16:00:37","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21126"},"modified":"2019-02-20T14:11:39","modified_gmt":"2019-02-20T13:11:39","slug":"%ef%bb%bfjam-e-martuar-por-me-terheq-nje-tjeter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfjam-e-martuar-por-me-terheq-nje-tjeter\/","title":{"rendered":"\ufeffJam e martuar, por m\u00eb t\u00ebrheq nj\u00eb tjet\u00ebr"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Jam nj\u00eb vajz\u00eb 31 vje\u00e7e, e martuar prej nj\u00eb viti, pas nj\u00eb periudhe shum\u00eb\nt\u00eb gjat\u00eb fejese. Kam nj\u00eb problem, jam person shum\u00eb ankthioz dhe para tre vjet\u00ebsh\nkam vuajtur nga atake paniku e probleme n\u00eb t\u00eb ushqyer. Nuk \u00ebsht\u00eb se u b\u00ebra\nanoreksike, ama shkova deri 45 kile. Aktualisht, po p\u00ebrjetoj nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb\nt\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. P\u00ebrpara se t\u00eb martohesha, gjat\u00eb fejes\u00ebs, vura re q\u00eb m\u00eb t\u00ebrhiqte\nshum\u00eb nj\u00eb miku im shum\u00eb i dashur, por e keqja \u00ebsht\u00eb se un\u00eb vazhdoj t\u00eb jem e\nfiksuar pas tij, edhe pse jam e martuar. Kjo gj\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mos kem nj\u00eb jet\u00eb\nnormale intime me bashk\u00ebshortin tim. Jam e fiksuar keq pas tij, jam gjithnj\u00eb n\u00eb\nankth, sa nuk arrij t\u00eb qet\u00ebsohem. Un\u00eb nuk kam nd\u00ebrmend ta l\u00eb tim shoq p\u00ebr t\u2019u\nshoq\u00ebruar me mikun tim, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb miku im nuk shpreh asnj\u00eb lloj interesi\nndaj meje, p\u00ebrkundrazi, thjesht m\u00eb respekton si nj\u00eb shoqe t\u00eb mir\u00eb. Mendoj se un\u00eb\nkam ndonj\u00eb problem t\u00eb brendsh\u00ebm psikologjik shpirt\u00ebror n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebnien\nq\u00eb kam me tim shoq. Ndoshta m\u00eb duket shum\u00eb monotone dhe duhet ndryshuar di\u00e7ka n\u00eb\nmarr\u00ebdh\u00ebnien ton\u00eb. Realisht, un\u00eb me tim shoq jemi mir\u00eb, kemi komunikim, shkojm\u00eb\nshum\u00eb mir\u00eb, zihemi shum\u00eb pak, kemi interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb\nduket pak e l\u00ebn\u00eb pas dore \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia seksuale, probleme t\u00eb vogla t\u00eb\ncilat kan\u00eb qen\u00eb edhe p\u00ebrpara se t\u00eb martoheshim. Doja t\u00eb dija n\u00ebse un\u00eb jam gabim\ndhe a ka ndonj\u00eb zgjidhje n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes? \u00c7far\u00eb m\u00eb k\u00ebshilloni ju si redaksi ose ku\nmund t\u00eb shkoj un\u00eb p\u00ebr k\u00ebshillim? Nuk do t\u00eb doja kurr\u00eb ta shkat\u00ebrroja martes\u00ebn\nme tim shoq. Ju lutem, m\u00eb ktheni nj\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se po m\u00eb ik\u00ebn truri.\nMatilda.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Redaksia<\/em><\/strong><strong>: &#8211; <\/strong>E nderuar Matilda,\nnga letra juaj e p\u00ebrshkruar me kaq holl\u00ebsi kuptoj q\u00eb ju nuk keni aq shum\u00eb\nprobleme sa mendoni. N\u00eb momentin q\u00eb ju i kuptoni problemet tuaja dhe logjikoni\nn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, le t\u00eb themi, gjendja juaj nuk \u00ebsht\u00eb aq e r\u00ebnd\u00eb sa\nmendoni. Tani m\u00eb duket shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb reflektoni m\u00eb shum\u00eb me veten\ndhe, t\u00eb q\u00ebndroni me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Mendoj se gjat\u00eb gjith\u00eb fejes\u00ebs tuaj dhe n\u00eb\nmartes\u00eb keni kaluar v\u00ebshtir\u00ebsi emocionale dhe psikologjike q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me\nnj\u00eb fush\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia intime, t\u00eb cil\u00ebn e keni\nl\u00ebn\u00eb v\u00ebrtet pas dore, si\u00e7 e pohoni edhe vet\u00eb. E megjithat\u00eb, keni rezistuar duke\ni q\u00ebndruar besnike bashk\u00ebshortit tuaj, pavar\u00ebsisht se keni patur t\u00ebrheqje t\u00eb\nmadhe p\u00ebr nj\u00eb person tjet\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pozitive p\u00ebr ju. Mendoj se \u00ebsht\u00eb\npak normale t\u00eb t\u00ebrhiqesh nga dikush tjet\u00ebr, kur nuk ndihesh mir\u00eb n\u00eb intimitet\nme bashk\u00ebshortin. Pavar\u00ebsisht se nga ana tjet\u00ebr shpreheni se shkoni shum\u00eb mir\u00eb,\nkomunikoni, nuk ziheni shum\u00eb etj., un\u00eb mendoj se komunikimi juaj ka nj\u00eb\nproblem, p\u00ebrderisa ju nuk flisni p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs\nbashk\u00ebshortore q\u00eb \u00ebsht\u00eb intimiteti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, mendoj se v\u00ebrtet keni\nnevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb dhe k\u00ebshilla psikologjike. Ndoshta edhe bashk\u00ebshorti e shikon\nk\u00ebt\u00eb problem, pavar\u00ebsisht se nuk shprehet. At\u00ebhere, un\u00eb ju k\u00ebshilloj t\u00eb b\u00ebni\nnj\u00eb psikoterapi n\u00eb \u00e7ift me nj\u00eb psikolog q\u00eb merret dhe me problemet intime. Duke\nqen\u00eb se jeni nj\u00eb \u00e7ift q\u00eb d\u00ebshironi ta ruani martes\u00ebn q\u00eb keni, nuk e shoh shum\u00eb\nt\u00eb v\u00ebshtir\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnies dhe zgjidhjen e problemit q\u00eb keni me\nintimitetin. N\u00eb lidhje me t\u00ebrheqjen q\u00eb ndjeni ndaj mikut, kam p\u00ebrshtypjen se\nsapo t\u00eb zgjidhni problemin q\u00eb keni me bashk\u00ebshortin n\u00eb intimitet, nuk do ta\nkeni m\u00eb at\u00eb t\u00ebrheqje. Un\u00eb do ta quaja v\u00ebrtet \u201cm\u00ebkat\u201d t\u00eb prishej martesa juaj q\u00eb\nduket shum\u00eb e qet\u00eb dhe e mir\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb problem kaq t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb mund t\u00eb\nrregullohet shum\u00eb leht\u00eb. Duke qen\u00eb se jeni t\u00eb komunikuesh\u00ebm, pse t\u00eb mos flisni edhe\np\u00ebr problemet seksuale dhe t\u2019i zgjidhni ato? N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, do t\u00eb ndjeheni m\u00eb\nt\u00eb af\u00ebrt me nj\u00ebri-tjetrin dhe do t\u00eb afroheni edhe m\u00eb shum\u00eb, shpirt\u00ebrisht e\nseksualisht. Ju uroj q\u00eb ta kaloni sa m\u00eb shpejt k\u00ebt\u00eb faz\u00eb dhe t\u00eb jetoni e qet\u00eb\nme martes\u00ebn tuaj. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam nj\u00eb vajz\u00eb 31 vje\u00e7e, e martuar prej nj\u00eb viti, pas nj\u00eb periudhe shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb fejese. Kam nj\u00eb problem, jam person shum\u00eb ankthioz dhe para tre vjet\u00ebsh kam vuajtur nga atake paniku e probleme n\u00eb t\u00eb ushqyer. Nuk \u00ebsht\u00eb se u b\u00ebra anoreksike, ama shkova deri 45 kile. Aktualisht, po p\u00ebrjetoj nj\u00eb periudh\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21127,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[93],"tags":[221],"class_list":["post-21126","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-udhekryq","tag-udhekryq-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21126\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}