{"id":21124,"date":"2019-02-20T16:00:56","date_gmt":"2019-02-20T15:00:56","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21124"},"modified":"2019-02-20T14:01:38","modified_gmt":"2019-02-20T13:01:38","slug":"%ef%bb%bfhistoria-ime-e-embel-dhe-e-hidhur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfhistoria-ime-e-embel-dhe-e-hidhur\/","title":{"rendered":"\ufeffHistoria ime e \u00ebmb\u00ebl dhe e hidhur"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb jeta, her\u00eb na serviret si e \u00ebmb\u00ebl e her\u00eb e hidhur, por jo \u00e7do\nnjeri mund ta p\u00ebrjetoj\u00eb nj\u00eb moment nj\u00ebsoj, qoft\u00eb i hidhur, qoft\u00eb i \u00ebmb\u00ebl. Ka\nnjer\u00ebz q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb fatkeq\u00ebsie nuk e jetojn\u00eb si t\u00eb till\u00eb. S`diskutohet se\nhidh\u00ebrohen, por nuk e p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb tjer\u00ebt dhe me at\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim.\nNga ana tjet\u00ebr, ka njer\u00ebz q\u00eb n\u00eb dit\u00eb g\u00ebzimi nuk jan\u00eb totalisht t\u00eb k\u00ebnaqur dhe\nnuk jepen plot\u00ebsisht, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb jetojn\u00eb momentin dhe pastaj t\u00eb ndodh\u00eb \u00e7`t\u00eb\ndoj\u00eb, mjafton q\u00eb ke patur pak adrenalin\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Kjo varet komplet, p\u00ebr\nmendimin, nga tipi q\u00eb ke. K\u00ebt\u00eb kam n\u00eb mendje kur i them burrit tim q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn\njo gjithmon\u00eb, por vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb kem mendjen e tij dhe do t\u00eb isha e\nlumtur t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn n\u00eb vazhdim. Pra, t\u00eb jem vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb, si\u00e7 i thon\u00eb, \u201cmenefrego\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo histori \u00ebsht\u00eb historia e vetme q\u00eb m\u00eb ka\nndodhur n\u00eb jet\u00eb dhe q\u00eb e p\u00ebrmbush at\u00eb th\u00ebnien se p\u00ebsimi b\u00ebhet m\u00ebsim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha af\u00ebrsisht nj\u00ebzet e pes\u00eb vje\u00e7e, e martuar, por\npa f\u00ebmij\u00eb. Kisha menduar se f\u00ebmij\u00ebt mund t\u00eb ishin penges\u00eb p\u00ebr karrier\u00ebn dhe e\nmendoja prap\u00eb, pavar\u00ebsisht se isha n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb madhore dhe nuk kisha ndonj\u00eb\nkarrier\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb lavd\u00ebrohesha. Punoja n\u00eb nj\u00eb butik (dyqan) rrobash dhe, edhe\npse kisha mbaruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb p\u00ebr Psikologji, nuk kisha asnj\u00eb shpres\u00eb q\u00eb\nt\u00eb filloja pun\u00eb n\u00eb zanat. Me burrin ia kaloja shum\u00eb mir\u00eb sepse si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb\nlart, mendja e tij aventuriere dhe q\u00eb mendon vet\u00ebm p\u00ebr gallata, m\u00eb jepte mjaft\nliri. Atij nuk i interesonte se \u00e7`b\u00ebja un\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb, nga natyra, jam shum\u00eb e ftoht\u00eb, prandaj dhe nuk\nm\u00eb kan\u00eb munguar ngacmimet e meshkujve, sepse meshkujt historikisht, kan\u00eb\np\u00eblqyer femrat e v\u00ebshtira. Ata nuk durojn\u00eb dot t\u2019u thon\u00eb \u201cjo\u201d dhe t\u00eb mos i\nprovokojn\u00eb femrat; duan t\u00eb jen\u00eb kudo dhe kurdo n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes. Un\u00eb\nk\u00ebshtu mendoj se ka ndodhur se nuk e mendoj veten edhe aq t\u00eb bukur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nejse, po vazhdoj me ngjarjen. Duke biseduar me\nshoqet, m\u00eb than\u00eb se ishin hapur vende t\u00eb reja pune n\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb publike\ndhe me kriteret q\u00eb p\u00ebrmbushja, mund t\u00eb m\u00eb pranonin. Megjith\u00ebse e zvarrita shum\u00eb,\nnj\u00eb dit\u00eb m\u2019u mbush mendja dhe vendosa t\u00eb paraqitesha te shefi i personelit, i\ncili m\u00eb adresoi te drejtori. Hipa n\u00eb kat t\u00eb dyt\u00eb. Drejtori ishte nj\u00eb burr\u00eb\nrreth t\u00eb 35-tave, i shkurt\u00ebr dhe pak simpatik. Ai m\u00eb ftoi t\u00eb ulesha. Ai nuk\nfliste fare, kur un\u00eb po i shpjegoja cv-n\u00eb. As syt\u00eb nuk i ngrinte t\u00eb m\u00eb shihte.\nVet\u00ebm n\u00eb fillim, kur u futa, m\u00eb hodhi nj\u00eb shikim dhe pastaj nuk m\u00eb pa\nasnj\u00ebher\u00eb. I thash\u00eb \u201cmirupafshim\u201d dhe dola e m\u00eb dukej sikur sapo isha takuar me\nnj\u00eb ufo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dit\u00ebn tjet\u00ebr m\u00eb telefonoi dhe m\u00eb tha se duhet t\u00eb\nparaqitesha p\u00ebr disa gj\u00ebra t\u00eb vogla. Shkova. Si dhe her\u00ebn tjet\u00ebr, ai ishte\nmjaft i ngrysur dhe m\u00eb pyeti vet\u00ebm p\u00ebr disa detaje, q\u00eb nuk kishin asnj\u00eb pik\u00eb\nr\u00ebnd\u00ebsie. Kuptova q\u00eb nuk kisha shpresa p\u00ebr at\u00eb vend pune, por un\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb\npun\u00eb isha dhe nuk e kisha shum\u00eb problem, k\u00ebshtu q\u00eb nuk u interesova m\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Nj\u00eb\ndit\u00eb n\u00eb telefon m\u00eb doli prap\u00eb numri i atij. Eh, bela! Mendova se e kisha fituar\nvendin e pun\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7`kemi? &#8211; m\u00eb tha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mir\u00eb &#8211; i thash\u00eb, sikur nuk e njihja z\u00ebrin e tij\n&#8211; Kush jeni ju, ju lutem, se nuk po e njoh z\u00ebrin?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I qet\u00eb, si gjithmon\u00eb, tha me nj\u00eb ton q\u00eb m\u00eb p\u00eblqeu\nshum\u00eb: &#8211; Ju mora p\u00ebr vendin e pun\u00ebs q\u00eb keni aplikuar. Pse nuk jeni interesuar\nm\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb falni. Nuk e dija q\u00eb duhet t\u00eb interesohesha\nvet\u00eb, megjithat\u00eb, un\u00eb mund t\u00eb vij tani e t\u00eb paraqitem.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mir\u00eb do t\u00eb b\u00ebnit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e mendova fare dhe i hipa makin\u00ebs sime t\u00eb\nvog\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebn ma kishte b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb burri im p\u00ebr 25-vjetorin. Portieri nuk\ndonte t\u00eb m\u00eb linte t\u00eb futesha, por kur pyeti sekretaren dhe i tha emrin tim, m\u00eb\nla menj\u00ebher\u00eb. Ai p\u00ebrs\u00ebri i nj\u00ebjti, i ftoht\u00eb, sikur nuk m\u00eb kishte thirrur vet\u00eb,\nnuk m\u00eb foli. U ula n\u00eb karrigen p\u00ebrball\u00eb tij dhe i fola e para. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Si keni qen\u00eb k\u00ebto dit\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai tundi vet\u00ebm kok\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb pohimi t\u00eb cil\u00ebn e\nmora p\u00ebr nj\u00eb \u201cmir\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse m\u00eb keni thirrur? A mund t\u00eb kem shance p\u00ebr\npun\u00ebn?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai p\u00ebrs\u00ebri tundi kok\u00ebn. Po t\u00eb mos e kisha d\u00ebgjuar\nn\u00eb telefon t\u00eb fliste (ato dy fjal\u00eb q\u00eb m\u00eb tha), do t\u00eb mendoja se i kishte ikur\nz\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po kur mund t\u00eb filloj? A ka shum\u00eb pretendent\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai p\u00ebrs\u00ebri b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn l\u00ebvizje t\u00eb kok\u00ebs, si\nato kukullat me bateri, t\u00eb cilat kur jan\u00eb duke u mbaruar baterit\u00eb, mbesin t\u00eb\nstakuara n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje. Eh, \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebn kjo mendja! Sa budallaqe t\u00eb b\u00ebn! T\u00eb ka n\u00eb\ndor\u00eb, her\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb dal\u00ebsh e till\u00eb, her\u00eb t\u00eb ndihmon e t\u00eb nxjerr nga situata. M\u00eb\nn\u00eb fund, foli. Tani q\u00eb po e shkruaj k\u00ebt\u00eb ngjarje, po qesh sepse po mendoj se sa\nqesharak dukej ai njeri n\u00eb ato momente e un\u00eb at\u00ebhere ua lash\u00eb fajin pyetjeve t\u00eb\nmia se nuk mund t\u00eb kishin p\u00ebrgjigje tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se me kok\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; A ke d\u00ebshir\u00eb t\u00eb pim\u00eb nj\u00eb kafe? &#8211; m\u00eb tha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Posi. Ku do ta pim\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Diku jasht\u00eb qytetit. Nga ora 12.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Dakord &#8211; i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fakt, ai foli, por m\u00eb simpatik ishte kur nuk\nfliste, prandaj edhe kishte zgjedhur t\u00eb rrinte ashtu. E ja, tani un\u00eb po qesh\np\u00ebrs\u00ebri, se nuk m\u00eb hiqet nga mendja pozicioni i tij. I shkreti! N\u00eb or\u00ebn 12, p\u00ebr\n\u00e7udi, m\u00eb ra telefoni dhe ai m\u00eb tha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jam jasht\u00eb dyqanit. Po t\u00eb pres me nj\u00eb X-pes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mir\u00eb, ja po dal tani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hipa n\u00eb makin\u00eb pa hezituar fare dhe pa menduar\naspak se \u00e7`po b\u00ebja. Nuk e di, po ai m\u00eb kishte magjepsur. Hipa prapa q\u00eb t\u00eb mos\nbija n\u00eb sy (k\u00ebt\u00eb e b\u00ebra instiktivisht) dhe makina u nis. Ai rrug\u00ebs m\u00eb pyeti p\u00ebr\ndisa gj\u00ebra familjare si: \u201cA kisha f\u00ebmij\u00eb, ku m\u00eb punonte burri\u201d etj. Un\u00eb i\np\u00ebrgjigjesha menj\u00ebher\u00eb, pa e mbaruar ai pyetjen. Ja pra, \u00e7`efekt ka kolltuku.\nSado keq t\u00eb sillesh me njer\u00ebzit, ata t\u00eb duan, sido t\u00eb jesh nga paraqitja, ata\nkan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb me ty, pa hezitim, pa i lutur dhe, n\u00eb rastin tim, pa u\npropozuar. Madje as nuk kisha guximin ta pyesja dhe nuk m\u00ebsova kurr\u00eb nga e\nkishte marr\u00eb vesh ku punoja. Makin\u00ebn e ndali para nj\u00eb moteli. U ula e para dhe\nai, pasi hoqi kollaren dhe e la n\u00eb makin\u00eb (nuk e di pse e b\u00ebri) erdhi pas meje e\nt\u00eb dy u fut\u00ebm brenda. Ishte nj\u00eb dhom\u00eb e bukur dhe ajo q\u00eb ndodhi aty, ishte\nmjaft e bukur. U k\u00ebnaqa shum\u00eb dhe m\u00eb ngeli n\u00eb mendje nj\u00eb th\u00ebnie e tij: \u201cDo ta\nkuptosh dallimin\u201d. Hip\u00ebm n\u00eb makin\u00eb dhe ai nuk ishte edhe aq i heshtur, m\u00eb b\u00ebnte\nmjaft komplimente, sidomos p\u00ebr trupin, i cili sipas tij, i kishte p\u00eblqyer q\u00eb\nher\u00ebn e par\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po p\u00ebr pun\u00ebn, \u00e7`do t\u00eb b\u00ebhet? &#8211; mora guximin dhe\ni thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Do t\u00eb shohim, mendoj se do ta rregulloj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kaluan dy dit\u00eb dhe asnj\u00eb telefon. I telefonova p\u00ebr\nt`i kujtuar se m\u00eb kishte nj\u00eb \u201cborxh\u201d. M\u00eb sakt\u00eb, i \u00e7ova nj\u00eb zile. P\u00ebr \u00e7udi,\nasnj\u00eb p\u00ebrgjigje. I telefonova dhe prita deri n\u00eb fund t\u00eb ziles t\u00eb hapte telefonin,\npor ai nuk e hapte. U habita. \u00c7`t\u00eb kishte ngjar\u00eb? Prita nja nj\u00eb gjys\u00ebm ore dhe\ni rash\u00eb prap\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb. M\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, u m\u00ebrzita shum\u00eb. I \u00e7ova nj\u00eb\nmesazh, ku i thoja se pse nuk m\u00eb p\u00ebrgjigjej dhe ai m\u00eb shkroi shkurt. \u201cJam i\nz\u00ebn\u00eb. Faleminderit p\u00ebr mir\u00ebkuptimin\u201d. Nuk i rash\u00eb m\u00eb ziles dhe fillova t\u00eb\nmendoja lloj-lloj gj\u00ebrash. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dit\u00ebt pasuan nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe un\u00eb e kisha b\u00ebr\u00eb\nzakon q\u00eb \u00e7do dit\u00eb ta merrja n\u00eb telefon. Asgj\u00eb nuk ndryshoi. Pas nj\u00ebfar\u00eb kohe,\nkur un\u00eb pothuajse kisha filluar t\u00eb harroja, m\u2019u p\u00ebrgjigj duke m\u00eb marr\u00eb n\u00eb\ntelefon dhe m\u00eb tha se ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb vinte atje ku t\u00eb doja un\u00eb. Eh, sa\nnjer\u00ebz t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm ka! Po kot nuk ka dal\u00eb ajo shprehja: \u201cT\u00eb tjer\u00eb na duan, t\u00eb\ntjer\u00eb duam, t\u00eb tjer\u00eb marrim\u201d. U takuam dhe \u00e7udia ime sa vinte e shtohej. Ai\nishte i magjepsur nga un\u00eb. Ia kaluam jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb. Ai ishte i\nmrekulluesh\u00ebm, aq sa harrova ta pyesja p\u00ebr pun\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe k\u00ebshtu kaloi. Avazi ishte i nj\u00ebjt\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb\nn\u00eb muaj telefoni, takimi, k\u00ebnaq\u00ebsia dhe n\u00eb fund, nj\u00eb \u201cmirupafshim\u201d e asgj\u00eb\ntjet\u00ebr. Prandaj, n\u00eb fillim thoja se nuk ke se si ta quash ndryshe k\u00ebt\u00eb lidhje, n\u00eb\ni th\u00ebn\u00e7in lidhje, as e \u00ebmb\u00ebl, as e hidhur, sa e bukur aq edhe e sh\u00ebmtuar, sa\narg\u00ebtuese, aq edhe stresuese. Nuk kam \u00e7\u2019t\u2019ju them m\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb histori ve\u00e7se\nburri i sht\u00ebpis\u00eb dhe rrushi i hardhis\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshmit dhe t\u00eb p\u00ebrkasin\nvet\u00ebm ty. I ke \u00e7do dit\u00eb kur t\u00eb duhen dhe nuk je z\u00ebvend\u00ebsuese.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo \u00ebsht\u00eb jeta, her\u00eb na serviret si e \u00ebmb\u00ebl e her\u00eb e hidhur, por jo \u00e7do njeri mund ta p\u00ebrjetoj\u00eb nj\u00eb moment nj\u00ebsoj, qoft\u00eb i hidhur, qoft\u00eb i \u00ebmb\u00ebl. Ka njer\u00ebz q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb fatkeq\u00ebsie nuk e jetojn\u00eb si t\u00eb till\u00eb. S`diskutohet se hidh\u00ebrohen, por nuk e p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb tjer\u00ebt dhe me at\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21057,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-21124","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21124","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21124"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21124\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21057"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}