{"id":21123,"date":"2019-02-20T19:00:57","date_gmt":"2019-02-20T18:00:57","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21123"},"modified":"2019-02-20T13:56:23","modified_gmt":"2019-02-20T12:56:23","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi20","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi20\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi!(20)"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijim..!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mund t\u00eb shkoj nj\u00eb minut\u00eb n\u00eb tualet? &#8211; i thash\u00eb policit t\u00eb dyt\u00eb me nj\u00eb v\u00ebshtrim lut\u00ebs. Ai, pa folur, ma b\u00ebri me kok\u00eb. U futa n\u00eb tualet dhe ndersa hapa dushin, i shkrova sms Ilias, nj\u00eb sms vet\u00ebm me tre fjal\u00eb: \u201cM\u00eb kapi policia!\u201d. Kisha d\u00ebgjuar se n\u00eb raste t\u00eb tilla nd\u00ebrhynte pronari dhe t\u00eb lironin shpejt, por kishte edhe raste kur rrije brenda edhe nj\u00eb apo dy dit\u00eb. M\u00eb shkoi mendja te \u00e7uni. \u00c7\u2019do t\u00eb b\u00ebhej me t\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ke dokumenta? &#8211; m\u00eb pyeti polici i vjet\u00ebr, sapo dola nga banja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po, &#8211; i thash\u00eb, jam vorioepiriote, kam leje-q\u00ebndrimi dhjet\u00ebvjecare dhe i\ntregova dokumentet<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; K\u00ebto jan\u00eb fotokopje, -m\u00eb tha, -nuk ke origjinalet?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; I mbaj n\u00eb sht\u00ebpi, -i thash\u00eb, &#8211; se kam frik\u00eb se mos m\u00eb humbasin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb q\u00eb ke ti, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; mund t\u00eb humbas\u00ebsh edhe vet\u00eb ndonj\u00eb\ndit\u00eb&#8230; \u00c7ohu t\u00eb ikim!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb erdhi shume zor kur zbrita nga ashensori n\u00eb hollin e hotelit e futur ne\nmes t\u00eb atyre burrave. M\u00eb dukej sikur te gjith\u00eb m\u00eb shikonin. Kur dola ne trotuar\ninstinktivisht mendova t\u2019ja mbathja vrapit, por e p\u00ebrmbajtja veten. \u201cKu do\nshkosh, budallaqe\u201d, i thash\u00eb vetes, ku do t\u00eb mbytesh?!\u201d&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ula kok\u00ebn q\u00eb ta mbuloja sa t\u00eb mundja fytyr\u00ebn me flok\u00eb dhe shpejtova hapat.\nP\u00ebrball\u00eb meje pash\u00eb Ilian q\u00eb po rrinte te hyrja e nj\u00eb dyqani dhe po m\u00eb\nshikonte. Nuk m\u00eb foli e as m\u00eb b\u00ebri ndonj\u00eb shenj\u00eb. Kishte frike, i shkreti&#8230;\nPolic\u00ebt m\u00eb \u00e7uan nga prapa hotelit dhe m\u00eb fut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb bardh\u00eb me targa\ncivile, q\u00eb e kishin parkuar aty&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cJa, m\u00eb doli edhe endrra, edhe parandjenja\u201d, thash\u00eb me vete. Kishte t\u00eb\ndrejte im at\u00eb q\u00eb thoshte se e marta \u00ebsht\u00eb ters. Ai nuk b\u00ebnte asnje pun\u00eb t\u00eb\nmart\u00ebn, ve\u00e7 gj\u00ebrave t\u00eb zakonshme. \u201cEshte ters\u201d, thoshte, nd\u00ebrsa mamaja e\nngacmonte gjithmon\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. \u201cK\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet, thoshte ai. Gjith\u00eb gjerat e\nk\u00ebqia n\u00eb jet\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndodhur dit\u00ebn e mart\u00eb&#8230;\u201d. \u201cPo mua, k\u00ebshtu m\u00eb ka ndodhur?\u201d,\nmendova. Nuk arrita t\u2019i jepja p\u00ebrgjigje k\u00ebsasj pyetjeje, se makina kishte\nndaluar para komisariatit te policis\u00eb&#8230; Ata m\u00eb zbrit\u00ebn nga makina dhe m\u00eb fut\u00ebn\nn\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb n\u00eb katin e par\u00eb. Ishte nj\u00eb zyr\u00eb e vogel me dritaret me xhama te\ntrashe, n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve kishte nj\u00eb rrjet\u00eb teli. N\u00eb nj\u00eb an\u00eb t\u00eb zyr\u00ebs ishte\nnj\u00eb tavolin\u00eb ku qe ulur nj\u00eb oficer i vjet\u00ebr me mustaqe i cili m\u00eb pyeti p\u00ebr\nemrin, mbiemrin, ditelindjen e adresen, m\u00eb mori \u00e7ant\u00ebn dhe gjith\u00eb gj\u00ebrat\npersonale, duke m\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb firmosja nj\u00eb procesverbal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Pastaj, pa me\nfolur fare, ia b\u00ebri me shenj\u00eb nj\u00eb polici t\u00eb ri q\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb prapa\nmeje, t\u00eb m\u00eb nxirrte jasht\u00eb. Ai m\u00eb shtyu leht\u00eb n\u00eb kurriz dhe m\u00eb drejtoi n\u00eb nj\u00eb\nkorridor t\u00eb gjat\u00eb. E ndjeva q\u00eb po me shikonte nga mbrapa. Nuk kishte faj. Isha veshur\nme nje minifund shum\u00eb t\u00eb bukur dhe me k\u00ebpuc\u00eb me taka t\u00eb larta, q\u00eb m\u2019i nxirrnin\nm\u00eb n\u00eb pah k\u00ebmb\u00ebt. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNdalo\u201d, m\u00eb tha ai nj\u00eb moment perpara nj\u00eb dhome me nj\u00eb der\u00eb me hekura dhe\nme nje vrim\u00eb te madhe katrore n\u00eb mes q\u00eb t\u00eb lejonte t\u00eb shihje brenda. Sapo hyra,\nme shpoi hundet nj\u00eb er\u00eb thartire. Brenda ishin dy zezak\u00eb. Me siguri, era e keqe\nvinte prej k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb palara dhe n\u00eb dhome nuk kishte as dritare, as\nndonje vrim\u00eb ajrimi. Sa hyra, dy zezak\u00ebt m\u2019i ngul\u00ebn syt\u00eb si t\u00eb bab\u00ebzzitur e nuk\nm\u2019i shqit\u00ebn m\u00eb. Kushedi sa kishin pa b\u00ebr\u00eb seks t\u00eb shkret\u00ebt! Nj\u00ebri u afrua t\u00eb m\u00eb\nfliste anglisht, por b\u00ebra sikur nuk kuptova. Or\u00ebt kalonin pa u ndjer\u00eb, por\naskush nuk kujtohej p\u00ebr mua. N\u00eb dhom\u00eb fut\u00ebn edhe nj\u00eb grua tjet\u00ebr zeshkane q\u00eb\nduhej t\u00eb ishte nga ato q\u00eb punonin rrug\u00ebve ne Omonia&#8230; Ajo filloi te me\ntregonte si e kishin kapur se ishte pa dokumente, se i kishte telefonuar burrit\ndhe ai do t\u2019i sillte dokumentet. Nuk i fola, nuk i b\u00ebja dot muhabet. Mendjen e\nkisha te \u00e7uni. Po sikur t\u00eb m\u00eb mbanin gjith\u00eb nat\u00ebn dhe t\u00eb nes\u00ebrmen? Po sikur t\u00eb\nm\u00eb fusnin n\u00eb burg? Mos m\u00eb p\u00ebrzinin n\u00eb Shqip\u00ebri? K\u00ebto mendime me rrihnin si \u00e7ekan\nn\u00eb kok\u00eb dhe ma shtonin m\u00eb shum\u00eb dhimbjen e saj. E keqja ishte se filloi t\u00eb m\u00eb\nvinte edhe p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb. K\u00ebt\u00eb ndjesi ma shtonte era e kembeve t\u00eb zezak\u00ebve&#8230;\nNxora nj\u00eb shami nga \u00e7anta e po e mbaja para goj\u00ebs me shprese se do t\u00eb ma\nlehtesonte pak eren e keqe, por, aha, gjith\u00e7ka ishte e kote. Mendoja t\u00eb k\u00ebrkoja\nt\u00eb dilja pak jasht\u00eb, por e permbajta veten. \u201cNuk je ne hotel, o budallaqe,\nthashe me vete, je ne polici&#8230;\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, para der\u00ebs u d\u00ebgjuan t\u00eb b\u00ebrtitura. \u201cPse nuk m\u00eb lat\u00eb t\u00eb vdisja,\npse m\u00eb nxor\u00ebt nga shinat?\u201d, b\u00ebrtiste nj\u00ebri me t\u00eb madhe. U hap dera dhe ne\nkat\u00ebrk\u00ebnd\u00ebshin e saj u duk nj\u00eb plak me mjek\u00ebr e me fytyr\u00eb t\u00eb gjakosur q\u00eb edhe\npse nuk e mbanin k\u00ebmb\u00ebt, kund\u00ebrshtonte polic\u00ebt e nuk i linte ta fusnin brenda.\nAta e shtyne me force e ai u perplas n\u00eb \u00e7imento. Menjehere, dhoma u mbush me\navujt e alkoolit. Kishte pir\u00eb si duket dhe ashtu i pir\u00eb, ishte hedhur ne shinat\ne trenit&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ti, hajde lart se t\u00eb k\u00ebrkon shefi, &#8211; me tha papritmas nj\u00ebri nga polic\u00ebt,\nnj\u00eb djal\u00eb i ri me floke t\u00eb qethura shume shkurt e me sy bojeqielli&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U ngrita. Ai me kapi nga krahu dhe po m\u00eb shtr\u00ebngonte shum\u00eb fort. E leviza\nkrahun si p\u00ebr ta kundershtuar, por ai me shtr\u00ebngoi akoma me fort.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb dhemb, &#8211; i thashe, &#8211; mos m\u00eb shtr\u00ebngo k\u00ebshtu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ou?! &#8211; beri sikur u habit ai dhe menjehere i leshoi muskujt, por filloi\nte me p\u00ebrk\u00ebdhelte dhe t\u00eb m\u00eb preke gjoksin me kurrizin e dores, duke vazhduar te\nme mbante prej krahu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEh, \u00e7\u2019m\u00eb gjeti me kete!\u201d, thash\u00eb me vete. Nuk fola, por shpejtova k\u00ebmb\u00ebt\nte ngjitesha ne katin siper, ku duhet te ishte shefi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Futu, kukla mu, &#8211; me tha ai duke me perkedhelur kurrizin dhe m\u00eb hapi\nderen e nje zyre t\u00eb madhe. Kjo ishte zyra e shefit. N\u00eb fakt nuk duhej t\u00eb ishte\nzyr\u00eb e ndonj\u00eb shefi t\u00eb madh, por e oficerit t\u00eb rojes, ndofta&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ulu, &#8211; me tha shefi duke m\u00eb par\u00eb me v\u00ebmendje. &#8211; I pashe te dhenat e tua,\n&#8211; me tha ai. &#8211; I verifikuam dhe gjith\u00e7ka e ke ne rregull, me perjashtim te\nkapjes ne flagranc\u00eb p\u00ebr aktivitet ilegal prostitucioni. Por, edhe pse je kapur\nn\u00eb flagranc\u00eb, do t\u00eb t\u00eb lirojme, se e ke p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Vet\u00ebm kujdes,\ntjet\u00ebrher\u00eb, &#8211; tha, &#8211; her\u00ebn e dyt\u00eb nuk do ta kesh kaq t\u00eb leht\u00eb. Ik tani, &#8211; me\ntha, &#8211; merr sendet personale dhe ik&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me siguri, kishte nd\u00ebrhyr\u00eb \u201czyra\u201d, se nuk kishte mundesi t\u00eb m\u00eb lironin\nk\u00ebshtu. Nejse, \u00e7\u2019me duhej mua, r\u00ebnd\u00ebsi kishte q\u00eb do t\u00eb isha e lire&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di se sa or\u00eb kisha ndenjur e mbyllur aty brenda, por kur dola jasht\u00eb,\npashe se po zbardhej. Mora frym\u00eb thelle, nj\u00eb her\u00eb, dy, tre&#8230; Nuk ngopesha duke\nmarr\u00eb fryme. \u201cSa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb liria!\u201d, mendova. Dhe k\u00ebt\u00eb e vlereson\nvet\u00ebm kur nuk e ke&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nxora celularin te merrja Ilian, por ai ma mbylli sa i rash\u00eb numrit. \u201cKushedi\nku \u00ebsht\u00eb\u201d, mendova, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb d\u00ebgjova z\u00ebrin e tij t\u00eb m\u00eb thoshte: \u201cJam k\u00ebtu,\nkukla mu\u201d. Po m\u00eb priste n\u00eb trotuar. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kam nj\u00eb or\u00eb q\u00eb po t\u00eb pres, &#8211; m\u00eb tha ai. &#8211; M\u00eb lajm\u00ebruan nga zyra se do te\ndilje shpejt, por ti u vonove, nuk e di pse. U m\u00ebrzite? &#8211; m\u00eb pyeti ai. &#8211; E\nkishe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; ishte nj\u00eb tmerr i v\u00ebrtet\u00eb, as armikun mos e pafsh aty\nbrenda!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shyqyr q\u00eb kemi afendikoin t\u00eb fuqishem, &#8211; tha ai. &#8211; Sa t\u00eb kemi ate, nuk do\nt\u00eb kemi probleme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nd\u00ebrhyn gjithmon\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po, sa her\u00eb q\u00eb ka probleme, qoft\u00eb edhe t\u00eb vogla, i merr vet\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr.\nEdhe kur me kane bllokuar makin\u00ebn polic\u00ebt p\u00ebr fajin tim, m\u00eb ka ndihmuar &#8211; tha\nai. &#8211; \u00cbsht\u00eb shume korrekt dhe b\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt. Nuk jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\nk\u00ebshtu. Kam punuar me njerin q\u00eb t\u00eb linte n\u00eb balt\u00eb kur t\u00eb kapte policia. Me k\u00ebt\u00eb\nnuk ka ndodhur asnjehere k\u00ebshtu. Ka shum\u00eb lidhje se ka punuar n\u00eb polici para se\nt\u00eb dilte ne pension. Jemi zyra num\u00ebr 1 n\u00eb Athin\u00eb: Kemi jo vet\u00ebm vajzat m\u00eb t\u00eb\nbukura, por edhe pronarin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm&#8230; &#8211; tha ai duke qeshur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk besoj se jane vetem lidhjet, edhe duhet te paguaje&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Patjeter q\u00eb paguan, pse, per vete i mban te gjitha leket q\u00eb fiton ai? Po nuk pagove, ke marr\u00eb fund. Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb paguash, aq m\u00eb i fuqish\u00ebm dhe aq me i mir\u00eb je. E di ti q\u00eb ne i kemi tarifat me te larta n\u00eb Athine? E megjithat\u00eb, kemi pun\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. Se njer\u00ebzit kur paguajne m\u00eb shume, u shijon m\u00eb shum\u00eb&#8230; Sa m\u00eb i shtrenjt\u00eb t\u00eb jet\u00eb, aq m\u00eb i mir\u00eb u duket&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijon&#8230;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vijim..! &#8211; Mund t\u00eb shkoj nj\u00eb minut\u00eb n\u00eb tualet? &#8211; i thash\u00eb policit t\u00eb dyt\u00eb me nj\u00eb v\u00ebshtrim lut\u00ebs. Ai, pa folur, ma b\u00ebri me kok\u00eb. U futa n\u00eb tualet dhe ndersa hapa dushin, i shkrova sms Ilias, nj\u00eb sms vet\u00ebm me tre fjal\u00eb: \u201cM\u00eb kapi policia!\u201d. Kisha d\u00ebgjuar se n\u00eb raste t\u00eb tilla nd\u00ebrhynte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21114,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2213],"class_list":["post-21123","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-prostituta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21123"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21123\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}