{"id":21095,"date":"2019-02-18T16:00:33","date_gmt":"2019-02-18T15:00:33","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21095"},"modified":"2019-02-18T13:38:29","modified_gmt":"2019-02-18T12:38:29","slug":"%ef%bb%bfti-ishe-i-magjishem-shpirti-im","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfti-ishe-i-magjishem-shpirti-im\/","title":{"rendered":"\ufeffTi ishe i magjish\u00ebm, shpirti im!"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<p>Kisha kohe pa e d\u00ebgjuar zerin tend, aq shume sa nuk e njihja me! Brenda\nmeje di\u00e7ka me mungonte, s\u2019e di&#8230; nuk arrija dot t\u2019i vija nje emer, por kur e\ndegjova, di\u00e7ka u ndez brenda meje. Ndoshta kishe lene vetem prush qe vazhdonte\nte qendronte ndezur e, pa e kuptuar, kur i &#8220;fryve&#8221;, ai u ndez. Ishte\nnje dite e ftohte. Hundet dhe syte me ishin skuqur aq shume sa edhe filluan te\nme dhimbnin; nje dite tipike dimri tiranas. Binte shi i imet, rruget ishin\nmbytur ne balte e kur ecje ne trotuar, pllakat q\u00eb ti mund te mendoje se ishin\nte rregullta, kercisnin perpjet\u00eb sapo vendosje kemben dhe beheshe pis. Pa\nkuptuar, filloi nje loje ku arrije te fantazoje nese pllaka ku ti do te\nvendosje kemben do te kerciste apo jo. Kur degjova telefonin, u tremba paksa\nsepse kisha hyre ne te thella. E ngrita dhe zeri qe degjova nga ana tjeter, se\u00e7\nndezi di\u00e7ka brenda meje.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Pershendetje! Pershendetje! &#8211; thashe une vetvetiu, pa e kuptuar kush\nishte. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk e di nese me mban mend, por ne kemi qene ne shkolle te mesme bashke!\n\u2013 tha z\u00ebri. &#8211; Jam Visi, i gjate, zeshkan. Gjithmon\u00eb beje shaka me mua e me\nthoje se kishin filluar te me dilnin briret per shkak te dy xhungave qe kam ne\nballe. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Patjeter qe po, me kujtohesh! &#8211; thashe pa i lene kohe te mbaronte fjalen.\nOh, \u00e7fare kujtimesh mbeshtollen njekohesisht mendjen dhe trupin tim! Ai ishte\nmiku im me i mire, njeriu qe une mund t\u2019i besoja gjith\u00e7ka. Ishte gjithmone i\npranishem ne \u00e7do hap timin. Mund te diskutonim me ore te tera dhe, pa e kuptuar,\nato fluturonin, ndersa ne na dukeshin vetem pak minuta. Mbasi u largova nga\nvendi i humbem lidhjet, por kisha pothuajse dy muaj qe isha kthyer dhe u \u00e7udita\nkur degjova qe ai e kishte marre vesh. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E di qe nuk te kam harruar? I shoh shpesh fotografite qe kemi bere\natehere! Me mungon shume koha qe kalonim s\u00eb bashku! S\u2019e di ti, por mua me do te\nme pelqente te takoheshim serish. He, si thua?<\/p>\n\n\n\n<p>Instiktivisht, pohova. Qenia ime kishte vendosur me pare se mendja. Ajo\ndonte serish qe te takonte ate, t\u2019i fliste, ta shihte kur me veshtronte me ata\nsy qe i shkelqenin. Me mungonte aq shume&#8230; E lame te dilnim mbasdite. Te dyve\nnuk po na pritej te shiheshim. Valle do te ishte si atehere?! A do te ishim aq\nkompakt perseri?! Shpejtova hapin per te shkuar ne shtepi. Desha te behesha\ngati, te beja nje banje, te zgjidhja rrobat qe do vishja. S\u2019e di, por desha te\nisha rrezatuese ne syte e tij, si atehere kur isha ne shkolle, ku n\u00eb \u00e7do gje qe\nbeja, doja q\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb isha perfekte. Nuk i kreha floket ne parukeri se mbaj\nmend qe atij i pelqenin ka\u00e7urrelat e mia e shpesh lozte me to. E adhuroja ate\nnjeri! Ishte person i matur ne ate qe thoshte. Keshtu e mbaj mend: Te qeshur, shakaxhi.\nNuk e di, por e kaluara me pushtoi aq fort saqe harrova se ne \u00e7&#8217;kohe ndodhesha.\nMe pushtoi aq shume ne krahet e saj saqe po ndihesha perseri 17-vje\u00e7are. Isha\npothuajse gati kur me ra serish telefoni. Ishte ai, Visi. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Deshiron te vij te te marr me makine? &#8211; me pyeti pasi me pershendeti. Kesaj\nhere e njoha zerin e tij dhe serish u ndjeva \u00e7uditshem. Ndoshta ishte faji i se\nkaluares, i kohes qe kishim kaluar bashke, sepse une nuk nuk isha ndjere me\nashtu me tjeter njeri. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po, patjeter, nese per ty nuk do te ishte shqetesim&#8230; &#8211; iu pergjigja. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Oh jo, absolutisht, &#8211; m\u2019u pergjigj, &#8211; eshte kenaqesi!<\/p>\n\n\n\n<p>Dikur ai me shoqeronte per ne shtepi, sepse une e kisha bezdi te kthehesha\nvetem. Me kujdes i tregova adresen. Une ndodhesha ne ate shtepi ku ndodhesha 10-vjet\nme pare. Kaq mjaftoi dhe ai me nderpreu e tha: <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Thua qe e kam harruar shtepine tende?! &#8211; qeshi nen ze e vazhdoi &#8211; Per\npese minuta jam aty. <\/p>\n\n\n\n<p>Ndjeja emocione. Fillova te dridhesha pa e kuptuar. Isha aq e lumtur, sa\nmend fluturoja! E me te vertete, ai, nuk u vonua. Shiu kishte pushuar nderkohe e\nne qiellin gri, rete dukej sikur vallezonin. Disa zogj te vegjel fluturonin e cicerimat\ne tyre te jepnin nje kenaqesi te ve\u00e7ante. Valle isha vet\u00ebm une qe e ndjeja di\u00e7ka\nte tille?!<\/p>\n\n\n\n<p>Kur degjova borin\u00eb e makines, fluturova ne dritare e, kur e pashe, fillova\nte ndjeja akoma me shume ankth e g\u00ebzim s\u00eb bashku. Zemra po me hidhej perpjete. Mbylla\nsyte fort dhe fillova te qetesoja veten. Nuk kisha arsye te ndihesha si femije:\n\u201cOh, ai eshte nje mik i mire dhe kaq\u201d, mendova, shtr\u00ebngova duart fort e i\nthashe vetes: \u201cBoll, qetesohu e merr fryme thelle\u201d. Vesha kepucet, pallton, mora\n\u00e7anten e fillova te zbrisja shkallet. Desha te vrapoja, por e mbajta veten. Nje\necje normale, do te ishte me e fisme sesa te dukesha si adoleshente qe vraponte\nshkalleve, por e tille ndihesha; adoleshente, adoleshente, adoleshente! Visi\nkishte dale nga makina e po me priste jashte saj me nje gonxhe trendafili. \u201cAh,\nsa gje e kendshme!\u201d, mendova dhe fillova te dridhesha akoma ma shume. U\nshtrengova serish dhe e urdherova veten qe te ndaloja te dridhurat e ankthin qe\nme kish pushtuar. Ai nuk kishte ndryshuar shume, vetem ishte dobesuar pak e\nkishte vene syze. Ishte bere goxha i kendshem&#8230; Kishte veshur pantallona stofi\ngri me viza te holla te bardha, kemishe te bardhe e pallto tre\u00e7erek\u00ebshe po\nprape gri. I dhame dor\u00ebn njeri-tjetrit e po shiheshim ne sy. Me puthi ngadale\nne faqe e peshperiti: <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E mrekullueshme, si gjithnje! &#8211; e me dha gonxhen qe mbante ne dore. <\/p>\n\n\n\n<p>Une kisha veshur fund te shkurter te zi kadife me bluze te bardhe gjysem\ngolf. Floket ishin derdhur mbi pallto e dukej sikur vallezonin. M\u2019i preku\nfloket ngadal\u00eb, aq ngadale sikur ne duart e tij mbante di\u00e7ka prej kristali e\nkishte frike mos e thyente. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ikim! &#8211; tha ngadale, duke thyer heshtjen.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ikim! &#8211; vetem pohova se nuk po mundesha te flisja. U futem ne makine e\nmor\u00ebm rrugen per te shkuar ne lokal.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Do t\u00eb t\u00eb \u00e7oj ne nje vend qe eshte bere i ri, eshte bukur, prane liqenit,\nku arkitektura e lokalit eshte gershetuar bukur me natyren. <\/p>\n\n\n\n<p>Pohova dhe buzeqesha. Filloi te me pyeste se si e kisha kaluar gjithe kete\nkohe jashte. Fillova t\u2019i tregoja se isha ndare me tim shoq per arsye\nmosmirekuptimi. Kisha kohe qe mbaja nje sy mbyllur e nje vesh shurdh, por nuk\nmundja me sepse gjendja midis nesh sa vinte e veshtiresohej. Nuk kishte kuptim\nqe une te kujtoja gjendjen time te asaj kohe. I isha larguar asaj kohe e desha\nta harroja. Mendoj se njeriu ka nevoje te harroj\u00eb paksa, ve\u00e7se paksa, se per me\nshume nuk te duhet, sepse eshte nje eksperience qe te nevojitet per te mos\ngabuar serish. Shkuam te lokali q\u00eb me te vertete ishte i magjishem. Biseda\nmidis nesh rrodhi natyrsh\u00ebm. Ai, mbasi mbaroi te mesmen, kishte vazhduar te\nlart\u00ebn per Ekonomi-Biznes e tashme punonte prane nje firme ndertimi. Jeta e tij\nsentimentale kishte qene e pafat, si e imja. Sapo i kishte dhene fund nje\nlidhjeje disa vje\u00e7are sepse ishin shume te ndryshem. Hera-heres e veshtroja\nduke dashur vetem te rrija ashtu, pa folur. Ai me veshtronte me ata sy qe\nkishin nje pamje mrekullisht te qete dhe te bukur. Njer\u00ebzit ne lokal shkembenin\ncop\u00ebza frazash, por per ne, ata nuk ekzistonin. E shihja ate e me dukej sikur\nkishte dale nga tjeter bote. Ai ishte i lumtur dhe une, tjeter njeri. Per nje\nmoment, me erdhi ta puthja dhe gjithe kjo nate kaq magjiplot\u00eb te ishte vetem e\njona, te me pushtonte fort ne krahet e tij e koha te ndalonte aty. Kur u\nngritem, filluan te binin pikat e para te shiut. Ishte nje shi i imet, i bute e\ni ngadalte. Filluan te me lageshin floket, buzet e dora e tij rreshqiti ngadale\nmbi timen. U futem ne makine. Ngriti doren e me shpupuriti floket per te\nlarguar pikat e shiut. U afrua ngadal\u00eb, me puthi lehte e une iu pergjigja\nputhjes se tij. Nje vale e nxehte pershkoi trupin. Per nje moment, u shkeput e\ntha: <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Me fal, me fal, nuk desha&#8230; &#8211; Ktheu koken e ndezi menj\u00ebher\u00eb makinen. Ndoshta\nkisha bere gabim qe iu pergjigja puthjes se tij?! Buzet e tij ishin kaq tunduese\nsa nuk u rezistova dot. Na kishte ndodhur edhe nje here, vite me pare, ne nje\nditelindje, me sa mbaj mend. Ishim duke kercyer e s\u2019e di se si ndodhi. Edhe\natehere me kerkoi te falur dhe e evituam nj\u00ebri-tjetrin per nje muaj te tere. Por\nndodhi serish e une nuk desha te ndodhte perseri qe te mos e shihja. Rruga per\nne shtepi u shoqerua nga heshtja. Desha ta thyeja ate heshtje, por nuk dija se\nsi. Ne sfond degjohej kenga \u201cSave the last dance\u201d e neve na pelqente aq shume\najo kenge! Po i afroheshim shtepise time&#8230; Makina ndaloi para pallatit. Ai me\nveshtroi e buzeqeshi. Nuk e di se \u00e7fare mendonte, por une i dija mendimet e mia\ne nuk desha qe ai te largohej keshtu. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Me pelqeu&#8230; &#8211; i thashe ngadale. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7fare? <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Puthja&#8230; me pelqeu &#8211; thashe perseri. E ngrita koken dhe e pashe ne sy. Ai\nme perqafoi fort, fort e me puthi serish, serish, serish&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>Nata ngadal\u00eb po largohej e mengjesi po zinte vendin e saj. Ata nuk e dinin\nqe kishin &#8220;spektatore&#8221; qe kishin ndjekur levizjet e tyre, por ne, po&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kisha kohe pa e d\u00ebgjuar zerin tend, aq shume sa nuk e njihja me! Brenda meje di\u00e7ka me mungonte, s\u2019e di&#8230; nuk arrija dot t\u2019i vija nje emer, por kur e degjova, di\u00e7ka u ndez brenda meje. Ndoshta kishe lene vetem prush qe vazhdonte te qendronte ndezur e, pa e kuptuar, kur i &#8220;fryve&#8221;, ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-21095","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21095","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21095"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21095\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21095"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21095"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}