{"id":21074,"date":"2019-02-16T16:00:33","date_gmt":"2019-02-16T15:00:33","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21074"},"modified":"2019-02-16T15:39:26","modified_gmt":"2019-02-16T14:39:26","slug":"%ef%bb%bfpo-e-paguaj-me-para-kete-lidhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfpo-e-paguaj-me-para-kete-lidhje\/","title":{"rendered":"\ufeffPo e paguaj me para k\u00ebt\u00eb lidhje!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tani jam 50 vje\u00e7e dhe, kur kam qen\u00eb e re, kam par\u00eb e d\u00ebgjuar mjaft, kam\npatur t\u00eb dashur jasht\u00eb martese, por kisha shum\u00eb inat kur grat\u00eb dashurojn\u00eb burra\nm\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb mosh\u00eb. Nuk e di pse, por nuk m\u00eb p\u00eblqente kjo gj\u00eb. Populli thot\u00eb\n\u201c\u00c7`t\u00eb qesh\u00ebsh do t\u00eb vesh\u00ebsh\u201d dhe un\u00eb k\u00ebshtu e p\u00ebsova. Tani, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, jam\ndashuruar me nj\u00eb burrr\u00eb 10 vjet m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se un\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashkull q\u00eb t\u00eb\nmbeten syt\u00eb tek ai. Nuk diskutohet q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb mrekullia vet\u00eb, por edhe t\u00eb\ntjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb k\u00ebtij mendimi. Ai erdhi nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb pun\u00ebn ku punoja. Nga e larg\ne pash\u00eb dhe meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb edhe i gjat\u00eb, m\u00eb ra n\u00eb sy menj\u00ebher\u00eb. &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kishte pun\u00eb te nj\u00eb shoqja ime p\u00ebr nj\u00eb\ndokument i cili nuk i takonte dhe kishte mbetur n\u00eb mes t\u00eb korridorit i\npashpres\u00eb. Iu afrova. Un\u00eb vet\u00eb jam natyr\u00eb e shkath\u00ebt dhe gjithmon\u00eb u flas e\npara burrave. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; A mund t\u2019ju ndihmoj? &#8211; i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Faleminderit, por \u00ebsht\u00eb e pamundur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pa ta shohim nj\u00ebher\u00eb! Ua, po kjo \u00ebsht\u00eb e mundur, mos i humb shpresat kaq\nshpejt! Eja se t\u00eb ndihmoj un\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po ajo zonja m\u00eb tha se\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; L\u00ebre zonj\u00ebn, ajo nuk e di se je \u201ckush\u00ebriri\u201d im. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkova te Moza, e paraqita si kush\u00ebri dhe ajo shkeli rregullat sepse nuk i\nkisha r\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb qaf\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ajo pun\u00eb u rregullua. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ju faleminderit, tani m\u00eb lejoni t`ju qeras. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ja, m\u00eb prisni sa t`i them pak koleges se mos m\u00eb zem\u00ebrohet q\u00eb po pi kafe\npa t\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po merre edhe shoqen! &#8211; m\u00eb tha ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ashtu b\u00ebra. Shoqja ishte disa vjet m\u00eb e re se un\u00eb dhe ai, detyrimisht,\ngjat\u00eb kafes e shikonte me nj\u00eb sy ngacmues. Ajo fliste pak, k\u00ebshtu q\u00eb fola vet\u00ebm\nun\u00eb. Ai fliste me mua, por t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk m\u00eb shihte me syrin q\u00eb shihte\nat\u00eb. Nejse, un\u00eb b\u00ebra t\u00eb mundur t\u00eb lidhesha vet\u00eb me t\u00eb. Tani kemi pes\u00eb vjet q\u00eb\njemi t\u00eb lidhur. Ai m\u00eb do, por nuk mendoj se ju do t\u00eb thoni k\u00ebshtu kur t\u00eb\nmbaroni s\u00eb lexuari historin\u00eb time&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fillim lidhja jon\u00eb ishte si gjith\u00eb t\u00eb tjerat, ku detyrimet kryesore\nfinanciare i ka mashkulli. M\u00eb trajtonte si shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. M\u00eb thoshte:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Si e ke trupin, si 30 vje\u00e7! Kur jam me ty, m\u00eb duket vetja shum\u00eb m\u00eb i vjet\u00ebr\nse ti. Me duket sikur un\u00eb jam dhjet\u00eb vjet m\u00eb i madh. Mosha jote jan\u00eb t\u00eb\npamartuara. Ti e mban veten shum\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lumi i l\u00ebvdatave ishte i pafund. Un\u00eb ndjehesha shum\u00eb mir\u00eb me t\u00eb dhe\nkomplimentet e tij m\u00eb p\u00eblqenin. Kur un\u00eb shprehja ndonj\u00eb m\u00ebrzi p\u00ebr ndryshimin n\u00eb\nmosh\u00eb, ai m\u00eb thoshte se t\u00eb gjitha femrat VIP n\u00eb bot\u00ebn e artist\u00ebve, kan\u00eb lidhje\nsi kjo e jona. M\u00eb fliste p\u00ebr Demi Mur, Madon\u00ebn etj. Un\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se e besoja\n\u00e7ilt\u00ebrsin\u00eb e tij, por po jetoja momentin. Nuk kaloi shum\u00eb dhe dhelpra e nxori\nkok\u00ebn. Tamam dhelp\u00ebr, se \u00ebsht\u00eb mjaft dinak! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas nj\u00ebfar\u00eb kohe, ai nuk m\u00eb telefononte shpesh dhe kur un\u00eb e pyesja, m\u00eb\nthoshte se kishte r\u00ebn\u00eb puna dhe nuk po fitonte m\u00eb si m\u00eb par\u00eb. Un\u00eb i blija\nndonj\u00eb kart\u00eb dhe ia nisja numrat me mesazh. Ai, pasi i shkonte karta, m\u00eb merrte\ndhe flisnim, por edhe kjo ndryshoi. Un\u00eb i blija kart\u00ebn dhe ai m\u00eb \u00e7onte vet\u00ebm\nzile. L\u00ebre k\u00ebt\u00eb, po ai nuk vinte m\u00eb t\u00eb m\u00eb takonte dhe k\u00ebshtu, detyrohesha un\u00eb\nt\u00eb shkoja tek ai. Merrja taksi dhe shkoja atje ku punonte. Dhe telashet nuk\nkan\u00eb t\u00eb sosur. Shkoja me mendjen p\u00ebr ta ndar\u00eb, t\u00eb zihesha dhe t`i thoja se ai\nnuk me donte, por donte vet\u00ebm gj\u00ebra materiale nga un\u00eb, por ai m\u00eb priste me \u00ebmb\u00eblsi\ndhe ato or\u00eb q\u00eb kalonim bashk\u00eb, ishin t\u00eb paharrueshme. Ai m\u00eb \u00e7onte n\u00eb vende\nshum\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb k\u00ebnaqte me natyr\u00ebn e tij shum\u00eb t\u00eb qeshur, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb\nmenj\u00ebher\u00eb pendohesha p\u00ebr \u00e7far\u00eb kisha menduar rrug\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndjeheshe e bukur, e re dhe e lumtur, pra, nuk mund t\u00eb ndahesha\nnga ai. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb tha: \u201cDo t\u00eb t\u00eb prezantoj me ca shok\u00eb t\u00eb mit\u00eb. Na presin te\nnj\u00eb lokal n\u00eb breg t\u00eb detit\u201d. Shok\u00ebt e tij ishin po aq gazmor\u00eb sa ai dhe ia\nkaluam aq mir\u00eb! Kjo pun\u00eb vazhdoi gjithmon\u00eb. Takoheshim me shok\u00ebt e tij dhe\nk\u00ebnaqeshim, dukej sikur un\u00eb isha gruaja e tij dhe po k\u00ebnaqesha me shoq\u00ebrin\u00eb e\nburrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithmon\u00eb ai m\u00eb thoshte: \u201cNuk kam para t\u00eb mjaftueshme, a ke t\u2019i shtosh ti?\u201d\ndhe un\u00eb, nga krenaria, nuk thoja asnj\u00ebher\u00eb \u201cjo\u201d. Nganj\u00ebher\u00eb i kisha marr\u00eb edhe\nborxh lek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shkuar tek ai, por asnj\u00ebher\u00eb nuk i thoja \u201cnuk kam\u201d. Pak nga\npak, un\u00eb nisa t\u2019i paguaja atij t\u00eb gjitha shpenzimet, madje edhe hotelin dhe ato\nq\u00eb hanin e pinin shok\u00ebt e tij, pra, \u00e7do gj\u00eb. K\u00ebshtu vazhduam; un\u00eb paguaja p\u00ebr\nqejfin q\u00eb b\u00ebja. Mua, burri m\u00eb ka vdekur dhe jam e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb, por\nq\u00eb t\u00eb m\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu nuk e merrja dot me mend. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb, kur u takuam, m\u2019u duk tep\u00ebr i m\u00ebrzitur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb ke zem\u00ebr? Pse je i m\u00ebrzitur, t\u00eb ka ndodhur ndonj\u00eb gj\u00eb nga sht\u00ebpia?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Edhe po, edhe jo. Nuk e di si ta them, m\u00eb vjen turp.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Turp nga un\u00eb? Po ti je njeriu m\u00eb i dashur p\u00ebr mua! Un\u00eb p\u00ebr ty do t\u00eb b\u00ebja\n\u00e7do gj\u00eb. Si mund t\u00eb t\u00eb ndihmoj?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Eh, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje se nuk mund t\u00eb b\u00ebsh \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr mua. &#8211; m\u00eb tha\npa i ngritur syt\u00eb &#8211; por kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Un\u00eb t\u00eb dua dhe mund t\u00eb jap edhe jet\u00ebn p\u00ebr ty. N\u00eb jet\u00ebn time nuk kam\ndashur njeri si ty, prandaj ki besim tek un\u00eb dhe m\u00eb thuaj p\u00ebr \u00e7far\u00eb ke nevoj\u00eb?\n&#8211; i thash\u00eb sepse ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Aq shum\u00eb e doja dhe e dua sa nuk gjej fjal\u00eb\nta shpreh, vet\u00ebm me vepra mund ta shprehja. Isha e gatshme t\u00eb b\u00ebja p\u00ebr t\u00eb \u00e7do\ngj\u00eb, t\u00eb mundur e t\u00eb pamundur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mir\u00eb, po ta them, por ti do t\u00eb b\u00ebsh vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur. &#8211; me\nk\u00ebto fjal\u00eb ai b\u00ebri q\u00eb p\u00ebr mua t\u00eb mos kishte limite n\u00eb at\u00eb gj\u00eb do t\u00eb b\u00ebja p\u00ebr\nt\u00eb. &#8211; Kam nj\u00eb vit q\u00eb nuk kam paguar qiran\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb dhe sot erdhi pronari e\nm\u00eb tha t\u00eb dilnim jasht\u00eb bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt dhe gruan. Nuk e di si t`ia b\u00ebj. T\u00eb\nthash\u00eb se nuk mund t\u00eb m\u00eb ndihmosh&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U mendova pak dhe i thash\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; I dashur, do ta zgjidhim edhe k\u00ebt\u00eb. Do t`i gjej un\u00eb parat\u00eb. P\u00ebr dy dit\u00eb\ndo t\u00eb t\u2019i sjell. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; O, ti je p\u00ebr mua gjith\u00e7ka! &#8211; tha ai dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi e m\u00eb b\u00ebri t\u00eb harroja\n\u00e7do gj\u00eb. K\u00ebt\u00eb efekt kishin p\u00ebrqafimet e tij tek un\u00eb. M\u00eb b\u00ebnin t\u00eb fluturoja\nlart, drejt qiellit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U ktheva n\u00eb sht\u00ebpi dhe nuk kisha koh\u00eb t\u00eb mendohesha dy her\u00eb. Shkova t\u00eb\naplikoja p\u00ebr nj\u00eb kredi dhe pasi e kreva me nj\u00eb pafund\u00ebsi shkresash, arrita t\u00eb merrja\nparat\u00eb. Pas dy dit\u00ebsh u nisa ta takoja. Tanim\u00eb, t\u00eb m\u00eb merrte n\u00eb telefon, as nuk\nmund ta \u00e7oja n\u00ebp\u00ebr mend, nuk prisja nga ai asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 dashuris\u00eb dhe v\u00ebmendjes\nq\u00eb m\u00eb kushtonte kur ishim bashk\u00eb. Akoma nuk kam arritur t\u00eb m\u00ebsoj n\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\nmallkim apo bekim. Her\u00eb ndjehesha e lumtur, her\u00eb mendoja vet\u00ebm se si do ta\nlargoja nga jeta ime. Kur ia \u00e7ova lek\u00ebt, ai u g\u00ebzua shum\u00eb dhe un\u00eb u ndjeva e\nqet\u00eb se kjo kishte r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr mua, q\u00eb ta b\u00ebja t\u00eb lumtur ashtu si m\u00eb b\u00ebnte ai\nmua. Kishte nj\u00eb ndryshim lumturia ime me t\u00eb tij\u00ebn. Ai lumturohej kur un\u00eb\npaguaja qejfet me shok\u00ebt e tij, n\u00eb tavolina me nga 15 vet\u00eb, kur paguaja\nudh\u00ebtimet e fundjav\u00ebs e tani po lumturohej p\u00ebr parat\u00eb q\u00eb do t\u2019i paguaja p\u00ebr\nsht\u00ebpin\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb lumturohesha nga dashuria q\u00eb m\u00eb jepte, nga \u00e7astet e bukura\nq\u00eb kalonim bashk\u00eb. Ja pra, edhe k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa gj\u00ebra q\u00eb un\u00eb i cil\u00ebsova si\nm\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019jua th\u00ebn\u00eb, se p\u00ebr t\u00eb kam b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb materialisht.\nEdhe rrobat un\u00eb ia blej dhe t\u00eb mendosh se un\u00eb kam nj\u00eb rrog\u00eb shteti dhe ai \u00ebsht\u00eb\nme biznes. Por kjo qenka jeta! \u00c7do lumturi e ka nj\u00eb \u00e7mim dhe kjo e imja e ka\npak t\u00eb lart\u00eb. Tani, m\u00eb thoni, si mendoni, m\u00eb do apo s`m\u00eb do?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb kam koh\u00eb q\u00eb jam shum\u00eb e shp\u00ebrqendruar dhe nuk mund t\u00eb vendos se \u00e7\u2019do t\u00eb\nb\u00ebj n\u00eb t\u00eb ardhmen, k\u00ebshtu q\u00eb po jetoj t\u00eb tashmen. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tani jam 50 vje\u00e7e dhe, kur kam qen\u00eb e re, kam par\u00eb e d\u00ebgjuar mjaft, kam patur t\u00eb dashur jasht\u00eb martese, por kisha shum\u00eb inat kur grat\u00eb dashurojn\u00eb burra m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb mosh\u00eb. Nuk e di pse, por nuk m\u00eb p\u00eblqente kjo gj\u00eb. Populli thot\u00eb \u201c\u00c7`t\u00eb qesh\u00ebsh do t\u00eb vesh\u00ebsh\u201d dhe un\u00eb k\u00ebshtu e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21075,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249,2262],"class_list":["post-21074","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori","tag-jete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21074"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21074\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21075"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}