{"id":21056,"date":"2019-02-15T20:00:11","date_gmt":"2019-02-15T19:00:11","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21056"},"modified":"2019-02-15T19:16:14","modified_gmt":"2019-02-15T18:16:14","slug":"do-jetoj-dot-edhe-pa-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/do-jetoj-dot-edhe-pa-te\/","title":{"rendered":"Do jetoj dot edhe pa t\u00eb?"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Jam Rimi nga\nGramshi, 35 vje\u00e7. Kam 13 vjet martes\u00eb. Kam dy muaj q\u00eb jetoj vet\u00ebm. Nusja m\u00eb la\nse u keqkuptova me v\u00ebllez\u00ebrit e saj. Un\u00eb at\u00eb e dua, pa at\u00eb jeta ime \u00ebsht\u00eb e\nkot\u00eb. Un\u00eb p\u00ebr nusen time e cila quhet Linda, hodha familjen time se nuk i donte\najo. Un\u00eb p\u00ebr at\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka, edhe jet\u00ebn e jap, se e dua shum\u00eb. Ajo iku\nn\u00eb Shqip\u00ebri me 24 gusht, vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb fola n\u00eb telefon sa ishte me njer\u00ebzit e\nsaj. Nuk e ndjeja shum\u00eb munges\u00ebn e saj. Ndihesha m\u00eb i qet\u00eb, por ajo ka 10 dit\u00eb\nq\u00eb ka ardhur n\u00eb Greqi e nuk di ku ndodhet. Njer\u00ebzit e saj e din\u00eb, por nuk m\u00eb\ntregojn\u00eb. \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj un\u00eb q\u00eb at\u00eb e dua shum\u00eb? Kam 10 dit\u00eb q\u00eb nuk flej gjum\u00eb as\ndit\u00ebn, as nat\u00ebn. Nuk m\u00eb shkohet n\u00eb sht\u00ebpi. Shoh \u00ebndrra sikur e kam pran\u00eb. Flas\nme veten time&#8230; Un\u00eb pa at\u00eb nuk e dua m\u00eb jet\u00ebn time. Nuk m\u00eb punon as mendja, as\nnuk punoj dot, as nuk ha buk\u00eb, vet\u00ebm cigare e kafe pi. Ju lutem, m\u00eb ndihmoni, \u00e7far\u00eb\nt\u00eb b\u00ebj, sepse nuk jam aspak mir\u00eb? Jam edhe vet\u00ebm, nuk kam njeri t\u00eb m\u00eb thot\u00eb nj\u00eb\nfjal\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ju lutem, m\u00eb ndihmoni sepse jam shum\u00eb keq. Jetoj n\u00eb Nafljo t\u00eb\nGreqis\u00eb. Pres p\u00ebrgjigjen tuaj. Faleminderit. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Redaksia:<\/em><\/strong><strong> &#8211; <\/strong>I nderuar Rimi! N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, faleminderit q\u00eb na je\ndrejtuar si nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u00ebnd, i cili t\u00eb mungon atje ku jeton. Do t\u00eb doja shum\u00eb\nt\u00eb t\u00eb thoja nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe shpresoj se do ta gjesh k\u00ebt\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigjen e\nm\u00ebposhtme. Ti thua se nuk e do m\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde pa gruan q\u00eb t\u00eb ka l\u00ebn\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb\nq\u00eb n\u00eb let\u00ebr thua se u ndave nga gruaja, ajo iku te njer\u00ebzit e saj (ne Shqip\u00ebri)\ndhe ti nuk ia ndjeje munges\u00ebn. Kjo gjendje (kur ti nuk ia ndjeje shum\u00eb\nmunges\u00ebn) ka zgjatur jo pak, por gati tre muaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dihet se n\u00eb nj\u00eb\nndarje, momenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i fillimit. Ti e ke kap\u00ebrcyer p\u00ebr bukuri\nk\u00ebt\u00eb moment, por ja q\u00eb ajo vjen n\u00eb Greqi (ku jeton ti) dhe ty, vet\u00ebm mendimi se\ntani e ke m\u00eb af\u00ebr, se mund ta takosh, se ajo \u00ebsht\u00eb diku rreth teje (ndoshta n\u00eb\naspektin gjeografik, ajo mund t\u00eb jet\u00eb akoma m\u00eb larg tani), t\u00eb b\u00ebn t\u00eb vuash&#8230; Si\u00e7\nthua, nuk punon, nuk ha, nuk fle&#8230; Ki parasysh, se armiku m\u00eb i madh dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht,\nmjeku m\u00eb i madh i vetvetes \u00ebsht\u00eb vetvetja! At\u00ebhere, b\u00ebji vetes t\u00ebnde nj\u00eb pyetje\nt\u00eb thjesht\u00eb: Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb pik\u00ebrisht tani ti po vuan m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb?\nV\u00ebrtet nuk e kupton dot jet\u00ebn pa at\u00eb grua? Po deri m\u00eb sot, si qe e mundur q\u00eb e\nkuptoje? Kam frik\u00eb se ajo q\u00eb ti e quan dashuri, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb fiksim, i\ndashur&#8230; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb hidhet posht\u00eb dashuria apo\nnj\u00eb lidhje q\u00eb p\u00ebr njeriun ka qen\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, por n\u00eb rastet kur ajo mbaron\ndhe nuk ka drit\u00eb shprese p\u00ebr kthim pas (m\u00eb vjen keq q\u00eb tregohem kaq e\ndrejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por a nuk thua ti se askush nuk t\u00eb tregon ku ndodhet, se ke\nfolur vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb me t\u00eb, se ajo ka ikur dhe nuk do t\u00eb kthehet m\u00eb), m\u00eb e mira\nq\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb t\u00eb jetosh jet\u00ebn t\u00ebnde dhe t\u00eb harrosh. E kuptoj se kjo\n\u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ty, por shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb kaluar nga kjo rrug\u00eb,\nshum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb vuajtur dhe n\u00eb fund, jan\u00eb pajtuar me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Sa m\u00eb\nshpejt t\u00eb p\u00ebrpiqesh ta pranosh me veten t\u00ebnde se kjo histori \u00ebsht\u00eb e mbyllur,\naq m\u00eb shpejt do t\u00eb mbyllet edhe plaga q\u00eb ajo t\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. Nga ato q\u00eb\nshkruan, megjith\u00ebse dukesh v\u00ebrtet i d\u00ebshp\u00ebruar, un\u00eb shoh se ti e ke nisur\nrrug\u00ebn e sh\u00ebrimit, vet\u00ebm se akoma nuk po e pranon dot k\u00ebt\u00eb. Shih p\u00ebrpara! N\u00eb\nrrug\u00ebn e jet\u00ebs t\u00ebnde do t\u00eb gjesh, me siguri, nj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb t\u00eb doj\u00eb e t\u00eb t\u00eb\nvler\u00ebsoj\u00eb, ashtu si\u00e7 di t\u00eb duash e t\u00eb vler\u00ebsosh ti. T\u00eb uroj gjith\u00eb t\u00eb mirat dhe\nt\u00eb ftoj t\u00eb na shkruash s\u00ebrish&#8230; <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Jam Rimi nga Gramshi, 35 vje\u00e7. Kam 13 vjet martes\u00eb. Kam dy muaj q\u00eb jetoj vet\u00ebm. Nusja m\u00eb la se u keqkuptova me v\u00ebllez\u00ebrit e saj. Un\u00eb at\u00eb e dua, pa at\u00eb jeta ime \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb. Un\u00eb p\u00ebr nusen time e cila quhet Linda, hodha familjen time se nuk i donte ajo. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21057,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[],"class_list":["post-21056","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-psikologu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21056"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21056\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21057"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}