{"id":21054,"date":"2019-02-15T19:05:01","date_gmt":"2019-02-15T18:05:01","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21054"},"modified":"2019-02-15T19:05:07","modified_gmt":"2019-02-15T18:05:07","slug":"%ef%bb%bffaleminderit-o-zot-per-gjithcka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bffaleminderit-o-zot-per-gjithcka\/","title":{"rendered":"\ufeffFaleminderit o Zot p\u00ebr gjith\u00e7ka!"},"content":{"rendered":"\n<p><br><\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb burr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb. Jam martuar i ri, m\u00eb sakt\u00eb, shum\u00eb\ni ri. Gruan e njoha n\u00eb shkoll\u00eb. Ajo studionte p\u00ebr Filozofi dhe un\u00eb, p\u00ebr Juridik.\nIshim shum\u00eb t\u00eb rinj dhe menj\u00ebher\u00eb e kuptuam se ishim b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Dashuria\njon\u00eb e past\u00ebr dhe e sinqert\u00eb b\u00ebri q\u00eb prind\u00ebrit tan\u00eb t\u00eb ishin dakord me\nzgjedhjen ton\u00eb, madje qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb lumtur. Ajo ishte nj\u00eb vit m\u00eb e vog\u00ebl se un\u00eb.\nU fejuam kur un\u00eb sapo kisha mbaruar universitetin dhe isha em\u00ebruar hetues n\u00eb\nqytetin ton\u00eb t\u00eb lindjes, nd\u00ebrsa ajo ishte n\u00eb vitin e fundit. Menj\u00ebher\u00eb pas\nmbarimit ajo u em\u00ebrua m\u00ebsuese historie n\u00eb qytet dhe ne u martuam. Pas martes\u00ebs,\nna lind\u00ebn tre f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb tre, djem. Ishim shum\u00eb t\u00eb lumtur. T\u00eb gjith\u00eb na quannin\nsi \u00e7ifti ideal dhe kishin t\u00eb drejt\u00eb, ne ishim t\u00eb till\u00eb. N\u00eb fakt, un\u00eb isha tip shum\u00eb\ni hedhur, por ajo kishte shum\u00eb besim tek un\u00eb dhe nuk ishte aspak xheloze. Kjo\ngj\u00eb b\u00ebnte q\u00eb un\u00eb ta ruaja me dinjitet ndershm\u00ebrin\u00eb time, sepse i detyrohesha shum\u00eb,\np\u00ebrderisa ajo kishte at\u00eb besim t\u00eb madh tek un\u00eb. D\u00ebgjoja shok\u00ebt \u00e7`tregonin p\u00ebr\ngrat\u00eb e tyre se si i kontrollonin, si duhet t\u00eb shkonin menj\u00ebher\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi sa\nmbaronin pun\u00ebn e shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, madje deri edhe n\u00eb rrahje t\u00eb grave me koleget\ne tyre. Kjo gj\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb dy ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar barcaleta.\nAjo qeshte me t\u00eb madhe kur un\u00eb i tregoja ato q\u00eb d\u00ebgjoja nga shok\u00ebt. Edhe ajo m\u00eb\ntregonte ato q\u00eb d\u00ebgjonte nga shoqet dhe gjithmon\u00eb m\u00eb thoshte:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Pse duhet t`ia helmojn\u00eb jet\u00ebn nj\u00ebri-tjetrit?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po \u00e7`t\u00eb b\u00ebjn\u00eb? &#8211; i thosha. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ose t\u00eb ndahen, ose t\u00eb mbyllin nj\u00ebrin sy e t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00ebrin vesh shurdh. <\/p>\n\n\n\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb kisha d\u00ebshir\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb tregonte pak xhelozi, se thon\u00eb se\ndashuria e xhelozia shkojn\u00eb bashk\u00eb. Kur ia thoja k\u00ebt\u00eb, ajo m\u00eb shihte n\u00eb sy e m\u00eb\nthoshte:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Un\u00eb xheloze nuk jam, se t\u00eb dua, por po t\u00eb zura, i mjeri ti!- dhe qeshte\nme t\u00eb madhe. Buzeqeshja e saj ishte e mahnitshme! Dh\u00ebmb\u00ebt e saj t\u00eb rregullt dhe\nbuz\u00ebt e bukura nuk i kam par\u00eb askund, madje n\u00eb asnj\u00eb kopertin\u00eb revistash. P\u00ebr\nt\u00eb kishin respekt t\u00eb gjith\u00eb, si n\u00eb shkoll\u00ebn ku jepte m\u00ebsim, ashtu edhe n\u00eb lagje.\nShumica e grave kan\u00eb probleme me njer\u00ebzit e burrit, nd\u00ebrsa mamaja ime e donte\nm\u00eb shum\u00eb se vajz\u00ebn e vet. Ishte e paimagjinueshme se si ai njeri nuk kishte\nasnj\u00eb t\u00eb met\u00eb. Ishte e p\u00ebrkryer, si nga pamja, ashtu edhe nga karakteri! Ishte\nmerita e saj q\u00eb ne ishim etiketuar me emrin \u201c\u00e7ifti i p\u00ebrsosur\u201d. Nga dashuria e\nmadhe q\u00eb na karakterizonte ne t\u00eb dyve, detyrimisht do t\u00eb rridhte nj\u00eb familje me\nnj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe me f\u00ebmij\u00eb q\u00eb paraqesin kudo mir\u00ebsi dhe dashuri. F\u00ebmij\u00ebt\ntan\u00eb ishin fryt i dashuris\u00eb dhe me at\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb kishin ata, q\u00eb nuk zem\u00ebrohej\nasnj\u00ebher\u00eb, q\u00eb nuk b\u00ebrtiste asnj\u00ebher\u00eb, q\u00eb nuk zihej me mua kurr\u00eb, q\u00eb \u00e7do gj\u00eb e merrte\nme but\u00ebsi dhe me takt, nuk kishin si t\u00eb ishin ndryshe. Nga gjith\u00eb kjo mir\u00ebsi,\nsipas t\u00eb vjet\u00ebrve, duhet t\u00eb kesh frik\u00eb dhe t\u00eb vjetrit gjithmon\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo u s\u00ebmur dhe mjek\u00ebt e diagnostikuan me kancer n\u00eb gji. Ishte shum\u00eb e\nv\u00ebshtir\u00eb ta shihje dit\u00ebn kur mjek\u00ebt na treguan se p\u00ebrse b\u00ebhej fjal\u00eb. Ishte dita\nm\u00eb e keqe e jet\u00ebs sime. Sikur edhe nj\u00ebqind vje\u00e7 t\u00eb b\u00ebhem, nuk do t\u00eb kem dit\u00eb\ntjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb keqe se ajo. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb m\u00eb ndodh\u00eb, nuk do t\u00eb ma hidh\u00ebroj\u00eb\nzemr\u00ebn si ai lajm i kobsh\u00ebm sepse n\u00eb zem\u00ebr asgj\u00eb dhe askush nuk do ta z\u00ebr\u00eb\nvendin e saj. Ajo u m\u00ebrzit shum\u00eb dhe ishte normale, por prap\u00eb nuk u mposht dhe\nm\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Do t\u00eb luftoj dhe do ta mposht s\u00ebmundjen, p\u00ebr vete, p\u00ebr ty e p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. <\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj fjalie u b\u00eb por nj\u00eb pjes\u00eb nuk arriti. Luftuam me\ns\u00ebmundjen t\u00eb gjith\u00eb, ajo, un\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt, mamaja ime, prind\u00ebrit e saj p\u00ebr gati 2\nvjet e gjys\u00ebm, por pas k\u00ebsaj kohe u dor\u00ebzuam. Ajo u dor\u00ebzua shum\u00eb shpejt, q\u00eb me\nfillimin e kimioterapis\u00eb dhe r\u00ebnien e flok\u00ebve. U m\u00ebrzit aq shum\u00eb! Kishte qen\u00eb\nnj\u00eb grua e bukur dhe shum\u00eb e mbajtur. F\u00ebmij\u00ebt ishin shum\u00eb t\u00eb stresuar dhe po\nkalonin nj\u00eb dram\u00eb t\u00eb trishtueshme. Un\u00eb ndjehesha i humbur. Isha m\u00ebsuar ta kisha\ngjithmon\u00eb n\u00eb krah, p\u00ebr k\u00ebshilla e p\u00ebr ngroht\u00ebsin\u00eb q\u00eb vet\u00ebm ajo dinte ta jepte. Megjithat\u00eb,\nluftoja e luftoja. I blija \u00e7do ila\u00e7 dhe isha dakord t\u00eb b\u00ebnte \u00e7do lloj terapie. Doja\nme \u00e7do kusht ta \u00e7liroja nga krah\u00ebt e s\u00ebmundjes, ta ktheja n\u00eb krah\u00ebt e mi e ta\nmbroja nga \u00e7do gj\u00eb, por asgj\u00eb nuk e ndalte dot at\u00eb s\u00ebmundje. Ajo \u00e7do dit\u00eb po\nterej dhe po shkonte drejt vdekjes. N\u00eb fund, ajo u lodh dhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk m\u00ebrzitem se po iki, por vet\u00ebm doja q\u00eb t\u00eb mos zgjaste shum\u00eb se po\ntorturoheni me mua. \u2013 dhe i shp\u00ebtuan lot. Ishte hera e par\u00eb n\u00eb 15 vite jet\u00eb s\u00eb bashku\nq\u00eb e pash\u00eb t\u00eb qante dhe her\u00ebn e dyt\u00eb e t\u00eb fundit ajo qau kur p\u00ebrqafoi p\u00ebr her\u00eb\nt\u00eb fundit djemt\u00eb e saj. <\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu u shua njeriu m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb kam njohur n\u00eb jet\u00eb. Kam kaluar k\u00ebto \u00e7aste\nme at\u00eb prandaj them se nuk m\u00eb tremb asgj\u00eb m\u00eb, kur mbijetova ateh\u00ebr\u00eb. Ajo vdiq\ndhe tashm\u00eb asgj\u00eb nuk kthehej mbrapsht. Pas ceremonive dhe t\u00eb 40-tave, s\u00eb bashku\nme djemt\u00eb, u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi. Ishte shum\u00eb e zymt\u00eb. Ashtu si un\u00eb, edhe djemt\u00eb\nndjen\u00eb trishtimin q\u00eb kishte mbuluar muret. Sht\u00ebpia kishte humbur alegrin\u00eb e saj\ndhe ne, gjithashtu. Kalova p\u00ebshtym\u00ebn, mora zem\u00ebr dhe u thash\u00eb f\u00ebmij\u00ebve:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Tani, \u00e7do gj\u00eb mbaroi! Edhe mami do t\u00eb donte q\u00eb ne t\u00eb rifillojm\u00eb jet\u00ebn dhe\nta jetojm\u00eb at\u00eb. Kujtimi i mamit do t\u00eb ngelet gjithmon\u00eb dhe ne do ta ruajm\u00eb at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata pohuan me kok\u00eb dhe u fut\u00ebn n\u00eb dhomat e tyre. Un\u00eb, n\u00eb t\u00eb timen. Para\nmeje shtrihej krevati bashk\u00ebshortor q\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb ishte dukur i vog\u00ebl, nd\u00ebrsa\ntani po m\u00eb dukej gjigand. U futa dhe ishte shum\u00eb i ftoht\u00eb, ashtu si buz\u00ebt e saj\nkur i putha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. Ajo nuk ishte aty dhe nuk do t\u00eb ishte m\u00eb kurr\u00eb.\nUn\u00eb do t\u00eb vuaja sa her\u00eb q\u00eb do t\u00eb shtrihesha n\u00eb krevatin ton\u00eb dhe sa her\u00eb t\u00eb m\u00eb\ndilte gjumi nat\u00ebn (n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb m\u00eb zinte) e nuk do ta kisha at\u00eb n\u00eb krah. <\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do dit\u00eb e kisha n\u00eb mendje. Fillova pun\u00eb normalisht dhe n\u00eb familje filloi\nnj\u00eb jet\u00eb e re. T\u00eb gjith\u00eb merreshim me pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb b\u00ebhej p\u00ebr\nmrekulli. E gjith\u00eb kjo ishte puna e gruas sime, e cila i kishte m\u00ebsuar f\u00ebmij\u00ebt\nsi t\u00eb ishin t\u00eb dobish\u00ebm dhe t\u00eb silleshin mir\u00eb. Dal\u00ebngadal\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt u rrit\u00ebn. T\u00eb\nmadhit i doli e drejta e studimit jasht\u00eb shtetit, i dyti fitoi burs\u00eb n\u00eb nj\u00eb\nkolegj, k\u00ebshtu q\u00eb mbeta vet\u00ebm me djalin e vog\u00ebl, tashm\u00eb nj\u00eb gjimnazist, por edhe\nnj\u00eb djal\u00eb mjaft i mbar\u00eb. Ai ishte kopja e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb ku arrita\nun\u00eb, e ndjeja nevoj\u00ebn e nj\u00eb gruaje q\u00eb ta kisha af\u00ebr n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, t\u00eb diskutoja\nme t\u00eb p\u00ebr probleme t\u00eb ndryshme, t\u00eb dilja t\u00eb pija nj\u00eb kafe, t\u00eb kaloja uikendin\nme t\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha nevojat e tjera. Ju thash\u00eb se n\u00eb rini isha nj\u00eb tip i\nhedhur, por mosha b\u00ebn t\u00eb saj\u00ebn. Pra, kishte ardhur koha q\u00eb t\u00eb mos isha vet\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p>Ua thash\u00eb disa njer\u00ebzve k\u00ebt\u00eb ide e t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, shum\u00eb pak m\u00eb\np\u00ebrkrah\u00ebn. \u201cFundja, mendova, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb dark\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb familjen e vet, te\nbashk\u00ebshortja e tyre, nd\u00ebrsa un\u00eb jam vet\u00ebm, \u00e7do dark\u00eb\u201d. Pra, nxora si p\u00ebrfundim\nse ky vendim m\u00eb p\u00ebrkiste vet\u00ebm mua dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi. I thash\u00eb n\u00eb telefon\ndjalit t\u00eb madh. Reagimi i tij, edhe sepse jetonte jasht\u00eb, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb moderne, por\nedhe p\u00ebr karakterin e nd\u00ebrtuar nga n\u00ebna e tij, m\u00eb tha se isha shum\u00eb von\u00eb, k\u00ebt\u00eb\nduhet ta kisha b\u00ebr\u00eb q\u00eb m\u00eb par\u00eb e nuk duhet t\u00eb prisja m\u00eb. Edhe djali tjet\u00ebr\nishte dakord. Kur ia shtrova k\u00ebt\u00eb mendim djalit t\u00eb vog\u00ebl, ai m\u00eb befasoi duke m\u00eb\nth\u00ebn\u00eb: \u201cBabi, ti e doje aq shum\u00eb mamin sa ke sakrifikuar veten t\u00ebnde n\u00eb gjith\u00eb\nvitet pas vdekjes s\u00eb saj, ke b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7\u2019duhet t\u00eb b\u00ebje, k\u00ebt\u00eb q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb\nti pak njer\u00ebz do ta b\u00ebnin. Jam dakord babi. \u00cbsht\u00eb jeta jote. Edhe po t\u00eb mos m\u00eb\nkishe pyetur, s`do m\u00eb mbetej hatri. Je ti ai q\u00eb vendos. T\u00eb dua shum\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Fjal\u00ebt e tij m\u00eb shokuan, por e kisha nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr t\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ajo e meritonte k\u00ebt\u00eb, ja \u00e7`djem ju edukoi dhe ju dha m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb mund\nt\u00eb jepte nj\u00eb n\u00ebn\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Ata kishin patur n\u00ebn\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur,\nprandaj ishin t\u00eb till\u00eb dhe jeta e tyre ishte m\u00eb e leht\u00eb pas vdekjes s\u00eb saj dhe\ne imja gjithashtu (n\u00eb drejtimin e f\u00ebmij\u00ebve, se munges\u00ebn e saj e ndjeja shum\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p>E pash\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sy dhe e putha fort. Ishte tamam si ajo, si paraqitje\ndhe karakter. Pas nj\u00ebfar\u00eb kohe, nj\u00eb shok m\u00eb njohu me nj\u00eb vajz\u00eb (te t\u00eb 40-tat). Ishte\nnj\u00eb vajz\u00eb e thjesht\u00eb dhe simpatike. Kishte mbetur pa martuar p\u00ebr shkak t\u00eb\npretendimeve, por ishte nj\u00eb vajz\u00eb me karakter dhe m\u00eb p\u00ebrshtatej. Dola disa her\u00eb\nme t\u00eb dhe pa e zgjatur shum\u00eb, e mora n\u00eb sht\u00ebpi. Kishte nj\u00eb familje me em\u00ebr dhe\nishte vajza e duhur p\u00ebr mua. Kisha filluar ta doja dhe ajo, po ashtu. Ia kisha\ntreguar historin\u00eb time dhe ajo e kishte t\u00eb qart\u00eb se nuk do t\u00eb ishte e leht\u00eb t\u00eb\nharroja nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb till\u00eb si gruaja e par\u00eb q\u00eb kisha, por kur shikoj k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb\nmendoj se paskam qen\u00eb me fat se edhe kjo ka nj\u00eb karakter t\u00eb mir\u00eb, e dashur dhe\nsidomos me djemt\u00eb, tregohet shume e \u00e7ilt\u00ebr dhe e sinqert\u00eb. Edhe ata e duan. Kur\nmblidhemi t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb, kur djemt\u00eb kan\u00eb koh\u00eb t\u00eb vijn\u00eb, e ndjej\nse ajo po na sheh nga lart dhe po k\u00ebnaqet q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e saj e gjet\u00ebn nj\u00eb \u201cn\u00ebn\u00eb\u201d\ntjet\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p>Fati na befasoi p\u00ebrs\u00ebri. Nj\u00eb dit\u00eb ajo m\u00eb tha se ishte shtaz\u00ebn\u00eb. Nga mosha e\nt\u00eb dyve n\u00eb mendoja se nuk do t\u00eb ndodhte nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, por ja q\u00eb ndodhi. Ndoshta\ngruaja e par\u00eb nga lart \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb e qara e nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb kumbonte n\u00eb\nmuret e sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb dhe t\u2019ia shtonte m\u00eb tep\u00ebr g\u00ebzimin k\u00ebsaj familjeje. At\u00ebhere\nedhe do t\u00eb fillonim ta haronim pak m\u00eb shum\u00eb. Foshnja erdhi dhe ishte vajz\u00eb, nj\u00eb\nvajz\u00eb e bukur dhe e brisht\u00eb. Ky ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb zbuti ankthin e vdekjes s\u00eb\ndashuris\u00eb sime t\u00eb par\u00eb. Djemt\u00eb tani jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar dhe un\u00eb s\u00eb\nbashku me gruan dhe vajz\u00ebn, jetojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Mblidhemi shpesh si nj\u00eb\nfamilje e madhe. Djemt\u00eb \u00e7do dit\u00eb na sjellin lajme se si do ta shtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb\nfamilje me nuset e tyre dhe nip\u00ebrit e mbesat. Ata jan\u00eb t\u00eb mbar\u00eb! \u00c7do nat\u00eb kur\nulem t\u00eb fle dhe kur dal n\u00eb m\u00ebngjes, them me z\u00eb me kok\u00ebn lart nga qielli:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Faleminderit! &#8211; dhe e di se ajo po m\u00eb d\u00ebgjon e pastaj them p\u00ebrs\u00ebri: &#8211; Faleminderit\no Zot p\u00ebr gjith\u00e7ka!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb burr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb. Jam martuar i ri, m\u00eb sakt\u00eb, shum\u00eb i ri. Gruan e njoha n\u00eb shkoll\u00eb. Ajo studionte p\u00ebr Filozofi dhe un\u00eb, p\u00ebr Juridik. Ishim shum\u00eb t\u00eb rinj dhe menj\u00ebher\u00eb e kuptuam se ishim b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Dashuria jon\u00eb e past\u00ebr dhe e sinqert\u00eb b\u00ebri q\u00eb prind\u00ebrit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21055,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-21054","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21054"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21054\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21055"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}