{"id":21021,"date":"2019-02-12T18:00:04","date_gmt":"2019-02-12T17:00:04","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=21021"},"modified":"2019-02-12T16:02:39","modified_gmt":"2019-02-12T15:02:39","slug":"nuk-me-donin-sepse-isha-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/nuk-me-donin-sepse-isha-shqiptare\/","title":{"rendered":"Nuk m\u00eb donin sepse isha shqiptare"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje lexues t\u00eb k\u00ebsaj rubrike t\u00eb mrekullueshme, s\u00eb cil\u00ebs po i shtoj\nedhe historin\u00eb time. Gjithmon\u00eb m\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer historit\u00eb me fund t\u00eb lumtur, por\nme mua ndodhi ndryshe.&nbsp; M\u00eb ndodhi q\u00eb t\u00eb\ndashurohesha me njeriun e gabuar, n\u00eb vendin e gabuar. Pasi u njoha me Xhulion,\nmendova se kisha gjetur lumturin\u00eb, por ajo u zhduk me ikjen e tij nga Shqip\u00ebria\np\u00ebr n\u00eb vendin e tij t\u00eb lindjes, n\u00eb Itali. Xhulio ishte italian, por vinte\nshpesh n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr pushimet verore. Un\u00eb jetoja n\u00eb Durr\u00ebs dhe gjith\u00eb ver\u00ebn e\nkaloja aty, n\u00eb plazh. Dit\u00ebn q\u00eb e pash\u00eb, ai po dilte nga uji dhe m\u00eb t\u00ebrhoqi\nmenj\u00ebher\u00eb. Ishte shum\u00eb simpatik. Nuk e dija q\u00eb ishte i huaj, por k\u00ebt\u00eb e m\u00ebsova\nkur m\u2019u afrua dhe m\u00eb pyeti n\u00ebse mund ta shoq\u00ebroja p\u00ebr nj\u00eb kafe. Sigurisht q\u00eb\npranova, me nj\u00eb t\u00eb tundur t\u00eb kok\u00ebs. Ai fliste italisht, por un\u00eb e kuptoja dhe\nmund t\u00eb bisedoja me t\u00eb pa asnj\u00eb problem. N\u00eb takimin e par\u00eb, ai m\u00eb foli shum\u00eb\np\u00ebr veten, familjen dhe vendin e tij. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb fliste, un\u00eb isha shum\u00eb e\nemocionuar. M\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb ai djal\u00eb. Q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment, ndjeja se kjo njohje\ndo t\u00eb vazhdonte edhe m\u00eb tutje. M\u00eb p\u00eblqente sa her\u00eb m\u00eb b\u00ebnte komplimente sepse\nishte shum\u00eb i \u00ebmb\u00ebl. M\u00eb thoshte shpesh q\u00eb femrat shqiptare jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukura\ndhe se k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetoja m\u00eb s\u00eb miri un\u00eb. Xhulio, q\u00eb nga ajo dit\u00eb, vinte dhe m\u00eb\ntakonte shpesh. Edhe un\u00eb mezi e prisja momentin q\u00eb ai t\u00eb vinte. Edhe pse ishim\n26 vje\u00e7, na dukej vetja si adoleshent\u00eb. Megjith\u00ebse ishim nga vende t\u00eb ndryshme,\nkuptoheshim shum\u00eb mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin dhe kjo na b\u00ebnte t\u00eb mos e ndjenim fare\nndryshimin. Kishte kaluar koh\u00eb dhe Xhulio kishte m\u00ebsuar t\u00eb fliste shqip, t\u00eb\npakt\u00ebn, fjal\u00ebt kryesore. Ai tashm\u00eb vinte gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh n\u00eb Durr\u00ebs, madje\nkishte bler\u00eb edhe nj\u00eb sht\u00ebpi verore (si\u00e7 e quante ai) aty, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb pran\u00eb\nmeje. Kishte ardhur momenti q\u00eb un\u00eb doja t\u00eb njihja prind\u00ebrit e tij, pasi ai\nishte njohur me t\u00eb mit\u00eb. Kur ia thash\u00eb, e ndryshoi menj\u00ebher\u00eb shprehjen e\nfytyr\u00ebs. Mua nuk m\u00eb p\u00eblqeu aspak dhe ai e vuri re k\u00ebt\u00eb menj\u00ebher\u00eb. \u201cNuk po t\u00eb\np\u00eblqen?\u201d, e pyeta e \u00e7uditur. Ai u mundua ta kalonte at\u00eb situat\u00eb duke e\nanashkaluar bised\u00ebn, por un\u00eb insistova. \u201cEpo mir\u00eb\u201d, tha ai. \u201cUn\u00eb u kam folur\nprind\u00ebrve p\u00ebr ty, por atyre nuk e p\u00eblqen q\u00eb ti je shqiptare. Nuk kan\u00eb mendim t\u00eb\nmir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Sado q\u00eb u mundova t\u2019ua shpjegoja se t\u00eb doja, ata gjithesi\nnuk pranuan, por r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb dua un\u00eb\u201d, mbaroi ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fakt, nuk e kisha menduar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00ebse ai m\u00eb donte v\u00ebrtet, pasi isha\nfokusuar vet\u00ebm n\u00eb dashurin\u00eb time ndaj tij. Kisha r\u00ebn\u00eb shum\u00eb shpejt n\u00eb dashuri\nme Xhulion, pa u interesuar p\u00ebr ndjenjat e tij, pavar\u00ebsisht se dukej sikur m\u00eb\ndonte. Shpresoja q\u00eb kjo e fundit t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, ai q\u00eb do t\u00eb\nm\u00eb mbetej nga kjo histori, nuk do t\u00eb ishte tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb zhg\u00ebnjim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEgla, kur do t\u00eb t\u00eb shohim t\u00eb veshur nuse?\u201d, m\u00eb ngacmonte shpesh motra.\nNdryshe nga familja e tij, e imja e kishte pranuar leht\u00ebsisht faktin q\u00eb ai\nishte i huaj. Kisha fatin q\u00eb kisha nj\u00eb familje shum\u00eb mir\u00ebkuptuese, por kur\nm\u00ebsuan mendimin q\u00eb ata kishin p\u00ebr mua, mami u hodh menj\u00ebher\u00eb: \u201cAta duhet t\u00eb\njen\u00eb krenar\u00eb q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb nuse shqiptare\u201d dhe ngrysi vetullat. T\u00eb nj\u00ebjtin veprim\nb\u00ebri edhe babai, por ai nuk foli. Un\u00eb nuk u ndjeva aspak mir\u00eb kur ua thash\u00eb,\npor duhet ta b\u00ebja patjet\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Xhulio dukej shum\u00eb ndryshe nga prind\u00ebrit e tij. Ishte shum\u00eb i dashur edhe\nme familjen time. Mamaj e tij i kishte k\u00ebrkuar shpesh q\u00eb ai t\u00eb kthehej n\u00eb\nMilano, n\u00eb vendin ku banonte, por Xhulio nuk kishte pranuar. Kishte vendosur t\u00eb\nq\u00ebndronte p\u00ebrgjithmon\u00eb k\u00ebtu dhe nj\u00eb dit\u00eb shprehu d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb ne t\u00eb\nbashk\u00ebjetonim. Kishte momente q\u00eb isha konfuze se \u00e7far\u00eb duhet t\u2019i thoja p\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb, por pasi e mendova mir\u00eb, pranova. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEgla, dua q\u00eb ta shoh\u00ebsh \u00e7do gj\u00eb me optimiz\u00ebm\u201d, m\u00eb thoshte ai sa her\u00eb m\u00eb\nshihte t\u00eb m\u00ebrzitur. E doja, e doja v\u00ebrtet shum\u00eb, por kisha nj\u00eb ndjenj\u00eb dyshimi;\nnuk e dija sa m\u00eb donte ai mua. \u201cN\u00ebse nuk do t\u00eb m\u00eb donte at\u00ebhere, ai nuk do t\u00eb\nm\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb ne t\u00eb bashk\u00ebjetonim ose nuk do t\u00eb zgjidhte t\u00eb q\u00ebndronte k\u00ebtu dhe\nt\u00eb kund\u00ebrshtonte familjen e tij. K\u00ebto zgjedhje i ka b\u00ebr\u00eb i shtyr\u00eb nga\ndashuria\u201d, mendoja me vete. Disa her\u00eb e shihja q\u00eb ai edhe m\u00ebrzitej sepse\nkalonte shum\u00eb koh\u00eb pa e par\u00eb familjen e tij dhe sa her\u00eb q\u00eb e shihja ashtu, i\nlutesha t\u00eb shkonte t\u00eb vizitonte prind\u00ebrit e tij sepse nuk mund t\u00eb vazhdonte t\u2019u\nmbante inat atyre. Xhulio m\u00eb kund\u00ebrshtonte vazhdimisht me kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb q\u00eb e karakterizonte,\npor m\u00eb n\u00eb fund, arrita ta bindja. Dit\u00ebn q\u00eb Xhulio u nis p\u00ebr n\u00eb Itali, se\u00e7\nndjeva nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb nuk e kuptoja. Pasi Xhulio kishte ikur, un\u00eb i kaloja\ndit\u00ebt para kompjuterit tim, si dhe ndihmoja mamin n\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb sht\u00ebpie. Ai u\nkthye pas dy jav\u00ebsh. N\u00eb fakt, nuk e mendoja se do t\u00eb q\u00ebndronte kaq gjat\u00eb, aq m\u00eb\ntep\u00ebr q\u00eb ai nuk kishte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me prind\u00ebrit e tij koh\u00ebt e fundit\ndhe shkaku i k\u00ebsaj isha un\u00eb.&nbsp; Mendoja se\ngjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai kishte qen\u00eb atje, marr\u00ebdh\u00ebniet mes tyre ishin p\u00ebrmir\u00ebsuar,\nashtu si edhe mendimi i tyre ndaj meje. \u201cM\u00eb trego gjith\u00e7ka, t\u00eb lutem\u201d, i thash\u00eb\natij sapo erdhi. I b\u00ebja aq shum\u00eb pyetje sa ai vuri buz\u00ebn n\u00eb gaz dhe m\u00eb tha:\n\u201cQet\u00ebsohu Egla\u201d. E kuptova se isha b\u00ebr\u00eb qesharake n\u00eb ato momente dhe i k\u00ebrkova\nt\u00eb falur duke qeshur.&nbsp; Xhulio dukej sikur\nishte rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb pas asaj vizite dy javore q\u00eb u kishte b\u00ebr\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij.\nNdoshta ishte k\u00ebshtu, edhe pse kishte qen\u00eb n\u00eb vendlindjen e tij, nga e cila e\nkishte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndahej, si \u00e7do njeri tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb\nt\u00eb ndahesh nga jeta jote e m\u00ebparshme, nga kujtimet e tua dhe nga shoq\u00ebria q\u00eb ke\nprej vitesh, por kjo tregonte m\u00eb s\u00eb miri dashurin\u00eb q\u00eb kishte Xhulio ndaj meje.\nMezi prisja pjes\u00ebn ku ai do t\u00eb tregonte p\u00ebr prind\u00ebrit e tij. \u201cAta vazhdojn\u00eb t\u00eb\nken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mendim, Egla, por besoj se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb t\u00eb shohin ndryshe\u201d,\nm\u00eb tha. E kisha patur gabim kur mendoja se ata do t\u00eb kishin ndryshuar mendim\np\u00ebr mua. Dukej sikur un\u00eb p\u00ebr ta mish\u00ebroja gjith\u00eb imazhin e keq q\u00eb ishte krijuar\np\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. \u00c7uditesha se si disa njer\u00ebz si ata, q\u00eb jetonin\nn\u00eb nj\u00eb vend me mentalitet tjet\u00ebr, kishin k\u00ebt\u00eb mendim dhe nuk e kuptonin\ndashurin\u00eb mes meje dhe djalit t\u00eb tyre. Xhulio e pa q\u00eb u m\u00ebrzita dhe m\u00eb p\u00ebrqafoi\nduke m\u00eb premtuar se do ta kisha n\u00eb krah p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ai m\u00eb jepte shum\u00eb shpresa\np\u00ebr ta vazhduar jet\u00ebn me optimiz\u00ebm, por n\u00eb momentin q\u00eb kujtoja se dija gjith\u00e7ka\np\u00ebr Xhulion, m\u00ebsova se ai kisht\u00eb nj\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk m\u00eb kishte\nfolur kurr\u00eb. Para dy vjet\u00ebsh, Xhulio kishte dashuruar marr\u00ebzisht nj\u00eb vajz\u00eb italiane\ne cila quhej&nbsp; Stela. Pavar\u00ebsisht se ata\nishin dashur shum\u00eb, ndarja mes tyre kishte ndodhur p\u00ebr shkak se babai i Stel\u00ebs\nduhej t\u00eb largohej n\u00eb Australi p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs. Xhulio nuk kishte mundur t\u2019i\nshkonte pas sepse Australia ishte shum\u00eb larg dhe ishin ndar\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri\nshum\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimisht. Kur m\u00ebsova k\u00ebt\u00eb, natyrisht, nuk m\u00eb erdhi aspak mir\u00eb. Tani,\nsi kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb isha m\u00eb tep\u00ebr dyshuese p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb kisha me Xhulion.\nAi nuk ishte treguar t\u00ebr\u00ebsisht i sinqert\u00eb me mua, ashtu si\u00e7 isha treguar un\u00eb me\nt\u00eb. Nuk e dija arsyen pse nuk m\u00eb kishte folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lidhje. Kjo m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb\nmendoja se ajo lidhje p\u00ebr Xhulion kishte akoma r\u00ebnd\u00ebsi dhe ai nuk e kishte\nharruar at\u00eb vajz\u00eb, ose m\u00eb keq akoma, ndoshta vazhdonte t\u00eb ishte i dashuruar me\nt\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb dashuri e quante t\u00eb shenjt\u00eb, pasi edhe mua nuk m\u00eb kishte treguar\nasgj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cXhulio, sa her\u00eb ke dashuruar n\u00eb jet\u00eb?\u201d, e pyeta nj\u00eb dit\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPse m\u00eb pyet?\u201d <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAshtu, kot\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi je dashuria ime e vetme!\u201d, tha. Nuk e di pse, por nuk e besova. Ndoshta sepse n\u00eb ato momente nuk m\u2019u duk aq i bindur n\u00eb at\u00eb q\u00eb thoshte. P\u00ebr t\u00eb mund t\u00eb mos ishte problem t\u2019i thoshte fjal\u00eb t\u00eb tilla nj\u00eb femre. At\u00eb mbr\u00ebmje, ai m\u00eb propozoi t\u00eb&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi je dashuria ime e vetme!\u201d, tha. Nuk e di pse, por nuk e besova. Ndoshta\nsepse n\u00eb ato momente nuk m\u2019u duk aq i bindur n\u00eb at\u00eb q\u00eb thoshte. P\u00ebr t\u00eb mund t\u00eb\nmos ishte problem t\u2019i thoshte fjal\u00eb t\u00eb tilla nj\u00eb femre. At\u00eb mbr\u00ebmje, ai m\u00eb\npropozoi t\u00eb martoheshim. \u201cPse pik\u00ebrisht tani, kur nuk di \u00e7far\u00eb t\u2019i them?,\npyesja veten. Megjithat\u00eb, un\u00eb e doja Xhulion, ndaj edhe i thash\u00eb, \u201cpo\u201d. E\nvler\u00ebsoja edhe faktin q\u00eb k\u00ebt\u00eb po e b\u00ebnte n\u00eb kund\u00ebrshtim me familjen e tij. Nuk\nishte pak kjo p\u00ebr t\u00eb treguar dashurin\u00eb ndaj nj\u00eb femre!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne kishim vendosur t\u00eb martoheshim pas nj\u00eb muaji dhe un\u00eb mezi e prisja at\u00eb\ndit\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte dita m\u00eb e lumtur e jet\u00ebs sime, por ato dit\u00eb, m\u00eb \u00e7uditi\nvendimi i tij p\u00ebr t\u00eb ikur p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Itali. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKa dit\u00eblindjen mamaja dhe un\u00eb nuk mund t\u2019i thoja \u201cjo\u201d ftes\u00ebs s\u00eb saj\u201d, m\u00eb\ntha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPo un\u00eb nuk do t\u00eb vij?\u201d, e pyeta. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb mir\u00eb jo\u201d, tha ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cGjithsesi, mund edhe t\u00eb ma kishe th\u00ebn\u00eb q\u00eb mamaja jote ka dit\u00eblindjen\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb fal, zem\u00ebr, kam harruar\u201d, tha ai dhe pasi m\u00eb dha nj\u00eb puthje, iku. Ajo\nsituat\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqeu aspak. Xhulio vazhdonte t\u00eb m\u00eb distanconte. E dija q\u00eb\nmamaja e tij nuk do t\u00eb donte q\u00eb un\u00eb t\u00eb isha e pranishme atje, por prisja tjet\u00ebr\nreagim nga ai. Mendova se brenda jav\u00ebs do t\u00eb kthehej sepse martesa po afronte.\nGjat\u00eb asaj kohe, fillova t\u00eb merresha me p\u00ebrgatitjet p\u00ebr dasm\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, m\u00eb\nndihmuan mamaja dhe motra ime. Gati \u00e7do gj\u00eb ishte gati. Edhe tre jav\u00eb mungonin\nderi n\u00eb dit\u00ebn e martes\u00ebs, por \u00e7udia ishte se Xhulio nuk ishte kthyer akoma dhe\nas nuk m\u00eb kishte telefonuar. Kjo po m\u00eb shqet\u00ebsonte shum\u00eb. Isha tep\u00ebr e\ndemoralizuar p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tutje me p\u00ebrgatitjet, ndaj edhe lash\u00eb gjith\u00e7ka.\nNuk e kuptoja se pse Xhulio po ma b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb. Kisha dit\u00eb q\u00eb isha mbyllur n\u00eb\ndhom\u00ebn time dhe qaja. Ndoshta mamaja e tij ia kishte mbushur mendjen q\u00eb ai t\u00eb\nmos kthehej m\u00eb. Isha e sigurt\u00eb se kjo ishte arsyeja e vetme q\u00eb e shpjegonte\nk\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm dhe t\u00eb papritur t\u00eb tij. Sa her\u00eb mendoja braktisjen,\nrrahjet e zemr\u00ebs m\u00eb shpejtoheshin dhe nuk ndihesha fare mir\u00eb. Prisja \u00e7do dit\u00eb\nnj\u00eb reagim prej tij, por nj\u00eb jav\u00eb para martes\u00ebs, i humba shpresat se do t\u00eb\nkthehej. E kisha mendjen t\u00eb mbledhur se ai m\u00eb kishte braktisur dhe kisha\nfilluar ta urreja at\u00eb dhe maman\u00eb e tij. V\u00ebrtet, ai m\u00eb kishte braktisur!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb von\u00eb m\u00ebsova se e \u00ebma i kishte rezervuar nj\u00eb surpriz\u00eb mbr\u00ebmjen e\ndit\u00eblindjes s\u00eb saj. Stela ishte kthyer nga Australia s\u00eb bashku me familjen dhe\nat\u00eb nat\u00eb ishte e ftuar n\u00eb dit\u00eblindje. Xhulio ishte tronditur shum\u00eb nga ajo\nsurpriz\u00eb dhe ishte shum\u00eb i lumtur q\u00eb kishte ritakuar dashurin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij.\nPavar\u00ebsisht larg\u00ebsis\u00eb, dashuria e tyre kishte mbetur e paprekur. M\u00eb ndodhi ajo\ns\u00eb cil\u00ebs i druhesha q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb m\u00ebsova p\u00ebr dashurin\u00eb e tij t\u00eb fsheht\u00eb. Ai\nnuk mori as mundimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb vinte. Do t\u00eb ishte\nm\u00eb e ndershme nga ana e tij, por jo. Xhulio tashm\u00eb nuk donte t\u2019ia dinte n\u00ebse\nun\u00eb ekzistoja. Mendoja se jeta ime kishte marr\u00eb fund me at\u00eb zhg\u00ebnjim. Ishte\nshum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr mua ta suportoja at\u00eb gjendje t\u00eb tmerrshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn\nndodhesha. Vendosa t\u2019i shkruaja nj\u00eb let\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai do t\u00eb lexonte gjith\u00eb\nurrejtjen time ndaj tij dhe familjes s\u00eb tij, q\u00eb m\u00eb kishin sjell\u00eb gjith\u00eb at\u00eb\nshqet\u00ebsim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk \u00ebsht\u00eb fundi i bot\u00ebs prandaj qet\u00ebsohu\u201d, m\u00eb thoshte motra, por isha un\u00eb\nq\u00eb po i p\u00ebrjetoja ato dit\u00eb tmerri ndaj dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebja sikur nuk kishte\nndodhur asgj\u00eb. N\u00eb let\u00ebr i shkrova edhe p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tij personale, p\u00ebr t\u00eb\ncilat ai nuk ishte n\u00eb dijeni se un\u00eb i dija. E mbylla letr\u00ebn me shprehjen:\n\u201cGuxova t\u00eb t\u00eb dashuroja, edhe pse ti ishe nga nj\u00eb vend i huaj. Pranova edhe t\u00eb\nfsheht\u00ebn t\u00ebnde, dashurin\u00eb me Stel\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ti nuk m\u00eb kishe folur kurr\u00eb.\nArrite t\u00eb m\u00eb l\u00ebndoje sepse braktisjen nga ti nuk e prisja. Gjithsesi, uroj t\u00eb\njesh i lumtur me Stel\u00ebn dhe ndoshta \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb ndodhi k\u00ebshtu. Lamtumir\u00eb.\u201d&nbsp; Uroja t\u00eb mos pendohesha q\u00eb ia d\u00ebrgova at\u00eb\nlet\u00ebr, por kjo ndodhi nj\u00eb dit\u00eb sepse ai nuk m\u00eb ktheu asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. Po e\nkuptoja gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se isha dashuruar me njeriun e gabuar. Ndoshta p\u00ebr\nt\u00eb, isha nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb harruar Stel\u00ebn apo thjesht nj\u00eb dashuri verore q\u00eb i\njepte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kalonte \u00e7aste t\u00eb bukura n\u00eb jet\u00ebn e tij. Mundohesha ta\nkuptoja vendimin q\u00eb ai kishte marr\u00eb, por nuk mundesha. Po sillej edhe m\u00eb keq\nduke mos m\u00eb kthyer qoft\u00eb edhe nj\u00eb fjal\u00eb si p\u00ebrgjigje t\u00eb letr\u00ebs q\u00eb i d\u00ebrgova&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo braktisje ka mbetur si njoll\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time dhe nuk do t\u00eb mund ta\nharroj kurr\u00eb, sado q\u00eb t\u00eb mundohem t\u00eb b\u00ebj t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Gjithsesi, i ushqej\nvetes mendimin se ajo q\u00eb ndodhi, ndodhi tashm\u00eb dhe duhet t\u00eb shoh p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb\np\u00ebrmir\u00ebsuar t\u00eb ardhmen time, duke m\u00ebsuar nga e shkuara, sido q\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb\najo. P\u00ebrs\u00ebri nuk kam frik\u00eb t\u00eb them se ajo histori q\u00eb p\u00ebrjetova ishte e hidhur\ndhe e \u00ebmb\u00ebl nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje lexues t\u00eb k\u00ebsaj rubrike t\u00eb mrekullueshme, s\u00eb cil\u00ebs po i shtoj edhe historin\u00eb time. Gjithmon\u00eb m\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer historit\u00eb me fund t\u00eb lumtur, por me mua ndodhi ndryshe.&nbsp; M\u00eb ndodhi q\u00eb t\u00eb dashurohesha me njeriun e gabuar, n\u00eb vendin e gabuar. Pasi u njoha me Xhulion, mendova se kisha gjetur lumturin\u00eb, por ajo u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20678,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-21021","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21021","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21021"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21021\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20678"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}