{"id":20978,"date":"2019-02-09T19:00:58","date_gmt":"2019-02-09T18:00:58","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20978"},"modified":"2019-02-09T12:48:18","modified_gmt":"2019-02-09T11:48:18","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-11","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-11\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi! (11)"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijim..!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me parandjenj\u00ebn se do t\u00eb filloja nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe se m\u00eb kishte buz\u00ebqeshur fati n\u00eb der\u00eb, kap\u00ebrceva pragun e sht\u00ebpis\u00eb. Te dera e brendshme na priti filipinasja dhe na \u00e7oi n\u00eb sallon q\u00eb dukej si nj\u00eb galeri arti. Rreth e qark ishin statuja t\u00eb mrekullueshme ne mermer dhe dru. Po k\u00ebshtu, edhe n\u00eb mure ishin varur piktura, disa nga t\u00eb cilat shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. U ul\u00ebm dhe po prisnim. Pas pak, erdhi filipinasja dhe na tha q\u00eb zot\u00ebria po na priste n\u00eb zyr\u00eb. Ajo na shoq\u00ebroi deri te dera e zyr\u00ebs, na hapi der\u00ebn dhe na la t\u00eb futeshim brenda. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, pamja q\u00eb m\u00eb doli p\u00ebrball\u00eb m\u00eb habiti\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk kisha par\u00eb njeri aq t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb n\u00eb jeten time. Ishte rreth t\u00eb 50-ave,\npor mund te ishte edhe me shum\u00eb, edhe m\u00eb pak. Nuk ia p\u00ebrcaktoje dot mosh\u00ebn atij\ngjigandi t\u00eb dhjamosur. Dukej si nje nga ato kukullat e m\u00ebdha qe b\u00ebhen p\u00ebr\nfest\u00ebn e karnavaleve. Nuk kishte fare qaf\u00eb. Koka i bashkohej direkt me trupin\ndhe aty ku duhej te ishte qafa i vareshin ca si qese te m\u00ebdha t\u00eb mbushura me\ndhjam\u00eb\u2026 N\u00eb sy kishte nj\u00eb pale syze q\u00eb nuk e di se si i q\u00ebndronin mbi at\u00eb fytyr\u00eb\nt\u00eb dhjamosur. Qe tamam si nj\u00eb derr i madh, nj\u00eb derr gjigand q\u00eb dukej sikur\nkishte dal\u00eb nga ndonje film fantastiko-shkencor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Nuk u ngrit nga\nvendi, por na zgjati dor\u00ebn ashtu i ulur n\u00eb tavolin\u00eb dhe na ftoi t\u00eb uleshim n\u00eb\ndy karriget anash tavolin\u00ebs s\u00eb tij. Pas kurrizit t\u00eb tij ishin dhjet\u00ebra korniza\nt\u00eb fotografive ku ai kishte dal\u00eb me k\u00ebng\u00ebtaret e aktoret m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb\nGreqis\u00eb. Kush ishte ky vall\u00eb? Ndonj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar apo aktor i shquar nga t\u00eb vjetrit\nq\u00eb un\u00eb nuk e njihja? Ai e pa q\u00eb fotografit\u00eb m\u00eb kishin t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen dhe,\npa e kthyer kok\u00ebn mbrapa, b\u00ebri me dor\u00eb nga ato: \u201cKam qen\u00eb menaxheri i shum\u00eb\nprej k\u00ebtyre q\u00eb shikon n\u00eb fotografi. Un\u00eb jam\u2026 dhe m\u00eb p\u00ebrmendi emrin e tij. E\nkisha d\u00ebgjuar at\u00eb em\u00ebr n\u00ebp\u00ebr televizione, por nuk e lidhja dot me fytyr\u00ebn e\ntij. Ishte v\u00ebrtet njeri shum\u00eb i njohur. Thoshin q\u00eb, po t\u00eb mori ai p\u00ebrsip\u00ebr, e\nke karrier\u00ebn t\u00eb sigurt\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Tani, un\u00eb dua nj\u00eb menaxhere p\u00ebr veten time&#8230; &#8211; tha ai duke qeshur. &#8211; Dua\nnj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb t\u00eb kujdeset p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb. Jo t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebt, pasi ato i b\u00ebn\nfilipinasja, por t\u00eb kujdeset! &#8211; p\u00ebrs\u00ebriti ai duke e theksuar at\u00eb fjal\u00eb. &#8211; Dua\nt\u00eb jet\u00eb me kultur\u00eb dhe e paraqitshme. Nga pamja, ti me dukesh e till\u00eb dhe syt\u00eb\nmua nuk m\u00eb gabojn\u00eb kollaj, &#8211; tha. \u2013 Ve\u00e7se k\u00ebtu duhet t\u00eb punosh me orar e pa\norar, &#8211; tha ai, &#8211; se une kam shpesh miq p\u00ebr dark\u00eb. Ti nuk ke detyrime, m\u00eb tha\nmikesha jote, apo jo? &#8211; m\u00eb pyeti ai dhe m\u2019i nguli ata syt\u00eb e tij boj\u00ebqielli q\u00eb,\np\u00ebr shkak t\u00eb dhjamit q\u00eb i rrethonte, dukeshin fare t\u00eb vegj\u00ebl. Kishte sy t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm.\nIshin si turjela. V\u00ebshtrimi i tij t\u00eb shkaktonte dhimbje n\u00eb sy. Ishte e pamundur\nt\u2019i rezistoje nj\u00eb shikimi t\u00eb till\u00eb, pa ulur ose mbyllur syt\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00ebse d\u00ebshiron, mund t\u00eb fillosh q\u00eb nes\u00ebr, &#8211; m\u00eb tha. &#8211; N\u00eb or\u00ebn 11, t\u00eb jesh\nk\u00ebtu. Nes\u00ebr do t\u00eb flasim edhe p\u00ebr orarin dhe pages\u00ebn. Dakord?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pa pritur t\u00eb flisja un\u00eb, thua se e kishte t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebrgjigjen time\npozitive, na zgjati dor\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri pa u ngritur nga vendi. E p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm dhe\ndol\u00ebm. \u201cHe si thua?\u201d, m\u00eb pyeti e njohura ime. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7\u2019t\u00eb them? &#8211; i thash\u00eb. &#8211; Nuk ma priste mendja t\u00eb kishte njeri kaq t\u00eb\nsh\u00ebndosh\u00eb. Kushedi \u00e7\u2019heq e shkreta kuzhiniere me t\u00eb&#8230; \u2013 qesha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nes\u00ebrmen shkova vet\u00ebm. Der\u00ebn ma hapi filipinasja dhe m\u00eb tha ta prisja\nzot\u00ebrin\u00eb n\u00eb sallonin q\u00eb ngjante si galeri arti. Sot vura re se aty ishte edhe\nnj\u00eb piktur\u00eb e madhe e tij. Ishte me nj\u00eb kemishe me vija me m\u00ebng\u00eb t\u00eb p\u00ebrveshura\ndhe me flok\u00eb q\u00eb ia shpupuriste era. Kishte pozuar me Akropolin prapa kurrizit.\nAty ishte i ri dhe i dob\u00ebt. \u201cGjynah q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb ashtu, mendova. Kishte qen\u00eb\nsimpatik kur ishte i ri\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa isha n\u00eb k\u00ebto mendime, u hap dera e brendshme e sallonit t\u00eb madh. Te\ndera u shfaq ai, gjigandi i dhjamosur. Ishte veshur me tuta sportive Adidas.\n(Duhet t\u2019i ket\u00eb b\u00ebr\u00eb me porosi, mendova, se ku ka tuta p\u00ebr trupin e tij?).\nInstinktivisht, u \u00e7ova n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Ai ma b\u00ebri me dor\u00eb dhe vazhdoi t\u00eb ecte n\u00eb\ndrejtimin tim. Nuk e di se sa minuta i b\u00ebri ato dhjet\u00eb metra q\u00eb na ndanin. Ecte\nshum\u00eb ngadal\u00eb si t\u00eb ishte ndonj\u00eb robot i telekomanduar. Dukej sikur shkelte mbi\nvez\u00eb q\u00eb kishte frik\u00eb mos i thyente me putrat e tij prej elefanti. Kur u afrua,\nm\u00eb dha dor\u00ebn dhe m\u00eb preku te krah\u00ebt. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; K\u00ebshtu i ke m\u00eb bukur floket, &#8211; m\u00eb tha. &#8211; K\u00ebshtu rregulloji gjithmon\u00eb. Ti\nje e bukur, me fytyr\u00eb t\u00eb rregullt e t\u00eb shkojn\u00eb flok\u00ebt me model t\u00eb \u00e7regullt &#8211;\nTha k\u00ebto fjal\u00eb dhe nuk e mbajt\u00ebn m\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. U ul n\u00eb divanin ku sapo isha\nngritur un\u00eb dhe m\u00eb ftoi edhe mua t\u00eb ulem anash tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E fillojm\u00eb nga rroga- m\u00eb tha ai. &#8211; Sa e do? &#8211; m\u00eb pyeti papritur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-\u00c7fare?! &#8211; e pyeta se m\u2019u duk se d\u00ebgjova gabim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sa e do rrogen? &#8211; m\u00eb pyeti ai p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk ju kuptoj, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; M\u00eb thoni ju se sa do m\u00eb paguani. Ju jeni\nafendikoi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Rrog\u00ebn do ta caktosh vet\u00eb, &#8211; m\u00eb tha ai. &#8211; Sa t\u00eb duash. Kalojm\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e\ndyt\u00eb: Orari. T\u00eb thash\u00eb edhe dje q\u00eb nuk do t\u00eb kesh orar e do t\u00eb duhet t\u00eb punosh\nedhe jasht\u00eb orarit. Sot desha t\u00eb t\u00eb propozoj di\u00e7ka tjeter. E mendova gjat\u00eb k\u00ebt\u00eb\npun\u00eb, ti m\u00eb p\u00eblqeve q\u00ebkur t\u00eb pash\u00eb, ndaj do t\u00eb propozoja q\u00eb t\u00eb rrije k\u00ebtu, &#8211; m\u00eb\ntha ai. &#8211; Do te jesh zonj\u00eb sht\u00ebpie. Gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi do t\u00eb jet\u00eb jotja\ndhe ti do t\u00eb kujdesesh p\u00ebr t\u00eb. Besoj se m\u00eb kupton. Pra, do te jesh zonja e\nshtepis\u00eb! &#8211; p\u00ebrs\u00ebriti ai. &#8211; K\u00ebshtu do t\u00eb t\u00eb prezantoj edhe para miqve t\u00eb mi q\u00eb\ndo t\u00eb vijn\u00eb darkave. Dakord? &#8211; m\u00eb tha ai dhe zgjati duart t\u00eb m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte\nsupin e flok\u00ebt\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u2019u duk sikur m\u00eb ra n\u00eb kok\u00eb ajo statuja e gruas me nj\u00eb shtam\u00eb n\u00eb sup q\u00eb\nkisha prapa kurrrizit. Pse, kaq e ul\u00ebt dukesha un\u00eb? Apo ngaq\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr\npara dhe pranoja t\u00eb punoja n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, do t\u00eb pranoja edhe t\u00eb\nzhg\u00ebrryhesha me nj\u00eb njeri si ky? Mendova se si mund t\u00eb ishte ky njeri i\nzhveshur, n\u00eb krevat dhe m\u00eb erdhi p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Efkaristo, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; Un\u00eb erdha k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer dhe jo p\u00ebr t\u2019u\nmartuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; As un\u00eb nuk t\u00eb k\u00ebrkova t\u00eb martohesh, &#8211; tha ai. \u2013 Thjesht, doja t\u00eb rrinim\nbashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi. Dhe mos u nxeh, &#8211; m\u00eb tha ai me nj\u00eb ton pak t\u00eb ashp\u00ebr. &#8211; Mendo\npak dhe do pranosh. Do te jesh zonje sht\u00ebpie ketu. Shiko kush ka qen\u00eb k\u00ebtu para\nteje! &#8211; m\u00eb tha dhe, duke u kthyer ngadal\u00eb, gjith\u00eb mundim, anash, mori nga nj\u00eb\nkomodin\u00eb nje album. E hapi dhe ma zgjati. Ishin dhjet\u00ebra fotografi q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb\nai me nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ishte shum\u00eb e njohur p\u00ebr bukurin\u00eb e saj. E njeh?\n&#8211; m\u00eb pyeti ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; \u00ebsht\u00eb\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po &#8211; tha ai duke qeshur. &#8211; Pik\u00ebs i ke r\u00ebn\u00eb! \u00cbsht\u00eb mikesha ime\u2026 Ok &#8211; tha duke e mbyllur albumin me forc\u00eb. &#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb puna. Mendohu dhe n\u00ebse t\u00eb pelqen, nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes, n\u00eb 11, kur zgjohem nga gjumi, dua ta pim\u00eb kafen\u00eb bashk\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijon&#8230;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vijim..! Me parandjenj\u00ebn se do t\u00eb filloja nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe se m\u00eb kishte buz\u00ebqeshur fati n\u00eb der\u00eb, kap\u00ebrceva pragun e sht\u00ebpis\u00eb. Te dera e brendshme na priti filipinasja dhe na \u00e7oi n\u00eb sallon q\u00eb dukej si nj\u00eb galeri arti. Rreth e qark ishin statuja t\u00eb mrekullueshme ne mermer dhe dru. Po k\u00ebshtu, edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20816,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-20978","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20978"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20978\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20816"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}