{"id":20950,"date":"2019-02-08T20:30:14","date_gmt":"2019-02-08T19:30:14","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20950"},"modified":"2019-02-08T19:37:01","modified_gmt":"2019-02-08T18:37:01","slug":"%ef%bb%bfai-nuk-do-te-jete-kurre-i-imi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfai-nuk-do-te-jete-kurre-i-imi\/","title":{"rendered":"\ufeffAi nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb i imi!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Para kat\u00ebr vjet\u00ebsh njoha dik\u00eb q\u00eb m\u00eb ndryshoi jet\u00ebn. Un\u00eb at\u00ebhere sapo kisha\nfilluar pun\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pasi kisha mbaruar universitetin. T\u00eb them t\u00eb\ndrejt\u00ebn, edhe dat\u00ebn nuk e mbaj mend ekzakt\u00ebsisht, por ishte nj\u00eb lidhje shum\u00eb\nspeciale dhe mbi t\u00eb gjitha, e jasht\u00ebzakonshme. Ai ishte nj\u00eb njeri q\u00eb ma b\u00ebnte\ndit\u00ebn t\u00eb gezueshme, m\u00eb arg\u00ebtonte pa mas\u00eb. Gjithmon\u00eb ishte n\u00eb humor t\u00eb mir\u00eb dhe\ni qeshur. Kujtoj q\u00eb, sa her\u00eb m\u00ebrzitesha, ai m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb harroja me buz\u00ebqeshjen\ne tij. Nj\u00eb dit\u00eb ai m\u00eb ftoi t\u00eb pinim di\u00e7ka. Dol\u00ebm dhe ik\u00ebm me makin\u00ebn e tij. M\u00eb\nshihte gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs dhe m\u00eb n\u00eb fund, arriti t\u00eb m\u00eb thoshte q\u00eb isha shum\u00eb e\nbukur. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk u entuziazmova aspak, duke qen\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb\nshprehjet tipike q\u00eb u thon\u00eb burrat, grave, kur duan q\u00eb t\u2019i joshin. Vazhdonim t\u00eb\necnim me makin\u00eb dhe nga muhabeti nuk po e kuptonim se ku kishim shkuar, pam\u00eb\nvet\u00ebm q\u00eb ishim af\u00ebr Durr\u00ebsit. K\u00ebshtu, shkuam n\u00eb nj\u00eb lokal buz\u00eb detit. Biseduam\np\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb ndryshme, ai thonte disa fraza q\u00eb mua m\u00eb b\u00ebnin p\u00ebr t\u00eb qeshur dhe\nndjehesha shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tij. N\u00eb disa momente, q\u00ebndronim pa folur\ndhe shiheshim n\u00eb sy. M\u00eb p\u00eblqente shikimi i tij dhe syt\u00eb e tij blu n\u00eb jeshil\u00eb,\npor nuk pata guximin q\u00eb t\u2019ia thoja. Kaluan disa or\u00eb dhe u kthyem s\u00ebrish n\u00eb\nTiran\u00eb, m\u00eb shoq\u00ebroi deri n\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00eb pas, u largua. Pas gjysm\u00eb ore, i telefonova\ndhe ai m\u00eb pyeti n\u00ebse kisha ndonj\u00eb gj\u00eb. Ishte aty rreth sht\u00ebpis\u00eb time duke u\nmarr\u00eb me disa pun\u00eb. Erdhi menj\u00ebher\u00eb dhe un\u00eb e ftova brenda. Sapo u fut\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi,\nai m\u00eb puthi me pasion dhe un\u00eb nuk munda dot t\u00eb rezistoja dhe iu p\u00ebrgjigja\nputhjes s\u00eb tij. M\u00eb pas mbeta pa fjal\u00eb dhe nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb thoja. Ai doli nga\nsht\u00ebpia dhe para se t\u00eb largohej, m\u00eb puthi s\u00ebrish, por nuk m\u00eb tha asnj\u00eb fjal\u00eb. K\u00ebtu\nfilloi edhe historia jon\u00eb e dashuris\u00eb&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kaluan disa koh\u00eb dhe pas puthjeve plot pasion q\u00eb i dhuronim nj\u00ebri-tjetrit,\nne b\u00ebm\u00eb dashuri p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Un\u00eb isha me dyshime, nd\u00ebrsa ai, shum\u00eb i\nvendosur. Gjith\u00e7ka ishte perfekte, ashtu si\u00e7 ishin edhe momentet q\u00eb kalonim\nbashk\u00eb. Dukej sikur trupat tan\u00eb nuk komandoheshin nga ne, por e k\u00ebrkonin vet\u00eb\nnj\u00ebri-tjetrin. Sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb kalonte, aq m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb kishim p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin.\nNj\u00eb dit\u00eb i k\u00ebrkova t\u00eb shkonim disa dit\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb me pushime dhe aty, ai m\u00eb\nrrefeu historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij. U ndjeva shum\u00eb kqe kur m\u00eb tha se ishte i\nmartuar dhe se kishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb vendosa t\u00eb ndahesha prej tij, por e\nkisha t\u00eb pamundur, sepse ai ishte b\u00ebr\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr mua. I k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb\nmos takoheshim m\u00eb, por ai m\u2019u lut q\u00eb t\u00eb mos e b\u00ebja, pasi kishte shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr\nmua. M\u00eb thoshte se me t\u00eb shoqen nuk shkonte aspak mir\u00eb, prandaj d\u00ebshironte q\u00eb t\u00eb\nishte n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb time. Ndjehesha shum\u00eb keq, m\u00eb dukej vetja si \u201cdashnorja\u201d e\ntij, por n\u00eb fakt isha, desha apo nuk desha un\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kaluan disa koh\u00eb dhe un\u00eb nuk munda dot q\u00eb t\u00eb hiqja dor\u00eb prej tij, sepse m\u00eb\nb\u00ebnte t\u00eb ndjehesha shum\u00eb mir\u00eb. Vendos\u00ebm t\u00eb takoheshim n\u00eb fsheht\u00ebsi. Ai kalonte\nm\u00eb shum\u00eb koh\u00eb me mua sesa me t\u00eb shoqen dhe k\u00ebtu un\u00eb fillova t\u00eb besoja se ai m\u00eb\ndonte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe se ndjehej mir\u00eb pran\u00eb meje. M\u00eb thoshte se nuk kishte\nasnj\u00eb lloj lidhjeje me t\u00eb shoqen. Martesa e tyre kishte koh\u00eb q\u00eb nuk\nfunksiononte dhe ai kishte gjetur tek un\u00eb dashurin\u00eb dhe pasionin e v\u00ebrtet\u00eb.\nEdhe mua m\u00eb p\u00eblqente q\u00eb ta vazhdonim k\u00ebt\u00eb aventur\u00eb, edhe pse e dija q\u00eb nuk do t\u00eb\nkisha asnj\u00eb t\u00eb ardhme pran\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur, por ndonj\u00ebher\u00eb njeriu\nnuk mendon se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb, por jeton momentin ashtu si\u00e7 i vjen. Kurr\u00eb\nnuk kisha guxim q\u00eb ta pyesja se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte me jet\u00ebn e tij, n\u00ebse do t\u00eb\nvazhdonte t\u00eb jetonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb; nga nj\u00eb an\u00eb e shoqja dhe nga ana tjet\u00ebr,\nun\u00eb. Sigurisht q\u00eb kjo nuk do t\u00eb ishte e drejt\u00eb; ai duhet t\u00eb merrte nj\u00eb vendim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kaluan dy vjet dhe gj\u00ebrat vazhdonin t\u00eb ishin nj\u00eblloj. Ai dilte me mua dhe\nvazhdonte me t\u00eb shoqen n\u00eb sht\u00ebpi. Nj\u00eb dit\u00eb nuk durova dot m\u00eb dhe e pyeta se \u00e7far\u00eb\ndo t\u00eb ndodhte me ne. M\u00eb tha se gj\u00ebrat do t\u00eb vazhdonin t\u00eb ishin nj\u00eblloj, pasi ai\nnuk mund t\u00eb ndahej nga e shoqja, sepse kishin nj\u00eb djal\u00eb bashk\u00eb. Un\u00eb nuk jam\nnatyra q\u00eb ta b\u00ebj t\u00eb zgjedh\u00eb midis meje dhe t\u00eb shoqes dhe k\u00ebshtu nuk munda q\u00eb\nt\u2019i them asnj\u00eb fjal\u00eb. M\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb q\u00eb t\u00eb rrija me t\u00eb prandaj, nuk doja q\u00eb\nt\u00eb ndahesha prej tij. Vendosa t\u00eb vazhdoja t\u00eb luaja rolin e \u201cdashnores\u201d. Nuk e\ndi edhe p\u00ebr sa koh\u00eb do t\u00eb zgjaste kjo situat\u00eb, por un\u00eb e doja shum\u00eb dhe vendosa\nt\u2019i pranoja kushtet e tij. Gruaja e tij nuk dinte asgj\u00eb p\u00ebr mua, madje kurr\u00eb\nnuk kishte dyshuar derisa nj\u00eb dit\u00eb na zbuloi dhe p\u00ebr mua, kjo ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.\nM\u00eb diskriminoi para gjith\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs dhe me e keqja ishte se un\u00eb nuk\nmunda t\u00eb mbrohesha. Nuk fola asnj\u00eb fjal\u00eb, por e lejova t\u00eb m\u00eb fyente para t\u00eb\ngjith\u00ebve. Qaja si e \u00e7mendur dhe nuk kisha fuqi t\u00eb b\u00ebja asgj\u00eb. Lash\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka\nt\u00eb ma zgjidhte koha, por qe e pamundur. Zgjidhjen e kisha vet\u00ebm un\u00eb. Duhet t\u00eb\nbindja at\u00eb q\u00eb t\u00eb ndahej nga e shoqja ose t\u00eb ndahesha p\u00ebrgjithmon\u00eb prej tij.\nVendosa t\u2019ia them dhe, k\u00ebsaj here, nuk pata m\u00eb frik\u00eb. I k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb zgjidhte\nmidis meje dhe asaj. M\u00eb tha se e zhg\u00ebnjeva shum\u00eb me k\u00ebt\u00eb zgjedhje q\u00eb i k\u00ebrkova\nt\u00eb b\u00ebj\u00eb. Nuk munda ta besoj kur ai m\u00eb tha se nuk do t\u00eb donte q\u00eb t\u00eb prishte\nfamiljen e tij dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai zgjodhi t\u00eb ndahej prej meje. U ndjeva e shkat\u00ebrruar,\naty kuptova se un\u00eb nuk mund t\u00eb jetoja dot pa t\u00eb. Ndjehesha bosh dhe nuk doja t\u00eb\nflisja me ask\u00ebnd p\u00ebrve\u00e7 tij. Tashm\u00eb, ai ishte b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr mua. Kaluan\ndisa koh\u00eb dhe un\u00eb nuk durova dot, por shkova ta k\u00ebrkoja. Sapo e pash\u00eb, e p\u00ebrqafova,\ne putha dhe i thash\u00eb se nuk mund t\u00eb jetoja dot pa t\u00eb. Nuk do ta besoni, por un\u00eb\nvazhdoj t\u00eb jem me t\u00eb q\u00eb sot e asaj dite; vazhdoj t\u00eb jem \u201cdashnorja\u201d e tij. E di\nq\u00eb kushdo q\u00eb do ta lexoj\u00eb k\u00ebt\u00eb histori do t\u00eb habitet me mua, por nuk b\u00ebj dot\nasgj\u00eb. Ajo q\u00eb ndjej, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se un\u00eb. Qenka e v\u00ebrtet\u00eb kur thon\u00eb se\n\u201cdashuria t\u00eb verbon\u201d. Un\u00eb kam vendosur ta ndaj dashurin\u00eb e jet\u00ebs sime me gruan\ne tij dhe nuk m\u00eb b\u00ebn aspak p\u00ebrshtypje, mjafton q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb meje, qoft\u00eb\nedhe p\u00ebr disa momente. Nuk e di p\u00ebr sa koh\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb kjo, por sado koh\u00eb t\u00eb\nzgjas\u00eb, un\u00eb do vazhdoj t\u00eb jem n\u00eb dispozicionin e tij dhe jam e gatshme t\u2019i pranoj\nkushtet e tij, p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb ndjej p\u00ebr t\u00eb. Jam shum\u00eb e lumtur me t\u00eb\ndhe nuk mund t\u00eb jetoj pa t\u00eb, edhe pse e di se nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb i imi&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para kat\u00ebr vjet\u00ebsh njoha dik\u00eb q\u00eb m\u00eb ndryshoi jet\u00ebn. Un\u00eb at\u00ebhere sapo kisha filluar pun\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pasi kisha mbaruar universitetin. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, edhe dat\u00ebn nuk e mbaj mend ekzakt\u00ebsisht, por ishte nj\u00eb lidhje shum\u00eb speciale dhe mbi t\u00eb gjitha, e jasht\u00ebzakonshme. Ai ishte nj\u00eb njeri q\u00eb ma b\u00ebnte dit\u00ebn t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20951,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-20950","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20950","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20950"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20950\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20951"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20950"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20950"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20950"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}