{"id":20944,"date":"2019-02-08T17:00:57","date_gmt":"2019-02-08T16:00:57","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20944"},"modified":"2019-02-08T15:39:29","modified_gmt":"2019-02-08T14:39:29","slug":"astrologia-shpjegon-43","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/astrologia-shpjegon-43\/","title":{"rendered":"Astrologia shpjegon..!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Stuhi d\u00ebbore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Isha n\u00eb fshat te gjyshja dhe po rrinim n\u00eb oborr me gjith\u00eb familjen, kur\npapritur filloi nj\u00eb stuhi d\u00ebbore. Theksoj q\u00eb ishim me bluz\u00eb me m\u00ebng\u00eb t\u00eb\nshkurtra, kishte gjelb\u00ebrim gjithandej dhe dukej atmosfer\u00eb pranvere. Filluam t\u00eb\nmblidhnim t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb kishim n\u00eb oborr, duke filluar nga rrobat e\nnderura, tavolinat, karriget q\u00eb kishim nxjerr\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb diell e\ngjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Stuhia ishte aq e madhe sa ne nuk shikonim dot nj\u00ebri-tjetrin\ndhe p\u00ebrplaseshim. Ashtu, nga sikleti i madh, u zgjova nga gjumi. Jam n\u00eb pritje\nt\u00eb parashikimit tuaj. Sara<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; <\/strong>D\u00ebbora n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr ka disa kuptime. Ju po kaloni nj\u00eb periudh\u00eb\nt\u00eb bukur n\u00eb familje, por kjo, fatkeq\u00ebsisht, nuk do t\u00eb zgjas\u00eb shum\u00eb sepse di\u00e7ka\ndo ta prish\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb. Jo m\u00eb kot thon\u00eb q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb e keqja dhe e mira\njan\u00eb shoq\u00ebruese t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb bini n\u00eb\npesimiz\u00ebm, pasi periudha negative q\u00eb vjen pas k\u00ebsaj aktuale, do t\u00eb jet\u00eb\nkalimtare. Duhet t\u2019i jepni kurajo vetes sepse nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fatkeq\u00ebsi,\npor p\u00ebr zhg\u00ebnjim nga njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. Gjithsesi, uroj q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb\nfundit, \u00ebndrrat t\u00eb ngelen \u00ebndrra; asgj\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb to. Ju uroj\nsh\u00ebndet!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Shpatulla e majt\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr gjyshen time e cila ka vdekur. E mbaja p\u00ebr krah\u00ebsh dhe ajo\nkishte t\u00eb gjitha karakteristikat e nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb sapolindur; vet\u00ebm fytyra i\ndallohej q\u00eb ishte ajo. M\u00eb buz\u00ebqeshte me nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsi q\u00eb un\u00eb nuk e p\u00ebrshkruaj\ndot. E pyeta se si ishte me sh\u00ebndet dhe ajo m\u00eb tha se kishte shum\u00eb dhimbje n\u00eb\nshpatull\u00ebn e majt\u00eb. Pastaj e pash\u00eb gjyshen sikur po m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte kok\u00ebn. Kur ia\ntregova k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nj\u00eb shoqes time, m\u00eb tha q\u00eb \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruese dhe tregon\nq\u00eb jam shtatz\u00ebn\u00eb. Aurela<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Vet\u00ebm koha do ta tregoj\u00eb, e\ndashur Aurela, n\u00ebse shoqja juaj kishte t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb lidhje me paralajm\u00ebrimin e\nnj\u00eb f\u00ebmije. Un\u00eb mendoj se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shqet\u00ebsim sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb lidhje\nme di\u00e7ka q\u00eb po ju mundon shum\u00eb. Nuk duhet t\u00eb alarmoheni sepse pas disa dit\u00ebsh\ndo t\u00eb shikoni q\u00eb \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb jet\u00eb si m\u00eb par\u00eb dhe ju nuk keni asgj\u00eb nga ato \u00e7far\u00eb\nkeni menduar. Nd\u00ebrsa figura e gjyshes tregon nevoj\u00ebn tuaj p\u00ebr t\u00eb pasur dik\u00eb q\u00eb\nt\u2019ju p\u00ebrk\u00ebdhel\u00eb dhe t\u2019ju doj\u00eb ashtu si\u00e7 vet\u00ebm ajo dinte ta b\u00ebnte. Mjafton q\u00eb k\u00ebt\u00eb\ngj\u00eb t\u2019ia k\u00ebrkoni mamas\u00eb tuaj dhe do t\u00eb shp\u00ebrbleheni me at\u00eb dashuri dhe v\u00ebmendje\nq\u00eb keni koh\u00eb q\u00eb e k\u00ebrkoni nga familja. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sikur isha grua<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur do t\u00eb lindja nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb, n\u00eb\nrealitet, jam djal\u00eb dhe s\u2019kam aspak d\u00ebshir\u00eb t\u00eb jem grua. Isha p\u00ebrpara nj\u00eb vile\nq\u00eb po e shikoja nga jasht\u00eb, e cila m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje sepse ishte shum\u00eb e\nbukur. Sipas \u00ebndrr\u00ebs, sikur ishin Krishtlindjet dhe un\u00eb, papritur, u gjenda n\u00eb\nkrahun e nj\u00eb burri, nd\u00ebrsa un\u00eb isha grua. Ai m\u00eb \u00e7oi n\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb lindur dhe\ni porsalinduri ishte shum\u00eb i sh\u00ebmtuar. Duke qen\u00eb se isha i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb\nisha djal\u00eb, nga sikleti i madh, u zgjova nga gjumi. A ka ndonj\u00eb kuptim gjith\u00eb\nkjo \u00ebnd\u00ebrr se kam frik\u00eb mos jan\u00eb shenja p\u00ebr homo? Taulanti<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; I nderuar Taulant; kjo \u00ebnd\u00ebrr \u00ebsht\u00eb\ninteresante, por ka edhe shum\u00eb kuptim. Ajo tregon q\u00eb ju jeni n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb\ntransformimi, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se, pak nga pak, po rriteni dhe do t\u00eb b\u00ebheni v\u00ebrtet\nburr\u00eb, por tani p\u00ebr tani, duke qen\u00eb se jeni vet\u00ebm 16 vje\u00e7, jeni shum\u00eb i ndjesh\u00ebm\ndhe i dashur, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr. Duke qen\u00eb i till\u00eb, shpesh ju lind\ndyshimi n\u00eb vetvete n\u00ebse jeni heteroseksual apo keni shije t\u00eb tjera. Mos u shqet\u00ebsoni,\n\u00e7do gj\u00eb po shkon ashtu si\u00e7 duhet p\u00ebr ju. Ju nuk keni tendenca t\u00ebrheqjeje ndaj\nmeshkujve, sepse k\u00ebto q\u00eb po kaloni ju, i kalojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb moshatar\u00ebt tuaj dhe ju\nsiguroj q\u00eb nuk jan\u00eb aspak shenja homoseksualizmi. Prandaj, shijojeni k\u00ebt\u00eb\nperiudh\u00eb transformimi n\u00eb favorin tuaj, sa t\u00eb mundeni. Ju uroj shum\u00eb fat!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00eb spital<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Isha n\u00eb spital me n\u00ebn\u00ebn time dhe aty, nj\u00eb infermiere iu afrua duke i th\u00ebn\u00eb:\n\u201cJe shum\u00eb e zhurmshme dhe aspak e rregullt\u201d. N\u00ebna ime ishte shum\u00eb e s\u00ebmur\u00eb dhe\nmezi l\u00ebvizte, e shkreta. Un\u00eb, ngaq\u00eb m\u2019u dhimbs shum\u00eb n\u00ebna, i fola shum\u00eb keq\ninfermieres dhe pastaj, shp\u00ebrtheva n\u00eb t\u00eb qara n\u00eb krah\u00ebt e n\u00ebn\u00ebs. Dua t\u00eb di\nkuptimin e k\u00ebsaj \u00ebndrre. Lora. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E dashur Lora, \u00ebndrra tregon q\u00eb\nju po i shmangeni di\u00e7kaje dhe kjo gj\u00eb ju b\u00ebn t\u00eb ndiheni akoma m\u00eb keq. Duhet t\u00eb\np\u00ebrballeni nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sado e dhimbshme t\u00eb jet\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nm\u00ebnyr\u00eb, do t\u00eb ndiheni m\u00eb e qet\u00eb shpirt\u00ebrisht. N\u00ebse keni nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, k\u00ebt\u00eb\nfare mir\u00eb mund t\u2019ia k\u00ebrkoni nj\u00eb pjes\u00ebtari t\u00eb familjes q\u00eb ju ka shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr.\nGjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Tradhti<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Shoh vazhdimisht n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr burrin tim q\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk jeton m\u00eb,\nsikur m\u00eb thot\u00eb q\u00eb m\u00eb do shum\u00eb, por q\u00eb kishte edhe nj\u00eb dashnore. \u00c7far\u00eb kuptimi\nka, se kjo \u00ebnd\u00ebrr m\u00eb persekuton gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Tradhtia q\u00eb p\u00ebrmend yt shoq, n\u00eb\nfakt, i referohet vdekjes s\u00eb tij, pra, \u00ebsht\u00eb \u201ctradhti\u201d ndaj jet\u00ebs. \u00cbndrra flet\np\u00ebr nj\u00eb tradhti simbolike, pasi ai, duke vdekur, nuk ka jetuar edhe disa vite t\u00eb\ntjera me ju. Tjet\u00ebr nuk di \u00e7far\u00eb t\u2019ju them, meq\u00eb \u00ebndrra q\u00eb m\u00eb keni p\u00ebrshkruar,\nnuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e detajuar. Gjith\u00eb t\u00eb mirat! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Me ish-t\u00eb dashurin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; Isha n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb me ish-t\u00eb dashurin tim, t\u00eb cilit po i thoja: \u201cIshe ti\nq\u00eb u largove nga un\u00eb\u201d. Ai m\u00eb thoshte: \u201cE b\u00ebra k\u00ebt\u00eb gj\u00eb sepse kisha disa\nprobleme t\u00eb miat q\u00eb duhet t\u2019i rregulloja\u201d. Duke qen\u00eb se isha e shqet\u00ebsuar se mos\nvinin prind\u00ebrit e mi, e pyeta se \u00e7far\u00eb do t\u2019u thoshte n\u00ebse ata do t\u00eb na\nshikonin bashk\u00eb dhe ai m\u2019u p\u00ebrgjigj: \u201cDo t\u2019u them q\u00eb dua t\u00eb rri me vajz\u00ebn e\ntyre\u201d. Prind\u00ebrit e mi nuk hyn\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn time, por n\u00eb fakt e pash\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ish-t\u00eb\ndashurin q\u00eb fliste qet\u00ebsisht me babain tim. Do t\u00eb doja nj\u00eb interpretim nga ju,\ne dashur astrologe. Tatjana<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E dashur Tatjana, \u00ebndrra nuk \u00ebsht\u00eb\ngj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb juaja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb paqe si me veten, ashtu edhe me\nat\u00eb q\u00eb dashuroni. P\u00ebr momentin, nuk shikohet ndonj\u00eb arritje e mundshme e\nrealizimit t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs tuaj. N\u00eb raste t\u00eb tilla, nuk na ngelet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se\nt\u2019ju themi q\u00eb ta mblidhni veten sepse njohje m\u00eb interesante do t\u00eb keni n\u00eb t\u00eb\nardhmen. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Parashut\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; S\u00eb pari, ju p\u00ebrsh\u00ebndes! Para dy net\u00ebsh kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur po\nfluturoja me parashut\u00eb bashk\u00eb me vajzen time 4 vje\u00e7are. Na p\u00eblqente t\u00eb dyjave\ndhe i g\u00ebzoheshim k\u00ebsaj gj\u00ebje. Teksa po uleshim n\u00eb tok\u00eb, ram\u00eb n\u00eb uj\u00eb dhe u lag\u00ebm\nnga vithet. M\u00eb von\u00eb e pash\u00eb veten n\u00eb vendin tim t\u00eb pun\u00ebs, q\u00eb kishte ndryshuar\nkomplet. Edhe shefi nuk ishte m\u00eb i nj\u00ebjti dhe banjot ishin komplet t\u00eb pastra, nd\u00ebrsa\nish-kolegia ime m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeste, m\u00eb dha dor\u00ebn dhe zgjati dy bileta me mesazhe,\npor un\u00eb nuk e mbaj mend se \u00e7far\u00eb shkruhej n\u00eb to. M\u00eb ktheni p\u00ebrgjigje k\u00ebt\u00eb jav\u00eb,\nju lutem. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00cbndrra juaj ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb me\npun\u00ebn dhe pjesa e par\u00eb tregon d\u00ebshir\u00ebn tuaj p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb nga\nv\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb q\u00eb ju shkakton kjo pun\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga ana tjet\u00ebr,\ntregon p\u00ebr jet\u00ebn tuaj private, q\u00eb do donit ta kishit m\u00eb t\u00eb rregullt dhe m\u00eb t\u00eb\npasur shpirt\u00ebrisht e seksualisht. Ju uroj sh\u00ebndet! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Karfica t\u00eb vogla<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; M\u00eb ka ngelur n\u00eb mendje nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb e kam par\u00eb koh\u00ebt e fundit. Isha me\ntezen time q\u00eb e doja shum\u00eb, por q\u00eb nuk jeton m\u00eb. N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, ajo m\u2019u shfaq shum\u00eb\ne re, por nuk ishte shum\u00eb mir\u00eb me sh\u00ebndetin. Flok\u00ebt i kishte t\u00eb mbledhura me\nshum\u00eb karfica, por e shikoja q\u00eb e mundonin. I thash\u00eb se do t\u2019ia hiqja un\u00eb t\u00eb\ngjitha q\u00eb ajo t\u00eb ndihej rehat kur t\u00eb shtrihej n\u00eb krevat. Flok\u00ebt i kishte shum\u00eb\nt\u00eb ngat\u00ebrruara nga karficat dhe m\u00eb vinte keq p\u00ebr t\u00eb. Aty, duke i hequr karficat,\nu zgjova nga gjumi. Valentina<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E dashur Valentina, mendoj se e\ngjith\u00eb \u00ebndrra ka lidhje me sh\u00ebndetin tuaj. Ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ju t\u00eb vuani nga\nnj\u00eb dhimbje e leht\u00eb koke e vazhdueshme, por q\u00eb nuk i keni dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi.\nP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, \u00ebndrra tregon q\u00eb kjo dhimbje koke ju vjen nga mendimet e shumta q\u00eb\nju r\u00ebndojn\u00eb n\u00eb kok\u00eb. At\u00ebhere, \u00ebndrra ju ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet\nimazheve q\u00eb keni par\u00eb. Duhet t\u2019i largoni k\u00ebto mendime nga koka pak e nga pak, n\u00eb\nm\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, t\u00eb ndiheni e \u00e7liruar si nga dhimbja e kok\u00ebs, ashtu edhe nga\nmendimet shqet\u00ebsuese. Si\u00e7 mund ta kuptoni, tezja q\u00eb keni par\u00eb jeni po ju, nd\u00ebrsa\nkarficat, jan\u00eb mendimet e r\u00ebnda, dhimbja e kok\u00ebs, shqet\u00ebsimet, t\u00eb cilat duhet t\u2019i\nlargoni. Gjith\u00eb t\u00eb mirat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Stuhi d\u00ebbore &#8211; Isha n\u00eb fshat te gjyshja dhe po rrinim n\u00eb oborr me gjith\u00eb familjen, kur papritur filloi nj\u00eb stuhi d\u00ebbore. Theksoj q\u00eb ishim me bluz\u00eb me m\u00ebng\u00eb t\u00eb shkurtra, kishte gjelb\u00ebrim gjithandej dhe dukej atmosfer\u00eb pranvere. Filluam t\u00eb mblidhnim t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb kishim n\u00eb oborr, duke filluar nga rrobat e nderura, tavolinat, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20058,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[266],"class_list":["post-20944","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-endrra","tag-endrra-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20944","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20944"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20944\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20058"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20944"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20944"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20944"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}