{"id":20937,"date":"2019-02-08T19:00:45","date_gmt":"2019-02-08T18:00:45","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20937"},"modified":"2019-02-08T15:20:56","modified_gmt":"2019-02-08T14:20:56","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-10","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-10\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi! (10)"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijim..!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>7 janar 2010<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot ishte e enjte dhe si gjithmon\u00eb, t\u00eb enjteve m\u00eb th\u00ebrret ai. Gjithmon\u00eb n\u00eb\nt\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn or\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hotel&#8230; P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e kam takuar Petron\npara gjasht\u00eb muajve po n\u00eb k\u00ebt\u00eb hotel. \u201cE njoh un\u00eb, m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb Eftalia n\u00eb\ntelefon, \u00ebsht\u00eb njeri shum\u00eb i mir\u00eb e i sjellsh\u00ebm, ka qen\u00eb klient i rregullt i\nAleksandr\u00ebs, lituanezes, por tani q\u00eb ajo iku, un\u00eb po ta prezantoj ty se je\nvajz\u00eb p\u00ebr s\u00eb mbari&#8230;\u201d. I thash\u00eb \u201cFaleminderit\u201d dhe m\u2019u kujtuan fjal\u00ebt e Ilias\nse duhet ta kisha mir\u00eb me Eftalin\u00eb dhe se duhet t\u2019i jepja ndonj\u00eb evro her\u00eb pas\nhere&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Petro \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burr\u00eb rreth t\u00eb 50-ave, i gjat\u00eb, me flok\u00eb g\u00ebshtenj\u00eb e me nj\u00eb\nl\u00ebkur\u00eb t\u00eb l\u00ebmuar. M\u00eb ka treguar shum\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tij: \u00cbsht\u00eb i martuar dhe\ngruan e ka t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me kancer. Ka hequr mitr\u00ebn, por ka akoma probleme. Atij i\nvjen keq p\u00ebr t\u00eb dhe nuk e ndan\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E do shum\u00eb? &#8211; i thash\u00eb nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo, &#8211; m\u00eb tha ai, &#8211; nuk e dua, por ajo \u00ebsht\u00eb njeri i mir\u00eb dhe m\u00eb vjen keq\nta l\u00eb tani q\u00eb u s\u00ebmur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po ajo, \u00e7\u2019thot\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb lejen q\u00eb kur t\u00eb vdes\u00eb, t\u00eb martohem&#8230; &#8211; m\u00eb tha ai duke buz\u00ebqeshur\nhidhur\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Eshte i \u00e7uditsh\u00ebm Petroja. Nganj\u00ebhere them se eshte i fundit i llojit t\u00eb\nburrave q\u00eb sakrifikojne per grat\u00eb. Eshte shume i sjellshem dhe ben shume p\u00ebr t\u00eb\ntjer\u00ebt. Nje her\u00eb i thash\u00eb se kisha problem ne IKA. \u201cPo nuk e ke problem, me\ntha, m\u00eb jep emrin se ta rregulloj un\u00eb. Punoj aty\u201d. Kur u takuam her\u00ebn tjet\u00ebr,\nm\u00eb la n\u00eb dor\u00eb gjith\u00eb dokumentet q\u00eb k\u00ebrkoja\u2026 Petro flet dhe tregon shume bukur.\nE ka zakon q\u00eb pasi bejme dashuri, shtrihet me kurriz, mbyll syte dhe flet, flet\npa pushim. M\u00eb tregon per veten e tij, p\u00ebr familjen e tij, p\u00ebr gruan p\u00ebr jet\u00ebn e\ntij. \u201cTi ke nevoj\u00eb p\u00ebr psikanalist\u201d, desha t\u2019i thoja nj\u00eb her\u00eb, por e mbajta\nveten se mos ma merrte p\u00ebr ters\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur u takuam p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, sapo hyra, m\u00eb pyeti p\u00ebr Aleksandr\u00ebn. M\u00eb\nk\u00ebrkoi numrin e saj, por un\u00eb nuk e kisha. M\u00eb foli p\u00ebr t\u00eb pothuajse p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb.\nM\u2019u duk se kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me t\u00eb. \u201cPse iku k\u00ebshtu, pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb, m\u00eb tha,\nsi m\u00eb la k\u00ebshtu?!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAjo b\u00ebnte pun\u00ebn e vet, o zotni, thash\u00eb me vete, punonte, nxirrte para dhe\nnuk mendonte p\u00ebr gj\u00eb tjet\u00ebr\u201d, por nuk i thash\u00eb gj\u00eb. Pyet gjithmon\u00eb p\u00ebr\nAleksandr\u00ebn. Jam i bindur se ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me t\u00eb, edhe pse tani m\u00eb th\u00ebrret\nvet\u00ebm mua\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse nuk gjen nj\u00eb t\u00eb dashur, po harxhon eurot me mua?! &#8211; i thash\u00eb sot duke\nqeshur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E dashura k\u00ebrkon impenjim &#8211; m\u00eb tha ai. &#8211; Jam lodhur me gruan, nuk kam\nkoh\u00eb t\u2019i shkoj para mbrapa t\u00eb dashur\u00ebs. Pastaj, nuk gjej dot m\u00eb t\u00eb bukur se ty\n&#8211; m\u00eb tha. &#8211; Ti m\u00eb p\u00eblqen, ti je e dashura ime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qesha dhe e p\u00ebrqafova. M\u00eb erdhi keq p\u00ebr t\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>10 janar 2010<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot \u00ebsht\u00eb e diel, dit\u00eb pushimi dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e mrekullueshme. Diell\ndhe ngroht\u00eb si n\u00eb pranver\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pash\u00eb fytyr\u00ebn time n\u00eb pasqyr\u00eb. Isha ende shum\u00eb e bukur, edhe pse po shkoja n\u00eb t\u00eb tridhjetat. Pak botoks tek ai doktori shqiptar q\u00eb kishte klinik\u00ebn af\u00ebr Muzeut, nuk do m\u00eb b\u00ebnte keq. Ai tashme me njeh shume mire, madje kur isha her\u00ebn e fundit&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U ula para pasqyr\u00ebs e po shikoja fytyr\u00ebn time. Isha ende shum\u00eb e bukur edhe\npse po shkoja n\u00eb t\u00eb tridhjetat. Te syt\u00eb kisha ca rrudha te vogla. Pak botoks tek\nai doktori shqiptar q\u00eb kishte klinik\u00ebn af\u00ebr Muzeut nuk do t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte keq. Qe e\nbukur me t\u00eb. Shkova nj\u00eb dit\u00eb atje bashk\u00eb me Nadjan q\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb\ndepilim. Kam p\u00ebrshtypjen se, sa m\u00eb pa, m\u00eb njohu q\u00eb isha shqiptare. \u201cRuse jeni\nedhe ju?\u201d, m\u00eb pyeti. \u201cJo, i thash\u00eb, jam greke, nga Janina\u201d. \u201cOu, m\u00eb tha ai, un\u00eb\nkam punuar shum\u00eb vite n\u00eb Janin\u00eb\u201d. U ndjeva shum\u00eb keq. U skuqa kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb. Ai,\nsi\u00e7 duket, e vuri re, u tregua shum\u00eb i sjellsh\u00ebm dhe e nd\u00ebrroi menj\u00ebher\u00eb\nbised\u00ebn\u2026 Shkova tek ai edhe her\u00eb t\u00eb tjera, por nuk ma hapi kurr\u00eb bised\u00ebn p\u00ebr\norigjin\u00ebn time. Madje nj\u00eb her\u00eb, nd\u00ebrsa isha aty, i telefonuan ne celular dhe ai\nfilloi t\u00eb fliste shqip, edhe pse un\u00eb isha aty. \u201cUn\u00eb jam shqiptar\u201d, m\u00eb tha kur\nmbaroi bised\u00ebn, pa e pyetur dhe duke m\u00eb par\u00eb n\u00eb sy dhe, menj\u00ebher\u00eb nd\u00ebrroi\nbised\u00ebn, duke vazhduar pun\u00ebn me mua. Kam vendosur q\u00eb, kur t\u00eb shkoj prap\u00eb, do ia\nthem t\u00eb v\u00ebrteten se nga jam. Ndjehem keq para tij kur atij i duhet te flas\u00eb\nshqip dhe une e degjoj, edhe pse jam e sigurt\u00eb se ai e di q\u00eb un\u00eb jam shqiptare\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot u mora me \u00e7unin gjith\u00eb koh\u00ebn. K\u00ebnaqem kur e shikoj q\u00eb ai rritet p\u00ebrdit\u00eb,\npor p\u00ebrher\u00eb m\u00eb pushton nje trishtim: Si do t\u00eb ndjehet ai po ta marr\u00eb vesh nj\u00eb\ndit\u00eb se \u00e7\u2019pun\u00eb ka b\u00ebr\u00eb mami i tij?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>12&nbsp; janar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kot thon\u00eb se bota \u00ebsht\u00eb e madhe, \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl shum\u00eb. Sot m\u00eb telefonuan q\u00eb\nduhet t\u00eb shkoja n\u00eb Filotei, n\u00eb nj\u00eb adres\u00eb ku kishin k\u00ebrkuar tre vajza. Do t\u00eb\nshkoja un\u00eb, Nadja dhe nj\u00eb ruse tjet\u00ebr q\u00eb sapo kishte filluar pun\u00eb. Emri i\nrrug\u00ebs m\u2019u duk si i njohur, por nuk i dhash\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. N\u00eb lagje te ndryshme t\u00eb\nAthin\u00ebs ka shum\u00eb rrug\u00eb m\u00eb emra t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Vet\u00ebm kur Ilia ndaloi para nj\u00eb vile\nme kangjella t\u00eb bukura dhe m\u00eb tha q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb adresa, u kujtova. \u201cNuk mund t\u00eb\nshkoj k\u00ebtu, i thash\u00eb Ilias. E njoh pronarin e k\u00ebsaj vile\u201d. \u201cKthehu. Me Eftalin\u00eb\nflas un\u00eb n\u00eb telefon\u201d. Ndofta u tremba kot, ndofta n\u00eb at\u00eb vil\u00eb tani banonte dikush\ntjet\u00ebr, por nuk mund t\u00eb shkoja, nuk mund t\u00eb rrezikoja\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tek ajo vil\u00eb kisha qene shum\u00eb vite p\u00ebrpara. M\u00eb kishte \u00e7uar nj\u00eb e njohura\nime, burri i s\u00eb cil\u00ebs punonte si kopshtar aty. Ishte nj\u00eb vil\u00eb shum\u00eb e bukur.\nAsnj\u00ebher\u00eb deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kisha par\u00eb nje vil\u00eb aq te bukur e me aq\ngjelb\u00ebrim. Ishte e nd\u00ebrtuar me nj\u00eb arkitektur\u00eb moderne, me xhama dhe me dru.\nKur hyje aty, lulet dhe gjelberimi i pafund b\u00ebnin t\u00eb t\u00eb dukej vetja si n\u00eb\nparajs\u00eb. E njohura ime m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb pronari i sht\u00ebpis\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb vajz\u00eb\nsimpatike, t\u00eb sjellshme, me kultur\u00eb, q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente si kamariere dhe te\nkujdesej p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb. Nuk do t\u00eb kisha shum\u00eb pun\u00eb, pasi ai kishte edhe nj\u00eb\nkuzhiniere si edhe nj\u00eb filipinase q\u00eb b\u00ebnte pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb njeri shum\u00eb\ni pasur dhe shum\u00eb i mir\u00eb, m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb ajo. Burri im ka dy muaj q\u00eb ka\nfilluar pun\u00eb tek ai dhe \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i k\u00ebnaqur, nuk e heq nga goja\npronarin\u2026 Ai i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb filloja pun\u00eb un\u00eb, m\u00eb tha e njohura ime, por\npronari i kishte th\u00ebn\u00eb se i duhej nj\u00eb vajz\u00eb e re dhe e paraqitshme, pasi shpesh\nn\u00eb sht\u00ebpi organizonte pritje dhe mua m\u00eb shkoi mendja te ty&#8230;\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me parandjenj\u00ebn se do t\u00eb filloja nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe se m\u00eb kishte buz\u00ebqeshur fati n\u00eb der\u00eb, kap\u00ebrceva pragun e sht\u00ebpis\u00eb. Te dera e brendshme na priti filipinasja dhe na \u00e7oi n\u00eb sallon q\u00eb dukej si nj\u00eb galeri arti. Rreth e qark ishin statuja t\u00eb mrekullueshme ne mermer dhe dru. Po k\u00ebshtu, edhe n\u00eb mure ishin varur piktura, disa nga t\u00eb cilat shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. U ul\u00ebm dhe po prisnim. Pas pak erdhi filipinasja dhe na tha q\u00eb zot\u00ebria po na priste n\u00eb zyr\u00eb. Ajo na shoq\u00ebroi deri te dera e zyr\u00ebs, na hapi der\u00ebn dhe na la t\u00eb futeshim brenda. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, pamja q\u00eb m\u00eb doli p\u00ebrball\u00eb, m\u00eb habiti\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijon&#8230;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vijim..! 7 janar 2010 Sot ishte e enjte dhe si gjithmon\u00eb, t\u00eb enjteve m\u00eb th\u00ebrret ai. Gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn or\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hotel&#8230; P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e kam takuar Petron para gjasht\u00eb muajve po n\u00eb k\u00ebt\u00eb hotel. \u201cE njoh un\u00eb, m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb Eftalia n\u00eb telefon, \u00ebsht\u00eb njeri shum\u00eb i mir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20816,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[282],"class_list":["post-20937","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-nga-jeta-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20937","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20937"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20937\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20816"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}