{"id":20932,"date":"2019-02-08T14:07:03","date_gmt":"2019-02-08T13:07:03","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20932"},"modified":"2019-02-08T14:07:09","modified_gmt":"2019-02-08T13:07:09","slug":"da-vinci-na-rishfaq-serrish-artin-e-tij-te-madh-nga-luan-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/da-vinci-na-rishfaq-serrish-artin-e-tij-te-madh-nga-luan-rama\/","title":{"rendered":"Da Vin\u00e7i na rishfaq s\u00ebrrish artin e tij t\u00eb madh. Nga Luan Rama"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/luan-rama1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-20934\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E pabesueshme\u2026\nDora e Leonardo da Vin\u00e7it na rivjen s\u00ebrrish dhe n\u2019a shfaqet me nj\u00eb krijim t\u00eb\npanjohur: \u201cMartiri San Sabestian\u201d\u2026 Duket sikur ka zgjatur dor\u00ebn sip\u00ebr varrit\np\u00ebr t\u00eb na treguar dhe nj\u00eb vizatim t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb tij. Martiri \u00ebsht\u00eb atje,\nlidhur n\u00eb nj\u00eb pem\u00eb t\u00eb xhveshur, n\u00eb nj\u00eb peizazh morti, n\u00eb konvulsionet e tij,\ngjysm\u00eb i \u00e7\u2019veshur, me imazhin e martirit q\u00eb mund t\u00eb krijonte vet\u00ebm nj\u00eb artist\nsi ai. Po, ishte madh\u00ebshtia e pen\u00ebs s\u00eb tij duke punuar n\u00eb atelierin e tij n\u00eb\nFirenze, nj\u00eb vizatim i viteve 1478-1483. Nj\u00eb trup i goditur nga nd\u00ebshkimi, me\nkok\u00ebn lart si t\u00eb k\u00ebrkonte ndihm\u00eb nga ndonj\u00eb hyjni. Linja t\u00eb hedhura lirsh\u00ebm, me\nnj\u00eb frym\u00eb, si\u00e7 ndodhte n\u00eb etydet e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pastaj tablot\u00eb e Monaliz\u00ebs\napo Jezus\u00eb. Si ndodhi k\u00ebshtu rishfaqja e k\u00ebtij vizatimi t\u00eb humbur e t\u00eb panjohur\ngjat\u00eb pes\u00eb shkeujve, pas aq e aq k\u00ebrkimesh t\u00eb studjuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb\nk\u00ebrkonin n\u00eb arkivat e Milanos, Venecies, Vatikanit, Londr\u00ebs, Parisit apo\nBerlinit. K\u00ebshtu, papritur, vizatimi u zgjua nga ajo p\u00ebrgjumje e madhe n\u00eb\ndokumentet e nje njeriu t\u00eb zakonsh\u00ebm, ku nj\u00eb mjek francez, i cili kishte\nmbledhur vizatime t\u00eb ndryshme q\u00eb ruante i ati diku ne nj\u00eb dollap, vendosi nj\u00eb\ndit\u00eb ti \u00e7onte n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Ankandit \u201cTajan\u201d n\u00eb Paris, p\u00ebr ti ekspertizuar dhe\nshitur. Ai kurr\u00eb nuk kishte menduar se mes tyre mund t\u00eb ishin vizatime t\u00eb\nLeonardos, vizatim i cili menj\u00ebher\u00eb u shpall \u201ctresor national\u201d (\u201cthesar\nkomb\u00ebtar\u201d i Franc\u00ebs) dhe q\u00eb shtepia \u201cTajan\u201d k\u00ebrkon ta shes\u00eb p\u00ebr 15 milion\u00eb\neuro. Edhe pse pa firm\u00eb eksperti i kesaj sht\u00ebpie botuese e kuptoi menj\u00ebher\u00eb se\nkishte t\u00eb b\u00ebnte me di\u00e7ka disa shekullore dhe q\u00eb i p\u00ebrkiste ndonj\u00eb piktori t\u00eb\nRilindjes italiane. Po cilit?&#8230; Dhe k\u00ebshtu, pas tet\u00eb muajsh Patrick de Bayser\ndhe m\u00eb pas ekspertja e Metropolitan Museum t\u00ea Nju Jorkut, Carmen C. Bambach\nnjoh\u00ebs t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs s\u00ea artistit fjorentina, arrit\u00ebn n\u00eb konkluzionin se\nvizatimi ishte i Leonardo da Vin\u00e7it. Dukej q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb dor\u00eb e\nm\u00ebngj\u00ebrt dhe Leonardo punonte gjithnj\u00eb me dor\u00ebn e majt\u00eb. Ekspert\u00ebt zbuluan se\nvizatimi i p\u00ebrkiste nj\u00eb flete q\u00eb i takonte fletoreve t\u00eb vizatimeve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin\nat\u00eb q\u00eb quhet \u00abCodex Atlanticus\u00bb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E v\u00ebshtroj k\u00ebt\u00eb\nvizatim dhe menj\u00ebher\u00eb m\u00eb shfaqen imazhet e tablove t\u00eb shk\u00eblqyera t\u00eb Mantegna-s\np\u00ebr martirin San Sebastian (1480), apo e tabos\u00eb s\u00eb Tizanos, tablo k\u00ebto t\u00eb m\u00ebdha\nme ngjyra dhe plot kolorit. Por tek Leonardo, q\u00ebndrimi i p\u00ebrsonazhit (figura e\ntret\u00eb e shenjt\u00eb n\u00eb Rom\u00eb pas Sh\u00ebn Pjetrit dhe Sh\u00ebn Paul) \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr. Nj\u00eb\nskic\u00eb e b\u00ebr\u00eb aty p\u00ebr aty, me pen\u00ebn e tij (pend\u00eb) me boj\u00eb kafe, i ka dh\u00ebn\u00eb\nfigur\u00ebs s\u00eb martirit nj\u00eb pamje trallis\u00ebse, n\u00eb \u00e7astin kur perandori romak,\nDiocletien p\u00ebr ta nd\u00ebshkuar; meq\u00eb ai u k\u00ebrkoi miqve t\u00eb tij t\u00eb mos hiqnin dor\u00eb\nnga feja kristiane, urdh\u00ebroi ta q\u00ebllonin me shigjeta, lidhur pas nj\u00eb trungu.\nFytyra e martirit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shpreh\u00ebse e po k\u00ebshtu dhe trupi, ku padyshim\np\u00ebrsa i p\u00ebrket anatomis\u00eb, Leonardo mbetet mjeshtri m\u00eb i madh i t\u00eb gjitha\nkohrave. Vizatimi ka p\u00ebrmasat 19,3 x 13 cm\u2026 pra nj\u00eb flet\u00eb fletoreje, \u00e7ka disa\nprej tyre i kemi par\u00eb n\u00eb muzeun e Leonardos ne Clos Luc\u00e9, n\u00eb Amboise, ku ai\njetoi pjes\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs gjersa vdiq. Martiri San Sebastian \u00ebsht\u00eb\ntrajtuar shum\u00eb dhe nga piktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Rilindjes italiane apo piktor\u00ebt\nspanjoll\u00eb (El Greco), hollandez\u00eb, flamand\u00eb, etj. Nga Rilindja italiane m\u00eb t\u00eb\nnjohura jan\u00eb tablot\u00eb e Rafaelos, Botticelli, Perugini\u2026 N\u00eb Franc\u00eb, kompozitori\nDebussy, krijoi muzik\u00ebn e nj\u00eb baleti me tem\u00ebn e k\u00ebtij martiri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kodik\u00ebt e Da\nVinci-t <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si\u00e7 dihet, sipas\ntestamentit t\u00eb tij, pas nj\u00eb inventari t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb tablove, vizatimeve,\nshkrimeve p\u00ebr piktur\u00ebn, arkitektur\u00ebn, shpikjet shkencore, eset\u00eb filozofike,\netj, gjith\u00eb dokumentet e mjeshtrit t\u00eb madh toskanas kaluan n\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb\nnx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij Francesco Meltzi, i cili e ndoqi at\u00eb deri n\u00eb \u00e7astet e fundit.\nShum\u00eb shkrime p\u00ebr artin, Meltzi i mblodhi dhe i t\u00ebrhoqi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb\nVapria Adda, pran\u00eb Milanos, dhe hartoi at\u00eb q\u00eb u quajt \u201cTratatto della pitura\u201d.\nAi donte t\u2019i shiste sh\u00ebnimet dhe vizatimet e Leonardos, por askush nuk i\nblinte, pasi i shikonin pa ndonj\u00eb interes. M\u00eb von\u00eb, dokumentet u shp\u00ebrndan\u00eb dhe\nu shit\u00ebn nga princat, fisnik\u00ebt e m\u00ebdhenj dhe njer\u00ebzit e interesuar p\u00ebr gjenin\u00eb\ne Da Vinci-t. Vizatimi i martirit San Sebastian, n\u00eb koh\u00ebn kur trash\u00ebgimtar\u00ebt e\nMeltzi-t i shit\u00ebn dor\u00ebshkrimet tek skulptori Pompeo Leoni, p\u00ebrfshihej n\u00eb nj\u00eb\nnga fletoret, n\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb quhej m\u00eb pas \u00abKodiku Atlanticus\u00bb. Por me von\u00eb,\nsi\u00e7 ndodhi me trash\u00ebgimin\u00eb e dor\u00ebshkrimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb Leonardos, ato u\nshp\u00ebrndan\u00eb sa n\u00eb nj\u00eb oborr mbret\u00ebror n\u00eb tjetrin. Prandaj dhe gjith\u00eb fondi i\nLeonardos me gati 10.000-13.000 vizatime e sh\u00ebnime shkencore e filozofike, u\nnda n\u00eb disa kodik\u00eb si, \u00abKodiku i Madridit\u00bb nj\u00eb dub\u00ebl-dor\u00ebshkrim me 197 faqe n\u00eb\nbibliotek\u00ebn mbret\u00ebrore t\u00eb Spanj\u00ebs t\u00eb cilat u zbuluan m\u00eb 1965 dhe q\u00eb kishin\nvizatime inxhinjerike t\u00eb jasht\u00ebzakonshme; \u00abKodiku Leicester\u00bb, i kontit Thomas\nCoke, i bler\u00eb m\u00eb 1717 me 72 faqe; Kodiku i Windsor, n\u00eb bibliotek\u00ebn mbret\u00ebrore\nt\u00eb Anglis\u00eb n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn Windsorit, etj. Madje t\u00eb d\u00ebrguarit e Napoleonit m\u00eb\n1796 i mor\u00ebn nga Biblioteka princore (ambrosiane) e Milanos dhe i soll\u00ebn n\u00eb\nFranc\u00ebs. Por pas internimit t\u00eb Napoleonit n\u00eb ishullin e Saint Helen\u00ebs, ato u\ntransferuan p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Milano. Interesi p\u00ebr to u shtua m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb shekullit\nXX, kur disa biblioteka dhe muzeume t\u00eb Europ\u00ebs dhe t\u00eb Amerik\u00ebs filluan t\u2019i\nblenin p\u00ebr arkivat e tyre. Nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb fundit ishte dhe nj\u00eb shitje e Kodikut\nt\u00eb Da Vinci-t n\u00eb vitin 1994, prej 72 faqesh me shkrime e vizatime t\u00eb viteve\n1506-1508, (p\u00ebrfshi k\u00ebtu v\u00ebzhgime mbi mas\u00ebn dhe form\u00ebn e h\u00ebn\u00ebs), kur patroni\nmiliarder i \u00abOccidental Petroleum\u00bb, amerikani 83 vje\u00e7ar Armand Hammer k\u00ebrkonte\nnj\u00eb shif\u00ebr astronomike: 23 milion\u00eb franga, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Bibla e Guttenberg n\u00eb\nNew York, m\u00eb 1978, kishte kushtuar ve\u00e7se 10 milion. Shkrimet dhe vizatimet e\ntij t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00ebp\u00ebr kodik\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, her\u00eb-her\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb periudhe apo\nt\u00eb nj\u00eb fushe t\u00eb caktuar dhe her\u00eb t\u00eb tjera jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrzjera. Nd\u00ebr kodik\u00ebt e\nsistemuar nga studjues t\u00eb Da Vinci-t, kodik\u00ebt e mjeshtrit jan\u00eb kualifikuar n\u00eb:\n\u00abCodex Arnudel\u00bb, koleksion ky q\u00eb ruhet n\u00eb British Library me dokumente q\u00eb kapin\nperiudh\u00ebn 1498-1518, me vizatimet p\u00ebr kanalin e Romorantin t\u00eb Franc\u00ebs dhe\npallatin mbret\u00ebror, t\u00eb \u00e7ka e kishte porositur Fran\u00e7ois I; \u00abCodex Forster\u00bb (John\nForster), q\u00eb ndodhet po n\u00eb Lond\u00ebr, por n\u00eb Victoria and Albert Museum (m\u00eb s\u00eb\nshumti me dokumente rreth gjeometris\u00eb, hidraulik\u00ebs, etj; \u00abCodex Atlanticus\u00bb, me\n12 volume, i cili gjendet n\u00eb Bibliotek\u00ebn \u00abambrosiane\u00bb t\u00eb Milanos dhe q\u00eb\np\u00ebrfshin skica e sh\u00ebnime p\u00ebr balistik\u00ebn, astronomin\u00eb, gjeometrin\u00eb, hidraulik\u00ebn,\netj. Ky kodik (Codex) u quajt Atlanticus p\u00ebr formatin e madh q\u00eb kishte (lidhur\nme veshje l\u00ebkure nga vet\u00eb Pompeo Leoni) n\u00eb dimensionet 64,5&#215;43,4 cm., \u00e7ka t\u00eb\nkrijonte atlaset e vjetra. Jan\u00eb gjithashtu \u00abCodex Trivulzianus\u00bb, i cili gjendet\nn\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e princave Sforza t\u00eb Milanos, me sh\u00ebnime e skica rreth\narkitektur\u00ebs, anatomis\u00eb, kuajve, gjeometris\u00eb, ku madje ka dhe karikatura;\n\u00abCodex Ashburnam\u00bb i ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb, ku nj\u00ebra ndodhet n\u00eb Bibliotek\u00ebn\nKomb\u00ebtare t\u00eb Franc\u00ebs, BNF dhe tjetra n\u00eb Bibliotek\u00ebn e Institut de France; nj\u00eb\nkodik mbi fluturimin e zogjve (\u00abKodiku i zogjve\u00bb)q\u00eb ndodhet n\u00eb Bibliotek\u00ebn\nMbret\u00ebrore t\u00eb Torinos, etj. Nga 13.000 vizatime q\u00eb kishte trash\u00ebguar nipi i tij\nMeltzi, sot ekzistojn\u00eb ve\u00e7se 7.000, pra af\u00ebrsisht gjysma kan\u00eb humbur.\nSidoqoft\u00eb, para se t\u00eb vdiste, krahas v\u00ebzhgimeve t\u00eb tij p\u00ebr madh\u00ebsin\u00eb dhe form\u00ebn\ne h\u00ebn\u00ebs, Leonardo shkroi dhe nj\u00eb v\u00ebllim t\u00eb fundit me mendimet e tij p\u00ebr\npiktur\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mesa duket aventura e\nDa Vin\u00e7it nuk ka mbaruar. \u00abPrushet\u00bb e fjetura t\u00eb mjeshtrit rizgjohen dhe n\u2019a\nshfaqen e madh\u00ebshtin\u00eb e nj\u00eb arti t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Vall\u00eb si do t\u00eb ishte ky\nvizatim po t\u00eb ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb tablo me ngjyra t\u00eb dimensioneve t\u00eb m\u00ebdha si\u00e7\npikturonte Leonardo. Padyshim do t\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb e bukur se ajo e\nTiziano-s dhe e Montegna-s, pasi Leonardo ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebr\nfigur\u00ebn e tij. Martiri i tij nuk q\u00ebndron n\u00eb form\u00eb ballore dhe pa p\u00ebrp\u00eblitjen e\nnj\u00eb martiri, por ndryshe nga ta, p\u00ebrmes tij, ne ndjejm\u00eb v\u00ebrtet\u00eb martizimin e\nheroit t\u00eb Da Vin\u00e7it p\u00ebrball\u00eb eg\u00ebrsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb perandori. Sidoqoft\u00eb, Franca ka\nvet\u00ebm 30 muaj afat p\u00ebr ta mbajtur brenda territorit t\u00eb saj k\u00ebt\u00eb vizatim n\u00ebse\nndonj\u00eb nga institucionet e saj dhe s\u00eb pari Mus\u00e9e du Louvre apo Mus\u00e9e d\u2019Orsay do\nta blinin p\u00ebr 15 million euro. N\u00eb mos, jo pak institucione amerikane, kineze,\njaponeze, etj, apo biznesmen\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, do ta blejn\u00eb dhe ky vizatim do ti\nmungoj\u00eb Franc\u00ebs\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po, Leonardo \u00ebsht\u00eb n\u00eb\nankand\u2026 e megjithat\u00eb, zbulimi i rast\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebtij vizatimi \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb\nngjarje n\u00eb fondin e trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore. Ardhja n\u00eb Franc\u00eb pran\u00eb mbretit\nFran\u00e7ois I-r\u00eb, i ndali hovet krijuese pikturale t\u00eb Leonardos, por nd\u00ebrkoh\u00eb b\u00ebri\nt\u00eb zhvillohej nj\u00eb trash\u00ebgimi tjet\u00ebr: ajo e vizatimeve, shpikjeve t\u00eb\njasht\u00ebzakonshm\u00eb, studimeve shkencore dhe zbulimit t\u00eb anatomis\u00eb njerezore, p\u00ebr\n\u00e7ka Leonardo i ri kishte punuar vite me rradh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 18 shkurt kam\nshansin q\u00eb ta shoh nga af\u00ebr k\u00ebt\u00eb vizatim q\u00eb do t\u00eb ekspozohet nga \u00abSht\u00ebpia\nTajan\u00bb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Parisit. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E pabesueshme\u2026 Dora e Leonardo da Vin\u00e7it na rivjen s\u00ebrrish dhe n\u2019a shfaqet me nj\u00eb krijim t\u00eb panjohur: \u201cMartiri San Sabestian\u201d\u2026 Duket sikur ka zgjatur dor\u00ebn sip\u00ebr varrit p\u00ebr t\u00eb na treguar dhe nj\u00eb vizatim t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb tij. Martiri \u00ebsht\u00eb atje, lidhur n\u00eb nj\u00eb pem\u00eb t\u00eb xhveshur, n\u00eb nj\u00eb peizazh morti, n\u00eb konvulsionet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20933,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[1444],"class_list":["post-20932","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-kryesore"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20932"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20932\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20933"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}