{"id":20931,"date":"2019-02-07T22:00:43","date_gmt":"2019-02-07T21:00:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20931"},"modified":"2019-02-07T20:52:31","modified_gmt":"2019-02-07T19:52:31","slug":"%ef%bb%bfkam-tre-nuse-ke-te-mbaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfkam-tre-nuse-ke-te-mbaj\/","title":{"rendered":"\ufeffKam tre nuse\u2026 K\u00eb t\u00eb mbaj?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb ju ftoj t\u00eb gjitha moshave t\u00eb lexoni k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb t\u00eb mrekullueshme. \u00cbsht\u00eb\nv\u00ebrtet mrekulli e shpirtit. Kam qen\u00eb pak trazova\u00e7 dhe k\u00ebto lloj gazetash i kam\nlexuar rregullisht edhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, por kjo gazet\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe s\u2019ka\nt\u00eb krahasuar. E ngroht\u00eb n\u00eb gjykim, e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe, tek e fundit, nj\u00eb\nmbles e kulturuar europiane, ku s\u2019duhet t\u00eb paguash si te mbles\u00ebt e tjer\u00eb,\nkushedi se \u00e7far\u00eb. Un\u00eb s\u2019ngopem s\u00eb foluri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb brilante, por k\u00ebsaj\nradhe, \u201cdo t\u00eb ngopem\u201d duke treguar p\u00ebr tre nuset e mia jo xheloze si shembrat&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nusja e par\u00eb&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ah, ah, do t\u00eb kem fuqi t\u00eb mbush ca rreshta p\u00ebr t\u00eb. 25 vjet m\u00eb par\u00eb ishte\ntjet\u00ebr koh\u00eb. Nj\u00eb koh\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por ne prap\u00eb ecnim t\u00eb fort\u00eb, me shpresa t\u00eb m\u00ebdha&#8230;\nN\u00eb das\u00ebm erdhi gjith\u00eb fshati, i qeshur, i g\u00ebzuar, me ca peshqeshe simbolike n\u00eb\ndor\u00eb. \u201cGjynah, thoshnin plakat, sot ai martohet, e la e \u00ebma voc\u00ebrrak 4 vje\u00e7!\u201d.\nU b\u00eb nj\u00eb aheng q\u00eb rrall\u00eb mbahej mend thoshin. Un\u00eb ngjitesha kodr\u00ebs me nusen n\u00eb\nkrah \u201ci burr\u00ebruar\u201d. Ajo, me vello e fustan t\u00eb bardh\u00eb, ve\u00e7 kafshonte buz\u00ebt e l\u00ebpinte\nlot\u00ebt. \u201cPse b\u00ebn ashtu, i thash\u00eb, ne s\u2019na detyroi njeri? Pastaj, ti vet\u00eb m\u00eb\nputhe e para te kroi af\u00ebr pyllit\u201d. \u201cJo, jo, tha, un\u00eb qaj se g\u00ebzoj p\u00ebr ty\u201d, dhe\nu fshi me vellon, pa pyetur se do b\u00ebhej pis&#8230; Dielli i mbasdites, k\u00ebng\u00ebt,\nullinjt\u00eb e mo\u00e7\u00ebm, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ftuarit, t\u00eb mbushnin me jet\u00eb. Po, un\u00eb mund t\u00eb\ntregoj p\u00ebr nusen e par\u00eb me shum\u00eb sesa Uliksi (Odiseja) i Homerit p\u00ebr rrug\u00ebn e\ntij t\u00eb gjat\u00eb, por kur t\u00eb dal n\u00eb pension&#8230; Ajo iku te qiparisat ngadal\u00eb, ajo\nerdhi tek un\u00eb me vrap, ajo qante dhe qeshte kur erdhi dit\u00ebn e dasm\u00ebs. Edhe kur\niku, iku si nuse dhe m\u00eb e bukur, por kok\u00ebn e fytyr\u00ebn nga un\u00eb, nga f\u00ebmij\u00ebt e nga\nsht\u00ebpia. Vajti n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb mallkuar duke na l\u00ebn\u00eb ne kusuret, hallet. Un\u00eb kam\nt\u00eb regjistruar z\u00ebrin e saj q\u00eb tha: \u201c25 vjet me ty m\u2019u duk\u00ebn si 25 dit\u00eb\u201d. Un\u00eb\nkam n\u00eb ditar nj\u00eb lutje t\u00eb saj kur b\u00ebnte tantella me dor\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb,\np\u00ebrkundte krevatin me djalin q\u00eb flinte si qengj: \u201cO Zot, u b\u00ebfsh si yt at\u00eb!\u201d&#8230;\nPo, nejse, sido q\u00eb t\u00eb sillemi ne me t\u00eb dashurat, jet\u00ebn s\u2019e paskemi ne n\u00eb dor\u00eb.\nPaskemi n\u00eb dor\u00eb vet\u00ebm kujtimet q\u00eb s\u2019shuhen kollaj, por ve\u00e7 ndizen e ndizen\nderisa t\u00eb na djegin edhe ne vet\u00eb. Kishim apo s\u2019kishim, ajo pyeste: \u201c\u00c7far\u00eb do ti\nt\u00eb t\u00eb gatuaj?\u201d dhe t\u00eb dy, si shok\u00eb besnik\u00eb, gatuanim bashk\u00eb. Kush jeton i gjall\u00eb\nme nj\u00eb t\u00eb vdekur? Un\u00eb, un\u00eb, vet\u00ebm un\u00eb, jo Kostandini me Dhoqin\u00ebn e Kadares\u00eb\n(Ismail, m\u00eb fal). <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">V\u00ebrtet, un\u00eb qenkam tuaf, \u00e7\u2019them k\u00ebshtu? Ajo \u00ebsht\u00eb me mua. E z\u00ebvend\u00ebson tjet\u00ebr\nat\u00eb? Gabim, \u00e7do njeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ka vendin e vet. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb nuse do ta mbaj\ngjith\u00eb jet\u00ebn, s\u2019pyes Zot apo njeri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Nusja e dyt\u00eb&#8230;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7far\u00eb fshihet te njeriu vall\u00eb? Tek un\u00eb apo te t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit? S\u2019e vras\nmendjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb si Frojdi apo Ni\u00e7ja, por nj\u00eb gj\u00eb po kuptoj te njer\u00ebzit: \u201cDashurit\u00eb\ne reja dhe t\u00eb sinqerta kurr\u00eb s\u2019arrijn\u00eb t\u2019i eklipsojn\u00eb dashurit\u00eb e para. Njer\u00ebzit\ndashurojn\u00eb, respektojn\u00eb dhe kurr\u00eb nuk injorojn\u00eb fillimet. Mesnata po afrohej.\nUn\u00eb rrija shtrir\u00eb dhe muzika klasike s\u2019m\u00eb linte t\u00eb flija. Ecja i vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr Mesjet\u00eb,\npa kal\u00eb, pa njeri, i vet\u00ebm. \u201cKurr\u00eb mos u gdhifsh, o nat\u00eb e gjat\u00eb!\u201d, thoshja,\nmallkoja. Befas, telefoni ra si me ndrojtje. Kush t\u00eb jet\u00eb? F\u00ebmij\u00ebt jo, ata e\ngdhijn\u00eb duke lozur kompjuter t\u00eb shtunave. Zilja u p\u00ebrs\u00ebrit. \u201cAlo? M\u00eb falni, mos\nju zgjova?\u201d. Ishte z\u00eb gruaje&#8230; Un\u00eb nxitova: \u201cMir\u00eb b\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb respekt q\u00eb\nzgjodh\u00ebt numrin tim, faleminderit mot\u00ebr\u201d. B\u00ebra gabim, \u201cpo hajde, thash\u00eb, do kem\nkoh\u00eb t\u2019i them \u201ce dashur\u201d\u201d. Q\u00ebkur nxora numrin n\u00eb gazet\u00eb, kisha shum\u00eb\ntelefonata. U p\u00ebrgjigjesha pa p\u00ebrtes\u00eb e edukat\u00eb dhe thosha: \u201cJo, ai z\u00eb s\u2019vjen m\u00eb\nkurr\u00eb\u201d dhe dilja n\u00eb dritare e l\u00ebvizja n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi me nervoziz\u00ebm. N\u00eb kam vdekur\nq\u00ebkur&#8230; Po sonte, ky z\u00eb, ishte ndryshe. I ul\u00ebt, me theks dhe i kthjell\u00ebt. Nuk\nqeshte, nuk b\u00ebri komplimente p\u00ebr shkrimin. Ajo: \u201cKam qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb\nfamiljare&#8230;\u201d. Un\u00eb iu luta t\u00eb ulte telefonin mbasi m\u00eb ndodheshin plot kredit;\nle t\u00eb shpenzoja un\u00eb, s\u2019ka gj\u00eb. \u201cM\u00eb shpjegoni shkurt, ju lutem, i thash\u00eb, si do\nta donit nj\u00eb burr\u00eb?\u201d. Ajo: \u201cT\u00eb men\u00e7ur, t\u00eb qet\u00eb, t\u00eb m\u00eb doj\u00eb. Do t\u2019ia harroja \u00e7do\nt\u00eb kaluar t\u00eb pap\u00ebrlyer. Urrej dhun\u00ebn. Dua nj\u00eb shok t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb kuptoj\u00eb\u201d. E\nndjeva q\u00eb ishte e trishtuar dhe p\u00ebr shaka, e pyeta duke qeshur fort: \u201cPo seksi,\na t\u00eb p\u00eblqen, se un\u00eb jam i rac\u00ebs s\u00eb gomarit?\u201d (Djali i vog\u00ebl, nga dhoma matan\u00eb: \u201cJepi,\no babi, jepi!\u201d). Ajo nuk qeshi, por merrte frym\u00eb thell\u00eb, ngadal\u00eb, pa m\u00eb\nmiratuar. Un\u00eb fola e fola si nj\u00eb ciceron, rreth nj\u00eb or\u00eb. Dikur d\u00ebgjoja nga ajo:\n\u201cT\u00eb kuptoj, por a mund t\u00eb takohemi, edhe sepse m\u00eb vjen keq se po harxhoni shum\u00eb.\nPo, i thash\u00eb, por sonte d\u00ebgjom\u00eb dhe folm\u00eb. Faleminderit\u201d. Un\u00eb krijoja plot\nsituata q\u00eb ajo t\u00eb reagonte, t\u00eb qeshte, t\u00eb jepte mendim. Ajo foli pak dhe m\u00eb\nmahniti me logjik\u00ebn e vet. At\u00eb nat\u00eb, un\u00eb qesha dhe qava n\u00eb telefon. Ajo nuk\nqeshi kurr\u00eb. Po pse vall\u00eb? Pse psher\u00ebtinte? Mos u m\u00ebrzit nga un\u00eb? Me siguri, e\nteprova. Un\u00eb jam budalla, po humbas nj\u00eb grua t\u00eb mir\u00eb. \u201cNejse, m\u00eb fal, se fola\nvet\u00ebm un\u00eb. Nat\u00ebn e mir\u00eb!\u201d, i them, por p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ajo ngriti z\u00ebrin: \u201cT\u00eb\nkeqen, ta marrsha t\u00eb lig\u00ebn, fol edhe ca! Mos ik. Si t\u00eb quajn\u00eb?\u201d. \u201cA, jo, i them,\nemrin e kam sekret\u201d dhe qesha. Ajo: \u201cMir\u00eb, do t\u00eb t\u00eb quaj \u201caskush\u201d\u201d. \u201cMos u \u00e7menda?\u201d,\nthash\u00eb si me vete, por ajo e d\u00ebgjoi. Ajo e d\u00ebgjoi. \u201cJo, ju jeni shum\u00eb i zgjuar\u201d.\nBised\u00ebn e mbylli ajo q\u00eb e hapi: \u201cNe kemi nevoj\u00eb t\u00eb dy p\u00ebr kujtime t\u00eb reja, p\u00ebr\nt\u00eb ardhme. T\u00eb kaluar\u00ebn s\u2019do ta shkelim, reliket do t\u2019i ruajm\u00eb\u201d. Ajo m\u00eb premtoi\nse do t\u00eb vij\u00eb tek un\u00eb, me avion. Un\u00eb e pres, e pres, e pres. Do t\u00eb takohem vall\u00eb\nndonj\u00ebher\u00eb me t\u00eb? S\u2019e harroj kur m\u00eb tha: \u201cMos e vrit mendjen kur t\u00eb vij un\u00eb, po\ndeshe, vishu edhe me pizhama&#8230;\u201d. Bota paska plot njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebrkojini,\nse vet\u00eb nuk vijn\u00eb. Do b\u00ebhet vall\u00eb njeriu im? Nuk e di! Zoti t\u00eb ruajt\u00eb! Un\u00eb s\u2019dua\nt\u2019ia di shum\u00eb p\u00ebr portretin fizik. Biseda n\u00eb telefon at\u00eb e b\u00ebri nj\u00eb Monaliz\u00eb.\n\u201cAskush, mirupafshim, tha ajo, emrat na fillojn\u00eb t\u00eb dyve me \u201cA\u201d\u201d. Ishte e\nheshtur, e zgjuar dhe me humor. S\u2019e di, s\u2019e di, Zoti e ruajtt\u00eb nga \u201cujq\u00ebrit\u201d! Mbase\n\u00ebsht\u00eb fati im, ai z\u00eb aq i mir\u00eb. Doja gjum\u00eb, por nuk flija dot. Riprodhoja cop\u00ebra\nbisedash nga ajo: \u201cGjith\u00eb jet\u00ebn m\u00eb ka torturuar&#8230; Dukej si burr\u00eb i mir\u00eb, por s\u2019m\u00eb\np\u00ebrk\u00ebdheli nj\u00eb her\u00eb&#8230; N\u00eb shtrat m\u00eb kthente kurrizin&#8230; Ai bridhte t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn&#8230;\nJetoja me t\u00eb, por jetoja vet\u00ebm&#8230; A\u201d paskej treguar m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb. A, qenkej\nshum\u00eb m\u00eb e zonja se un\u00eb. Ishallah u b\u00ebfsh nusja ime! Do t\u00eb t\u00eb kem Per\u00ebndi. Do t\u00eb\njesh m\u00ebsuese p\u00ebr mua, i them mbasi prap\u00eb i telefonova. Ajo e mbylli bised\u00ebn: \u201cDo\nt\u00eb d\u00ebshiroja fort, b\u00ebhu m\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, mos u hidh deg\u00eb m\u00eb deg\u00eb\u201d. \u00c7\u2019po ndodh? Mos\nndonj\u00eb kompjuter i programuar po m\u00eb v\u00eb n\u00eb loj\u00eb? Se di&#8230; Un\u00eb prap\u00eb t\u00eb pres&#8230; p\u00ebrderisa\nflet, edhe ec\u00ebn. Ti do vish&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Nusja e tret\u00eb&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpirti po m\u00eb b\u00ebhej cop\u00eb. Kujtime e mbresa, por u ndjeke i lodhur, i d\u00ebrrmuar,\nsado t\u00eb bukura t\u00eb jen\u00eb ato. Telefoni ra t\u00eb shtun\u00ebn tjet\u00ebr. Kjo qe me shum\u00eb\nkuraj\u00eb. Fliste, p\u00ebrgjigjej, ngacmonte, hidhte batuta aq mir\u00eb dhe shpejt, sa s\u2019m\u00eb\nlinte koh\u00eb p\u00ebr analiz\u00eb. \u00c7do minut\u00eb, ajo po m\u00eb kapte mat. M\u00eb ndillte si manar, m\u00eb\nlargonte si nj\u00eb qen, m\u00eb afronte si nj\u00eb Ofeli dhe m\u00eb n\u00eb fund, m\u00eb pyeste: \u201cH\u00eb,\nshk\u00ebrdhat\u00eb, \u00e7\u2019do m\u00eb thuash?\u201d dhe qeshte e qeshte n\u00eb telefon pa pushim. U hakmora\npak. \u201cKu jetoni?\u201d, i them. \u201cN\u00eb Milano\u201d, m\u00eb thot\u00eb. \u201cO, ju qenkeni me fat!\nBerluskonin e keni af\u00ebr&#8230;\u201d dhe k\u00ebsaj radhe un\u00eb qesha fort. Uj\u00ebrat mor\u00ebn keq. \u201cGjithsesi,\nmirupafshim\u201d. Ajo: \u201cMos ik, t\u00eb lutem, nata \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb\u201d. Ajo u fut tek un\u00eb\nshpejt. Pranova. M\u00eb tregoi p\u00ebr jet\u00ebn e saj shtruar e shtruar (k\u00ebsaj radhe, e\nqet\u00eb). \u201cDua t\u00eb njoh nj\u00eb njeri t\u00eb mir\u00eb, tha. Kur t\u00eb kemi mund\u00ebsi, le t\u00eb takohemi\u201d.\nHallall i qoft\u00eb, paskej m\u00ebnyr\u00ebn e vet! Nj\u00eb karakter i till\u00eb ta ndryshon jet\u00ebn;\nt\u00eb mban gjall\u00eb 100 vjet. M\u00eb dukej sikur i dija t\u00eb gjitha sekretet e k\u00ebsaj bote,\npor jo! \u00c7el\u00ebsat e k\u00ebtyre ky\u00e7ave i paskej gruaja e dyt\u00eb dhe kjo. Un\u00eb dhe e para\npaskemi qen\u00eb 0. S\u2019e di, mbase \u00ebsht\u00eb edhe koha q\u00eb evoluon. Un\u00eb s\u2019do t\u2019i ndahem k\u00ebsaj\njete. Shoq\u00ebria me femra s\u2019ka t\u00eb krahasuar! Jo vet\u00ebm p\u00ebr seks, por edhe p\u00ebr plot\nt\u00eb tjera. \u00cbsht\u00eb jeta q\u00eb vazhdon, \u00ebsht\u00eb jeta q\u00eb s\u2019p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb te ti dhe tek un\u00eb,\npa l\u00ebre se \u00e7\u2019thon\u00eb: \u201cJet\u00eb e p\u00ebrtej varrit\u201d. Ajo \u00ebsht\u00eb teori bro\u00e7kull! Prandaj,\nmos ta humbim rastin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb re, pa\u00e7ka se sa do t\u00eb zgjas\u00eb&#8230; Po dreqi\nta haj\u00eb, duhet pak fines\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shkat\u00ebrrosh lumturin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb jesh\ns\u00eb pari korrekt me ligjet me normat e vendit. K\u00ebshtu do t\u00eb ndihesh i lir\u00eb, i\nlumtur dhe zot p\u00ebr veten t\u00ebnde. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga A.T.Deda<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb ju ftoj t\u00eb gjitha moshave t\u00eb lexoni k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb t\u00eb mrekullueshme. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet mrekulli e shpirtit. Kam qen\u00eb pak trazova\u00e7 dhe k\u00ebto lloj gazetash i kam lexuar rregullisht edhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, por kjo gazet\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe s\u2019ka t\u00eb krahasuar. E ngroht\u00eb n\u00eb gjykim, e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe, tek e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":13812,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-20931","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20931"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20931\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}