{"id":20918,"date":"2019-02-07T20:30:17","date_gmt":"2019-02-07T19:30:17","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20918"},"modified":"2019-02-07T20:21:04","modified_gmt":"2019-02-07T19:21:04","slug":"ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-8-9","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/ditari-i-nje-prostitute-shqiptare-ne-greqi-8-9\/","title":{"rendered":"Ditari i nj\u00eb prostitute shqiptare n\u00eb Greqi! (8) (9)"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>3 janar 2010<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot ishte e diel. E kisha pushim. P\u00ebr mua, ishte Viti i Ri. I kisha\npremtuar djalit q\u00eb do ta festoja me t\u00eb sot. U zgjova shum\u00eb shpejt (p\u00ebr mua, ora\n10 \u00ebsht\u00eb \u201cshum\u00eb shpejt\u201d). Gjumi po m\u00eb r\u00ebndonte mbi qepalla, por nuk e dhash\u00eb\nveten para djalit. \u00c7\u2019faj ka ai i shkreti q\u00eb mamaja \u00ebsht\u00eb si ato fluturat q\u00eb\ndalin vet\u00ebm nat\u00ebn?! E vesha dhe shkuam te patinazhi n\u00eb Paleo Faliro. Vesha dhe\nun\u00eb patinat. Nuk kisha b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb patinazh, por djali nguli k\u00ebmb\u00eb. N\u00eb drek\u00eb\ne \u00e7ova te Goody, nd\u00ebrsa n\u00eb dark\u00eb i kisha premtuar se do ta \u00e7oja n\u00eb restorant. U\nk\u00ebnaq. U k\u00ebnaqa edhe un\u00eb. Harrova gjith\u00e7ka sot, pun\u00ebn, hallet. P\u00ebr mua, ekzistonte\nvet\u00ebm djali im. Dhe, \u201cGrazie di esistere\u201d, si\u00e7 thoshte ajo k\u00ebnga italiane e\nrinis\u00eb sime. \u201cShyqyr Zotit q\u00eb e ke\u201d, do ta p\u00ebrkthente mamaja ime e mir\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>5 janar<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot piva prap\u00eb nj\u00eb kafe me L. N\u00eb fakt, nuk kam qejf ta takoj e t\u00eb ulem me\nt\u00eb n\u00eb kafe, por nuk dua ta prish me t\u00eb. Jo rrall\u00eb, madje shpesh, fati t\u00eb\np\u00ebrball n\u00eb jet\u00eb me persona q\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u2019i takosh, madje ai t\u00eb v\u00eb p\u00ebrball\u00eb\nm\u00eb shum\u00eb nga k\u00ebta t\u00eb fundit sesa ata q\u00eb do t\u2019i takosh dhe, t\u00eb duket se n\u00eb jet\u00eb\nka m\u00eb shume njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebqinj, sesa t\u00eb mir\u00eb, por mbase k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet. N\u00eb\nbot\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebqinj, sesa t\u00eb mir\u00eb. E di \u00e7\u2019me tha Nadja nj\u00eb dit\u00eb? \u201c30\np\u00ebr qind e njer\u00ebzve n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj n\u00eb gen, m\u00eb tha, nd\u00ebrsa te ju,\nshqiptar\u00ebt, kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb 70 p\u00ebr qind\u201d. Nuk kishte faj, ia kishte sjell\u00eb\nshpirtin n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs nj\u00eb shqiptar at\u00eb dit\u00eb. Ishte detyruar t\u00eb th\u00ebrriste\nshoferin lart se ai donte patjeter t\u00eb b\u00ebnte si\u00e7 deshte vet\u00eb, gj\u00ebra q\u00eb Nadia nuk\ndonte t\u2019i b\u00ebnte. \u201cUn\u00eb t\u00eb paguaj\u201d, i kishte th\u00ebn\u00eb ai dhe donte t\u2019ia b\u00ebnte me\nforc\u00eb nga mbrapa\u2026 Nejse, L. nuk \u00ebsht\u00eb njeri i keq, vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb\nllafazane. \u201cMe mua takohu kur nuk d\u00ebshiron t\u00eb flas\u00ebsh, por do t\u00eb d\u00ebgjosh\u201d, m\u00eb\nthot\u00eb gjithnj\u00eb ajo duke qeshur\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">L.-n\u00eb e kisha takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb para disa muajsh. Si nuk m\u00eb pushoi\nzemra at\u00eb dit\u00eb, as sot nuk e di! Kam mallkuar veten nj\u00eb mij\u00eb her\u00eb q\u00eb i hyra\nk\u00ebsaj pune; i jam lutur Zotit q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment t\u00eb ndodhte di\u00e7ka, nj\u00eb aksident\napo nuk e di \u00e7far\u00eb\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po ktheheshim nga nj\u00eb klient, kur Ilian e mori ne telefon Eftalia dhe i tha\nq\u00eb duhet t\u00eb shkonte te merrte nj\u00eb vajz\u00eb, pasi shoferi i saj kishte b\u00ebr\u00eb\nkarambol dhe ajo vajz\u00eb ishte L., \u201cLlapaqenia\u201d, si\u00e7&nbsp; i thoshim n\u00eb shkoll\u00eb, vajza q\u00eb nuk i mbyllej\ngoja kurr\u00eb. E njoha vet\u00ebm kur u fut n\u00eb makin\u00eb dhe m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti, nd\u00ebrsa ajo\nnuk m\u00eb njohu. Ndofta sepse nuk m\u00eb pa v\u00ebmendje, ndofta sepse ishte gjith\u00eb nerva,\nsepse sa hapi der\u00ebn, u p\u00ebrplas n\u00eb sediljen&nbsp;\ne par\u00eb duke shfryr\u00eb e duke shar\u00eb r\u00ebnd\u00eb. \u201cKam nj\u00eb or\u00eb q\u00eb po pres k\u00ebtu n\u00eb\nrrug\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb vap\u00ebs. Vjen tani, vjen pastaj, m\u00eb thon\u00eb\u2026\u201d, dhe nuk i pushonte\ngoja&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDo Zoti nuk m\u00eb njeh, thosha me vete duke u munduar t\u00eb mos i t\u00ebrhiqja v\u00ebmendjen.\nNxora nga xhepi pasqyr\u00ebn e tualetit dhe, me duart q\u00eb po m\u00eb dridheshin, b\u00ebja\nsikur lyeja syt\u00eb. \u201cD\u00ebgjo, motra, kurr\u00eb mos i beso ata t\u00eb grafios, kur \u00ebsht\u00eb\nfjala p\u00ebr orare\u201d, m\u00eb thot\u00eb mua, duke u kthyer nga prapa dhe, kur shikimet tona\nu kryq\u00ebzuan, fytyra e saj ngriu. Goja i mbeti e hapur dhe syt\u00eb sikur iu b\u00ebn\u00eb t\u00eb\npajet\u00eb. \u201cTi k\u00ebtu?!\u201d, m\u00eb tha shqip. Nj\u00eb her\u00eb mendova ta g\u00ebnjeja, t\u00eb b\u00ebja sikur\nnuk kuptoja shqip, por lot\u00ebt m\u00eb tradhtuan. Ajo, si nj\u00eb mace, ngriti dorez\u00ebn e\nsediljes, e uli at\u00eb dhe k\u00ebrceu nga prapa ku isha ulur un\u00eb. Ilia u tremb dhe\nfrenoi menj\u00ebher\u00eb. Nga frenimi, un\u00eb rash\u00eb p\u00ebrpara dhe t\u00eb dyja u p\u00ebrplas\u00ebm me\nnj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Ilia ndaloi e po shihte i habitur. Kujtoi se po ziheshim, si\u00e7\nduket, sidomos kur pa lot n\u00eb syte e mi dhe u kthye e zgjati duart t\u00eb na ndante.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7fare keni, moj vajza?! &#8211; na b\u00ebrtiti. L. ishte kthyer nga un\u00eb e po m\u00eb\nfshinte lot\u00ebt. Ai u qet\u00ebsua. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ah, un\u00eb harrova q\u00eb ju jeni shqiptare. Harrova edhe t\u2019ju prezantoj&#8230; &#8211;\ntha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">L-n\u00eb kisha pa e par\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb ose t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb gjimnazit, se ajo e\nla shkoll\u00ebn. U njoh me nj\u00eb djal\u00eb nga nj\u00eb fshat q\u00eb ishte si lagje e qytetit ton\u00eb\ndhe iku n\u00eb Greqi. Nuk dija asgj\u00eb p\u00ebr at\u00eb dhe n\u00eb fakt, as isha interesuar. E\nkisha harruar krejt\u00ebsisht L-n\u00eb. Nuk m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb ajo vajz\u00eb. Ishte shum\u00eb\nllafazane dhe njer\u00ebzit q\u00eb flisnin shum\u00eb, un\u00eb i urreja. Mbaja mend se ajo nuk\nkishte asnj\u00eb shoqe t\u00eb ngusht\u00eb. Shoqe kishte plot, por asnj\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb. Dy\njav\u00eb, nj\u00eb muaj e trashte muhabetin me nj\u00ebr\u00ebn, nj\u00eb muaj me tjetr\u00ebn. Ishte nj\u00eb\nvajz\u00eb trupvog\u00ebl, gjith\u00eb energji, t\u00eb cil\u00ebn e shprehte me fjal\u00eb. Goja nuk i\npushonte kurr\u00eb. Dukej sikur n\u00eb goj\u00eb kishte nj\u00eb mitraloz q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb plumbave,\nnxirrte fjal\u00eb me nje shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse. Nuk i mbaronin kurr\u00eb fjal\u00ebt,\nkurr\u00eb, kurr\u00eb, kurr\u00eb\u2026 Goja e saj, me ata dh\u00ebmb\u00ebt katarosh\u00eb, dukej sikur ishte\nnj\u00eb fabrik\u00eb pambarim fjal\u00ebsh\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe tani nuk takohesha shpesh me t\u00eb. Nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb b\u00ebnte ftes\u00eb p\u00ebr kafe\ndhe kujtonim koh\u00ebn e shkoll\u00ebs. P\u00ebr pun\u00ebn, sikur kishim b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pakt t\u00eb\nheshtur, nuk flisnim asnj\u00ebher\u00eb. Mbaj mend se her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb kishim pir\u00eb kafe,\nsikur t\u00eb kishte lexuar mendimet e mia, m\u00eb tha: \u201cE di q\u00eb ke frik\u00eb se do t\u00eb mbush\ngjith\u00eb qytetin duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb X. b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb pun\u00eb atje. Nuk e b\u00ebj zem\u00ebr,\nt\u00eb betohem q\u00eb nuk e b\u00ebj se jam e zhytur edhe vet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mut\u201d dhe q\u00eb at\u00ebhere\nne nuk e zum\u00eb n\u00eb goj\u00eb k\u00ebt\u00eb muhabet\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot m\u00eb tregoi di\u00e7ka t\u00eb dhimbshme, q\u00eb nuk m\u00eb shqitet nga mendja\u2026 Po e\nshkruaj, si\u00e7 ma tregoi L. t\u00eb gjith\u00eb ngjarjen\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo kishte ardhur n\u00eb Greqi sapo e la shkoll\u00ebn, me djalin me cilin qe\ndashuruar si e \u00e7mendur. Ishte dashuria e saj e par\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb fem\u00ebr mund ta\nkuptoj\u00eb se sa e madhe \u00ebsht\u00eb kjo dashuri\u2026 U nis\u00ebn k\u00ebtej vet\u00ebm disa dit\u00eb pasi\nishin fejuar zyrtarisht. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb dilte jasht\u00eb shtetit dhe ajo\nfluturonte. Fluturonte dhe \u00ebnd\u00ebrronte. \u00cbnd\u00ebrronte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb lumtur n\u00eb Athin\u00eb\nme njeriun q\u00eb dashuronte m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. Ai i kishte th\u00ebn\u00eb\nse do t\u00eb punonin bashk\u00eb, t\u00eb dy; ajo kamariere e ai badigard n\u00eb nj\u00eb klub. Do\npunonin nat\u00ebn, nd\u00ebrsa gjith\u00eb dit\u00ebn do rrinin bashk\u00eb, do b\u00ebnin dashuri, do\ndilnin sh\u00ebtitje\u2026 T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, e kishte \u00e7uar te lokali. Ai ishte nj\u00eb\nlokal i vog\u00ebl n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Athin\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb nga rrugicat e Omonias, q\u00eb asaj nuk\ni p\u00eblqeu fare. \u201cPse, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb Athina?\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb e habitur ajo, kur pa\nato rrugica t\u00eb pis\u00ebta, mbushur me t\u00eb droguar e lyp\u00ebs. \u201cPse, si e doje ti moj zem\u00ebr?\nK\u00ebtu, nga pocaqia, nxirret paraja\u2026\u201d, i tha ai duke qeshur me t\u00eb folur\u00ebn e tij\ndialektore. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb dark\u00eb kishte shkuar ne lokal. Nuk kishte asnj\u00eb klient. Vet\u00ebm dy-tre\nvajza rrinin k\u00ebmb\u00eb mbi k\u00ebmb\u00eb te banaku e b\u00ebnin muhabet me banakierin. I kishte\ntherur n\u00eb zem\u00ebr kur kishte par\u00eb veshjen e tyre, me bluza thuajse transparente e\nminifund. \u201cMe k\u00ebto punon burri im k\u00ebtu?\u201d,&nbsp;\nishte mendimi i par\u00eb q\u00eb i kishte ardhur n\u00eb kok\u00eb nga xhelozia. Pastaj, kishte\nmenduar p\u00ebr vete: \u201cPo un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lokal do punoj?\u201d, por nuk i kishte th\u00ebn\u00eb gj\u00eb\natij q\u00eb i ishte afruar vajzave e po i puthte n\u00eb faqe nj\u00eb e nga nj\u00eb. \u201cHajde, i\ntha L-s\u00eb n\u00eb greqisht, pse nuk afrohesh? Ti di greqisht, je vorioepiriote, nuk\nje alvanose, si puna ime\u201d. Ajo ishte afruar dhe u kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebn vajzave. \u201cKjo\n\u00ebsht\u00eb L, u kishte th\u00ebn\u00eb, e fejuara ime\u201d. \u201cOh e paske shum\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb\nfejuar\u00ebn\u201d, than\u00eb ato me nj\u00eb n\u00ebnqeshje tall\u00ebse, q\u00eb kuptohej leht\u00eb, por atij nuk\ni b\u00ebri asnj\u00eb p\u00ebrshtypje\u2026 \u201cMe siguri nuk do ta jap\u00eb veten para k\u00ebtyre femrave\u201d,&nbsp; thash\u00eb dhe k\u00ebshtu m\u2019u duk v\u00ebrtet, sepse, n\u00eb\nato momente, ai u kthye nga un\u00eb dhe me puthi fort n\u00eb buz\u00eb. U ndjeva mir\u00eb, edhe\npse n\u00eb at\u00eb ambient. Fundja, \u00e7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi kishte p\u00ebr mua ambienti, kur kisha pran\u00eb\nnjeriun q\u00eb e doja dhe m\u00eb donte? Nd\u00ebrkoh\u00eb, hyri nj\u00eb klient, nj\u00eb burr\u00eb me kostum\nt\u00eb zi e bluz\u00eb t\u00eb zez\u00eb pa jak\u00eb. Vajzat menj\u00ebher\u00eb iu sul\u00ebn atij si grer\u00ebzat n\u00eb\nmjalt\u00eb dhe filluan ta p\u00ebrk\u00ebdhelnin e ta joshnin. Ai mbajti vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebn, at\u00eb\nbjonden m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Filloi ta p\u00ebrk\u00ebdhelte dhe t\u2019i fuste duart posht\u00eb bluz\u00ebs.\nAi ngriti dy gishtat lart. Kamarieri shkoi atje dhe u rikthye sakaq me njw\nshishe shampanj\u00eb e dy gota\u2026 Ata trokit\u00ebn gotat dhe filluan p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb\np\u00ebrk\u00ebdheleshin. Ai gati ishte shtrir\u00eb n\u00eb kolltuk e ajo i ishte ngjitur sip\u00ebr\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUn\u00eb nuk e b\u00ebj dot k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, i thash\u00eb t\u00eb dashurit, tregonte L. T\u2019i \u00e7osh\ngotat tjetrit kur jan\u00eb duke u f\u00ebrkuar, jo, jo nuk e b\u00ebj dot\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi nuk do t\u00eb b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, tha ai, ti do punosh bashk\u00eb me vajzat\u201d. Sikur\nm\u00eb ra tavani mbi kok\u00eb. Gota e mbushur me koktejl&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">(9)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ata trokit\u00ebn gotat dhe filluan p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdheleshin. Ai gati ishte\nshtrir\u00eb n\u00eb kolltuk e ajo i ishte ngjitur sip\u00ebr\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUn\u00eb nuk e b\u00ebj dot k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, i thash\u00eb t\u00eb dashurit, tregonte L. T\u2019i \u00e7osh\ngotat tjetrit kur jan\u00eb duke u f\u00ebrkuar, jo, jo nuk e b\u00ebj dot\u2026\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi nuk do t\u00eb b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, tha ai, ti do punosh bashk\u00eb me vajzat\u201d. Sikur\nm\u00eb ra tavani mbi kok\u00eb. Gota e mbushur me koktejl m\u00eb ra p\u00ebrtok\u00eb ose e hodha\nvet\u00eb, nuk e mbaj mend dhe dola me vrap jasht\u00eb. Ai m\u00eb ndoqi nga mbrapa. \u201cBudallaqe,\n\u00e7\u2019b\u00ebn k\u00ebshtu se le kokrr\u00ebn e namit n\u00eb mes t\u00eb lokalit! \u00c7\u2019gj\u00eb t\u00eb keqe ka se t\u00eb\npreku dikush? As nuk do shkosh me t\u00eb e as nuk do b\u00ebsh gj\u00eb. Do t\u00eb fitojm\u00eb para e\ndo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb qejf. Pastaj, p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, un\u00eb do t\u00eb jem aty&#8230;\u201d dhe m\u00eb puthi fort.\nE puthura e tij m\u00eb mposhtte gjithmon\u00eb. K\u00ebshtu, fillova. Dita e par\u00eb qe e\ntmerrshme. Sapo m\u00eb afrohej klienti, un\u00eb ktheja kok\u00ebn nga ai si p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar\nndihm\u00eb. Ai e kuptoi, doli jasht\u00eb dhe nuk u fut brenda gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs. Nat\u00ebn\ne par\u00eb, nuk fitova pothuajse asgj\u00eb se ne paguheshim duke marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb\npijeve q\u00eb porosiste klienti. Kur u kthyem n\u00eb sht\u00ebpi, e kund\u00ebrshtova sa munda,\npo qe e kot\u00eb\u2026 Her\u00eb me t\u00eb b\u00ebrtitura e her\u00eb me t\u00eb puthura, m\u00eb bindi. \u201cB\u00ebje p\u00ebr\ndashurin\u00eb ton\u00eb\u201d, m\u00eb tha dhe k\u00ebshtu, fillova\u2026 Nuk ia kalonim keq. Fitoja shum\u00eb\npara. Nat\u00ebn punonim, dit\u00ebm flinim e b\u00ebnim qejf\u2026 Un\u00eb b\u00ebhesha ndonj\u00ebher\u00eb xheloze\nkur afrohej me vajzat e tjera, por ai m\u00eb puthte dhe\u2026 gjith\u00e7ka mbaronte n\u00eb paqe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas ca koh\u00ebsh i erdhi nj\u00eb shok nga Kreta dhe t\u00eb dy filluan t\u00eb merreshin me\nfemra. Mor\u00ebn nj\u00eb sht\u00ebpi me qira. N\u00eb katin e par\u00eb jetonte shoku i tij me tre\nvajza e sip\u00ebr, ne. Dy vajza ishin shqiptare, nga Veriu, nga fshatrat, nd\u00ebrsa\ntjetra ishte moldave. \u201cKan\u00eb ardhur me qejf, na tha ai, se andej nga jan\u00eb, nuk\nkan\u00eb buk\u00eb t\u00eb han\u00eb. Vet\u00ebm t\u2019i shihje se si ishin n\u00eb fillim, na tha shoku i tij.\nIa b\u00ebnin \u201cmu\u201d 300 metra larg q\u00eb ishin nga fshati. Edhe moldavja dukej si nga\nBjeshk\u00ebt\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, i imi e kishte l\u00ebn\u00eb pun\u00ebn si truproj\u00eb dhe merrej edhe ai\nme vajzat; i shoq\u00ebronte, i ruante. Ato punonin n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi publike dhe ata\nfitonin shum\u00eb lek\u00eb. Xhepat i kishte gjithnj\u00eb plot me para\u2026 Me nj\u00ebr\u00ebn nga\nvajzat, at\u00eb m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn, zura muhabet shum\u00eb. Ishin n\u00ebnt\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Kjo\nishte m\u00eb e madhja. Kishte ikur nga sht\u00ebpia me nj\u00eb shoqe e kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb\nGreqi\u2026 Ajo shoqja e kishte prezantuar me shokun e k\u00ebtij timit dhe kishin\nfilluar pun\u00eb. Kishte pes\u00eb vjet q\u00eb punonte. Kishte filluar n\u00eb Kret\u00eb, n\u00eb Selanik\ne tani n\u00eb Athin\u00eb. E kishte filluar q\u00eb 18 vje\u00e7e. \u201cJam m\u00ebrzitur, nuk e shtyj dot\nm\u00eb, m\u00eb tha, por nuk mundem. Nuk m\u00eb l\u00eb. Ai ka, jo vet\u00ebm pasaportat, por edhe\nparat\u00eb e mia\u2026 Nuk e shtyj dot k\u00ebt\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu. Dua t\u00eb iki n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb hap\nnj\u00eb parukeri dhe t\u00eb ble edhe nj\u00eb sht\u00ebpi atje; ta nis jet\u00ebn e nga e para. Kam\nfrik\u00eb t\u00eb iki fshehurazi, se ai \u00ebsht\u00eb kriminel, shiko \u00e7\u2019m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite\nsa her\u00eb q\u00eb ngrija krye\u201d, tha dhe m\u00eb tregoi barkun. E kishte gjith\u00eb shenja dhe\nblana plag\u00ebsh. \u201cJan\u00eb t\u00eb gjitha cigare t\u00eb shuara n\u00eb barkun tim dhe shenja t\u00eb\nmajave te thikave. Nuk e di si do t\u2019ia b\u00ebj. T\u00eb treja duam t\u00eb ikim, por kemi\nfrik\u00eb. Moldaves i ka rr\u00ebmbyer v\u00ebllain dhe ia mbajti nj\u00eb muaj n\u00eb nj\u00eb tunel se\nkishte b\u00ebr\u00eb padi n\u00eb polici. Ajo e shkreta i lutej me lot n\u00eb sy q\u00eb t\u2019ia\nl\u00ebshonte, por ai nuk d\u00ebgjonte. E l\u00ebshoi vet\u00ebm kur t\u00ebrhoqi padin\u00eb. \u00cbsht\u00eb\nkriminel i v\u00ebrtet\u00eb. Leq\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb them un\u00eb, tha e shkreta, ai duket nga fytyra\u201d.\nIshte v\u00ebrtet fytyr\u00eb krimineli shoku i t\u00eb fejuarit tim. Mua nuk m\u00eb tha kurr\u00eb ku\nishin njohur, por me siguri n\u00eb ndonj\u00eb burg. Ishte m\u00eb i gjate se i fejuari im,\nrreth dy metra, me goj\u00eb e sy t\u00eb m\u00ebdhenj. Edhe goja, edhe syt\u00eb, t\u00eb kallnin\ntmerrin kur i shikoje, se ishin gati t\u00eb shqyer. Ai gjithmon\u00eb dukej sikur ishte\nme nerva\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb d\u00ebgjova t\u00eb b\u00ebrtiturat e saj nga dhoma posht\u00eb dhe shkova m\u00eb vrap. I\nrash\u00eb der\u00ebs, por ishte e mbyllur. I thirra vajz\u00ebs me em\u00ebr, por ai m\u00eb l\u00ebshoi nj\u00eb\nt\u00eb shar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. D\u00ebgjoja vet\u00ebm t\u00eb rrahura dhe r\u00ebnkime q\u00eb sa vinte e mekeshin\u2026\nPas ndonj\u00eb ore, ai u ngjit lart. Ishte komplet i gjakosur, si ndonj\u00eb kasap q\u00eb\nsapo kishte therur nj\u00eb tuf\u00eb me bag\u00ebti. \u201cHajde laj dhom\u00ebn\u201d, m\u00eb tha. Me vrap\nzbrita posht\u00eb. \u00c7\u2019t\u00eb shikoja? Ajo, e vogla, ishte shtrir\u00eb n\u00eb mes t\u00eb dhom\u00ebs dhe e\nmbuluar me gjak. Mua m\u00eb ra t\u00eb fik\u00ebt. Erdhi i fejuari im dhe m\u00eb hodhi uj\u00eb n\u00eb\nfytyr\u00eb. \u201cNgrihu, m\u00eb tha, kemi nevoj\u00eb p\u00ebr ty\u201d. Zgjata kok\u00ebn nga vajza. Ajo ishte\nlakuriq dhe mbuluar komplet nga gjaku. Edhe n\u00eb dysheme ishte nj\u00eb lum\u00eb gjaku.\nNga barku i \u00e7ar\u00eb i dilnin p\u00ebrjashta zorr\u00ebt. Edhe ne fytyr\u00eb ishte gjith\u00eb gjak.\n\u201cNuk mundem\u201d, i thash\u00eb dhe u ngjita lart. Ata nuk m\u00eb kund\u00ebrshtuan. Pas ca, m\u00eb\nthirr\u00ebn. \u201cHajde laj dyshemen\u00eb\u201d, m\u00eb than\u00eb. Zbrita posht\u00eb. At\u00eb e kishin shtrir\u00eb\nn\u00eb krevat dhe e kishin mbuluar me nj\u00eb \u00e7ar\u00e7af. Me siguri, e kishin veshur, se\nnga dollapi kishin nxjerr\u00eb me rr\u00ebmuj\u00eb gjith\u00eb rrobat e saj. E lava dhom\u00ebn duke\nmos l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shenj\u00eb gjaku.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMos na kap\u00eb edhe ne policia?\u201d, i thash\u00eb atij timit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMos ki merak se e rregullon ai k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u201d, ma ktheu ai prer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di se si e rregulluan dhe ku e \u00e7uan vajz\u00ebn; e varros\u00ebn n\u00eb ndonj\u00eb\nvend, apo e hodh\u00ebn n\u00eb det. Nuk pyeta. Nuk kisha zem\u00ebr ta d\u00ebgjoja. M\u00eb von\u00eb, ai i\nimi m\u00eb tha vet\u00ebm q\u00eb familjes i kishin th\u00ebn\u00eb se vdiq n\u00eb nj\u00eb aksident me makin\u00eb\ndhe se e kishin varrosur n\u00eb Greqi. Ai m\u00eb shpjegoi se gjith\u00eb sherri ishte b\u00ebr\u00eb\nse ajo donte t\u00eb ikte se i ishte m\u00ebrzitur puna. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, i kishte k\u00ebrkuar edhe\nlek\u00ebt atij. Nuk ishin pak, por mbi 200 mij\u00eb euro. K\u00ebtij i kishin hipur nervat\ndhe kishte nxjerr\u00eb thik\u00ebn\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKush t\u2019i jep parat\u00eb kaq kollaj?\u201d tha duke qeshur ai imi\u2026&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb jav\u00eb nuk fjeta fare. Nuk mundesha. Fytyra dhe trupi i saj i gjakosur m\u00eb\ndalin ende n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u2026 Pas nj\u00eb viti, shkova n\u00eb fshatin e saj dhe i b\u00ebra nj\u00eb\nvizit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk kam par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time sht\u00ebpi dhe njer\u00ebz aq t\u00eb varf\u00ebr. U\nthash\u00eb q\u00eb e kisha patur shoqe, por m\u00eb prit\u00ebn shum\u00eb ftoht\u00eb. Si duket, e dinin\n\u00e7far\u00eb pune kishte b\u00ebr\u00eb vajza e tyre. Kur ika, u lash\u00eb 100 euro. Edhe pse m\u00eb\nkund\u00ebrshtuan, e pash\u00eb q\u00eb i d\u00ebshironin ato para. Kishin nevoj\u00eb t\u00eb shkret\u00ebt\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto m\u00eb tregoi L. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb fjal\u00ebt nuk i dilnin si mitraloz nga\ngoja, ishte hera e par\u00eb gjithashtu q\u00eb e shikoja t\u2019i mbusheshin syt\u00eb me lot\u2026\nEdhe mua m\u2019u mbush\u00ebn syt\u00eb me lot tek p\u00ebrfytyroja at\u00eb trup lakuriq t\u00eb gjakosur\nn\u00eb mes t\u00eb dhom\u00ebs\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po m\u00eb von\u00eb, \u00e7\u2019ndodhi? &#8211; pyeta L. &#8211; Jeni akoma bashk\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Klubi, ku punoja, u mbyll dhe ai m\u00eb detyroi t\u00eb punoja p\u00ebr t\u00eb me telefon.\nM\u00eb pas, u fut n\u00eb burg, bashke m\u00eb shokun e tij. Thon\u00eb q\u00eb i denoncoi ajo vajza\ntjet\u00ebr nga Veriu. I kan\u00eb d\u00ebnuar 25 vjet\u2026 Na i mor\u00ebn edhe t\u00eb gjitha parat\u00eb, edhe\nnj\u00eb vil\u00eb q\u00eb po e nd\u00ebrtonim n\u00eb Agjio Stefano, na e sekuestruan, por un\u00eb e dua\nakoma, m\u00eb dridhet zemra p\u00ebr t\u00eb si dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb jemi njohur. Shkoj e takoj\nedhe n\u00eb burg dhe i \u00e7oj para. E dua, e dua shum\u00eb akoma. Dashuria e par\u00eb nuk\nharrohet, &#8211; tha ajo si duke k\u00ebnduar nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po vajzat e tjera?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ajo veriorja tjet\u00ebr u martua me policin q\u00eb merrej me \u00e7\u00ebshtjen e tyre,\nnd\u00ebrsa moldavja nuk e di, ndoshta ka shkuar n\u00eb Moldavi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Histori e dhimbshme&#8230; &#8211; thash\u00eb duke psher\u00ebtir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Eh, sa histori t\u00eb tilla ka, kukla mu! Po, t\u00eb shkuara t\u00eb harruara, t\u00eb\nshikojm\u00eb jet\u00ebn p\u00ebrpara. &#8211; E more vesh t\u00eb fundit p\u00ebr Eftalin\u00eb? &#8211; m\u00eb tha ajo. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pak m\u00eb intereson&#8230; &#8211; i thash\u00eb. As dua ta di. Mendjen e kisha te veriorja\ne vrar\u00eb\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>3 janar 2010 Sot ishte e diel. E kisha pushim. P\u00ebr mua, ishte Viti i Ri. I kisha premtuar djalit q\u00eb do ta festoja me t\u00eb sot. U zgjova shum\u00eb shpejt (p\u00ebr mua, ora 10 \u00ebsht\u00eb \u201cshum\u00eb shpejt\u201d). Gjumi po m\u00eb r\u00ebndonte mbi qepalla, por nuk e dhash\u00eb veten para djalit. \u00c7\u2019faj ka ai i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20816,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2214],"class_list":["post-20918","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-ditari"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20918"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20918\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20816"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}