{"id":20905,"date":"2019-02-06T22:00:29","date_gmt":"2019-02-06T21:00:29","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20905"},"modified":"2019-02-06T20:27:42","modified_gmt":"2019-02-06T19:27:42","slug":"%ef%bb%bfsi-ti-kapercesh-krizat-ne-familje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfsi-ti-kapercesh-krizat-ne-familje\/","title":{"rendered":"\ufeffSi t\u2019i kap\u00ebrcesh krizat n\u00eb familje?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><br><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Si \u00e7do jet\u00eb njeriu, kafshe, bime, si t\u00eb gjitha fenomenet shoq\u00ebrore,\nnatyrale, edhe familja ka ciklin e jet\u00ebs s\u00eb vet. Kjo dihet, por ajo q\u00eb\nshpeshher\u00eb harrohet \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta se \u00e7do periudhe zhvillimi n\u00eb jet\u00ebn e\nfamiljes ka problemet e veta t\u00eb ve\u00e7anta dhe se cikli i jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb familjeje,\nnuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb ndryshim i p\u00ebrhersh\u00ebm ngjarjesh dhe periudhash,\nt\u00eb cilat n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo n\u00eb tjetr\u00ebn, i kalon \u00e7do familje, se problemet\nfamiljare, s&#8217;jan\u00eb ve\u00e7se disa shkelje dhe \u00e7rregullime t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb\nbashk\u00ebshort\u00ebve, pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb stad t\u00eb caktuar t\u00eb ketij cikli. Nuk \u00ebsht\u00eb\nsekret p\u00ebr ask\u00ebnd se familjet me stazh 20-vje\u00e7ar dallohen shum\u00eb nga t\u00eb\nsapoformuarat apo ato q\u00eb kan\u00eb vet\u00ebm dy-tre vjet jet\u00eb. Sigurisht, si edhe n\u00eb\njet\u00ebn shoq\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, familja mund \u201cta djeg\u00eb\u201d ndonj\u00eb etap\u00eb, si bie\nfjala, lindjen e f\u00ebmij\u00ebs, por pothuajse t\u00eb gjitha ngjarjet e tjera jan\u00eb t\u00eb\npandryshueshme dhe t\u00eb nj\u00ebllojta, ashtu sikurse edhe vet\u00eb mosha e njer\u00ebzve. N\u00eb\nm\u00ebnyr\u00eb pak a shum\u00eb konvencionale, ciklet e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb familjeje, sociolog\u00ebt i\nndajn\u00eb n\u00eb shtat\u00eb faza&#8230;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em><br>\n1. Periudha e njohjes, e dashuris\u00eb, e fejes\u00ebs dhe e bashkimit t\u00eb dy njer\u00ebzve n\u00eb\nfamilje.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>2. Periudha e jetes\u00ebs s\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve para lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>3. Faza e familjes me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, ose triadha, si\u00e7 quhet.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>4. Faza e pjekuris\u00eb s\u00eb familjes, pra, e stabilizimit t\u00eb saj.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>5. &#8220;Faza e rritjes dhe e largimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve nga foleza e\nvjet\u00ebr&#8221;.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>6. Faza e \u201cfolez\u00ebs\nbosh\u201d\u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>7. Faza e\nfundit, kur nj\u00ebri nga parner\u00ebt vdes dhe l\u00eb vet\u00ebm partnerin tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Periudha e dashuris\u00eb, fejes\u00ebs,\nkrijimit t\u00eb familjes\u2026<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas p\u00ebrfundimit q\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb sociolog\u00ebt, p\u00ebr ta\nkaluar sa m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb dy t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb zgjidhin disa\ndetyra: S\u00eb pari, si vajza, ashtu edhe djali, duhet t\u00eb fitojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e\nplot\u00eb nga prind\u00ebrit e tyre p\u00ebrsa u p\u00ebrket problemeve emocionale dhe\nekonomiko-financiare, t\u00eb fitojn\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e duhur q\u00eb t\u00eb kujdesen tanim\u00eb p\u00ebr\nveten e tyre dhe nj\u00ebri-tjetrin, ta t\u00ebrheqin njeri-tjetrin, t\u00eb ken\u00eb, pra, nj\u00eb\nstatus adekuat me mosh\u00ebn e tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme si\np\u00ebr zhvillimin psikik individual, ashtu edhe p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb\n&#8220;krijes\u00ebs s\u00eb tyre&#8221;, familjes s\u00eb re.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Periudha e dyt\u00eb, vitet kur partner\u00ebt\nbashk\u00ebjetojn\u00eb pa f\u00ebmij\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas studimeve t\u00eb sociolog\u00ebve, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nperiudh\u00eb fillojn\u00eb krizat e para familjare, sidomos kur fillon diskutimi p\u00ebr\nrregullat dhe mendimet q\u00eb ka nj\u00ebri dhe tjetri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese. Ka disa\nrregulla p\u00ebr t\u00eb cilat ata merren vesh leht\u00eb, por ka t\u00eb tjera q\u00eb nxjerrin\nprobleme dhe v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb fillim p\u00ebr nj\u00ebrin nga bashk\u00ebshort\u00ebt e pastaj, edhe\np\u00ebr \u00e7iftin, familjen. \u00cbsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e familjes q\u00eb ata t\u00eb dy t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb\nmir\u00eb deri n\u00eb imt\u00ebsi detyrat e tyre: Nga kush dhe kur do t\u00eb lahen en\u00ebt,&nbsp; kush do t\u00eb psonis\u00eb, si do t&#8217;i sigurojn\u00eb t\u00eb\nardhurat? M\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira paraqiten sidomos diskutimet p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje m\u00eb t\u00eb\nthella dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ja \u00e7&#8217;thot\u00eb nj\u00eb\npsikolog i shquar p\u00ebr pacient\u00ebt e tij q\u00eb kalonin k\u00ebt\u00eb faz\u00eb: \u201cStefani, 26 vje\u00e7,\nishte m\u00ebsuar q\u00eb e \u00ebma t&#8217;i priste at\u00eb dhe t\u00eb atin, pra, bashk\u00ebshortin e saj, me\ntavolin\u00ebn shtruar, me gjell\u00ebn e ngroht\u00eb mbi sob\u00eb, nd\u00ebrsa Irina, e shoqja, ishte\nrritur n\u00eb nj\u00eb familje tjet\u00ebr, ku pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes nuk hanin kurr\u00eb nj\u00eb vakt\nbashk\u00eb. Ata kalonin s\u00eb bashku vet\u00ebm dit\u00ebt e pushimit, kur n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve\nhanin jasht\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb familjen e Stefanit, nuk hanin kurr\u00eb n\u00eb restorant apo\nn\u00eb lokale t\u00eb tjera. Edhe kur dilnin piknik, gjell\u00ebn e merrnin t\u00eb gatshme nga\nsht\u00ebpia ose e p\u00ebrgatisnin atje, n\u00eb natyr\u00eb\u2026 Secili ngulte k\u00ebmb\u00eb n\u00eb t\u00eb tij\u00ebn dhe\nshkoi puna deri te k\u00ebshillimet me mua. Stefani kishte arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se\nIrina nuk e donte, se, \u201cpo ta donte, sikurse donte e \u00ebma e tij bashk\u00ebshortin e\nvet, do t&#8217;i p\u00ebrgatiste nj\u00eb gjell\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb\u201d, etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim kishte\narritur edhe e shoqja nga ana e saj, p\u00ebrderisa ai &#8220;kishte filluar t\u00eb\nankohej k\u00ebsisoj\u201d&#8230; M\u2019u desh, vazhdon psikologu, t&#8217;i sqaroj dhe u dhash\u00eb vet\u00ebm\nnj\u00eb k\u00ebshill\u00eb: Tani ju keni krijuar familjen tuaj. P\u00ebrcaktojini vet\u00eb rregullat,\nnatyrisht, duke i b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebshim nj\u00ebri-tjetrit\u2026 Le t\u00eb b\u00ebj\u00eb secili pun\u00ebt p\u00ebr\nt\u00eb cilat i vjen ndoresh m\u00eb mir\u00eb, mjafton q\u00eb detyrat t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe\nt\u00eb ndara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, me drejt\u00ebsi\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Cikli jet\u00ebsor i familjes, n\u00eb faz\u00ebn kur\najo shtohet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur kriza mund t\u00eb thellohet dhe ndryshon\nvet\u00eb struktura e familjes (ishin dy; u b\u00ebn\u00eb tre). Mir\u00ebpo, me lindjen e f\u00ebmij\u00ebs\napo t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, n\u00eb familje ndryshon jo vet\u00ebm struktura e saj, por gjith\u00e7ka,\ngjith\u00eb m\u00ebnyra e jet\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, burri dhe gruaja nuk jan\u00eb vet\u00ebm\nbashk\u00ebshort\u00eb q\u00eb kan\u00eb krijuar nj\u00eb familje t\u00eb re, kan\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe i\np\u00ebrkushtohen vet\u00ebm nj\u00ebri-tjetrit, por jan\u00eb edhe prind\u00ebr t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije q\u00eb k\u00ebrkon\n\u00e7do gj\u00eb prej tyre. Preokupacionet dhe p\u00ebrgjegjesia tek ata rriten, nd\u00ebrsa koha\nn\u00eb dispozicionin e tyre mbetet po ajo ose shkurtohet shum\u00eb. Po k\u00ebshtu, shtohen\nshpenzimet, ata do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb pak para dhe kryesorja, m\u00eb pak gjum\u00eb p\u00ebr t\u00eb\nrip\u00ebrt\u00ebritur forcat.&nbsp;F\u00ebmija nuk i sjell\nfamiljes vet\u00ebm g\u00ebzim dhe lumturi, por e shnd\u00ebrron k\u00ebt\u00eb faz\u00eb n\u00eb nj\u00eb provim t\u00eb madh\np\u00ebr secilin nga partner\u00ebt n\u00eb ve\u00e7anti dhe p\u00ebr t\u00eb dy s\u00eb bashku dhe familjen e\ntyre n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Ja \u00e7\u2019thot\u00eb nj\u00eb baba i ri: \u201cPas lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, m\u00eb dukej\nsikur ime shoqe nuk e \u00e7ante m\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr mua, nuk p\u00ebrkujdesej, gjith\u00eb v\u00ebmendja\ndhe ndjenjat e saj u p\u00ebrqendruan te f\u00ebmija, madje m\u00eb dukej sikur edhe problemet\ne higjien\u00ebs dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ajo i vinte mbi t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat dhe\nnevojat e mia. E kuptoja se kjo ishte e nevojshme, por sa ishim vet\u00ebm ne t\u00eb dy,\nnuk kisha menduar kurr\u00eb se do t\u00eb arrinte puna gjer atje sa t\u00eb mos p\u00ebrfillesha\nprej saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre dhe t\u00eb mos m\u00eb p\u00ebrkushtonte mua asnj\u00eb grim\u00eb t\u00eb\nv\u00ebmendjes s\u00eb saj. Ajo, gjith\u00eb dit\u00ebn e dit\u00ebs lante, fshinte, merrej me gjithfar\u00eb\nvog\u00eblsirash, vet\u00ebm p\u00ebr mua t\u00eb mos kujdesej, ve\u00e7se me mua t\u00eb mos rrinte\u2026&#8221;.\nNd\u00ebrsa e shoqja e tij, nga ana e vet, i kishte pohuar psikologut t\u00eb saj: &#8220;Asokohe,\ne dh\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht pas f\u00ebmijes, un\u00eb as q\u00eb e kuptoja se im shoq e p\u00ebrjetonte n\u00eb\nk\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lindjen e f\u00ebmij\u00ebs, nuk m\u00eb shkonte as nd\u00ebrmend se ai vuante\np\u00ebrbrenda dhe s&#8217;dinte si t\u00eb vepronte&#8230; Von\u00eb e mora vesh se ishim n\u00eb prag t\u00eb\nndarjes\u2026&#8221;. T\u00eb gjitha k\u00ebtyre mund t&#8217;u shtohet edhe e ve\u00e7anta tjet\u00ebr\ne k\u00ebsaj periudhe, kur gruaja k\u00ebrkon vet\u00ebrealizimin e saj si n\u00ebn\u00eb dhe ka xhelozi\np\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb shoqit n\u00eb jet\u00ebn aktive shoq\u00ebrore, nga e cila ajo \u00ebsht\u00eb\nshk\u00ebputur\u2026 Po k\u00ebshtu, mund t\u00eb lindin probleme me prind\u00ebrit e t\u00eb dyja pal\u00ebve\nsepse secili k\u00ebrkon t\u00eb jap\u00eb kontrubutin e vet n\u00eb rritjen e bebes dhe \u201cu mbijn\u00eb\nn\u00eb sy gjith\u00eb koh\u00ebn\u201d\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se edhe problemet q\u00eb shfaqen n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nperiudh\u00eb, mund t\u00eb zgjidhen vet\u00ebm duke u kuptuar nga secili ndryshimet dhe, n\u00eb\nradhe t\u00eb par\u00eb, duke ndar\u00eb detyrat sipas rolit q\u00eb mund dhe duhet t\u00eb luaj\u00eb nj\u00ebri\ndhe tjetri prind n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e familjes s\u00eb shtuar&#8230; Natyrisht, duhet marr\u00eb\nparasysh n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb prirja e secilit dhe ve\u00e7antit\u00eb e gjinis\u00eb, sepse sado\ni prirur t\u00eb jet\u00eb babai, ai nuk i jep dot kurr\u00eb gjoks bebes s\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><br>\nFaza e stabilitetit n\u00eb familje<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zakonisht, kjo faz\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e familjes vjen nj\u00ebkoh\u00ebsisht\nme &#8220;kriz\u00ebn&#8221; e mosh\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve. Dhe, kjo\n&#8220;kriz\u00eb&#8221;, si\u00e7 dihet, karakterizohet nga nj\u00eb kombinim i mund\u00ebsive t\u00eb\nm\u00ebdha me kufizime serioze. T\u00eb dy partner\u00ebt kan\u00eb\nfituar nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb madhe jet\u00ebsore, kan\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb\ncaktuar, por nuk jan\u00eb aq n\u00eb gjendje sa t&#8217;u p\u00ebrshtaten ndryshimeve t\u00eb kushteve\nekonomike dhe, meq\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb di\u00e7ka, e l\u00ebn\u00eb jet\u00ebn t\u00eb\nvazhdoj\u00eb \u201cashtu si\u00e7 u vjen\u201d, pavar\u00ebsisht n\u00ebse u p\u00eblqen ajo jet\u00eb apo jo. Nj\u00eb\nfaktor tjet\u00ebr tipik q\u00eb u sjell njer\u00ebzve kjo faz\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujdesja p\u00ebr prind\u00ebrit\ne tyre pleq dhe p\u00ebrjetimi i vdekjes s\u00eb tyre\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>F\u00ebmij\u00ebt fillojn\u00eb t\u00eb \u201cbraktisin\u201d\nfolez\u00ebn prind\u00ebrore&#8230;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb faza kur kriza familjare acarohet m\u00eb shum\u00eb se\n\u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr. Prind\u00ebrit shikojn\u00eb se atyre u jan\u00eb \u201cmbaruar fjal\u00ebt\u201d dhe s\u2019kan\u00eb\n\u00e7\u2019t\u2019i thon\u00eb nj\u00ebri-tjetrit\u2026 F\u00ebmij\u00ebt martohen dhe zakonisht, largohen nga foleza\ne vjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, p\u00ebr dreq, nxjerrin krye t\u00eb gjitha kund\u00ebrshtit\u00eb q\u00eb\ngjat\u00eb viteve ishin fashitur nga telashet q\u00eb sillte lindja, rritja, arsimimi dhe\nsistemimi i f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb jet\u00eb, fillojn\u00eb &#8220;f\u00ebrkimet&#8221; dhe grindjet. N\u00eb\nshum\u00eb vende, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, divorcet arrijn\u00eb kulmin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Faza e fundit e ciklit n\u00eb jet\u00ebn e\nfamiljes<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dalja n\u00eb pension i acaron edhe\nm\u00eb shum\u00eb problemet midis bashk\u00ebshort\u00ebve, lind nevoja e ve\u00e7imit nga njeri-tjetri,\ndalin ve\u00e7, flen\u00eb ve\u00e7. Shpesh, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, nj\u00ebri nga bashk\u00ebshort\u00ebt s\u00ebmuret\ndhe tjetrit i duhet t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb, mir\u00ebpo ai mezi hedh k\u00ebmb\u00ebt p\u00ebr vete\u2026 Kalojn\u00eb\nca koh\u00eb k\u00ebshtu &#8220;hiq e mos e k\u00ebput&#8221; dhe nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur, nj\u00ebri nga\nbashk\u00ebshort\u00ebt ndahet p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe tjetri mbetet vet\u00ebm. Fillon faza e\nvetmis\u00eb dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fundi i familjes\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ja, pra, ne pam\u00eb se n\u00eb \u00e7do faz\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb familjes\nbashk\u00ebshort\u00ebt kishin rrezik t\u00eb ndaheshin, ashtu sikurse kishin mund\u00ebsi t&#8217;i\nforconin m\u00eb te familjen dhe marr\u00ebdh\u00ebniet midis tyre, k\u00ebshtu q\u00eb, si p\u00ebrfundim, mund\nt\u00eb themi: Bashk\u00ebshort\u00ebt e kan\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e tyre t\u2019i kap\u00ebrcejn\u00eb krizat\nbashkarisht. R\u00ebnd\u00ebsi ka fakti q\u00eb ata t\u00eb mos mbyllin syt\u00eb para realitetit duke\nmenduar se kund\u00ebrshtit\u00eb do t\u00eb kalojn\u00eb vet\u00eb. Shkrimtari i madh rus Leon Tolstoi,\nka shkruar: \u201cNeve gjithmon\u00eb na duket se t\u00eb tjer\u00ebt na duan pasi jemi t\u00eb mir\u00eb dhe\nnuk na shkon kurr\u00eb nd\u00ebrmend se jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb ata q\u00eb na duan\u201d. Familja na\nbashkon. N\u00eb familje ne e duam nj\u00ebri-tjetrin, kujdesemi p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin.\nFamilja \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht si nj\u00eb organiz\u00ebm i gjall\u00eb njer\u00ebzor, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga\nsisteme dhe organe t\u00eb ndryshme q\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Dhe, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e gjall\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb se\nzhvillohet vazhdimisht; ndryshon me kalimin e koh\u00ebs, nganj\u00ebher\u00eb ngjitet n\u00ebp\u00ebr\nshkall\u00ebt e jet\u00ebs. Ndryshimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ndodhin n\u00eb periudhat e krizave,\nprandaj t\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb: Jeta familjare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb, nj\u00eb provim. Jeta\nfamiljare nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e keqe, por ama, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb si nj\u00eb provim i\nv\u00ebshtir\u00eb. Lum kush e kalon!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si \u00e7do jet\u00eb njeriu, kafshe, bime, si t\u00eb gjitha fenomenet shoq\u00ebrore, natyrale, edhe familja ka ciklin e jet\u00ebs s\u00eb vet. Kjo dihet, por ajo q\u00eb shpeshher\u00eb harrohet \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta se \u00e7do periudhe zhvillimi n\u00eb jet\u00ebn e familjes ka problemet e veta t\u00eb ve\u00e7anta dhe se cikli i jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb familjeje, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":5953,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[2231],"class_list":["post-20905","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intimitet","tag-kriza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20905","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20905"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20905\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5953"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}