{"id":20894,"date":"2019-02-06T19:32:04","date_gmt":"2019-02-06T18:32:04","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=20894"},"modified":"2019-02-06T19:32:11","modified_gmt":"2019-02-06T18:32:11","slug":"%ef%bb%bfkerkoj-nje-dashuri-te-pamundur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/02\/%ef%bb%bfkerkoj-nje-dashuri-te-pamundur\/","title":{"rendered":"\ufeffK\u00ebrkoj nj\u00eb dashuri t\u00eb pamundur"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00e7ka filloi kur un\u00eb vendosa t\u00eb ndryshoja jet\u00ebn time dhe fillova t\u00eb mendoja p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme. Isha 21 vje\u00e7e kur u lidha me t\u00eb dashurin tim, me t\u00eb cilin tashm\u00eb kam gjasht\u00eb vjet. Me t\u00eb kam jetuar momente t\u00eb bukura, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb trishtuara. Isha tmerr\u00ebsisht e dashuruar pas tij dhe ai gjithashtu. Erdhi dita kur un\u00eb fillova nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb. Mbarova edhe universitetin me rezultate shum\u00eb t\u00eb mira dhe gjith\u00e7ka po m\u00eb shkonte mir\u00eb. Un\u00eb dhe i dashuri im kishim thurur shum\u00eb plane bashk\u00eb. Mua m\u00eb \u00e7uan p\u00ebr specializim jasht\u00eb shtetit p\u00ebr rreth tre muaj; atje m\u00ebsova shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb reja dhe njoha shum\u00eb shok\u00eb e shoqe. M\u00eb mungonte shum\u00eb i dashuri im, edhe pse flisnim n\u00eb telefon disa her\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Thuajse \u00e7do t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb dilnim me shoq\u00ebrin\u00eb dhe shkonim n\u00eb pab p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcyer, por mendjen un\u00eb e kisha tek ai dhe p\u00ebr mua ai ishte jeta. Isha e dashuruar me t\u00eb nj\u00eblloj si dit\u00ebn e par\u00eb. Nj\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb, shoqet e mia do t\u00eb shkonin s\u00ebrish n\u00eb pab, por un\u00eb k\u00ebsaj here nuk kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb shkoja. Ato k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn shum\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb shkoja, derisa arrit\u00ebn t\u00eb m\u00eb bindnin. Nj\u00ebra nga shoqet e mia m\u00eb prezantoi nj\u00eb shokun e saj. U prezantuam duke i th\u00ebn\u00eb emrin e duke i dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebn nj\u00ebri-tjetrit. Nis\u00ebm t\u00eb bisedonim p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb ndryshme. Vura re se kishim shum\u00eb mendime dhe gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me nj\u00ebri-tjetrin. Pasi kaluan disa minuta nuk e di se si ndodhi, por shk\u00ebmbyem numrat e telefonit. M\u00eb pas, n\u00eb momentin e fundit kur po largoheshim, ai m\u00eb kapi nga dora dhe po m\u00eb shihte shum\u00eb \u00ebmb\u00eblsisht. N\u00eb at\u00eb moment ndjeva di\u00e7ka q\u00eb s\u2019e kisha ndjer\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ndjeva drith\u00ebrima n\u00eb trup, zemra po m\u00eb rrihte fort dhe duart po m\u00eb dridheshin. At\u00eb nat\u00eb u ndam\u00eb dhe ai m\u00eb puthi \u00ebmb\u00eblsisht af\u00ebr buz\u00ebs. Nuk mund ta besoja. Gjith\u00eb nat\u00ebn mendoja vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. Thoja me vete: \u201cNuk ka mund\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb budall\u00ebk, sepse un\u00eb e kam nj\u00eb t\u00eb dashur\u201d. U p\u00ebrpoqa t\u00eb mos i jepja r\u00ebnd\u00ebsi asaj q\u00eb ndodhi, por e kisha t\u00eb pamundur ta harroja at\u00eb q\u00eb ndjeva at\u00eb nat\u00eb. Edhe dy dit\u00eb dhe un\u00eb do t\u00eb kthehesha s\u00ebrish n\u00eb Shqip\u00ebri, pran\u00eb t\u00eb dashurit tim, por un\u00eb vazhdoja t\u00eb mendoja \u00e7do moment p\u00ebr at\u00eb djal\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Erdhi dita kur un\u00eb u ktheva pran\u00eb t\u00eb dashurit tim. Bashk\u00ebjetoja me t\u00eb. Nj\u00eb\ndit\u00eb m\u00eb erdhi nj\u00eb mesazh n\u00eb telefon; ishte djali q\u00eb kisha njohur. Nuk dija \u00e7far\u00eb\nt\u00eb b\u00ebja, ndihesha s\u00ebrish si at\u00eb nat\u00eb, shum\u00eb e emocionuar. Nuk i dhash\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi\natij mesazhi, por pas asaj dite, filluam t\u00eb shk\u00ebmbenim mesazhe me nj\u00ebri-tjetrin.\nI dashuri im nuk ishte n\u00eb sht\u00ebpi gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb un\u00eb shkruaja mesazhet. Ai\npunonte dhe ishte vazhdimisht jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Pas shum\u00eb mesazheve q\u00eb shk\u00ebmbyem,\nnj\u00eb nat\u00eb ai m\u00eb mori n\u00eb telefon. Bisedat tona filluan t\u00eb shpeshtoheshin,\ntelefonatat zgjasnin 3-4 or\u00eb. Ndjehesha shum\u00eb mir\u00eb kur flisja me t\u00eb, por\ngjithmon\u00eb ia b\u00ebja t\u00eb qart\u00eb q\u00eb un\u00eb kisha nj\u00eb t\u00eb dashur dhe ai m\u00eb kuptonte. M\u00eb d\u00ebrgonte\nme mesazh poezi shum\u00eb romantike ku m\u00eb shprehte dashurin\u00eb e tij, por p\u00ebr mua\nishte vet\u00ebm nj\u00eb loj\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb nuk durova dot dhe i thash\u00eb at\u00eb q\u00eb kisha ndjer\u00eb\nat\u00eb nat\u00eb kur m\u00eb kishte kapur nga dora. Ai m\u00eb tha se kishte ndjer\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.\nKalonin dit\u00ebt dhe ne flisnim shum\u00eb e m\u00eb shum\u00eb bashk\u00eb. Dit\u00eb e nat\u00eb un\u00eb mendoja\nvet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb; kisha filluar t\u00eb ndjeja shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ju do t\u00eb pyesni, po p\u00ebr t\u00eb\ndashurin tim \u00e7far\u00eb ndjeja?! Dashuria q\u00eb kisha p\u00ebr t\u00eb, ishte zbehur. Tashm\u00eb e\nshihja si nj\u00eb shok, si nj\u00eb v\u00eblla, por jo m\u00eb si t\u00eb dashur, nd\u00ebrsa djalin q\u00eb\nkisha njohur, kisha filluar ta dashuroja. M\u00eb merrte malli shum\u00eb kur ai nuk m\u00eb\ntelefononte. Mesazhet q\u00eb ai m\u00eb d\u00ebgonte \u00e7do m\u00ebngjes m\u00eb ngrinin humorin dhe m\u00eb b\u00ebnin\nt\u00eb shkoja me qejf \u00e7do dit\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs mendoja vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dhe\nndjehesha vet\u00ebm, edhe pse pran\u00eb meje ishte i dashuri im. Shum\u00eb shpesh mendoja t\u00eb\nkthehesha n\u00eb realitet, pasi ai djal\u00eb ishte shum\u00eb larg dhe un\u00eb mbase nuk do ta\nshihja m\u00eb kurr\u00eb. Kaloi nj\u00eb vit q\u00eb ne flisnim pafund\u00ebsisht n\u00eb telefon, por m\u00eb\npas ai nuk m\u00eb shkruante m\u00eb, pasi m\u00eb tregoi se kishte njohur nj\u00eb vajz\u00eb dhe\nndihej mir\u00eb me t\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U ndjeva shum\u00eb keq kur e mora vesh, por nuk kisha rrug\u00ebzgjidhje. Nuk duhet\nt\u2019i bija n\u00eb sy edhe t\u00eb dashurit, sepse do ta kuptonte. Ai vazhdonte t\u00eb m\u00eb\ntelefononte, por flisnim vet\u00ebm si shok\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb ai m\u00eb tha se do t\u00eb martohej\ndhe mua sa nuk m\u00eb ra pika kur e d\u00ebgjova. Doja t\u00eb vdisja, sepse jeta ime pa t\u00eb\nnuk kishte kuptim. Qaja pa pushim dhe ndjehesha shum\u00eb e l\u00ebnduar shpirt\u00ebrisht.\nVendosa t\u00eb mos u p\u00ebrgjigjesha m\u00eb telefonatave t\u00eb tij dhe ta vazhdoja jet\u00ebn pran\u00eb\nt\u00eb dashurit tim, por e kisha t\u00eb pamundur pasi nuk ndjeja m\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Kisha\nndryshuar shum\u00eb, tani mendoja vet\u00ebm p\u00ebr djalin q\u00eb kisha njohur. Nj\u00eb dit\u00eb ai m\u00eb\nshkroi s\u00ebrish mesazh dhe un\u00eb nuk durova dot e iu p\u00ebrgjigja. U ndjeva nj\u00eblloj si\ndit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e kisha njohur. Ai kishte ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e lam\u00eb q\u00eb t\u00eb\ntakoheshim p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe. Me t\u00eb dashurin tim tashm\u00eb kisha filluar t\u00eb\nkisha probleme, por mua nuk me interesonte aspak ai, e kisha mendjen vet\u00ebm te\ndjali q\u00eb kisha njohur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne u takuam dhe u puth\u00ebm n\u00eb faqe shum\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrsisht. Ai m\u00eb tregoi se ishte\nmartuar dhe un\u00eb i shpreha ato q\u00eb ndjeja n\u00eb at\u00eb moment. H\u00ebngr\u00ebm drek\u00eb bashk\u00eb dhe\nia kaluam shum\u00eb mir\u00eb, por kthimi i tij ishte shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, sepse e till\u00eb do\nt\u00eb ishte ndarja. Un\u00eb e dija q\u00eb tashm\u00eb nuk do ta shihja m\u00eb kurr\u00eb. E imagjinoja q\u00eb\nai as nuk do t\u00eb m\u00eb fliste m\u00eb, pasi tashm\u00eb kishte nisur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, nd\u00ebrsa\nun\u00eb isha pa shpresa. Un\u00eb e dija se lidhja ime me t\u00eb ishte e pamundur. B\u00ebnim jet\u00eb\nkrejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme. Ajo q\u00eb m\u00eb dhemb m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb se un\u00eb po jetoj me nj\u00eb\nnjeri q\u00eb nuk e dua dhe nuk e di n\u00ebse do t\u00eb kem kurajon q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u2019ia them t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00ebn. T\u00eb vetmet gj\u00ebra q\u00eb kam prej djalit q\u00eb dashuroj, jan\u00eb miq\u00ebsia dhe\nkujtimet e tij. Uroj q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ta kaloj k\u00ebt\u00eb q\u00eb ndjej, por e di q\u00eb do ta kem\nshum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, sepse ajo q\u00eb ndjej \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se un\u00eb. Ai gjat\u00eb gjith\u00eb\nkoh\u00ebs q\u00eb flasim m\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb: \u201cUn\u00eb kurr\u00eb nuk t\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb shpresa\np\u00ebr asgj\u00eb\u201d. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk di si ta kuptoj, kur ai m\u00eb shprehte dashurin\u00eb e\ntij, kur ai kalonte or\u00eb t\u00eb t\u00ebra duke folur me mua&#8230; Kjo q\u00eb m\u00eb ndodhi, do t\u00eb l\u00ebr\u00eb\ngjurm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. Jam shum\u00eb e pafat, sepse dashurova njeriun e gabuar dhe\npo ndjej nj\u00eb dashuri t\u00eb pashpres\u00eb&#8230; t\u00eb pamundur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjith\u00e7ka filloi kur un\u00eb vendosa t\u00eb ndryshoja jet\u00ebn time dhe fillova t\u00eb mendoja p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme. Isha 21 vje\u00e7e kur u lidha me t\u00eb dashurin tim, me t\u00eb cilin tashm\u00eb kam gjasht\u00eb vjet. Me t\u00eb kam jetuar momente t\u00eb bukura, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb trishtuara. Isha tmerr\u00ebsisht e dashuruar pas tij dhe ai gjithashtu. Erdhi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20895,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-20894","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20894","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20894"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20894\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20895"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20894"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20894"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20894"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}